Nė vazhdim tė procesit gjyqėsor kundėr ish zyrtarit tė lartė tė policisė sė Serbisė, Vlastimir Gjorgjeviq, dėshmitari Lutfi Ramadani tha nė Gjykatėn Pėr Krime tė Luftės nė Hagė se policėt serbė kishin vrarė 103 tė rinj dhe burra shqiptarė, nė fund tė muajit mars tė vitit 1999 nė fshatin Krushė tė Vogėl.
Ramadani dėshmoi se nė mesin e tė vrarėve ishin edhe dy djemtė e tij, vėllau dhe djali i vėllaut.
Ai mėtutje ka thėnė se policėt serbė, prej tė cilėve disa i ka njohur dhe emrat e tė cilėve i ka paraqitur, mė 26 mars tė vitit 1999, i kanė detyruar 109 shqiptarė nga ky fshat, pėrfshirė edhe atė vetė, qė tė futen nė njė stallė.
"Policėt kanė hapur zjarr kundėr nesh dhe zjarri nuk ėshtė ndalur derisa ata e kanė shpenzuar municionin...Pastaj e kanė ndezur stallėn dhe njerėzit kanė filluar tė digjen. Zjarri mė pėrfshiu edhe mua, por unė ia dola tė shpėtoj", ka treguar Lutfi Ramadani.
Ai tha se vrasjen masive nė kėtė stallė e kanė mbijetuar ai dhe pesė vetė tė tjerė. Sipas tij, trupat e tė vrarėve nuk janė gjetur, sepse pas krimit, stalla ėshtė shkatėrruar me eksploziv.
Vlastimir Gjorgjeviq nga Gjykata pėr Krime tė Luftės nė Hagė akuzohet pėr shpėrngulje tė dhunshme, dėbim dhe vrasje tė civilėve shqiptarė nė Kosovė, nė vitin 1999.
http://www.telegrafi.com/?id=2&a=3515