| | Njė shkrim tjetėr mjaft domethėnės: Citim: Pėr njė festė kombėtare dinjitoze
Afrim Krasniqi
Mė 28 nėntor tė gjithė shqiptarėt festojnė Ditėn e Pavarėsisė dhe tė Flamurit. Njė pjesė e tyre, nė tė njėjtėn ditė, feston edhe festėn e Ēlirimit, pjesa e tjetėr e feston njė ditė mė pas, me 29 nėntor.
Kėtė pėrvjetor tė Pavarėsisė, pra edhe ndarjes nga Perandoria Osmane dhe krijimit tė shtetit tė ri shqiptar, simbolikisht Turqia, pasardhėse e Perandorisė, ftoi kryetarin e shtetit shqiptar dhe votoi protokollin e anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė Aleancėn Euroatlantike. 96 vjet mė parė, themeluesit e shtetit shqiptar shpallėn ndarjen historike tė shqiptarėve nga bota politike e gjeografike orientale, por siē shihet, pa kaluar njė shekull jetė nė shtetin e ri, njė shtet simbol i orientit na mbėshtet politikisht pėr t’u bashkuar me botėn perėndimore.
Pavarėsisht kėtyre dy paradokseve, tė cilat gjithsesi nuk kanė lidhje me dy simbolet pėrbėrėse tė flamurit tonė kombėtar, festa e Pavarėsisė dhe Flamurit pėrbėn njė moment krenarie, kujtese, nderimi dhe reflektimi. Ēdo vit qė kalon lartėsohen nė kujtesėn tonė historike brezi i atyre burrave e grave qė shėnuan krijimin e shtetit shqiptar. Secili prej tyre, politikan apo shkrimtar, luftėtar apo personalitet vendas, ish-diplomat perandorie apo figurė fetare, bėri njė akt tė papėrsėritshėm, tė paēmueshėm, tė pashembullt dhe pėrjetėsisht tė respektueshėm. Kjo madhėshti e aktit tė tyre ka bėrė qė, pavarėsisht pėrpjekjeve tė regjimeve tė ndryshme pėr t’i denigruar, harruar, mėnjanuar apo retushuar, ata kanė zėnė vend nė kujtesė dhe janė gjithnjė e mė shumė pjesė e trajtesave profesionale tė historiografisė shqiptare.
Formalisht, 96 vjet mė pas, Shqipėria ėshtė shtet, njė shtet evropian, qė funksionon, qė ecėn, qė po integrohet, qė po zhvillohet. Po ashtu, Kosova ėshtė njė shtet i ri, qė po funksionon, po ecėn, po integrohet dhe po zhvillohet. Edhe shqiptarėt nė Malin e Zi dhe Maqedoni, gjithashtu janė elementė thelbėsorė tė shteteve ku jetojnė, veprojnė institucionalisht brenda tyre dhe kanė pėrfaqėsuesit e tyre legjitim nė tė gjitha nivelet e qeverisjes. Pra, statistikisht, 96 vjet pas pavarėsisė dhe krijimit tė shtetit shqiptar, shteti dhe shqiptarėt kanė tė bėjnė njė bilanc pozitiv.
Pavarėsia e njė shteti funksionon dhe ėshtė jo vetėm statistikisht pozitive, kur ajo shoqėrohet me njė lloj tjetėr pavarėsie, ku mė thelbėsorja ėshtė pavarėsia e individit. SHBA-ja feston 4 korrikun si dita e lirisė, kur shteti i tyre nisi tė marrė udhė si shteti mė demokratik nė botė. Edhe shqiptarėt duhet tė kenė tė njėjtin standard vlerėsimi pėr pavarėsinė, nėse ajo garanton liri dhe dinjitet, nėse ajo ėshtė maksimumi qė mund tė arrihej, nėse ajo ka ardhur pėr merita tė brendshme apo rrethana tė jashtme, nėse ajo funksionon pėr shkak tė vullnetit tė brendshėm apo presionit tė jashtėm.
Sot, shoqėria shqiptare ėshtė komplekse, ku jetojnė shumėllojshmėri individėsh me interesa dhe kushte jetese tė ndryshme, me bindje dhe gjendje shoqėrore tė ndryshme. Por, tė gjithė sė bashku, duke parė veten nė pasqyrėn e sė vėrtetės, e ndjejmė se vendi ynė, shteti ynė, statuti ynė, janė ende larg atij modeli qė aspiruan heronjtė e pavarėsisė mė 1912. Gjatė 96 viteve, ne provuam pa sukses mbretin e dhuruar nga Fuqitė e Mėdha, parlamentarizmin e brishtė, regjimin monarkist, pushtimin dhe mė pas diktaturėn mė tė ashpėr nė tė gjithė kontinentin. Prej 18 vitesh ne kemi njė sistem tė ri politik, por qė po ngrihet mbi / me rrėnojat, mentalitetet, personazhet dhe gabimet e sė kaluarės. Mė 1992-shin, vendi i parė nė Evropėn Lindore qė kėrkonte zyrtarisht pranimin nė NATO, sot jemi nė listėn e fundit tė pranimeve, nė tė njėjtin nivel me shtete qė kanė kaluar nga luftėrat ndėrshtetėrore nė luftėrat civile.
Kur kemi suksese, flamurin e tyre e marrin zyrtarėt e lartė dhe politikanėt e partive. Sipas tė njėjtės logjikė, kur kemi dėshtime, edhe meritėn e tyre duhet ta marrin e njėjta kategori, gjė qė praktikisht nuk ndodh. Parė nė retrospektivė, nėse nė vitet ‘12, apo ’20 Shqipėria kishte njė elitė politike, tė formuar nė universitete e shoqėri perėndimore, 96 vjet mė pas Shqipėria nuk ka mė elitė, por njė klasė politike tė formuar, ashtu si tė gjithė qytetarėt nė moshė tė kėtij vendi, nė universitetet e njė shoqėrie totalitare e staliniste.
Shqetėsimi mė i madh ėshtė se tė njėjtit persona, tė cilėt marrin mandat qeverisės dhe keqqeverisin, pėrmes rregullave demokratike rimandatohen, riciklohen dhe rieksperimentojnė keqqeverisjen e radhės. Kurse qytetarėt janė gjithnjė e mė tė detyruar tė mos votojnė midis dy alternativave tė mira, por midis njė alternative tė keqe dhe njė edhe mė tė keqe.
Thėnia se ēdo popull ka qeverinė qė meriton, mbetet e pranueshme nėse shohim se shumė prej tipareve negative tė politikės, pėrfshirė korrupsionin, konfliktualitetin personal, mungesėn e moralit dhe kulturės qytetare, rendjen pas propagandės, kujdesit mė shumė pėr imazh sesa pėr punė, etj. Nėse lexohet mė thellė, nė raportet njerėzore tė individit qytetar dhe individit politikan, tė parėt janė shumė mė pėrpara sesa politika. Vetė rritja e refuzimit elektoral dhe e nivelit tė bojkotit politik ėshtė shprehje e distancės nė rritje midis dy grupimeve. Ndoshta do tė ishte mė mirė tė thuhej se elita politike e viteve 1912 shkriu energjitė dhe pasurinė e tyre pėr tė ndėrtuar shtetin dhe bėrė Shqipėrinė, kurse klasa e sotme politike, vazhdimisht jep prova se ėshtė e prirur tė pėrdorė tė gjitha energjitė pėr t’u pasuruar nė dėm tė vendit, demokracisė dhe shtetit.
Pikėrisht nė kohė tė tilla tė krizės sė identitetit politik, vjen ndėrmend akuza e famshme e Faik Konicės, sipas tė cilit Shqipėria u ngjall nga idealistėt, u ruajt nga rastėsisė, por ajo rrezikon tė vritet nga politikanėt.
Nė kėrkim tė identitetit qytetar ėshtė edhe vetė shoqėria, madje edhe pjesa mė publike e saj. Ēdo ditė lexojmė dhe dėgjojmė njerėz me imazh publik, tė cilėt nė emėr tė globalizmit, modernitetit apo injorancės, deklarojnė me mburrje mungesėn e krenarisė dhe rėndėsisė pėr identitetin kombėtar e shtetėror. Janė tė shumtė politikanėt dhe modernistėt e radhės qė nuk lėnė auditor tė huaj mediatik, zyrtar apo publik pa sulmuar, denigruar apo fyer pjesė tė identitetit tė vet kombėtar, pėrfshirė shtetin dhe pushtetin, si pjesė pėrbėrėse tė tij.
Ne krenohemi me kujtimet e akteve tė mėdha midis Ismail Qemalit e Isa Boletinit, por 96 vjet mė pas, shteti amė shqiptar sillet ndaj Kosovės si ndaj njė shteti ēfarėdo nė hartėn botėrore. Ca deklarata tė thata, ca batuta mediatike, ca foto pėr arkiv mediatik e personal, pėrbėjnė gjithēka ēfarė Tirana zyrtare bėn pėr promovimin dhe mbrojtjen e interesave tė Kosovės nė botė, si pjesė thelbėsore e interesave kombėtare tė shtetit shqiptar. E njėjta dukuri pėrsėritet edhe nė raport me shqiptarėt nė Maqedoni apo pėr problemin ēam, pėr tė cilin, Parlamenti shqiptar refuzoi (me konsensus tė partive tė mėdha) tė miratojnė njė rezolutė politike.
Edhe mė shqetėsuese ėshtė sjellja e munguar apo gjysmake ndaj simboleve tė shtetit. 96 vjet mė pas, klasa politike krenohet se mė nė fund do tė kemi karta identiteti, pra do tė kemi njė dokument tė besueshėm qė vėrteton qenien tonė qytetarė dhe shtetas shqiptarė. Tė mėsuar gjatė 9 dekadave tė valėviten herė flamuj turq, italianė, jugosllavė, rusė, kinezė, etj., edhe sot, nė zyrat politike shqiptare, por edhe nė vende publike, prona private, etj., mė shumė valėviten flamuj tė shteteve tė tjera, sesa flamuri kombėtar shqiptar.
Nė njė aspekt tjetėr, duhet thėnė se edhe nė 96-vjetorin e pavarėsisė, ende nuk kemi njė adresė pėr varrezat ku ndodhen eshtrat e atyre qė krijuan shtetin shqiptar, ende nuk pranojmė vlerėsimin pėr meritat e barabarta pėr gjithsecilin personalitet, ende i ndajmė ata nė tė mirė dhe tė kėqij, ende nuk kemi pėrfshirė nė tekstet mėsimore emrat dhe biografitė e tyre. Madje, pėr shumė prej tyre, pėrfshirė edhe heroin kombėtar, Gjergj KastriotiSkėnderbeu, vijojnė tė gjenden historianė e avokatė tė vonuar globalistė, qė vėnė nė dyshim veprėn kombėtare, emrin, identitetin dhe kombėsinė e tij shqiptare.
Sė fundi, ka njė keqkuptim tjetėr tė madh, kėsaj radhe ceremonial e zyrtar, pėr mėnyrėn sesi pėrkujtohet festa jonė kombėtare. Ende vijon tė mos kujtohet se pavarėsia, flamuri dhe shteti, nuk nderohen duke kryer ritet protokollare, ca kurora me lule artificiale tek varrezat, ca deklarata formale pėrpara mediave, ndonjė gotė shampanjė nė darkė nė pritjen zyrtare, apo ndonjė vizitė e modelit komunist me kamera televizive nė ndonjė familje dėshmori. Njė shtet serioz bėn veprime serioze. E para, tė mos e shohim festėn kombėtare si ditė pushimi, por si ditė krenarie, nderimi e reflektimi. E dyta, t’u japim mundėsinė qytetarėve tė jenė pjesė e festės, vetėm jo shikues e dėgjues pėrpara mediave radiotelevizive, viktima tė privatizimit tė festės nga partitė politike e lidershipėt e tyre. E treta, dhe mė e rėndėsishmja, festa e pavarėsisė tė pėrjetohet me tė gjithė madhėshtinė qė meriton. Sepse, tė respektosh pavarėsinė, flamurin dhe shtetin, sidomos kur je person i votuar apo emėruar publik e zyrtar, para sė gjithash do tė thotė qė ēdo orė dhe ēdo ditė tė mendosh sesi tė kryesh njė punė tė mirė pėr vendin, dhe mbi tė gjitha, ta kryesh kėtė punė me njė ndjenjė tė qartė idealizmi dhe ndėrgjegje qytetare. (Autori ėshtė ish-kėshilltar i presidentit Moisiu, lektor i shkencave tė politikės, UT.) http://www.shekulli.com.al/news/44/A...008-11-29.html | |