Ēėshtja: Feja dhe Kastrioti
Shkrim i veēuar
I vjetėr 19.11.2006, 21:25   #5
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Mendoj se abuzohet sot me shpalljen e Gjergj Kastriotit si "kristian". Tre pikat qė pėrdoren janė ose 1) tendencioziteti kristianizues i Barletit, ose 2) titulli "Atlet i Krishtit" me tė cilin e kanė quajtur dy papė tė asaj kohe, Piu II dhe Nikolla V, ose 3) "realiteti i Arbėrisė mesjetare", pra ideja pseudoromantike se detyrimisht arbėrit ishin kristianė se s'ka mundėsi tė ishin pa fe apo paganė... (se si krijohet ky pohimi i fundit ėshtė metėrmend interesante dhe nga ana psikologjike).


1.

Pėr sa i pėrket pikės sė parė, dėshira e madhe e Barletit dhe e priftėrinjve venedikas e evropianė qė tė justifikonin luftėn tonė kombėtare kundėr turqve si njė luftė fetare midis "kristianėsh" e "myslimanėsh", nuk ka asnjė bazė reale, pėrveē trimave me rasa qė iu pėlqente t'i bėnin qejfin vetes se "kristianizmi" po mundte "myslimanizmin". Por lufta ishte fundekrye luftė racore/kombėtare. Ēdo gjė tjetėr ėshtė ėndėrr me sy hapur dhe shtrembėrim e falsifikim o nga dėshira e mirė, o nga bindje tė gabuara, o nga direktivat e regjimit, o nga ndonjė problem tjetėr identiteti qė i shtynte tė interpretonin gjithēka me anė tė fesė, qoftė kjo kristiane, a myslimane. Dukuria nuk ėshtė aspak e panjohur nė histori (aq mė tepėr nė mesjetė kur shėnohet kulmi i fanatizmit), sepse historikisht psh arabėt dhe Aleksandrin e kanė kaluar si mysliman(!), dhe njė sėrė figurash evropiane si Beethoveni, Shtrausi, etj. janė konsideruar pėr kohė tė gjatė si fetarė(!) nga pedantėt ndėrkohė qė nuk kanė qenė tė tillė... por kjo nuk shihej si problematike, sepse s'prishte punė se pėrkulej pak e vėrteta, vetė Bibla e lejon kėtė nė gojėn e Palit apo jo...

Nėse Gjergji do tė ish kristian atėherė lindin natyrshėm kėto pyetje qė pėr nga natyra sheh se janė retorike:
- Sa kisha e manastire ndėrtoi “Skėnderbe kristiani”?
- Nė sa kisha tregohet "tė shkojė tė falet" “Skėnderbe kristiani”, qoftė tė jenė pėrmendur kėto dhe nga Barleti...
- Ēfarė ndihme i dha fesė kristiane nė Arbėri “Skėnderbe kristiani”, dhe cilat ishin veprimet qė ndėrmori pėr aspekte tė ndryshme tė fesė sė kistiane?


2.

Pėr sa i pėrket pikės sė dytė, titullit "Atlet i Krishtit"; Ky ėshtė njė keqinterpretim i rėndomtė i vulgut. Ky titull ishte titull politik dhe jo fetar. Ky titull nuk tregon asgjė pėr pėrkatėsinė fetare tė mbajtėsit, por thjesht i jepej atij qė nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr po shėrbente si pengesė ndaj hordhive osmano-myslimane qė kėrkonin rrugėn drejt Evropės. Qė titulli ėshtė politik ėshtė e ditur, apo dhe e argumentueshme, pasi papati nė atė kohė ishte vetė zot e vetė shkop nė Evropė, vendimet e papatit nuk kishin dhe aq tė bėnin me fenė e subjekteve sesa me politikėn e teokracive katolike tė Evropės, dhe si njė nga pengesat ndaj sistemit politiko-shoqėroro-ekonomik tė myslimanizmit qė kėrcėnonte me dinamikėn e vet tash nė dyert e kontinentit, Gjergji me luftėn e tij, ndonėse pėr arsye krejt tė tjera, kontribuon fuqishėm nė mosprekjen e Evropės nga kėto hordhi, ndaj dhe e meriton fare bukur njė mirėnjohje nga pushtetarėt kontinentalė, por ēėshtja ėshtė se kėto tituj janė retorikė teokratike, dhe asnjėherė s'kanė tė bėjnė me fenė e atij qė i jepej, nuk na thonė asgjė pėr fenė e tij... Nuk mund tė pritej nga teokracitė mesjetare tė jepnin tituj profanė, tituj jofetarė... sepse nuk kishin tituj jofetarė, kur vetė regjimi i tyre ishte teokraci...

"Konjukturat" e kohės ishin qė pavarėsisht arsyes se pėr ēfarė luftonte Skėnderbeu, qė nga momenti qė ai pėrbėnte amortizim tė nevojshėm qė njė nga pasojat e tij ishte dhe favorizim pėr qeveritė e fortndritura teokratike dhe status kuonė e tyre nė Evropė, atėherė mirė do tė ishte qė oborret e tė dhjamosurve ta nderonin atė si kristian, duke u pėrkėdhelur ndoshta dhe me idenė sesa burra ishin kristianėt... Aq mė tepėr Barleti (njė prift qė duhej ta lartėsonte figurėn e Skėnderbeut nė sytė e murgjve qė do lexonin librin e tij, sepse vetėm murgjit dinin shkrim e kėndim atėbotė) i cili dihej se ē'do shkruante, duke pasqyruar gjithė idetė e veta dhe frymėzimin e lashtėsisė klasike nė gojėt e personazheve.


3.

Ndėrsa pėr sa i pėrket pikės sė tretė, "realiteti mesjetar" i Arbėrit keqinterpretohet duke marrė pėr bazė numrin e kishave apo shpėrndarjen e kėtyre, diēka qė ėshtė kthyer nė dogmė dhe deklarohet Arbėria si vend 100% kristian. Por nė atė "realitetin e mesjetės" pėr tė cilin flitet, gjysma e Arbėrisė referohet si mospjesėmarrėse nė judeokristianizėm. Judeoislamizmi nuk kish ardhur ende. Atėherė pėrfundimi i vetėm logjik mbetet praktikimi i paganizmit, vegime tė tė cilit shohim tė shpėrndara hollėsisht nė veprėn e Barletit, i cili duke qenė se nuk ka ndonjė detyrim ideologjik pėr pėrmendjen e kėtyre hollėsive tė pėrshkruara gjallėrisht, mbetet t'i ketė shtuar kėto si dėshmi aktuale qė i ka vėnė re vetė i parė nė betejat e mėvonshme tė tij nė Arbėri ku ka marrė pjesė, si psh. ajo e Shkodrės. Pra pa vetėdije ėshtė duke shėnuar praktika tė gjalla pagane tė asaj kohe.

Ėshtė njė nga pikat kyēe tė tė mosqenit kristian tė Gjergjit dhe madje dhe tė ushtrive tona shtetėrore fakti se nuk do tė gjejmė asnjė simbol fetar nė luftėn e arbėrve pėr mbrojtje kundėr Turqisė. Ushtritė e tjera si ajo hungare, rumune apo turke pėrkundrazi e pėrdornin kudo haptas simbolin e fesė sė tyre. Atėherė si ėshtė e mundur qė lufta jonė tė paskėsh qenė fetare e ndėrkaq ne tė mos kishim asnjė simbol identifikimi si "kristianė", madje pėrkundrazi kishim njė mori simbolesh pagane nė gjithė armatimet dhe heraldikėn, duke nisur me prijėsit e duke mbaruar me kėmbėsorėt e thjeshtė?


~

Pra, vlen tė theksohet se kur je kalorės, feudal, princ, apo mbret kristian, gjėja e parė qė ndodh ėshtė reformimi i tėrė heraldikės sė fisnikut nė mėnyrė qė tė paraqesė doemos ideologjinė tė cilėn ky fisnik e ka fort pėr zemėr. Qė nga momenti qė Gjergji (e cilido arbėr tjetėr) tregon njė farė antipatie tė ēuditshme kundrejt "simbolit kristian" pėrderisa nuk e pėrdor ASKUND... ne mund tė rrimė e tė bėjmė petulla tėrė ditėn me dėshira... dhe hamendje pėr kristianizmin e tij, por kėto mbeten haptas nė fushėn e spekulimeve tė cilat pėr fatin e keq tė mbėshtetėsve tė tyre nuk kanė as ndonjė argument largėsisht tė qėndrueshėm veē dėshirės sė kėtyre dhe pseudoromantizmit.

Dimė se Gjergji nė tė ri, pėr pragmatizėm, i ka ndėrruar fetė sipas klimės, po ashtu si dhe i ati i vet, Gjoni. Nqs. Gjergji do tė ish vėrtet "ushtar i kryqit" atėherė ku janė kėto kryqe nėpėr flamujt dhe stemat e tij apo qoftė dhe tė familjes nėse kalojmė dhe tek Gjoni?! Si ka mundėsi qė kjo familje me njė "ushtar tė Krishtit" nė gji tė mos kishte ASNJĖ stemė fetare a kishtare, nė kontrast tė plotė me ata qė metėrmend ishin fetarė si puna e Huniadit apo e Vladit qė ojniseshin kudo nga kryqi?!

Pra kėtu kemi njė kristian qė nuk bėn asgjė nė lidhje me kristianizmin, por madje dhe i hakėrrehet priftėrinjve nė korrespondencat e tij, njė kristian qė lufton Venedikun, mashėn e Vatikanit, dhe qė luftohet nga Venediku... Njė kristian qė as sipas vetė Barletit nuk bind, sepse nė ēdo fjalim tė tij nuk thotė as "zoti", por "perėnditė"... Njė kristian qė pėrdor simbole pagane si koka e dhisė me brirė nė pėrkrenare, Ledėn nė vula, shqiponjėn dykrenare nė flamur, yllin e stėrlashtė gjashtėcepėsh tė diellit si emblemė, etj., etj., dhe askund asnjė shenjė kryqi apo gjysmėhėne... Njė kristian qė mburret me Aleksandrin dhe Pirron nėpėr korrespondencė, ndėrkohė qė ka plot shembuj tė tjerė tė ndritur pėr tė adhuruar e marrė si model por qė ēuditėrisht i shpėrfill krejt, si p.sh. rėndom Konstandinin me tė cilin pėr kontrast rropateshin tė identifikoheshin tėrė fisnikėt e Evropės sė asaj kohe...

Nė krahasim, ėshtė shumė e lehtė tė provohet kristianizmi i Huniadit, madje dhe i Vladit, megjithėse ky ka marrė dhe mallkim nga kisha, e Kastriotit nuk i provohet dot, madje mund tė hidhet krejt pa frikė tashmė teza se trimi ka qenė pagan, ultranacionalist, pragmatist dhe moskokėēarės ndaj fesė.
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar