Shkrim i veēuar
I vjetėr 26.6.2007, 07:57   #2
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Tė dhėna tė pėrgjithshme


Hyllvegu

Viti: 12 muaj / 365 ditė (366 njė herė nė katėr vjet)
Muaji: 30-31 ditė (shkurt 28-29)
Java: 7 ditė (e hėna e para)
Dita: 24 herė (12 herė ditė, 12 herė natė)

Hyllvegu ėshtė standardizim i kalendarit festiv shqiptar sipas cikleve diellore. Duke vrojtuar modelin e festave shqiptare tė shpėrndara gjatė vitit vihet re se ato kryhen sipas njė rregullsie qė ndjek ciklin diellor. Kjo rregullsi pas ciklit diellor tregon dhe zbatimin e pavetėdijshėm mbarėpopullor tė njė kalendari tė vjetėr nė rite pagane, i cili pavarėsisht pėrpjekjeve pėr dobėsim, mujshim apo zhdukje prej institucioneve fetare apo administrative pushtuese, nėse hetohet me kujdes, ndonėse ende i pazyrtarizuar ruan me ngulm thelbin e vet tė pandryshuar qė prej lashtėsisė.

Festat mbi tė cilat ngrihet Hyllvegu janė nė dimėr: fundshtatori me barasnatėn e vjeshtės kur mbahet Plugimi dhe Dita e Bletėve; funddhjetori qė vjen me 2 javėt e Mesdimrit, Buzmit dhe festės sė ujqve. Ato nisin nga data 25 dhjetor e ndjekin solsticin dimėror deri nė 6 janar. Festa e njeriut-ujk, Ulknirit, paraqet egėrsinė e natyrės nė dimėr dhe njėsohet me djem veshur nė lėkurė ujqish qė shkaktojnė trazira pėrgjatė 2 javėve tė Mesdimrit - me rrėnjė thellė nė lashtėsinė ilire. Nė verė: fundmarsi me Ditėn e Verės dhe veroret e vajzave ndjek barasnatėn pranverore nė 21 tė muajit. Nė fund tė qershorit vijojnė dy javėt e Mesverės pėr solsticin veror me tė Korrunat, tė Qethat, therjen e bagėtisė, Natėn e Verės, Rrėshajėn e gjarpėrinjve dhe nė tė parat e korrikut buēasin festimet e kultit tė Diellit me zjarrndezje nė majat e larta malore gjatė natės dhe zjarret e tymit nė fusha.

Viti nė Hyllveg ndjek kalendarin e sotėm e nis mė 1 janar dhe mbaron nė 31 dhjetor, por ka vetėm dy stinė, verėn dhe dimrin. Vera nis me barasnatėn e 21 marsit dhe mbaron nė barasnatėn e 23 shtatorit. Qė prej aty e nė mars gjysma tjetėr e vitit ėshtė dimėr. Nė dy solsticet Hyllvegu shėnon dy festat e mėdha tė Mesverės dhe Mesdimrit. Renditja e muajve ecėn gjithashtu sipas kalendarit tė sotėm duke ruajtur dhe tė gjithė rregullat e tjera tė tij.


Festimet kryesore
2 javė tė Mesdimrit dhe Ulknirit

25 dhjetor – Kėrshėndellat (22), Buzmi I
1 janar - Kryeviti, Motmoti, Viti i Ri, Buzmi II
6 janar – Beniku, Buzmi III

21 mars - Dita e Verės, Veroret, Dita e Luleve
(Plakat)
2 javė tė Mesverės, tė Korrunat, Dielli

24 qershor – Nata e Verės, Tė Korrunat, Tė qethat
1 korrik – Rrėshajat, Dielli
6 korrik - Dielli
(Djegaguri)
23 shtator - Dita e Dimrit, Dita e Bletėve, Plugimi

Sipas kėtij caktimi tė praktikės kombėtare gjatė shekujve, duke ndjekur ciklin diellor, edhe shpėrndarja festive bėhet e vetėkuptueshme. Me ndarjen dystinėshe, Mesdimri dhe Mesvera bien nė mes tė stinėve tė Hyllvegut, dhe dallojnė nga pėrkatėset e Bujkut me rreth 45 ditė, pėr shkak se i fundit feston nė ciklin e tokės.

Shkėputmas pjesėrisht nga karakteri bujqėsor, nė Hyllveg merret parasysh ana tradicionale dhe funksioni i festave nė ditėt e sotme. Nė vijim tė kėsaj renditjeje ēdo krahinė shqiptare ka dhe festa tė tjera lokale qė ndjekin veēoritė dhe doket e krahinės.

Ndryshuar sė fundmi nga mesdimr : 12.3.2008 nė 10:13. Arsyeja: +

mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar