| | Citim: Edhe Policia e Kosovės faturat e veriut ia paguan Telekomit tė Serbisė
Prishtinė, 17 janar Vetėm Policia e Kosovės i ka paguar Telekomit tė Serbisė 8 mijė e 211 euro gjatė vitit 2009, pėr shėrbime tė telefonisė fikse. Kjo pagesė ėshtė bėrė pėr shkak tė shfrytėzimit tė rrjetit fiks tė Telekomit tė Serbisė, gjė qė nuk e bėn vetėm Policia e Kosovės por e gjithė pjesa veriore e Kosovės.
Qė nga viti 2002, Posta dhe Telekomi i Serbisė ėshtė operatori i vetėm i telefonisė fikse nė pjesėn veriore tė Kosovės. Duke mos pasur njė zgjidhje tjetėr, edhe policia ėshtė kyēur nė kėtė rrjet.
Pjesa veriore e vendit tonė nuk ėshtė e furnizuar me numra fiks tė PTK-sė. Nė pjesėn veriore tė Mitrovicės kemi paguar faturat pėr telefonat fiks, nė vlerė prej 8.211,20 euro, ka deklaruar pėr Kohėn ditore zėdhėnėsi i Policisė, Brahim Sadria. Policia e Kosovės ėshtė e rregullt edhe nė pagesėn e faturave tė energjisė elektrike, pėr dallim nga banorėt e pjesės veriore tė Kosovės, mirėpo kėto shėrbime i ofrohen nga Korporata Energjetike e Kosovės.
Derisa Posta dhe Telekomi i Kosovės thotė se ėshtė duke bėrė pėrpjekje pėr shtrirje tė kabllove telefonike nė veri, Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit kėtė punė ia ka lėnė nė dorė politikės.
Sipas PTK-sė, ėshtė ēėshtje e ART-sė qė tė merret me largimin edhe tė kėtij operatori tė telefonisė fikse nga kjo pjesė e Kosovės dhe tė krijohen kushte qė PTK-ja tė operojė pa asnjė problem. Por, sipas Lulėzim Kurtajt, anėtar i Bordit tė ART-sė, derisa veriu i Kosovės ėshtė i paintegruar, ėshtė e pamundur qė tė rregullohet problemi i futjes sė PTK-sė nė atė pjesė.
Kur do tė integrohet Mitrovica veriore, a mund tė jepet pėrgjigje, kush mund tė japė pėrgjigje pėr kėtė?, kanė qenė pyetjet qė ka shtuar Kurtaj. Sipas tij, rregullimi politik i situatės dhe koordinimi i institucioneve tė sigurisė mund tė ndikojė nė menaxhimin e situatės atje.
Duhet tė koordinohen institucionet e sigurisė pėr menaxhim tė ndryshimit gjithėpėrfshirės social, nuk ka mrekulli pa ndodhur ngjarje tė caktuara qė duhet ti paraprijė integrimit legal tė asaj pjese pėr tu pėrfshirė edhe nė sektorin e telekomunikacionit, ka deklaruar Kurtaj.
Ēdo investim nė infrastrukturė ėshtė i ndėrlidhur me ambientin politik, ka theksuar ai.
Pavarėsisht qėndrimit tė ART-sė, Postė-Telekomi i Kosovės ka bėrė tė ditur se janė duke bėrė pėrpjekje qė tė shtrijnė rrjetin nė veri, nė lagje tė caktuara tė qytetit.
Gjatė vitit 2002/2003, nė pjesėn veriore tė Kosovės, Telekom Serbia ka bėrė investime duke krijuar kushte qė konsumatorėt e Telekomit nė pjesėn veriore, si nė Leposaviq, Soqaicė, Leshak, Zveēan, Zubin-Potok, Banjskė dhe Zherovnicė, tė lidhen nė Telekomin e Serbisė.
Nė kėtė kohė ėshtė bėrė dhunshėm prerja e kabllos kryesore, e cila lidh qytetin, ka deklaruar zėdhėnėsi i PTK-sė, Menduh Abazi. Sipas tij, pas kyējes sė lokacioneve tė pėrmendura mė lart, Telekomi i Serbisė ka vazhduar edhe me kyēen e pjesės veriore tė qytetit tė Mitrovicės, me ērast nga Telekomi i Kosovės janė ndarė rreth 5 000 konsumatorė tė shėrbimeve telefonike fikse.
Nė total nga vendet e lartcekura janė ndarė mbi 10 000 konsumatorė nga shėrbimet e Telekomit. Pėrderisa kapacitet e rrjetit tė konsumatorėve e kalojnė shifrėn 18 000 linja, ėshtė shprehur Abazi.
Sipas tij, vitin e kaluar nė Telekomin e Kosovės ėshtė kyēur Qabra, qė ėshtė fshati i vetėm shqiptar nė Komunėn e Zubin-Potokut, ėshtė vazhduar me Vinarc dhe pjesėrisht me Suhodoll.
Nė proces tė prokurimit ėshtė edhe njė projekt pėr Suhodollin nė pjesėn veriore tė qytetit tė Mitrovicės, ku do tė implementohet teknologjia e re FTTH fibėr, gjer nė shtėpi dhe nė gjashtėmujorin e parė tė kėtij viti pritet tė kyēet kjo pjesė e veriut tė qytetit, ka thėnė Abazi.
Ai ka sqaruar se Telekomi rajonal i Mitrovicės u ofron shėrbime disa lagjeve nė veri tė Mitrovicės, si Lagjes sė Boshnjakėve, Kodrės sė Minatorėve dhe tek Tre Soliterėt, me antena, pėr njė numėr tė kufizuar tė konsumatorėve. http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,8865 | |