Kthehu   Kreu > Ulknir > Botėkuptim
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 4.12.2006, 13:08   #1
Cjapi
insanity made flesh
 
Cjapi
 
Anėtarėsuar: 7.2006

Fatmir Haxhiu (piktura heroike)


Emri:  7.jpg
Shikimet: 550
Madhėsia:  105,4 KB
Me shpatė nė dorė – 1978 – nė vaj

Pėrmasat: 550x450cm

Citim:
Thėnė nga F.H.

Kjo ėshtė njė tablo shumė e madhe, pėr nga pėrmasa, por edhe nga pėrmbajtja, pėr arsyen sepse nė kėtė vepėr kam dashur tė pėrgjithėsoj luftrat 25-vjeēare qė kryetrimi ka kryer kundėr turqve, nė tė gjitha fitimtar. Kam bėrė shumė studime pėr tė njohur anatominė e kuajve nė lėvizje, pėr veshjet dhe armatimet e turqve e tė shqiptarėve si dhe shumė variante tė zgjidhjeve kompozicionale.

Vepra u realizua brenda 6 muajve dhe u ekspozua nė ekspozitėn kombėtare tė organizuar nė vitin 1978, me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes sė Kastriotit.
Citim:
Shėnim: Pėr shumė vite ka qenė e ekspozuar nė sallėn e qeverisė nė kryeministri, por pėr arsye politike e diplomatike nė marrėdhėniet me shtetin turk, (pėr herė tė parė mbas dhjetra vjetėsh vinte nė Shqipėri njė delegacion qeveritar turk) vepra u hoq dhe gjatė ēmontimit, duke mos llogaritur peshėn e saj ra nė dyshemenė e sallės duke u dėmtuar shumė. Tani ndodhet nė fondin e Galerisė Kombėtare tė Arteve nė pamundėsi ekspozimi pėr shkak tė pėrmasės sė madhe si dhe tė dėmtimit tė saj fizik. Njė nga dėshirat e mėdha tė piktorit ishte qė atij t’i krijohej mundėsia ta restauronte vetė kėtė vepėr, pėr tė bėrė qė ajo tė mbijetojė, por nuk ia arriti dot diēkaje tė tillė.

Ndryshuar sė fundmi nga 49572 : 4.3.2007 nė 09:08. Arsyeja: + citim

Cjapi nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.12.2006, 22:28   #2
Cjapi
insanity made flesh
 
Cjapi
 
Anėtarėsuar: 7.2006

Tokė e zhuritur


Emri:  9.jpg
Shikimet: 522
Madhėsia:  98,5 KB
Tokė e zhuritur – 1985 – nė vaj

Pėrmasat: 300x200cm

Citim:
Thėnė nga F.H.

Nė kėtė vepėr kam dashur tė pėrgjithėsoj luftrat e vazhdueshme tė malėsorėve nė mbrojtje tė trojeve tė tyre kundėr sulmeve tė shovinizmit serb e malazez. Mu desh tė njihem mė mirė me historinė e kėsaj periudhe. Jam frymėzuar drejtpėrdrejt nga terreni i atyre anėve prandaj shkova nė Tropojė, Tamarė e nė zonėn e Salcės ku mblodha materiale tė mjaftueshme pėr veprėn.

Tablosė i kam dhėnė njė zgjidhje vertikale nė njė terren tė thyer (sipas pėrshkrimit e tregimeve tė vendasve), duke vėnė pėrballė dy forca tė kundėrta, malėsorėt shqiptarė nė pritje, qė luftojnė me heroizėm ndėrsa serbėt gjithashtu agresivė, por tė zėnė nė befasi dhe pa shpresė shpėtimi. Beteja ėshtė zhvilluar nė zonėn malore tė vendit.

Tabloja pėr mendimin tim ėshtė e fuqishme, e vėrtetė, por edhe natyra ėshtė konkrete nga vendi. Unė jam pėrpjekur qė t’i jap dinamikė me anėn e peizazhit edhe elementėve plotėsues siē janė p.sh. drita, kontrasti grafik dhe dinamika. Ėshtė botuar nė fletė tė veēanta, por edhe nė kalendarė vjetorė nė Maqedoni.

Ndryshuar sė fundmi nga 49572 : 4.3.2007 nė 09:07. Arsyeja: + citim

Cjapi nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.12.2006, 22:29   #3
Cjapi
insanity made flesh
 
Cjapi
 
Anėtarėsuar: 7.2006

Beteja e Kaēanikut


Emri:  Beteja e Kaqanikut.jpg
Shikimet: 505
Madhėsia:  66,5 KB
Beteja e Kaēanikut – 1997 – nė vaj

Pėrmasat: 150x200cm
Citim:
Thėnė nga F.H.

Edhe nė realizimin e kėsaj tabloje kompozicionale jam frymėzuar nga heroizmi i forcave shqiptare kryengritėse antiosmane tė krahinave tė Kosovės gjatė luftimeve tė ashpra tė zhvilluara nė Grykėn e Kaēanikut nė prill tė vitit 1910. (Nė kėtė betejė forcat e ushtrisė osmane ishin katėr herė mė tė mėdha se forcat kryengritėse shqiptare). Beteja vazhdoi me luftime tė ashpra pėr dy ditė rresht duke kaluar deri nė pėrleshje trup me trup. Humbjet ishin shumė tė mėdha pėr tė dyja palėt, aq sa bashkėkohėsit, Grykėn e Kaēanikut, e kanė quajtur “Termopilet shqiptare”.

Ndryshuar sė fundmi nga 49572 : 4.3.2007 nė 09:09. Arsyeja: + citim

Cjapi nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.12.2006, 21:00   #4
Cjapi
insanity made flesh
 
Cjapi
 
Anėtarėsuar: 7.2006

Beteja e Albulenės


Emri:  beteja-e-albulenes.jpg
Shikimet: 479
Madhėsia:  40,5 KB
Beteja e Albulenės – 1970 – nė vaj

Pėrmasat 150x300cm

Citim:
Me rrėnjė nga epika shqiptare me Kastriotin nė krye, piktori realizoi njė vepėr qė pėr nga dimensioni artistik i kishte thyer caqet e deriatėhershme tė artit piktural shqiptar. Kėtu merret si trajtim njė nga betejat mė tė lavdishme tė ushtrisė shqiptare kundėr ushtrisė osmane, beteja e Albulenės, e cila si vepėr artistike i ka tė gjitha premisat e njė pikture historike, ku pasqyrohet njė akt sulmimi, njė dramatikė ngadhėnjyese e Kastriotit dhe e ushtarėve tė tij.

Beteja u zhvillua mė 2 shtator 1457 nė fushėn e Albulenės pranė lumit Mat, nė perėndim te malit tė Tushemishtit. Kastrioti pėrdori njė strategji tė re, e ndau ushtrinė nė tri pjesė. Pjesėn e parė tė ushtrisė e komandonte vetė, tė dytėn Pjetėr Emanueli, kurse tė tretėn Gjon Stres Balsha. Ushtria armike u godit nga tė gjitha anėt dhe u dėrmua tėrėsisht. Nė kėtė betejė tė furishme dhe tė organizuar mirė, lavdia e Kastriotit kaloi kufijtė e Arbėrisė drejt Evropės.


Rexhep Goēi, “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu nė artet figurative”, Prishtinė 1998

Ndryshuar sė fundmi nga 49572 : 4.3.2007 nė 09:11. Arsyeja: + citim

Cjapi nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.12.2006, 21:01   #5
Cjapi
insanity made flesh
 
Cjapi
 
Anėtarėsuar: 7.2006

Beteja e Bardhetit


Emri:  beteja-e-bardhetit.jpg
Shikimet: 475
Madhėsia:  66,3 KB
Beteja e Bardhetit – 1979 – nė vaj

Pėrmasat: 110x150cm

Citim:
Thėnė nga F.H.

Beteja e Bardhetit ėshtė njė betejė kundėr turqve. Kjo ka ndodhur nė vitin 1878, kur ushtria otomane kėrkonte tė kalonte nė zonėn e Malėsisė sė Madhe. Pengesė kryesore u bėnė kėtu luftėtarėt e Malėsisė sė Madhe, tė cilėt zunė pritė pikėrisht nė lumin e Bardhetit.

Nė kėtė vepėr kompozicionale dua tė tregoj qėndresėn e luftėtarėve malėsorė shqiptarė kundėr turqve. Turqit nuk mundėn tė kalonin dy o tri herė radhazi, gjė qė e arritėn mė nė fund me anėn e tradhtisė. Njė mbrojtje e madhe ka qenė kėtu edhe vetė natyra shkėmbore. Peizazhi ėshtė konkret: vendi konkret ku janė zhvilluar luftimet. Personazhet janė marrė nga jeta. Gjithashtu jam pėrpjekur tė pasqyroj veshjet e kohės si dhe armatimin e kohės. Pėr mendimin tim ėshtė njė kompozim dinamik me pak elementė e sidomos me komponentin kryesor qė ėshtė natyra.

Ndryshuar sė fundmi nga 49572 : 4.3.2007 nė 09:12. Arsyeja: + citim

Cjapi nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.12.2006, 21:01   #6
Cjapi
insanity made flesh
 
Cjapi
 
Anėtarėsuar: 7.2006

Bashkimi i principatave shqiptare


Emri:  bashkimi-i-principatave.jpg
Shikimet: 468
Madhėsia:  44,2 KB
Bashkimi i principatave shqiptare – 1982 – afresk

Pėrmasat: 300x800cm

Citim:
Thėnė nga F.H.

Afresku i parė i realizuar pas shekullit tė XIII nė vendin tonė dhe me pėrmasa tė tilla fizike e pėrmbajtjeje. Kam patur vetėm njohuri teorike, bile kam dhėnė edhe mėsim nė Institutin e Lartė tė Arteve nė vitin e tretė e tė katėrt tė ateliesė monumentale, por pa praktikė. Kėrkova tė njihem profesionalisht me teknikėn, por nuk m’u dha mundėsia. Me kurajė pranova ta marr pėrsipėr. Me kėmbėngulje punova njė vit e gjysmė praktikė nė mur tė lėvizshėm me pėrmasa afėrsisht sa realja, mė tepėr pėr tė krijuar lidhjet midis figurave e pėr tė fituar shprehi teknike. Pasi u miratua boceti nga komisioni munda ta realizoj veprėn brenda 40 ditėsh. Ėshtė e pabesueshme, por e vėrtetė dhe kjo pėr arsyen e shpjegueshme se duke mos patur njohuritė e mjaftueshme, kisha guxim tė pafrenuar qė edhe sot kur e kujtoj mė tmerron. Vepra ėshtė pėlqyer pėr zgjidhjen monumentale, vizatimin e saktė, shtjellimin kompozicional dhe freskinė qė ka si trajtim artistik. Unė si autor do tė dėshiroja qė tė ishte mė potente nė kolorit.
Citim:
Nė afresk ėshtė bėrė njė punė e madhe kėmbėngulėse jo vetėm pėr sa i pėrket kostumeve tė krahinave tė ndryshme tė vendit tonė, kėtu gjen kostume tė jugut, gjen kostume tė veriut, kostume tė Shqipėrisė sė thellė malore, njėkohėsisht gjen edhe tė bregdetit. Po janė edhe pajisjet luftarake, janė mburojat, janė heshtat d.m.th. ėshtė bėrė njė punė e madhe studimore pėr arsyen se materiali dokumentar ka qenė i pakėt, aq mė tepėr nė njė afresk tė tillė kaq specifik, qoftė edhe parzmoret, qoftė edhe brezat e mesit qoftė edhe shpatat ose ato millet e shpatave, janė tė gjitha elementė qė kanė kėrkuar njė punė tė madhe studimore, njė punė tė madhe gėrmuese, hulumtuese.

Pedro Kokushta , Piktor i Merituar, 19 prill 1995

Ndryshuar sė fundmi nga 49572 : 4.3.2007 nė 09:12. Arsyeja: + citim

Cjapi nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.12.2006, 21:04   #7
Cjapi
insanity made flesh
 
Cjapi
 
Anėtarėsuar: 7.2006

Skėnderbeu me dy luftėtarėt


Emri:  skenderbeu-me-luftetaret.jpg
Shikimet: 612
Madhėsia:  61,4 KB
Skėnderbeu me dy luftėtarėt - - nė vaj
Cjapi nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.12.2006, 21:06   #8
Cjapi
insanity made flesh
 
Cjapi
 
Anėtarėsuar: 7.2006

Vallja e fitores


Emri:  vallja-e-fitores.jpg
Shikimet: 700
Madhėsia:  70,7 KB
Vallja e fitores - 1999 - nė vaj

Pėrmasat: 100x150cm

Citim:
Thėnė nga F.H.

Nė kėtė kompozim kam dashur tė paraqes njė nga vallet-epike popullore tradicionale ku luftėtarėt shqiptarė shprehin gėzimin e fitores.

Ndryshuar sė fundmi nga 49572 : 4.3.2007 nė 09:13. Arsyeja: + citim

Cjapi nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.12.2006, 21:09   #9
Cjapi
insanity made flesh
 
Cjapi
 
Anėtarėsuar: 7.2006

Fatmir Haxhiu


Emri:  f-haxhiu.jpg
Shikimet: 448
Madhėsia:  7,3 KB
Fatmir Haxhiu, 28 dhjetor 1927, Gjirokastėr, Shqipėri. Rrjedh nga njė familje e mesme qytetare patriotike nga qyteti i Pėrmetit. Nė vitin 1930 familja e tij u vendos me banim nė qytetin e Tiranės, ku kaloi gjithė jetėn deri nė ditėt e fundit mė 10 Mars 2001.

Sot punimet e tij gjenden kudo brėnda dhe jashtė vendit. Ato janė ekspozuar apo janė pronė e Galerisė Kombėtare tė Arteve, Muzeut Historik Kombėtar, Muzeut Historik tė qytetit tė Tropojės, Burrelit, Vlorės, Pėrmetit, si dhe nė institucione tė tjera social-kulturore. Gjithashtu shtrirja e punimeve jashtė atdheut ėshtė e gjerė dhe e admirueshme. Punimet ndodhen nė koleksionet private tė artdashėsve nė Itali, Francė, Spanjė, Austri, Greqi, Japoni, Kinė, Rusi, Amerikė, Zvicėr, Hungari, Turqi, Jugosllavi, Australi, etj.

Me iniciativėn e tij, prej datės 17 Tetor deri mė 27 tė vitit 2000 bėri njė vizitė nė krahinėn e Kosovės, nė Prishtinė e Pejė, ku u takua me punonjės tė Galerisė sė Arteve, me studentėt dhe pedagogėt e Fakultetit tė Arteve, me punonjėsit e Muzeut Historik, Muzeut Etnografik si dhe me personalitete tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

Nė kėtė mėnyrė ai tentoi tė njihet mė afėr e mė thellė me betejat dhe heroizmat qė janė zhvilluar nė tėrėsi me dramėn kosovare. Nga kjo njohje ai do angazhohej tė realizonte disa vepra arti tė karakterit monumental si "Beteja e Llapit", "Heroizmi i Adem Jasharit", "Masakrat", "Gjenocidi ose Shpėrngulja", "Beteja e Fushė-Kosovės".

Qė nga data 10 Mars 2001, nė kavaletin e tij tė punės ka mbetur zgjidhja kompozicionale nė bardhė e zi, e punimit tė tij tė fundit qė ishte njė porosi e marrė nga Muzeu Historik i Kosovės. Edhe ky ėshtė njė kompozim monumental, me shumė figura, i titulluar nga autori "Beteja e Fushė-Kosovės", 250x600cm.

http://www.haxhiu.net/

Ndryshuar sė fundmi nga Cjapi : 8.12.2006 nė 21:16.

Cjapi nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.12.2006, 16:16   #10
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Vrana Konti me trimat


Emri:  vrana-konti-me-trimat.jpg
Shikimet: 451
Madhėsia:  44,5 KB
Vrana Konti me trimat – 1983 – afresk

Pėrmasat: 110x300cm

Citim:
Porosi pėr Akademinė Ushtarake, realizuar nė mur tė aplikuar me tė njėjtėn teknikė si tė afreskut tė madh tė Muzeut Kombėtar historik, me tė njėjtin koncept dhe stil nė trajtim. Frymėzimi ėshtė bėrė si vazhdim i idesė sė bashkimit tė principatave shqiptare. Edhe kjo vepėr shquhet pėr vizatim tė pėrpiktė, plastik, tė tipave me karakteristika tė dallueshme shqiptare. Kėtu, epoka e lavdishme e Skėnderbeut pasqyrohet edhe mė bindshėm ose, tė themi mė mirė, stoliset edhe me njė krah tė trimėrise kombėtare, me krahun e bashkėluftėtarėve tė tij, konkretisht me Vrana Kontin. Piktori si krijues i pjekur, kėtė temė historike e ka realizuar me dashuri dhe pėrkushtim,duke u bazuar nė shprehjen reale, duke u mbėshtetur nė idealet e renesancės dhe nė “ngjyrimet” e artit klasik.

Rexhep Goēi, “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu nė artet figurative”, Prishtinė 1998.
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Epika heroike shqiptare - nga Gjovalin Shkurtaj nga vlug nė danėn "Botėkuptim"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 23:40.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2009, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2009

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,23562S / 11KR