| | #1 | |
| dykrenshe Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | |
|
Kemi mbėrri me i njohtė emnat e nja tridhetė hyjnive ilire, disa prej tė cilave madje mu nė bazė tė mbishkrimeve, kanė mujtė me u identifikue me hyjnitė romake. Me sa duket, te Ilirėt nuk ishte vetėm njė panteon unik, por ēdo perėndi adhurohej prej nji fisi tė posaēėm ose prej nji treve tė caktueme.Nė Istėr pėr shembull, e okupueme pothue krejtėsisht prej Istėrve, gjejmė altarė, dedikue Eiaut, Melesocusit, Boriaut, emnat e tė cilėve nuk gjinden nė viset tjera ilire. E njajta gja mund tė thuhet pėr hyjnitė liburne ( Anzotika, Lutosika, Latra, Sentona, Ika, Iria), japode (Bindus) etj. Sė pari po pėrmendim zotin Bindus, identifikue nė mbishkrime me Neptunin romak.Altarėt e shumtė kushtue kėtij hyu ilir ( me dedikim BINDO NEPTUNO SACRUM), janė gjetė nė territorin e japodėve tė vjetėr afėr burimit tė prroskės Privilica, nė afėrsi tė Bihaqit nė Bosnje.Padyshim, nė kėtė lokalitet tė vetmuem gjindej nji faltore, ose me fjalė tjera, nji vend i shejtė kushtue Bindusit. Kjo hyjni mbronte ujnat, sidomos burimet, dhe si e tillė qe identifikue me zotin Neptun.Aty ku janė zbulue altarėt janė gjetė sasi tė mėdha brina dhish, flijue Bindusit. Nji hyjni tjetėr pajtore e burimeve, ishte Vidasusi, gjithėmonė i shoqnuem nė monumente nga shoqja e tij Thana.Katėr altarė kushtue kėtij qifti janė gjetė nė Topusko, nė Kroaci, afėr nji burim uji mineral. Nė tė njajtin lokalitet janė gjetė mbaturinat e nji faltorje kushtue Silvanos si dhe shumė altarė tjerė me emnin e kėsaj hyjnie romake.Nė bazė tė kėtij fakti, studiuesit kanė konkludue me tė drejtė se Vidasusi nė besimin ilir ishte i ngjashėm me atributet e tija me hyjninė pajtore tė burimeve pyjevet, fushavet, me Silvanon dhe si rrjedhim nė emnin Thana asht mshefė hyjnija ilire e gjuetisė, tė cilėn shkencėtarėt e kanė identifikue me hyjninė romake Diana.Vidasusi e Thana (por ndoshta nė vise tjera kėto hyjni kishin emna tjerė), kishin nji randėsi tė dorės sė parė nė panteon nė pjesėn ma tė madhe tė popullatės ilire, sidomos ndėr ato qė mirreshin me blegtori, pėr shembull Dalmatėt. Nė monumentet ilire tė epokės romake, kėto hyjni gjinden jo vetėm tė vetmueme, por nė shoqni me nymfe dhe hyjni tjera, nė tė cilat duhet padyshim tė shohim hyjni tjera autoktone, emnat e tė cilave nuk i njohim deri tash.Tue folė mbi ikonografinė e kėtyne dy hyjnive, asht shumė interesant veqorija qė nė dy monumente tė gjetuna nė Bosnje, Diana nuk ka, sikur nė ikonografinė greko-romake, harkun dhe kokurrėn, por nė nji dorė mban palmėn, kurse nė tjetrėn hardhinė.Kjo dėshmon se Thana nuk ishte e njėjtė nė tė gjitha karakteristikat me Dianėn e panteonit greko-romak.Nė tė njatin pėrfundim vijmė tue shqyrtue ikonografinė e Vidasusit,qė nuk ishte krejtėsisht i njajtė me Silvanon, por qe identifikue me kėtė vetėm pse pėr disa atribute tė veta ishte ma i ngjashmi me tė.Mund tė supozohet e pėr kėtė ekzistojnė disa indikacione se bash Vidasusi ka qenė zoti suprem i Ilirėve. Vidasusit u qenė kushtue disa vende tė shejta ndėr tė cilat asht shpella te Moēiqi, nė afėrsi tė Dubrovnikut tė vjetėr, shėndrrue mandej nė nji shejtore tė perėndisė Mitra.Nimfa Ika pėrmendet nė nji altar tė gjetun nė afėrsi tė Fianones (Plominit, Flanona antike) nė Istėr, nė trollin e Liburnėve.Ky altar asht zbulue mu afėr burimit, i cili edhe sot mban emnin Ika ! Ndėr perėnditė qė meriton nji kujdes tė posaqėm asht Medauri, pėr tė cilin kemi shėnime prej Lambėsisė sė largėt nė Numidinė e Afrikės Veriore.Nė nji faltore tė kėtij castrumi romak, nji ilir bujar i ka dedikue tempullit tė Mark Aurelit dy mbishkrime pėr zotin Medaur.Nė njanin prej tyne, i shkruem nė vargje, Medauri asht kualifikue si pajtor i qytetit ilir Risnium (Risan nė Bokėn e Kotorrit, Rhizoni antik), kala e njohtun ku asht strehue Teuta mbas disfatės qė pėsoi prej romakėve.Prej mbishkrimit shohim se Medauri ishte i paraqitun me shtizė nė dorė dhe nė kalė.Disa shkencėtarė e identifikojnė me zotin ilir tė mjekėsisė, pėr arsye se besohej se faltorja ku janė gjetė dy mbshkrimet i ishte dedikue vetėm Eskulapit.Sipas pėrshkrimit qė njani mbishkrim jep pėr figurėn e Medaurit, do tė duhej tė ishte nji zot lufte, mbrojtės i Risniumit, qyteti i lindjes sė dedikuesit. Po pėrmendim nė fund disa hyjni ilire emnat e tė cilėve gjinden nė monumentet e epokės romake: Armatus (zoti i luftės, emni origjinal nuk i dihet), Tadenus i identifikuem me Apollonin, Anzotika dhe Iria tė identifikueme me Venerėn, Partinus zoti suprem i Parthinėve, i identifikuem me Jupiterin. Mbasi religjioni ilir i periudhės pararomake asht nji sektor ma pak i njohtun dhe pak i hulumtuem deri tash, simbolet e shumta diellore (kryqi gremē dhe rrathėt koncentrikė), varėset e ndryshme nė forma kuajsh tė vegjėl shpezėsh tė ujit si dhe antropomorfe, dokumentojnė nji mendim religjioz mjaft primitiv.Mbeturinat e kėtij religjioni primitiv gjinden me shumicė edhe nė epokėn historike. P.sh. Maksimi i Tiritvėrteton se Peonėt e adhurojshin diellin, tė paraqitun nė formė rrethi. Aleksandėr Stipqeviē, "Ilirėt" |
| | #2 | |
| dykrenshe Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | Shtrohet pyetja sa mund t'i besohet kėsaj mė poshtė: Citim:
A keni ndonji mendim?? | |
| | |
| | #3 | |
| 6.000 Anėtarėsuar: 8.2006 | Citim:
| |
| | |
| | #4 |
| dykrenshe Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | Ka disa nyje pėr kėtė: http://legioxfretensis.blogspot.com/...861451225.html http://www.mauspfeil.net/Illyria.html http://en.wikipedophilia.org/wiki/Illyrian_gods http://illyriangods.quickseek.com/ Dy tė parat janė mė burimore si duket. |
| | |
| | #5 |
| nėntokė Anėtarėsuar: 6.2007 | Grymus a mund tė ma tregosh burrimin e kėtij informacioni ? E kam fjalėn pėr thėnien e Herodotit. |
| | |
| | #6 | |
| Anėtarėsuar: 7.2006 | Driton, nuk ėshtė e dėmshme tė lexosh me kujdes. Citim:
| |
| | |
| | #7 |
| gjallar Anėtarėsuar: 9.2007 | Kete e kane marre nga libri i nje studiusi anglez,liber i fundviteve '60.Korrot duke qene i luftes mund te shpjegohet me fjalen Korit,Genus me Gji-ni,Mikon me mik,Shkumbe,me shkum,ajka e ujit si ti themi,Zeau me Ze oe Za,Rodon apo Redon me fjalen re,kurse Broket me shpeton,mbase me fjalen bar(ka,bar mban).... |
| | |
| | #8 | |
| dykrenshe Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | Citim:
Kurse Ge-Nusus, mund tė jetė GE NUSE dmth nuse e dheut, ashtu siē kemi dhe nusen e ujrave tė malit etj. Se shkronja G nga evoluar nė DH nė disa fjalė shqipe si psh Gender ==> Dhėndėrr. | |
| | |
| | #9 |
| gjallar Anėtarėsuar: 9.2007 | Edhe mua atje me vajti mendja ne fillim tek korrje krenash,po pastaj mu kujtua fjala korit e sa fjale e rende ehte ajo ne popull,prandaj kete respekt ndaj kuptimit te korit mu duk se mund ta kishte ndoshta nga nje perendi me kete emer pra, korrot.. Sa per Genus mund te jete ajo qe thua thua ti sepse ka me shume kuptim,po e lidha pak me fjalet latinisht gens ,greqisht genesis apo gineka ,pra meqe te gjitha kane te bejne me fillesen me grupin me femren e meqe femra jep jeten pra fillesen e cdo gjeje,fjala shqip Gji-ni mu duk e pershtatshme...gjithsesi genuse dmth dhe-nuse ka kuptim ne kete konceptimin e mesiperm,me kujton Div-nusos te mikenasve...Ge -nusus dhe Div-nusos ,ku nuse i jep gjinine fjales e hyjnise... |
| | |
| | #10 | |
| dykrenshe Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | Citim:
Vetėm mendim i im. | |
| | |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Pėrkrenaret ilire nga 49572 nė danėn "Iliri" Mburojat ilire nga 49572 nė danėn "Iliri" Bleta ilire nga Shqipe nė danėn "Kandrra" Mbi historinë ilire nga vlug nė danėn "Iliri" |