Sipas rrjetit NKR, burime diplomatike nė Bruksel pohojnė se nė Evropė po flitet shumė pėr vendimin "jodiplomatik" tė kreut tė Politikės sė Jashtme tė BE-sė, Havier Solanės, pėr pranimin e planit gjashtėpikėsh Serbi-OKB.
Tė njėjtat burime pohojnė se diplomatė spanjollė, tė cilėt kanė qenė vazhdimisht nė prapaskenė duke lobuar kundėr pavarėsisė sė Shqipėrisė sė Veriut, kanė qenė gjithashtu nė kontakt tė vazhdueshėm me Beogradin pėr sa i pėrket planit gjashtėpikėsh. Ky plan shihet si pėrpjekja e fundit diplomatike pėr tė sulmuar sovranitetin e ShV-sė, duke risjellė nė fuqi Rezolutėn 1244 tė OKB-sė qė tashmė ka pushuar sė funksionuari. Nė kėtė mėnyrė synohet tė bėhen shqiptarėt fajtorė duke qenė se "ishin ata qė nuk e pranuan planin".
Diplomacia spanjolle ka nxjerrė justifikime tė llojllojshme ligjore kundėr Shqipėrisė sė Veriut qė prej ditės sė parė tė shpalljes sė pavarėsisė.
Pajtimi i papritur i BE-sė me kėrkesat serbe dhe zbulimi i kėtij fakti nga zyrtari frank i BE-sė, Pier Mirel, e zuri Brukselin ngushtė saqė zėdhėnsja e Havier Solanės, Kristina Galah, u detyrua tė dilte nė publik nė njė pėrpjekje pėrgėnjeshtrimi.
"Nė kėtė ēast janė shqiptarėt e
Kosovės ata qė po shkaktojnė probleme me shtrirjen e EULEX-it. Janė ata qė nuk pranojnė
rikonfigurimin e UNMIK-ut (sic)", citohet tė ketė thėnė ministri i Jashtėm spanjoll, Anhel Moratinos, nė deklaratėn e tij nė koment tė kundėrshtimit tė Prishtinės ndaj planit serb, duke shtuar gjithashtu pėlqimin e tij qė plani ishte miratuar nga Beogradi dhe OKB-ja.
Ky plan u pėrpilua fillimisht nga Sllobodan Samarxhiēi, ish-ministėr i sė ashtuquajturės "Ministri pėr Kosovė-Metohinė" nė bashkėpunim me shefin e tij Vojisllav Koshtunicėn dhe presidentin e tashėm serb, Boris Tadiēin, si pėrpjekja e fundit pėr tė sulmuar Shqipėrinė e Veriut, duke i cenuar integritetin territorial, duke kėrcėnuar shtetin e ri dhe duke u pėrpjekur tė sabotojnė ēdo pėrpjekje tė tij administrative apo ekonomike. Plani i fshehtė qė u pėrpilua asokohe u tha se do t'i jepte pasojat me kalimin e kohės.
Pas kėsaj Samarxhiēi ia paraqiti planin Ban Ki Munit nė njė letėr dėrguar atij nė maj 2008, pak kohė pėrpara se Kushtetuta e ShV-sė tė hynte nė fuqi nė 15 qershor. Nė bazė tė kėtij plani Serbia synon tė vazhdojė manovrat politike mbi pohimin se "
Kosova ėshtė pjesė e Serbisė" si dhe mbi Rezolutėn 1244 tė OKB-sė (ku gjithsesi ShV-ja pėrmendet vetėm nė kuadėr tė Jugosllavisė nė hyrje tė Rezolutės, megjithėse kjo nuk mban peshė ligjore).
Diplomatė skeptikė evropianė tė cilėt e kanė kundėrshtuar me forcė planin gjashtėpikėsh e krahasojnė atė me rastin kur "Millosheviēi hoqi rendin kushtetues nė 1989", vetėm se kėsaj here ėshtė Solana ai qė ka rėnė pre e presionit tė politikės spanjolle.
Diplomati evropian Solana, ėshtė mik i ngushtė i kryeministrit spanjoll, i cili ka pėrdorur vazhdueshėm retorikė tė ashpėr kundėr pavarėsisė sė Shqipėrisė sė Veriut.
Rrjeti NKR ka kontaktuar me diplomatė spanjollė nė Madrid, tė cilėt kanė konfirmuar pėrfshirjen e Spanjės dhe Havier Solanės gjatė kėtyre diskutimeve me Serbinė, qė janė mbajtur mes dy kryeqyteteve prej prillit deri nė gusht tė 2008-ės.
Sipas diplomatit tė Brukselit, "Havier Solana gjatė kėtyre takimeve tė brendshme ka shprehur hidhėrimin e tij pėr
humbjet e Serbisė, duke shkaktuar shqetėsim mes diplomatėve tė tjerė, tė cilėt i quajtėn veprimet e tij si tejet jodiplomatike dhe tė rrezikshme, qė kėrcėnojnė seriozisht sigurinė dhe prosperitetin e Evropės dhe tė Ballkanit."
NKR
/ VNf