| | Citim: 3 mijė pasaporta biometrike prodhohen nė ditė
Edhe pse njė pjesė e mirė e qytetarėve shqiptarė kanė nė duart e tyre pasaportat aktuale pėr jashtė shtetit, tashmė ka ardhur koha tė shpejtohet procesi pėr pajisjen e tyre me pasaportat e reja biometrike.
"Ndėrsa, qeveria ka demonstruar vullnetin maksimal dhe pėrmbushjen e tė gjitha kushteve teknike, u takon shqiptarėve qė tė luajnė edhe ata rolin e tyre nė liberalizimin e vizave, qė do tė thotė se pajisja me pasaportat biometrike ėshtė njė kusht i domosdoshėm", u shpreh pėr ATSH-nė zėvendėsministri i Brendshėm, Ferdinand Poni.
Procesi i pajisjes sė shtetasve me pasaportėn biometrike si dhe integriteti i sistemit tė menaxhuar tė kufijve, janė sisteme qė funksionojnė on-line dhe janė tė lidhur zinxhir me njėri-tjetrin, vazhdoi mė tej ai.
"Nėse njė qytetar do tė pajiset me njė vizė tė re, qė do tė ishte nga 6 muaj deri nė 1 vit, do tė ishte shumė mė mirė qė kjo vizė tė merrej nė pasaportėn e re biometrike, ndėrkohė qė pėr pak kohė nuk do tė jetė e nevoshme marrja e njė vize me vendet e BE-sė. Kjo edhe pėr faktin, qė pasaportat e reja janė njė kusht tepėr i sigurtė i pėrfitimit tė lėvizjes sė lirė tė qytetarėve", tha zėvendėsministri i Brendshėm, Ferdinand Poni.
Zėvendėsministri i Brendshėm vlerėson ritmet e deritanishme tė pajisjes sė shtetasve me pasaportat biometrike. Deri nė 30 tetor 2009 kanė aplikuar pėr pasaportat biometrike 245 mijė persona, janė shpėrndarė 234 mijė pasaporta, ndėrkohė qė janė tėrhequr nga qytetarėt 190.000 tė tilla.
"Edhe pse ky ėshtė njė ritėm tepėr i lartė krahasuar me fillimin e procesit, kapacitete teknologjike janė edhe mė tė larta. Ne kemi shumė mė tepėr zyra, shumė mė tepėr kapacitete teknologjike se sa ėshtė ritmi aktual. Minimalisht kapacitetet janė 3000 pasaporta tė prodhuara nė ditė nė rang vendi", vazhdoi mė tej zv/ministri i Brendshėm.
Ndėrkohė, ministri i Brendshėm, Lulzim Basha, deklaroi gjatė njė inspektimi nė Qendrėn e Prodhimit tė Letėrnjoftimeve Elektronike dhe Pasaportave Biometrike, se "po shikohen mundėsitė e shtrirjes sė kėtij bashkėpunimi edhe nė ato vende, ku ka njė numėr tė madh shqiptarėsh, tė cilėt duhet tė pajisen me pasaportat e reja biometrike, si Greqia dhe Italia, e nė perspektivė pėr t'u shtrirė edhe nė vende tė tjera, ku ka qytetarė shqiptarė".
Ritme tė kėnaqshme kemi edhe nė aplikimin qytetarėve pėr letėrnjoftimin elektronik, informoi Poni. Nė kontaktet e pėrditshme me Kompaninė Koncensionare tė Prodhimit tė Letėrnjoftimeve Elektronike dhe Pasaportave Biometrike "SAGEM", deri tani kanė aplikuar pėr letėrnjoftimin elektronik 1.722.012 qytetarė.
Qytetarėt qė aplikojnė pėr letėrnjoftimin elektronik, janė ata qė duan tė aplikojnė pėr pasaportėn biometrike, pasi siē dihet tha Poni, qė tė aplikosh pėr pasaportėn biometrike, mė parė duhet tė aplikosh pėr letėrnjoftimin elektronik.
Poni sqaroi gjithashtu se, "procesi i aplikimit ėshtė njė proces shumė i shpejt. Pėr tė aplikuar, tha ai, qytetarit do t'i duhen vetėm 3 minuta kohė nė kryerjen e kėtij procesi. Ndėrsa i kėrkoi tė gjithė qytetarėve shqiptarė tė ruajnė trendin e kėtij bashkėpunimi me strukturat publike tė prodhimit tė kėtyre dokumentave, zėvendėsministri i Brendshėm bėri tė ditur se, "duke filluar nga 1 Janari i vitit qė vjen, pėr tė marrė ēdo shėrbim publik, qė nga marrja e asistencės e deri tek shėrbimet e tjera tė domosdoshme, duhet patjetėr tė disponojnė dokumentin e ri elektronik".
Aplikimi pėr pasaportėn biometrike ka filluar nė 25 mars tė kėtij viti, fillimisht me Tiranėn, pėr t'u shtrirė shumė shpejt nė tė gjithė vendin, ndėrkohė qė shpėrndarja e kėtij dokumenti filloi nė 1 maj 2009. Ky dokument prodhohet nė pėrputhje me standardet e Bashkimit Europian, bazohet nė Sistemin Automatik tė Identifikimit tė Shenjave tė Gishtave (AFIS). Pasaporta biometrike, me vlerė 6000 lekė, me elementė sigurie tepėr tė lartė, ka njė numėr unik dhe pėrmban tė dhėna demografike dhe biometrike, si portreti i plotė i aplikuesit, firma dixhitale si dhe shenjat e dhjetė gishtave tė duarve. Nė brendėsi tė saj, pasaporta biometrike ka njė fotografi dixhitale qė ėshtė e gdhendur nė laserin ingrey. Faqet e vizave kanė elementė tė lartė sigurie dhe shėnime qė mund tė lexohen nėpėrmjet rrezeve ultravioletė, ndėrkohė qė nė brendėsi tė shqiponjės, brenda pasaportės, ėshtė portreti i Skėnderbeut. Nė ēdo fletė tė pasaportės ka njė shirit sigurie, tė shėnuar nė njė mikrotekst.
Letėrnjoftimet elektronike dhe pasaportat biometrike prodhohen nė Qendrėn Kombėtare tė Personalizimit tė Dokumentave Elektronikė, pėr t'u shpėrndarė mė tej edhe nė skajin mė tė largėt tė vendit. Kjo qendėr ėshtė njė sipėrmarrje e krijuar nga bashkėpunimi i Sagem Securite (SAFRAN Group) dhe Fondi shqiptaro-amerikan pėr Zhvillim, i krijuar nėpėrmjet marrėveshjes 5-vjeēare koncensionare nga qeveria shqiptare nė korrik tė vitit 2008, pėr tė prodhuar dhe shpėrndarė karta identiteti dhe pasaporta elektronike tė njė cilėsie tė lartė pėr tė gjithė shtetasit shqiptarė.
Pėr shpėrndarjen e kėtyre dokumenteve, janė ngritur ambiente tė tjera, veē atyre tė aplikimit. Me vendim tė Kėshillit tė Ministrave ėshtė ngritur Agjencia e Firmės Elektronike, qė ka pėr detyrė tė bėjė ēertifikimin e tė gjithė numrave tė identitetit tė letėrnjoftimeve elektronike tė lėshuara nga koncensionari. http://www.rilindjademokratike.com/R...n%20e%20vizave | |