|
|
Citim:
Gjykata Kushtetuese ende nuk ka bėrė publik vendimin dhe arsyet e kthimit tė ligjit
Vendimi i Gjykatės Kushtetuese, e cila ka kthyer ligjin pėr pastėrtinė e figurave ose siē njihet ndryshe ligji i dosjeve, ka gjetur tė pa pėrgatitur mazhorancėn, e cila vazhdimisht ka kėmbėngulur se ky ligj duhet tė miratohet dhe tė hyjė nė fuqi pėr tė larguar nga institucionet e larta drejtues, njerėz tė cilėt kanė njė tė kaluar tė dyshimtė.
Vendimi i Gjykatės Kushtetuese marrė nė fundjave pėr njė ēėshtje kaq tė rėndėsishme dhe jashtė vėmendjes sė mediave, kur dihet se ky ligj ka zėnė njė hapėsirė tė madhe diskutimi nė media dhe politikėn shqiptarė, ka befasuar mazhorancėn, e cila ėshtė njohur me vendimin nga shtypi ndėrkohė qė vetė institucioni i Gjykatės Kushtetuese, nuk ka bėrė tė qartė arsyet zyrtare pse ka vendosur tė ktheje kėtė ligj.
Gazeta “Sot” ka kontaktuar me disa deputetė tė mazhorancės pėr tė marrė njė koment nė lidhje me vendimin e fundit tė Gjykatės Kushtetuese, por tė gjithė kanė “ngritur supet”, duke deklaruar se nuk dinė ēfarė tė thonė pasi me ketė vendim janė njohur thjeshtė nga mediat, tė cilat cilėsojnė se lajmi ėshtė bėrė i ditur nga burime, ndėrkohe qė vetė institucioni Kushtetues nuk ka bėrė tė qartė dhe publik asnjė vendim konkret.
Pėr ēėshtje tė cilat nuk ėshtė shprehur zyrtarisht institucioni pėrkatės theksojnė deputetėt e PD, nuk mund tė bėjmė komente. Nėnkryetari i Kuvendit dhe deputeti i LSI, Nasip Naēo, i cili ėshtė edhe anėtar i komisionit tė Ligjeve ėshtė shprehur se nuk mund tė shprehem pa parė arsyetimin e vendimit tė marrė nga Gjykata Kushtetuese.
Naēo ka theksuar se qėndrimi zyrtar i mazhorancės do tė vijė nė momentin qė ata do tė shohin tė shkruara, se cilat janė arsyet qė Gjykata Kushtetuese ka rrėzuar kėtė ligj. Gjithashtu nuk kanė dashur tė bėjnė shumė komente rreth rrėzimit tė kėtij ligji as deputet e tjerė tė mazhorancės si Trashani, Noka, Hoti e tė tjerė, tė cilėt ashtu si Naēo presin tė njihen zyrtarisht me vendimin e Gjykatės Kushtetuese.
Ligji pėr dosjet ka mėse tre vjet qė ėshtė objekt diskutimi mes mazhorancės dhe opozitės. Gati tre vjet mė parė mazhoranca hodhi pėr diskutim hartimin draftit, i cili arriti tė miratohet vetėm dy vjet mė pas dhe tė hynte nė fuqi tre muaj para zgjedhjeve tė 28 qershorit tė 2009. Ligji u miratua vetėm me votat e mazhorancės, pasi opozita u shpreh kundėr duke e quajtur tė pa saktė dhe tė pa drejtė mėnyrėn e hartimit tė tij.
Partia Socialiste, Shoqata e Prokurorėve dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Socialistėt kanė kėrkuar qė tė paktėn 28 nene nga ky ligj tė shpallen si antikushtetuese. Ata e ankimuan kėtė ligj nė Gjykatėn Kushtetuese. Opozita e konsideronte kėtė ligj tė egėr dhe joevropian, duke akuzuar qeverinė se me ligjin e dosjeve synon tė godasė prokurorinė dhe gjykatat.
Ndėrkaq, maxhoranca pretendonte se ligji pėrmbush gjithė parametrat dhe ėshtė sipas variantit ēek. Ligji i dosjeve hasi edhe nė mosmiratimin e heshtur tė presidentit Topi, i cili i gjendur nė njė situatė tė vėshtirė, zgjodhi me maturi abstenimin dhe procedurėn e vetėdekretimit tė ligjit pa nėnshkrimin presidencial.
Natyrisht, heshtja e Presidentit linte tė nėnkuptueshėm refuzimin dhe mosqenien dakord me tė. Ndėrkombėtarėt po ashtu e kanė kundėrshtuar kėtė ligj. Kryeministri Berisha nuk mori aprovimin e ambasadoreve tė akredituar nė vendin tonė. Reporterėt e Kėshillit evropian nxitėn Gjykatėn Kushtetuese tė Shqipėrisė dhe qeverinė, ta dėrgojnė ligjin e miratuar tė lustracionit nė Komisionin e Venecias tė KE-sė, i cili bllokoi pėrkohėsisht zbatimin e tij.
Komisioni i Venecias, njė organizėm i Kėshillit tė Evropės i pėrbėrė nga ekspertė ligjorė e konsideroi si antikushtetues tė ashtuquajturin ligjin e dosjeve tė miratuar nga parlamenti shqiptar nė fund tė vitit tė shkuar, i cili parashikonte pengesėn pėr tė mos punuar nė poste tė larta tė administratės publike persona qė kanė shėrbyer nė funksione zyrtare gjatė regjimit komunist.
Komisioni kujton se kushtetuta shqiptare pėrcakton specifikisht rastet dhe procedurat pėr ndėrprerjen e mandatit tė presidentit, anėtarėve tė gjykatės sė lartė dhe tė deputetėve. Ndėrkohė qė ligji i dosjeve i fshin kėto garanci qė atyre u jep mandati, kanė shpjeguar ekspertėt e komisionit tė Venecias.
Pas kėtij vendimi kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ėshtė shprehur se tė djathtėt do tė kėrkojnė dhe votat e PS, pėr tė miratuar njė variant konsensual tė ligjit tė shumė debatuar tė spiunėve.
Megjithatė ky ligj duket se ėshtė lėnė nė heshtje tė plotė. Ai erdhi nė mėnyrė tė papritur dhe tė shpejt nė parlament e u miratua po me tė njėjtėn shpejtėsi para zgjedhjeve parlamentare, ndėrsa tashmė nuk ka asnjė plan pėr shqyrtimin e tij, pasi Gjykata kushtetuese ende nuk ka dhėnė njė vendim pėr tė.
http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=22182
|
Citim:
PD denoncon rrėzimin e ligjit “Pėr pastėrtinė e figurės sė funksionarėve tė lartė”
Mazhoranca deklaron se rrėzimi i ligjit “Pėr pastėrtinė e figurės sė funksionarėve tė lartė tė administratės publike dhe tė tė zgjedhurve” nga ana e Gjykatės Kushtetuese pėrbėn njė veprim krejtėsisht tė padrejtė dhe njė mbėshtetje ndaj autorėve tė krimeve politike gjatė periudhės sė ditatutės komuniste nė Shqipėri. Partia Demokratike shprehet tejet e indinjuar ndaj vendimit marrė nga trupa e Gjykatės.
Deputetja demokrate Mesila Doda, thekson se megjithėse vendimi shkon nė linjė tė kundėrt me interesin pėr zbardhjen e krimeve tė komunizmit dhe largimin e xhelatėve komunistė, PD-ja do tė vazhdojė aksionet e saj politike nė funksion tė miratimit tė kėtij ligji. Ajo ka theksuar ditėn e djeshme se deputetė tė PD-sė do tė ndėrmarrin hapa konkretė duke pėrgatitur njė ligj tė ri pėr lustracionin, njohur ndryshe si “ligji i dosjeve” dhe do t’u kėrkohet qytetarėve shqiptarė tė shprehen nė lidhje me ligjin e vjetėr.
“Sė bashku me kolegė tė tjerė, nuk do tė ngurrojmė qė tė ndėrmarrim nismėn e njė referendumi popullor, nė mėnyrė qė xhelatėt tė mos qėndrojnė mė nė pushtet dhe qė Shqipėria tė ndahet njė herė e pėrgjithmonė nga e kaluara e saj komuniste”, tha deputetja Doda. Po ashtu, ligjvėnėsja demokrate, duke pėrcjellė qėndrimin zyrtar tė forcės politike qė pėrfaqėson, tha se ligji, i cili u hodh poshtė nga Gjykata Kushtetuese, do tė dėrgohet nė Gjykatėn Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut nė Strasburg.
“Pėr tė realizuar kėtė do tė konsiderohen disa opsione. Sė pari, paraqitja e njė ligji tė ri nė Parlament pėr pastėrtinė e figurave tė shtetit shqiptar. Sė dyti, dėrgimi i kėtij ligji nė Gjykatėn Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut nė Strasburg”, theksoi ajo. Deputetja Doda nė qėndrimin e saj ka akuzuar opozitėn pėr presione ndaj Kushtetueses. Sipas saj, tė nėntė anėtarėt e Gjykatės morėn vendimin pėr tė rrėzuar “ligjin e dosjeve”, edhe pėr shkak tė presioneve tė shumta nga ana e kryetarit tė Partisė Socialiste Edi Rama.
Ligji i lustracionit gjatė procesit tė shqyrtimit tė tij nė Kuvend ka hasur oponencė tė fuqishme nga tė gjitha partitė nė opozitė dhe nga Shoqata e Gjyqtarėve. Shoqata u bė palė me oponentėt e kėtij ligji nė Gjykatėn Kushtetuese. Pikėrisht nga ky moment, Partia Demokratike mendon se vendimi unanim pėr tė shpallur si antikushtetues ligjin vjen nga njė trupė gjykuese tėrėsisht nė konflikt interesi, e cila prekej prej tij.
“Gjykatėsit qė votuan pėr abrogimin e ligjit janė po ata, qė kanė marrė vendime pėr vrasje njerėzish tė pafajshėm deri nė vitin ’89. Janė po ata, mbi tė cilėt rėndojnė krimet mė tė rėnda kundėr njerėzimit nė kėtė vend”, tha Doda. Ligjvėnėsja demokrate nė kėtė deklaratė tė saj niset edhe nga fakti se disa prej anėtarėve tė Gjykatės Kushtetuese, si kryetari Vladimir Kristo, Fehmi Abdiu dhe Kujtim Puto janė pėrfolur nė shtypin shqiptar si njerėz qė preken nga ligji “Pėr pastėrtinė e figurave tė zyrtarėve tė lartė”.
Ky fakt u pėrmend edhe nga njė letėr, qė Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i dėrgoi rreth njė vit mė parė Gjykatės Kushtetuese, duke u kėrkuar anėtarėve tė Gjykatės qė kishin konflikt interesi, sipas pėrcaktimeve tė ligjit pėr lustracionin, tė hiqnin dorė nga gjykimi. Nė kėtė letėr theksohej se anėtarėt e Gjykatės Kushtetuese, sipas ligjit, i nėnshtrohen procesit tė verifikimit.
Ecuria e shqyrtimit tė ankimimit tė ligjit ka qenė njė ndėr ēėshtjet pėr tė cilėn dy raporterėt e Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės u interesuan gjatė misionit tė tyre pėr mbledhjen e fakteve nė vendin tonė nė fillim tė nėntorit tė kaluar. Britaniku David Uilshire dhe finlandezi Jako Lakso u interesuan pėr ecurinė e shqyrtimit tė ankimimit nė Kushtetuese.
Gjatė debateve publike dhe politike nė lidhje me kėtė ligj, mazhoranca ka theksuar se institucionet shtetėrore duhet tė pastrohen nga ish-bashkėpunėtorėt e shėrbimeve sekrete gjatė periudhės sė komunizmit. Qėllimi i demokratėve ishte pastrimi kryesisht i organeve tė sistemit tė drejtėsisė nga kėta persona.
Ligji, qė synon hapjen e dosjeve, u miratua nga Kuvendi vetėm me votat e deputetėve tė mazhorancės. Forcat e majta nė opozitė kundėrshtuan kėtė ligj, duke e cilėsuar atė antikushtetues. Pėr kėtė arsye, 36 deputetė socialistė iu drejtuan Gjykatės Kushtetuese pėr tė kėrkuar pezullimin e zbatimit tė kėtij ligji. Kėrkesa e tyre konsistonte nė shpalljen si tė papajtueshėm me Kushtetutėn tė ligjit.
Ligji kundėr krimeve tė komunizmit
Rrėzimi i ligjit pėr lustracionin pritet tė bėjė tė pazbatueshėm dhe njė ligj tjetėr, qė ka tė bėjė me ngjarjet e periudhės komuniste, atė “Pėr krijimin e institutit tė studimeve tė krimeve dhe pasojave tė komunizmit nė Shqipėri”. Ligji ėshtė dorėzuar qė mė 14 janar tė vitit 2009 nė Kuvendin e Shqipėrisė, por qė burime nga Qeveria shprehen se sė shpejti do tė rikthehet sėrish pėr ndryshime tė mėtejshme.
Ky ligj ėshtė i kushtėzuar nė miratimin e tij nga ligji pėr lustracionin tė paktėn nė dy nene. I pari ėshtė neni 7, qė bėn fjalė pėr emėrimin e bordit drejtues, ku nė pikėn 2 tė tij pėrjashtohen tė gjithė personat qė preken nga ligji “Pėr pastėrtinė e figurės sė funksionarėve tė lartė tė administratės publike dhe tė tė zgjedhurve”. Pika tjetėr ku ligji bėhet i pazbatueshėm ėshtė neni, i cili flet pėr evidentimin e personave pėrgjegjės qė kanė qenė pjesė e organeve komuniste, por qė nuk pėrjashtohen qė tė jenė sot nė funksione publike, gjykatės, prokurorė apo dhe funksionarė tė lartė tė shtetit, tė cilėt sėrish i shpėtoi rrėzimi i ligjit tė parė.
Ndėrkohė burime nga Qeveria shprehen se kjo ka qenė pikėrisht arsyeja qė drejtoria juridike pranė Kėshillit tė Ministrave, po pėrgatitet tė tėrheqė ligjin nė fjalė. Nga ana tjetėr, duke pasur parasysh qė viti 2009 ishte dhe njė vit elektoral, tė djathtėt kanė evituar diskutimin e tij pėr tė mos pasur ngarkesė negative pėrpara fushatės. E djathta u mjaftua me diskutimi pėr ligjin e lustracionit, i cili hapi goxha debate.
Nga ana tjetėr, si nga ana e Kuvendit, ashtu dhe nga ana e Qeverisė, nuk dinė tė japin njė pėrgjigje se ēfarė do tė bėhet me dėnimin e krimeve tė komunizmit, pasi ngritja e institutit kishte si qėllim pikėrisht evidentimin e krimeve tė tij. Duhet theksuar se Shqipėria ėshtė vendi i fundit nė Evropėn lindore, qė nuk ka dėnuar masakrat e kryera nga regjimi i kaluar, dhe duket se dhe pėr njė periudhė relativisht tė gjatė kohe nuk ka pėr t’u ndezur drita jeshile pėr kėtė ēėshtje.
Para sė gjithash, sepse evidentimi dhe studimi i krimeve tė komunizmit do tė kėrkojė njė periudhė tė gjatė kohe, pasi puna nuk do tė bazohet vetėm nė shqyrtimin e dokumenteve, por dhe nė mbledhjen e dėshmive etj.
Gjykata Kushtetuese fsheh vendimin pėr dosjet
Ndonėse kanė kaluar mbi dy muaj nga vendimi qė trupa e gjyqtarėve nė Gjykatėn Kushtetuese kanė marrė vendimin ndaj kėrkesės ankimore tė Partisė Socialiste pėr ligjin e lustracionit, ky institucion nuk e ka publikuar zyrtarisht vendimin nė faqen e vet zyrtare, duke e fshehur atė.
Janė pikėrisht kėto institucione bazė tė funksionimit tė shtetit tė sė drejtės, qė vėnė theksin tek transparenca, si njė nga parimet themelore tė demokracisė, por janė ato tė parėt qė nuk e respektojnė kėtė parim. Burime zyrtare nga Gjykata Kushtetuese konfirmojnė vendimin e Kushtetueses, por justifikojnė mospublikimin e vendimit me moszbardhjen e arsyetimeve tė detajuara qė secilin anėtar e ka ēuar nė kėtė vendimmarrje.
Nėn arsyetimin se kjo tashmė ėshtė njė procedurė e institucionit, ky standard nuk pėrdoret pėr tė gjitha rastet e vendimeve. Jo mė larg se disa ditė mė parė Gjykata Kushtetuese nuk e respektoi procedurėn nė fjalė kur publikoi zyrtarisht vendimin e marrė prej saj ndaj njė tjetėr ankese tė socialistėve, siē ishte ajo pėr marrėveshjen me Greqinė pėr kufijtė detarė. Vetėm pak orė pas vendimmarrjes, zyrtarisht Kushtetuesja njoftoi vendimin tė shoqėruar me sqarimin se “vendimi i arsyetuar i kėsaj Gjykate do tė vihet nė dispozicion nė njė kohė tjetėr tė pėrshtatshme”.
Letra e Topallit
Rreth njė vit mė parė, mė 13 shkurt 2009, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pėrmes njė letre i ka paraqitur Gjykatės Kushtetuese tė gjitha komentet e saj rreth njė gjykimi kushtetues tė ligjit tė lustracionit, nė pėrputhje me parimet kushtetuese tė njė procesi tė rregullt ligjor, si dhe parimet e gjithėpranuara tė sė drejtės. “Ligji kėrkon shprehimisht respektimin rigoroz tė paanėsisė dhe mungesėn e ēdo konflikti tė interesit edhe tė anėtarėve tė trupės gjyqėsore, qė shqyrton kėtė ligj”, theksohej nė letrėn e Topallit.
Konflikti i interesit
Nė muajin maj tė vitit tė shkuar, Gjykata Kushtetuese rrėzoi kėrkesėn pėr konflikt interesi tė saj me ligjin e lustracionit. Gjyqtarėt me tetė vota pro dhe asnjė kundėr e vlerėsuan antikushtetuese kėrkesėn e pėrfaqėsuesit tė Qeverisė, zėvendėsministrit tė Drejtėsisė Viktor Guma, pėr tė larguar nga gjykimi i kėsaj ēėshtjeje katėr nga gjyqtarėt e saj. Sipas Gumit, kryetari i Kushtetueses, Vladimir Kristo dhe anėtarėt Fehmi Abdiu, Kujtim Puto dhe Petrit Plloēi s’duhet tė gjykojnė kėrkesėn e socialistėve, pasi kanė konflikt interesi.
Komisioni i Venecias
Komisioni i Venecias nė pėrgjigjen ndaj kėrkesės sė Gjykatės Kushtetuese pėr ligjin e lustracionit, e ka vlerėsuar atė antikushtetuese. Kushtetuesja iu drejtua kėtij institucioni me njė letėr, ku i kėrkoi sugjerim rreth kėrkesės sė deputetėve qė kėrkonin rrėzimin si antikushtetues tė ligjit pėr pastėrtinė e figurės tė funksionarėve tė lartė. Ndėrsa Kryeparlamentarja Topalli, gjatė prononcimi pėr mediat nė tetor tė 2009-ės, tha se institucioni qė ajo kryeson do tė respektojė vėrejtjet e komisionit tė Venecias pėr kėtė ligj.
http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=63940
|
Citim:
Ish–tė pėrndjekurit: “Lustracioni”, Kushtetuesja nė konflikt interesi
Ish-tė pėrndjekurit politikė e cilėsojnė absurd vendimin e dhėnė nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ligjin pėr pastėrtinė e figurės sė zyrtarėve tė lartė, i hedhur poshtė me votė unanime nga ky institucion dy ditė mė parė.
Pėrfaqėsues tė shoqatave tė tyre, sqarojnė se marrja e njė vendimi tė tillė ndaj zbardhjes sė krimeve tė komunizmit nga kjo gjykatė nuk pėrbėnte aspak risi. Dhe argumentin e tyre ish-tė burgosurit politikė e bazojnė nė konfliktin e interesit qė sipas tyre trupa gjyqėsore kishte pėr marrjen e njė vendimi ndaj ligjit.
“E prisnim kėtė vendim qė nė gjykatė, ku 6 nga anėtarėt e saj kanė konflikt interesi dhe kanė dhėnė vendime deri me vdekje pėr tė pafajshėm gjatė sistemit totalitar, siē ėshtė dhe rasti i Fehmi Abdiut, i cili urdhėroi varjen e poetit Havzi Nela”- thuhet nė deklaratėn pėr shtyp tė tė pėrndjekurve tė ish regjimit komunist.
Ish–tė pėrndjekurit shprehen tė vendosur pėr tė kėrkuar deri nė fund zbatimin e kėtij ligji qė sipas tyre e rendit Shqipėrinė ndėr tė vetmit vende ish-komuniste ku ende nuk janė zbardhur krimet e bėra gjatė 50 viteve tė diktaturės.
Sipas tyre ky ligj nuk synonte as tė shėronte plagėt e vjetra dhe aq mė tepėr hakmarrjen ndaj funksionarėve tė lartė qė ende dhe sot shprehen ata, janė nė poste drejtuese, por nėpėrmjet tij synohet qė vendi tė ndahet nga e kaluara e errėt totalitare.
Vendimi i marrė nga Gjykata Kushtetuese pėr Ligjin e pastėrtisė sė figurės sė zyrtarėve tė lartė, u mor pas ankesave qė Partia Socialste, Komiteti Shqiptar i Helsnkit dhe Shoqata e Prokurorėve bėnė pranė kėtij institucioni.
http://www.botasot.info/def.php?category=6&id=45828
|
|