| 6.000 | Migena Gjoka, Fondi zanor i Arkivit Qendor Shtetėror - Krijimtari muzikore e shek. XX, Katalog, Tiranė 2002 Citim:
FONDI ALBANALOGJIK
Njė seksion i rėndėsishėm i fondit diskografik tė Arki vit Qendror tė Shtetit ėshtė dhe fondi albanologjik. Ky fond ka nė pėrbėrjen e tij personazhe tė shquara tė kulturės shqiptare.
Janė artistė qė i pėrkasin gjysmės sė parė tė shek. XX, elementė qė spikatėn nė kulturėn shqiptare tė asaj kohe. Ata sollėn erėn e perėndimit, duke vendosur kėshtu, me artin e tyre, themelet e njė shkolle tė re, e njė kulture tė re shqiptare.
Figura si Fan Noli, artistė si Aleksandėr Moisiu, Tefta Tashko, Marije Kraja, Kristaq Antoniu etj., janė gurė tė vyer nė mozaikun e mrekullueshėm tė kulturės shqiptare.
Fuqia e fjalės, e artit qė na dhuruan, vjen sot pėr ne po aq e fuqishme sa dhe nė kohėn e lavdisė sė tyre, nėpėrmjet disqeve e audiokasetave qė disponon fonoteka e Arkivit Qendror tė Shtetit. Ky seksion ėshtė vazhdimisht nė rritje nė sajė tė dhurimeve nga individė tė veēantė ose prej regjistrimeve tė hershme qė janė mbledhur.
Fondi ka nė pėrbėrjen e tij
l.Mesha e parė nė gjuhėn shqipe riprodhimi i vitit 1978, realizuar nė SHBA, nė pėrkujtim tė 70-vjetorit tė kremtimit tė liturgjisė sė parė hyjnore, tė mbajtur pėr herė tė parė nė Katedralen e Shėn Gjergjit nė Boston tė Amerikės mė 22 mars tė vitit 1908 nga Fan Noli. Riprodhimi i vitit 1978, ka si psalt Atė Artur Liolin. Disku ėshtė stereofonik me minutazh prej 40'. Pėrmban 22 psalme, tė pėrpunuara artistikisht e tė pėrkthyera nga Fan Noli nė vitet e para tė shek. XX.
2.Tri fragmente dramash me zėrin e Aleksandėr Moisiut. Janė 3 interpretime tė aktorit tė madh me origjinė shqiptare nė dy monologe, te drama "Hamleti" e Shekspirit dhe te drama "Fausti" i Gėtes. Fragmenti i tretė ėshtė roli i Markez Pozas nė dramėn "Don Karlo" i Shilerit. Tri disqet janė stereofonike me njė minutazh prej 20'.
3.Muzikanti e patrioti Spiridon Tasi Ilo nė 17 pllaka gramafoni si kėngėtar, instrumentist, kmpozitor e producent i shoqėrisė diskografike "Albania phonogrph records" Shoqėria e parė diskografike shqiptare e ideuar dhe e themeluar nė vitin 1923 nga Z. Spiridon T. Ilo nė Nju Jork.
Vlera e saj ėshtė shumėplanėshe dhe lidhet me zhvillimin e kulturės dhe tė artit muzikor shqiptar tė viteve 1920-40.
Kjo shoqėri diskografike futi pėr herė tė parė nė tregun muzikor shqiptar konceptin e "Copyright" si njė e drejtė ekskluzive e krijuesit dhe e interpretuesit tė muzikės. Nė pikėpamjen e repertorit tė regjistruar "The Spiridon Record Co" evidentoi vlerat mė tė spikatura tė kulturės muzikore folklorike tė krahinės sė Korēės dhe tė Shqipėrisė sė Jugut.
Nė vijim, pllakat me muzikė shqiptare tė prodhuara dhe tė shpėrndara nga kjo shoqėri diskografike:
-Kėnga e bektashinjve, kėndon Spiridon T. Ilo, fyell P. Opingari.
-Me tė qarė, fyell P. Opingari.
-Valle devolliēe.
-Valle e Asanajt, fyell P. Opingari.
-Ne plepi i Bilishtit. Ja merr Fyria K. Bilishti. Ja pret Hysen D. Rodenji, violinė e santure.
-Kur vaditnje bozilognė, kėndon D. Rodenji.
-Valle kapiseshte, fyell P. Opingari, kitarė S. T. Ilo.
-Valle grapēarēe.
-Valle beraēe, fyell P. Opingari.
-Avazi i Marenkes, fyell P. Opingari.
-Avaz i Malkes, me violinė dhe lahutė.
-Valle ēamēe.
-Valle devolliēe.
-Me tė qarė, (kaba) me gėrnetė. -Valle ēamēe me gėrnetė.
4.Dy interpretime tė Kristaq Antoniut (1907-1979), kėngėtar i shquar i muzikės lirike dhe asaj popullore shqiptare. Kėngėt e Antoniut tė shoqėruara nė piano janė realizuar sė bashku me kompozitorin Pjetėr Dungu, ndėrsa ato me orkestėr nėn shoqėrimin e njė orkestre italiane, tė ngritur pranė shoqėrisė diskografike "Columbia" nė Milano-Itali, nė vitin 1942.
-Dashnor t'u bana, - kėngė popullore shkodrane.
-O dielli im, Di Kapua- romancė.
5.Dy interpretime tė kėngėtares sė shquar lirike Marije Kraja (1911-1999), artiste e Popullit. Krahas repertorit operistik, ajo kėndoi nė menyrė tė pandarė dhe kėngėn popullore shqiptare. Regjistrimet e para nė pllaka gramafoni tė kėngėve popullore i ka realizuar nė vitin 1940.
Fonoteka e AQSH disponon 2 regjistrime tė kėsaj artiste nė audiokasetė.
-Turtulleshė, kėngė popullore.
-Serenat austriake,Shubert.
6.Zėri i artistes popullore Hafize Leskoviku (1870 - ), vajzė nga familja e muzikantėve Leskoviku, sazexhinjtė mė tė shquar tė muzikės popullore nė Shqipėrinė e Jugut nė fillim tė shek. XX. Vokali i saj dhe interpretimi nė violinė mbeten ende nga majat mė tė larta tė interpretimit dhe tė krijimit tė muzikės popullore qytetare. Regjistrimet e saj paraqesin njė diapazon vokal jo tė zakonshėm, i cili shtrihet nė regjistrin mė tė ulėt tė kontraltos e deri nė maksimumin e njė sopranoje koloraturė.
Regjistrimet e repertorit tė familjes Leskoviku janė realizuar pranė shoqėrive diskografike mė tė njohura si "Odeon", "Columbia", "His Master's Voice" (1900-1940).
7.Njė pllakė gramafoni e shoqėrisė "Demka e Hajro" babė e bir, kėngėtarė tė shquar tė sazeve tė Korēės nė vitet 1920-40, si dhe interpretuesė virtuozė nė violinė. Shoqėria D & H ishte formacioni i parė popullor qė mori pjesė nė njė ceremoni mbretėrore, siē ishte dasma e mbretit Zog. Regjistri diskografik qė disponon AQSH ėshtė realizuar pranė shoqėrisė diskografike gjermane "Odeon" dhe pėrmban kėto pjesė:
-Valle devolliēe.
-Ali Pasha, kėndon Ibrahim Leskoviku.
8.Zėri i kėngėtares sė shquar lirike Tefta Tashko (1910-1947). Nė repertorin e saj, krahas arieve lirike tė kompozitorėve tė shquar si Moxart, Verdi, Shubert, Belini, Rosini etj., ajo interpretoi mjeshtėrisht 89 kėngė popullore tė qyteteve tė ndryshme shqiptare. Rreth 36 prej tyre ajo i regjistroi nė pllaka gramafoni nga vitet 1930-1942 nė Paris e Milano.
Pjesė nga repertori i kėsaj kėngėtareje nė fonotekėn e AQSH janė 9 kėngė popullore dhe 8 arie nga operat.
-Kenke nur i bukurisė,-popullore shkodrane. Riprodhimi nga regjistrimi i vitit 1942.
-Oh n'atė fush t'mejdanit, - popullore shkodrane (viti 1942). -Moj hyrije, bukurije, - popullore elbasanase (viti 1942). -As u gremis moj lejthatė, - popullore elbasanase (viti 1942). -Ma ven dorėn mbi dorė, - popullore shkodrane. -As aman moj lule.
-Metelikun ta kam falė, - popullore shkodrane (vitil942). -Kėndon kumrija, - popullore elbasanase. -Po kėndon bilbili fushave, - popullore korēare (viti 1942). -Opera "Berberi i Seviljes, - G Rosini (Una voce poco fa) kavatina - viti 1937.
-Opera "Peshkatarėt e perlave, - G. Bize (Kavatina e Lelės) - viti 1937. -Kur mė vjen burri nga stani, - kėngė satirike, teksti L. Poradeci - viti 1937.
-Fryn veriu, - muzika Dh. Kovaēi, teksti L. Poradeci, viti 1937.
-Un o ty moj tė kam dasht, - popullore elbasanase, viti 1937.
-Dola nė penxhere,- kėngė qytetare elbasanase, viti 1942.
-Edhe gurėt e sokakut,- kėngė qytetare korēare, viti 1942.
-Sa mė shpejt ma vunė moj kambėn,-kėngė qytetare shkodrane, viti 1942.
| |