"Ekspozita e alfabeteve" ėshtė aktiviteti i parė qė ēel serinė e aktiviteteve tė planifikuara mė kėtė rast.
Katalogu me alfabetet e pėrdorura deri nė Kongresin e Manastirit, ato qė pėrbėjnė historinė e alfabetit tė gjuhės shqipe, janė ekspozuar mbrėmjen e djeshme nė
Bibliotekėn Kombėtare.
Shoqėruar edhe me botimin e albumit me imazhe nga kėto vepra tė rėndėsishme, qė ruhen nė arkivin e Bibliotekės Kombėtare, ekspozita pėrmbledh dhe Buzukun nė dy riprodhime profesionale tė lidhura nė lėkurė (ekzemplari i vetėm origjinal ruhet nė Bibliotekėn Apostolike Vatikane), autorė tė vjetėr tė shkrimit tė shqipes, si Matrėnga, Budi, Bardhi, Bogdani etj. dhe alfabetin qė ata pėrdornin, botime tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, tė arbėreshėve tė Italisė dhe tė arvanitasve tė Greqisė, botimet e Shoqėrisė sė tė Shtypurit Shkronja Shqip tė Stambollit, tė Bukureshtit dhe tė Sofjes.
Dorėshkrime tė rralla origjinale tė Kristoforidhit apo Shtjefėn Gjeēovit, letėrkėmbime tė Konicės, tė Fishtės apo tė Lumo Skėndos janė gjithashtu pjesė e kėsaj pasurie, duke sjellė kėshtu nė dritė mė tė plotė rrugėtimin dhe formėsimin e gjuhės shqipe dhe alfabetit tė saj.
Rrugėt nė Muzeun Historik Kombėtar
Ekspozita e Bibliotekės Kombėtare do tė pasohet me njė tjetėr nė
Muzeun Historik Kombėtar, duke pasur si temė sėrish alfabetin e shqipes.
Rruga e alfabetit kombėtar do tė ēelet mė 16 nėntor dhe njėkohėsisht do tė bėhet edhe promovimi i dy librave: Formula e pagėzimit dhe Pjetėr Budi.
Mė 16 nėntor Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve organizon
koncertin solemn tė Teatrit Kombėtar tė Operės, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Njė ditė mė pas Akademia e Shkencave e Shqipėrisė dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės do tė zhvillojnė njė konferencė tė pėrbashkėt shkencore njėditore, ndėrkohė qė nė Maqedoni do tė mbahet njė tjetėr konferencė shkencore.
Edhe Korēa do tė jetė qendėr e njė sėrė veprimtarish nė kėtė kuadėr. Ndėrsa Qendra e Studimeve Albanologjike do tė organizojė simpoziumin ndėrkombėtar "Vepra themelore e albanologjisė", ku do tė paraqiten vepra nga botimet mė tė rėndėsishme albanologjike dhe pėr veprėn mė tė arrirė do tė jepet njė ēmim.
Nuk do tė dalė jashtė kėtij rrethi as Posta Shqiptare, e cila do tė emetojė pulla dhe zarfe, do tė pėrgatisė postera dhe fletėpalosje, do tė organizojė konkurse nė shkolla pėr poezinė apo prozėn mė tė bukur pėr kėtė ngjarje.
Nga ana tjetėr, MTKRS-ja ka propozuar ngritjen e njė obelisku pėr tu vendosur nė njė nga sheshet e kryeqytetit, njė shkollė do tė pagėzohet me emrin "Kongresi i Manastirit" etj.
http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=55264