Do marr ēiften, por... nuk ka gjah
Dikur Shqipėria cilėsohej si njė prej rezervateve mė tė mėdhenj pėr gjueti nė Ballkan. Sot gjėndja ėshtė e mjerueshme.
Nga kėnga e famshme popullore tashme ka mbetur vetėm titulli. Sot gjithmonė e mė shumė nga sporti i bukur i gjuetisė mund tė marrėsh vetėm kėnaqsinė e tė praktikuarit pasi rrallėherė arrin tė qėllosh mbi ndonjė kafshė. Pyjet shqiptare, pėrveē drurėve, po humbasin edhe kafshėt, dhe po u vazhdua me kėto ritme ndoshta do tė humbasin edhe emėrtimin.
Shoqata e gjuetarėve profesionistė ka kohė qė ka ngritur kėtė problem. Shqipėria nuk ka asnjė rezervat gjuetie nga dhjetėra qė ka pasur vite mė parė, thotė Themi Perri, kryetari i kėsaj shoqate.
Gjuetia e paligjshme pa sezon dhe armėt luftarake qė pėrdoren janė disa nga shkaqet e realitetit tė mjeruar tė kafshėve nė pyjet tona. Problemeve tė cilat ne ia shkatojmė vetes u shtohen edhe gjuetia pa sezon qė tė huajt bėjnė nė pyjet tona, tė cilėt jo rrallė herė fshihen pas lejeve turistike, qė ata pėrfitojnė nėpėr zyrat shumė lehtė tė korruptueshme tė shtetit shqiptar.
Rezervatet e shkatėrruara
Bogova (Skrapar)
Dikur ka qėnė njė prej rezerveteve mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė. Deri nė fillim tė viteve 90 aty numėroheshin me qindra lloje kafshėsh ku spikasin kaprolli, derri i egėr dhia e egėr. Gjuetia e paligjshme dhe pa sezon si dhe indiferenca e shtetit pėr ti ruajtur kėto rezervate nga shkatrrimi e kanė kthyer Bogovėn nė njė rezervat kryesisht pemėsh. Sipas banorėve nė kėtė zonė tani mund tė hasėsh me shumicė vetėm ujqėr.
Salaria , Dhėmblanė,Nivica(Tepelenė)
Sipas shoqatės sė Gjuetarėve Profesionistė tė Shqipėrisė rrethi i Tepelenės dikur ka qenė njė prej zonave me tė pasura tė Shqipėrisė. Me njė lartėsi mesatare 800 metra mbi nivelin e detit, kjo zonė shquhej kryesisht pėr koloninė mė tė madhė nė vendin tonė tė Thėllėzave tė Malit dhe Lepurit tė Malit. Zonat pėrreth fshatrave tė Salarisė ,Nivicės dhe Dhėmblanit kanė qėnė pjesa mė e pasur me kėto kafshė. Qė prej fillimit tė viteve 90, ky rezervat me vlera turistike dhe ekonomike pa shkon drejt shkatėrrimit tė plotė. Sipas banorėve tė zonės gjuetia e paligjshme dhe me armė luftarake i kanė shkaktuar kėtij ishrezervati njė dėm tė pallogaritshėm.
Sipas shoqatės sė gjuetarėve njė tjetėr fakt shqetėsues ėshtė edhe ardhja e gjuetarėve tė huaj kryesisht italianė. Sipas banorėve ata po kryejnė njė masakėr tė vėrtetė mbi kafshėt, duke i gjuajtur ato nė ēdo muaj tė vitit dhe mos u dhėnė mundėsi kafshėve tė shumohen.
Kune Vaini (Lezhė) Velipoja , Karavastaja, etj
Lagunat mė tė pasura tė Shqipėrisė rrezikohen tė mbeten pa larminė e kafshėve pėr tė cilat janė shquar. Shpendėt sa po vijnė dhe rrallohen nė rezervatet qė dikur lakmoheshin edhe nga tė huaj. Ashtu si edhe nė rezervatet e tjera tė vendit, problemet kryesore kanė tė bėjnė kryesisht me mbrojten qė shteti u ofron kėtyre zonave qė nga specialistėt cilėsohen si rezervate me njė pėrfitim ekonomik, nė qoftė sė do tė menaxhohen nė mėnyrė mė tė mirė. Gjithashtu, gjuetia e paligjshme, qė po bėhet nė kėtė zonė
pa respektuar asnjė kriter dhe sezon gjuetie, po i shkatėrron vlerat e kėtyre lagunave.
Janė zhdukur plotėsisht kėto kafshė:
Thėllėza e fushės: Vlorė, Fier, Shkodėr, Lushnje, Korēė, Malėsi e Madhe.
Fazani :Vlorė, Fier, Lushnje, Shkodėr, Elbasan, Korēė
Kaprolli: Vlorė, Has Kukės, Dibėr, Pukė, Tropojė, Librazhd, Gjirokstėr
Derri i Egėr: Has, Kukės, Tropojė, Vlorė, Pukė
Dhia e egėr: Tropojė, Dibėr, Malėsi e Madhe, Pėrmet, Ersekė
Lepuri i fushės: Vlorė
Pata e egėr:
Gjeli i egėr:
Janė nė rrezik zhdukje
Thėllėza e malit
Lepuri i egėr
Zonat qė rrezikohen
Has , Kukės, Dibėr, Tepelenė, Gjirokastėr,Mat, Bulqizė , Korēė, Librazhd
MJEDISI SOT NR. 103 | 7 | shtator 2005
|