25.4.2007, 14:23
|
#3 |
| 6.000 | Citim:
...ky vendim (shkėputja nga kalifati) nuk e kėnaq tė gjithė botėn islamike shqiptare. I ngarkuari me punė franceze nė Shqipėri, nė njė njoftim tė prillit 1923 infromon se kjo risi... nuk ka patur shumė sukses nė Shkodėr, ku myslimanėt, nė shumicė sunitė dhe pak tė arsimuar ruajnė njė respekt tė thellė pėr gjithēka vjen nga Stambolli1
Por myslimanėt e Shkodrės janė njė pakicė. Kongresi, qė shpall solemnisht shkėputjen nga kalifati, vepron me njė nismė force tė cilėn pak bashkėsi tė tjera islamike nė Mesdhe arrijnė ta kryejnė2. Rėnia e kalifatit, vitin pasues, e zhyt nė pasiguri Islamin nė botė dhe shtron problemin e rithemelimit tė tij. Shqiptarėt duket se janė ndėr myslimanėt e paktė qė, nė tėrėsi, nuk vuajnė shumė nga dekadenca dhe pastaj nga mbarimi i simbolit tė unitetit dhe tė ortodoksisė islamike. 1. Nė AE, Z. Europe 1918-1929. Albanie, vėll. 50.
2. Nė lidhje me Kongresin e myslimanėve shqiptarė qė zgjodhi shkėputjen nga kalifati Albert Mousset shkruan: "... Sidoqoftė nė Tiranė u vendos qė kleri tė shkėputet pėrfundimisht nga autoriteti hierarkik i Stambollit dhe t'u jepet fund marrdhėnieve me Sheikul-Islamin. Kjo reformė u bė pa shumė vėshtirėsi; e shumta u vu re ndonjė rezistencė nė klerin mysliman tė zonės sė Shkodrės, kler fanatik sepse ėshtė nė kontakt tė drejtėpėrdrejtė me elementin katolik shumė aktiv dhe jeton nė njė mjedis tė pėrpunuar nga propaganda e huaj. E njėjta gjė ishte edhe pėr dispozitat qė e bėnin fakultativ avdesin ritual dhe ndalonin ēarēafin e grave, poligaminė dhe faljen nė gjunjė. Pėr shkak tė partikularizmit tė saj intrazigjent, Shqipėria ishte ndėr vendet e para qė pranuan rrymėn e reformės qė u bė tanimė e pėrgjithshme kohėt e fundit nė gjirin e botės islamike" (L'Albanie devant l'Europe 1912-1929, Paris, 1930, f. 114-115). Shih dhe "Oriente Moderno", 1923, f. 78 dhe 704.
Roberto Moroko dela Roka, Kombėsia dhe feja nė Shqipėri 1920-1944.
|
Pra... tė parėt qė e pranuan islamin dhe po prapė tė parėt qė u shkėputėn prej tij, kur njė kalifat nuk ofronte mė asgjė. |
| | Ndryshuar sė fundmi nga vlug : 21.6.2007 nė 17:04.
|
| |