| 6.000 | Citim: Grekėt e Amerikės: Bllokoni negociatat e Shqipėrisė pėr nė BE Shekulli / 28 qershor / Vladimir Karaj
Fetederata e mbiquajtur Panepirotase nė Amerikė, ka dalė, pas kongresit tė saj tė 35me njė rezolutė, qė i kėrkon SHBA-ve, BE-sė dhe Greqisė, tė ndėrhyjnė pėr tė ngrirė negociatat e Shqipėrisė pėr nė Bashkimin Evropian. Pas aludimeve fantastike tė Nikolas Geixh, mbi shifrat e minoritetit nė Shqipėri, po gjatė kėtij kongresi u miratua edhe rezoluta, qe tenton tė bllokojė negociatat e Shqipėrisė pėr nė BE. Pėrgjithėsisht teksti i rezolutės kėmbėngul se Shqipėria nuk zbaton te drejtat e minoritetit, duke pėrfshirė kėtu arsimimin nė gjuhėn amtare dhe regjistrimin e kombėsisė sė popullsisė, i cili sipas tyre "nuk ėshtė bėrė qė prej vitit 1913"."Ne i bėjmė thirrje Bashkimit Evropian, tė bllokojė negociatat pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė BE", thuhet qė nė fillim tė rezolutės, e cila mė pas rendit njė sėrė tė drejtash pėr minoritetin tė cilat sipas saj nuk janė pėrmbushur nė Shqipėri. Njėthirrje e ngjashme i bėhet edhe parlamentit grek i cili ende nuk ka ratifikuarmarrėveshjen e "Asocim Stabilizimit" me vendin tonė.Mbani mend kėto fytyra! Thirrja
"Ne i bėjmė thirrje Shteteve tė Bashkuara, Bashkimit Evropian, dhe Kombeve tė Bashkuara, dhe tė gjitha organizatave ndėrkombėtare tė kėrkojnė qė Shqipėria tė plotėsojė obligimet e saj ndėrkombėtare pėr grekėt etnikė nė Epirin e Veriut dhe nėpėr Shqipėri. Ne i bėjmė thirrje pėrfaqėsuesve Evropianė nė negociata me Shqipėrinė, qė tė imponojnė njė sistem, ku integrimi i vendit tė bllokohet deri sa Shqipėria tė plotėsojė kėrkesėn e BE, pėr tė matur numrin e minoritetit nė vend",- thuhet nė thirrjen qė njėkohėsisht pėrfshin edhe disa klauzola tė tjera mbi Qipron dhe pėr emrin e Maqedonisė. Thirrja kėrkon qė Shqipėria tė hapė shkolla pėr minoritetin grek dhe tė lejojė arsimimin e minoritarėve nė gjuhėn greke. Shkollat greke
Nė thirrje neglizhohet fakti se shteti shqiptar, ka pasur shkolla nė greqisht qė prej viteve 1930 dhe po ashtu vazhdon tė ketė edhe sot nė tė gjitha zonat minoritare. Ndėrsa nė tė gjithė sistemin arsimor shqiptarė, pėrfshi disa shkolla tė mesme nė zonat minoritare dhe nė universitet mėsohet greqishtja. Konfederata ka neglizhuar gjithashtu faktin, se prej1990 nė Shqipėri janė hapur shkolla private greke, tė cilat u mundėsojnė minoritarėve tė mėsojnė greqisht dhe dukshėm nuk ka asnjė pengesė pėr tė mėsuar nė kėtė gjuhė. Thuajse nė tė gjitha libraritė shiten libra dore pėr mėsimin e greqishtes ashtu si pėr ēdo gjuhė tjetėr dhe thirrje qė i bėhet Shqipėrisė pėr tė lejuar minoritarėt tė mėsojnė gjuhėn e tyre, duket se ėshtė bėrė nga njerėz tė painformuar, qė duket se vazhdojnė tė besojnė nė versionet e lajmeve mbi djegie kishash dhe prishje shkollash. Rezoluta ėshtė nėnshkruar nga njė numėr anėtarėsh tė federatės, gjatė tė cilės janė paraqitur edhe njė raport mbi gjendjen e minoritetit grek nė Jugun e Shqipėrisė.
Geixh: Grekėt nė Shqipėri bėhen 600 mijė Numri i minoritarėve grekė nė Shqipėri ėshtė 250 deri 300 mijė ose e gjithė kjo e shumėzuar pėr dy, pra 500 deri nė 600 mijė. Kėshtu pretendon nė njė artikull tė "National Herald", gazetė e lobit grek nė SHBA, Nikola Geixh, drejtues i lėvizjes Panepirotase, e cila festoi pėrvjetorin e saj tė 35-tė nė Masaēuset tė SHBA-sė. Nė tė njėjtin takim ku ėshtė miratuar edhe rezoluta e mėsipėrme, Geixh ka ngritur njė ekuacion matematik, ku ka marrė parasysh disa tė panjohura qė sipas tij janė "frika e autoriteteve nė Shqipėri, pėr tė bėrė numėrimin e popullsisė" dhe "faktin qė vllahėt nė Shqipėri, vetidentifikohen si grekė", ndėrsa gjithashtu ai ka bėrė njė hap pėrpara duke e rritur nga 10 pėr qind (pretendimi i mėparshėm) nė afro 25 pėr qind numrin e minoritarėve.Ndėrkohė nė tė dy rastet tė panjohurat do tė mbeten tė tilla, pasi as Geixh as dikush tjetėr nuk mund tė vėrtetojė "frikėn e autoriteteve shqiptare" dhe as nėse "vllahėt e quajnė veten grekė".Nė njė raport tė dėrguar enkas sė bashku me artikullin e "National Herald", shqiptaro-amerikani Geri Kokalari, ka paraqitur njė sėrė interpretimesh pėr ekuacionin e Geixh, duke e cilėsuar atė si krejt tė pa pabazė dhe "shprehje e shovinizmit grek". Referencat zyrtare nė CIA (Agjencia Qendrore e Inteligjencės), flasin pėr njė shifėr minoriteti rreth 5 pėr qind, qė pėrfshin grekėt me 3 pėr qind dhe minoritetet e tjera me 2 pėr qind, ndėrsa Shqipėria zyrtarisht njeh njė minoritet prej rreth 2 pėrqindėsh nė tė cilin vetėm 1.4 pėr qind janė grekė, por kėtu nuk pėrfshihen minoritetet kulturore, ku pėrfshihen romėt dhe vllahėt (arumunėt), pėrgjithėsisht tė shqiptarizuar. Sidoqoftė zyrtarisht numri i Geixh nuk pėrkon as me homogjenėt apo shtetasit shqiptarė qė kanė kėrkuar nė vendin fqinj tė njihen me kombėsi greke dhe tė pėrfitojnė prej kėsaj statusin e shtetasit. Sipas medieve greke, Ministrisė sė Brendshme nė vendin fqinj i rezultonte se rreth 30 mijė persona, kishin aplikuar pėr statusin e homogjenit dhe kishin aplikuar pėr natyralizim. Instituti Greko Amerikan: nė Shqipėri janė djegur kisha
Instituti Greko Amerikan AHI nė faqen e tij nė internet thotė se minoriteti nė Shqipėri i ka vėrtetė punėt keq. Madje po tė lexosh kėtė faqe, duhet tė besosh qė vendi ynė ėshtė njėlloj shteti nazist, ku ndodhin djegie, vrasje dhe persekutime etnike ēdo ditė. Raporti pėr 2007 thotė se "siguria personale e grekėve etnikė nė Shqipėri ėshtė nė rrezik, pėr arsye tė sulmeve direkte nga forcat e sigurisė, djegies sė shkollave, kishave dhe bizneseve nga bandat tė cilat policia i lejon tė largohen pa i dėnuar". Sado tė jenė lodhur njerėzit qė e kanė ngritur kėtė raport ai dukshėm ėshtė qesharak. I vetmi akt dhune i regjistruar nė Shqipėri me kontekst etnik, ishte djegia e njė flamuri grek, i nxitur nga njė video qė shfaqte ushtarė grekė duke bėrė thirrje antishqiptare, nė njė qytet tė vendit, autori i tė cilės u shoqėrua nė polici menjėherė dhe ėshtė nė proces penalizimi. Ndėrkohė nuk ka nė Shqipėri asnjė raport qoftė mediatik, qoftė policor apo tė autoriteteve tė tjera etnike e fetare, tė djegies sė shkollave, nuk ka asnjė raport tė djegies sė kishave apo bizneseve, qė prej 1990. Nuk dihet ende nėse autoritetet e AHI i kanė prodhuar kėto informacione apo kėto u janė servirur, pasi nė raportin e tyre nuk citohet asnjė burim. http://www.shekulli.com.al/news/55/A...007-06-28.html | |