Njė obelisk shkronjash, 4 metra i lartė dhe njė metėr i gjerė, ėshtė monumenti mė i fundit qė i ėshtė shtuar qytetit tė Korēės. Vepra e njė skulptori korēar, qė ėshtė vendosur te kodrat e qytetit, ka ardhur me rastin e ngjarjes historike tė Kongresit tė Manastirit, pikėrisht nė vendin ku delegatėt do tė mblidheshin pėr unifikimin e alfabetit shqip.
Obelisku i realizuar nga skulptori Vasillaq Kolevica, ėshtė njė vepėr arti, qė i ka munguar kodrės prej vitesh, pas dėmtimit tė obeliskut tė dikurshėm, qė pėrkujtonte mitingun e madh tė shkronjave.
Ai ėshtė vendosur nė kodrėn e Shėn Dėllisė, mbi qytet, gjatė njė ceremonie qė ka risjellė edhe njė miting me nxėnės tė shkollave dhe arsimtarė, si pėr tu rikthyer 100 vjet mė pas nė histori, atje ku u zhvillua mitingu i madh i shkronjave.
Vepra, qė ėshtė bėrė pjesė e aktivitetit "Ditėt e ABC-sė", ėshtė zbuluar nė orėt e para tė mėngjesit, nė prani tė arsimtarėve tė shumtė, nxėnėsve, por edhe aktorėve, qė kanė interpretuar pjesė tė poezive tė para shqipe.
Mitingu i madh i kėtij aktiviteti tė zhvilluar enkas me rastin e pėrvjetorit tė Kongresit tė Manastirit nė kodrėn e qytetit tė Korēės ėshtė kryer pikėrisht atje ku, rreth 100 vjet mė parė, u mbajt mitingu i germave shqipe.
Aktivitetet kanė vijuar me njė kumtesė shkencore nė ambientet e universitetit, ndėrsa 4 delegatė tė Kongresit tė Manastirit janė dekoruar pas vdekjes me medalje tė artė pėr veprimtari tė shquar nė ēėshtjen e njėsimit tė alfabetit tė gjuhės shqipe dhe tė mėsimit tė saj nė shkolla dhe si delegatė tė Korēės nė kėtė kongres.
Ka qenė senati i universitetit qė ka vlerėsuar pas vdekjes katėr delegatėt Gligor Cilka, Sami Pojani, Thoma Avrami dhe Mihal Grameno.
http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=53533