Kthehu   Kreu > Dega e pasurisė natyrore > Troje
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 11.1.2008, 13:13   #1
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Shkrim i cituar Nafta nė Shqipėri


Citim:
Naftė dhe gaz: Shqipėria e pasur si Kuvajti
Genc Kondi

Nė rast se del i vėrtetė vėrtetimi, i publikuar dje nga ana e kompanisė amerikane tė naftės Gustavson, me qendėr nė Kolorado, Shqipėria mund tė „notojė”, pa e ditur, mbi naftė e gaz natyror.

Shoqėria e kėrkimit tė naftės Manas Petroleum, njė filiale zvicerane e sė cilės ka fituar tė drejtėn e shftyrėzimit koncensionar tė katėr blloqeve naftėmbajtės nė vendin tonė, njoftoi dje se, sipas studimit tė kryer nga gjeologėt e pajtuar prej saj, nė thellėsinė 5.100 metra poshtė rajonit tė kryeqytetit, bashkohen dy depozita masive naftė-e-gazmbajtėse, rezervat e tė cilave do tė mjaftonin t’i shndėrronin shqiptarėt nė „sheikė” tė Adriatikut.

Gjeologėt e Gustavsonit kanė vlerėsuar se nė nėntokėn e Shqipėrisė sė Mesme ndodhen 2,9 miliardė fuēi naftė dhe rreth 85 miliardė metėr kub gaz natyror. Sipas raportit, 1,4 mld fuēi naftė, qė ėshtė sasia e nxjerrshme, madje, duhet tė jetė me cilėsi tė mirė, me pėrmbajtje tė ulėt squfuri, ndryshe nga cilėsia e saj nė pjesėn mė jugore tė vendit.


Vlera

Aktualisht, njė fuēi naftė shitet nė bursat ndėrkombėtare me rreth 100 dollarė. Por, vėshtirė se rezervat do tė sillnin 300 miliardė dollarė, pasi jo e gjithė sasia e hidrokarbureve mund tė rekuperohet nga teknologjia aktuale.

Por, sidoqoftė, fjala ėshtė pėr njė vlerėsim, qė duhet tė hapė perspektiva shumė rozė pėr ekonominė shqiptare. Para disa dekadash, zbulimi i rezervave tė mėdha tė naftės nė Detin e Veriut e ktheu Norvegjinė nė vendin europian me tė ardhura mė tė larta pėr frymė tė popullsisė. Po kėshtu, ndikoi nė rritjen e ndjeshme tė ekonomisė angleze.


Rajoni

Rajoni, qė do tė shfrytėzohet nga zviceranėt e Manas Petroleum, pėrfshin zonat nga jugu i Liqenit tė Shkodrės e deri nė Tiranė e Dumre tė Elbasanit, nė njė sipėrfaqe tė pėrgjithshme prej rreth 4.000 kilometrash katrore.

Sipas drejtorit tė pėrgjithshėm tė kompanisė, Alexander Becker, kėrkimet kanė zbuluar se nė periferi tė Tiranės, nė thellėsinė 5.100 metra, ekziston njė fushė me kapacitet tė madh naftėmbajtės, qė mund ta kthejė kėtė rajon nė njė zonė industriale tė prodhimit tė naftės.

Ministria e Ekonomisė dhe Energjetikės, por as kompania Manas nuk kanė dhėnė pėr publikun hollėsi lidhur me ēmimin qė kanė paguar amerikanėt pėr tė fituar tė drejtėn e shfrytėzimit tė kėsaj pasurie tė jashtėzakonshme natyrore tė vendit tonė.

Kompania ka marrė qė nga dhjetori 2007, nė katėr blloqe naftėmbajtės, tė drejtėn e shfrytėzimit mbi tė cilat mė parė e kishin kompanitė e huaja Shell Oil dhe Corporex, tė cilat, pasi shpenzuan rreth 25 milionė USD pėr kėrkime e shpime, u tėrhoqėn pėrfundimisht nga vendi ynė, tė trembur nga pasojat e mundshme pėr jetėn e punonjėsve dhe investimet, gjatė rrėmujave tė vitit 1997.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=28190
Kandhaon ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.5.2008, 17:29   #2
 
Anėtarėsuar: 5.2008

Shkrim i cituar Tiranė: Nafta dhe gazi shqiptar drejt shterimit


Njė raport i Ministrisė sė Ekonomisė, vė nė dukje se nga nėntoka shqiptare ėshtė nxjerrė deri tani 64% e rezervės fillestare tė disponueshme tė naftės, ndėrsa pėr gazin, burimet ekzistuese janė pothuajse tėrėsisht tė shteruara. Sipas raportit, rezerva e naftės qė mund tė nxirret me teknologjinė ekzistuese ėshtė rreth 30 milionė tonė, e cila ėshtė e barabartė me mė pak se 10 vite konsum.

http://www.shekulli.com.al/news/47/A...008-05-26.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.11.2008, 18:11   #3
 
Anėtarėsuar: 5.2008

Shkrim i cituar Konfirmohen rezervat e naftės nė Shqipėrinė Perėndimore


Kompania zvicerane "Manas Petrolium" nė raportin e saj tė fundit ka rikonfirmuar rezultatet e janarit tė kėtij viti se rezervat e naftės nė Shqipėri llogariten nė 2.97 miliard fuqi. Ky ėshtė rezultati i analizave tė kompanisė nė tetė zona. Pėrveē kėsaj raporti sheh mundėsinė e njė zone tė nėntė cka do ta ngriste nė 3.03 miliard fuqi rezervat e llogaritura.

http://www.evropaelire.org/Content/News/1350058.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.1.2009, 15:47   #4
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Nė perėndim:

Citim:
Nafta; Shqipėria nė ethet e “arit tė zi”, shpresa pėr miliarda dollarė
Erald Kapri

Nafta shqiptare rrethohet nga njė histori misteri, ku mjaft kompani janė tėrhequr dhe afėrsisht 600 milionė dollarė janė harxhuar nė kėto 18 vite vetėm pėr kėrkimin e arit tė zi tė territorin shqiptar. Kėto miliona dollarė, sipas Ministrisė sė Ekonomisė, kanė shkuar kot. Tė dhėnat zyrtare flasin se Shqipėria deri mė sot ka shfrytėzuar afėrsisht 50 milionė tonė naftė. Kėto tė dhėna flasin se nė fushat naftėnxjerrėse nė Patoz-Marinxė dhe rrotull tyre ka ende 380 milionė tonė naftė tė cilat tashmė janė duke u shfrytėzuar. Kjo sasi nafte, nė rast se konvertohet nė para, do tė thotė rreth mbi 10 miliardė dollarė. Por nuk mjafton kėtu, pasi nėntoka premton shumė. Studimet flasim pėr miliarda tonė naftė dhe gaz tė cilat vlejnė qindra miliarda dollarė, ēka do e kthenin Shqipėrinė, ndoshta njė nga vendet mė tė pasura tė rajonit. Kėto pasuri, nė rast se gjenden, do tė bėnin qė Shqipėria tė kishte njė pozitė mė tė fortė politike.

Pėr shqiptarėt e ardhmja premton. Tashmė nuk pėrbėn lajm fakti se shqiptarėt jetojnė nė nėntokėn mė tė pasur tė rajonit. Nafta dhe gazi shqiptar, hidrokarburet, rrethohen nga njė histori misterioze, e mbushur me optimizėm dhe dėshtim, por kėrkimet pėr “arin e zi” nė Shqipėri nuk po rreshtin. Nė Shqipėri operojnė disa kompani tė cilat kanė shprehur bindjen e tyre pėr sukses. Po harxhohen miliona dollarė pėr tė hapur puse mbi 4 mijė metra tė thella.


Zbulimet

Rezervat e naftės dhe gazit nė vendin tonė janė shumė mė tė mėdha nga sa mendohej mė parė. Vetėm pak kohė mė parė nė mediat shqiptare u publikua njė studim i kompanisė amerikane Gustavson Associates LLC e cila studioi zonėn e Shqipėrisė sė Mesme dhe atė tė Veriut duke konkluduar se nė kėto zona ekziston njė rezervė nafte prej gati 3 miliardė fuēish. Gustavson Associates LLC, njė kompani e njohur nė studimet 3-dimensoniale, arriti nė pėrfundimin se nė nėntokėn e kėsaj zone ekzistojnė edhe 3 trilionė rezerva gazi natyror. Ky studim u bė nė bashkėpunim me zviceranėt e Manas Petrolium tė cilėt fituan tė drejtėn e kėrkimeve nė Shqipėrinė pėr ar tė zi. Studimi prekte vetėm 4 mijė kilometra katrorė dhe shkrihej nga Durrėsi deri nė Shkodėr. Vlera e kėsaj nafte, duke e llogaritur me ēmimin e bursės e cila ėshtė aktualisht 40 dollarė pėr fuēi, do tė shkonte rreth 120 miliardė dollarė. Kjo shifėr mund tė rritet pėr shkak tė vlerės nė lėvizje tė arit tė zi, qė sipas ekspertėve ndėrkombėtarė, nafta do tė rritet pėrsėri. Nga ana tjetėr, vlera e 3 trilionė gazi natyror tė zbuluar nė kėtė zonė, do tė shtonte vlerėn nė qindra miliarda dollarė tė tjerė.

Gustavson Associates, nė studimin e saj shkruan se Shqipėria kėtė sasi e ka nė thellėsi prej 3500 metrash, tė mbėshtjellė nga njė shtresė e karbonizuar, ēka e bėn tė vėshtirė kėrkimin, por jo nė rast se pėrdor teknologjinė e fundit. Gjithsesi, ende kjo sasi ėshtė duke u kėrkuar dhe ende nuk dihet cilėsia e kėsaj nafte. Pėrgjithėsisht nafta shqiptare ka qenė e cilėsisė mė tė ulėt dhe ajo e zonės sė Patozit ka pėrmbajtje tė lartė bitumi. Pavarėsisht kėsaj, pėrpunimi i naftės sot ka arritur kulmin sa madje edhe kompania shqiptare ARMO, e cila pėrpunon kėtė naftė, me gjithė teknologjinė e saj tė viteve ‘70 kineze, arrin tė nxjerrė edhe benzinė vergine, tė cilėsinė sė parė dhe shumė tė kėrkuar.


Zviceranėt: Do t’ia dalim

Zbulimin e amerikanėve po kėrkon tė vėrė nė jetė kompania zvicerane Manas Petrolium. Kjo kompania nisi muaj mė parė njė projekt prej 10 milionė dollarėsh, pėr nxjerrjen e kėsaj sasie nafte dhe gazi nga nėntoka shqiptare. Duke filluar nga mesi i tetorit tė vitit 2008, kjo kompani ka nisur nga puna. Siē a bėrė me dije edhe vete, projekti i tyre po nis fillimisht nga seksioni D dhe ka nisur njė bashkėpunim me kompani tė tjera. Ata janė mbėshtetur nga Instituti i Gjeofizikės sė Izraelit, i cili u ka konfirmuar se kjo sasi ekziston. Madje ky institut gjatė kėtij viti, do t’i ndihmojė zviceranėt pėr krijimin e njė databasi pėr zona tė tjera.

Njėkohėsisht Manas Petrolium do tė nisė brenda kėtij njė bashkėpunim me kompaninė kroate CROSCO si dhe ka nėnshkruar njė marrėveshje mirėkuptimi me kompaninė ruse JSC "SPC" NEDRA. Kroatėt e CROSCO-s do tė bėjnė kėrkime nė njė zonė tė caktuar, ndėrsa rusėt do tė sjellin ekspertėt mė tė mirė tė gazit. Manas Petroleum Corporation fitoi nė dhjetor tė 2007-ės koncesionin qeveritar pėr aktivitetet e eksplorimit, zhvillimit dhe prodhimit tė hidrokarbureve falė akordit midis Ministrisė se Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjisė pėrfaqėsuar nga Agjencia Kombėtare e Burimeve Natyrore dhe DWM Petroleum AG, pjesė e Manas Petroleum Corporation. Studimi ėshtė kryer mbi njė terren qė pėrhapet mbi 4000 kilometra katrore duke nisur nga Durrėsi deri nė Shkodėr: nė blloqet A-B e D-E, zona jugore e Tiranės qė ka njė naftė shumė tė ngjashme mė atė tė Cakranit dhe zona veriore e Tiranės qė pėrhapet nėpėr blloqet B, D dhe E.

Gustavson Associates, LLC, e cila bėri studimin, ėshtė shprehur optimiste pėr sukses. Sipas saj, situata ėshtė e ngjashme si zbulimi i miliona tonėve gaz qė u bė vite mė parė nė Itali. “Zbulimi i parė ka nxjerrė nė pah struktura tė forta karboni tė njėjta me ato qė janė zbuluar nė vitin 1990 nė Apenine tė Italisė. Probabiliteti i suksesit ėshtė kompleks pėr shkak tė fortėsisė nėn tė cilėn gjendet struktura naftėmbajtėse”, - ka njoftuar kjo kompani.


Kėrkimet

Pas rėnies tė komunizmit nė Shqipėri, tė parėt qė e vizituan atė, ishin bosėt e kompanive tė naftės. Sipas Ministrisė sė Ekonomisė, qė nga viti 1990, nė Shqipėri kanė ardhur mbi 15 kompani tė huaja tė cilat kanė harxhuar afėrsisht 600 milionė dollarė vetėm pėr kėrkime nafte. Kėto kompani kanė pasur harta tė shumta pėr kėrkim nafte madje kishin tė gatshme edhe studime shqiptare qė ishin bėtė nga ish-Agjencia Kombėtare e Hidrokarbureve.

Sot mund tė cilėsohet si fatkeqėsi fakti se vendi importon gati 80 pėr qind tė naftės, ndėrkohė qė para vitit 1990, Shqipėria ishte njė vend eksportues. Banka Botėrore ka publikuar njė studim pėr kėtė ēėshtje dhe ka vėrejtur se nė Shqipėri janė kryer shpime nė 4 666 puse nafte, nga tė cilat 3 123 janė operative, ndėrsa 981 tė tjera janė mbyllur dhe braktisur. Historia flet se niveli mė i lartė i prodhimit tė naftės u bė nė vitin 1974 me rreth 2,448,227 tonė dhe prodhimi i gazit nė vitin 1982 me rreth 937 milion Nm3/vit. Nga viti nė vit, numri i puseve ka ardhur nė ulje. Njėkohėsisht edhe shėrbimi ndaj puseve ka rėnė ndjeshėm.

Njė kėrkim i bujshėm nafte u bė nga kompania amerikane Shell Oil dhe Corporex para vitit 1997. Pasi shpenzoi 25 milionė dollarė pėr kėrkime, ajo u dorėzua dhe ngjarjet e 97-ės e larguan atė nga vendi duke ndėrprerė kėrkimet nė mes. Amerikanėt e Shell Oil mendonin se nė Shqipėri mund tė gjenin mbi 800 milionė fuēi nafte.

Aktualisht, kompania kanadeze Bankers Petroleum po nxjerr naftė nė zonėn e Patoz-Marinxės dhe tė gjithė prodhimin po e eksporton. Italia ėshtė vendi qė po blen mė shumė kėtė naftė bruto.

Ēudia qėndron nė faktin se nė Shqipėri ka edhe shumė kompani tė tjera koncensionare, por ato nuk po veprojnė, me pėrjashtim tė kanadezėve dhe zviceranėve. Ministria e Ekonomisė ka dhėnė leje gjatė 18 viteve pėr dhjetėra kompani amerikane, austriake, kroate, kanadeze, suedeze madje edhe greke.

Kėrkime nisėn edhe kompani tė tjera si ajo amerikane Occidental, OMW, kompania shqiptare AlbPetrol, kompania INA, Premier Oil si dhe Coparex por qė nė fakt kanė njohur dėshtim dhe janė larguar nga vendi.


Studimet e reja

Qeveria shqiptare krijoi pak kohė mė parė Agjencinė Kombėtare tė Burimeve tė Reja. Nėpėrmjet njė ligji tė ri, tashmė ēdo kompani e huaj qė dėshiron tė operojė nė vendin tonė, e ka mė tė lehtė. Kjo agjenci po bėn edhe studime tė reja pėr zona tė tjera pėr tė cilat nuk mendohej se mund tė kishin naftė apo gaz. Nė kėtė agjenci po punohet pėr pėrgatitjen e dokumentacioneve pėrkatėse pėr zonat e caktuara studimore pėr t'i dhėnė ato me marrėveshje hidrokarbure, sikurse ėshtė pėrcaktuar edhe nė ligjin pėrkatės.

Tashmė ka nisur studimi nė mjaft blloqe tė lira, kryesisht nė gjithė zonėn juglindore tė vendit. Njė tjetėr zonė qė po studiohet ėshtė edhe ajo nė rrethet e Vlorės, Gjirokastrės, Delvinės, Sarandės, Lushnjės, Fierit dhe tė Mallakastrės.


Optimizmi

Mjaft ekspertė shqiptarė janė shprehur optimistė pėr rezultat. Vendi ynė ėshtė ndėr tė paktėt nė rajon qė ka rezerva tė konsiderueshme nafte. Ekspertėt e konsiderojnė kėtė si njė avantazh krahasues qė Shqipėria ka ndaj vendeve tė rajonit, shumica e tė cilave nuk disponojnė rezerva nafte. Nė rast se vendi arrin t’i shfrytėzojė kėto burime tė zbuluara, do tė pėrfitohen mjaft tė ardhura, vendi do tė pavarėsohet nga energjia si dhe shteti do tė fitojė njė pozitė tjetėr dhe mė tė fortė politike nė rajon.

Ky optimizėm i ekspertėve, veēanėrisht tė inxhinierėve tė naftės dhe gjeologėve shqiptarė, buron nga fakti se nė kohėt e sotme gjysma e rritjes se rezervave nė vendet kryesore prodhuese tė naftės, ka ardhur nga rivlerėsimi i tyre duke marrė nė konsideratė zhvillimet teknologjike, kostot e zhvillimit dhe tė gjetjes sė rezervave dhe ēmimet e tregut.

Rritja e teknologjisė shihet si avantazh. Nga ana tjetėr, mjaft ekspertė e shohin kėtė vonesė tė nxjerrjes sė naftės edhe si avantazh. Nafta po shtrenjtohet, burimet nė botė parashikohet tė pakėsohen dhe deri nė vitin 2080 pritet qė nafta tė pėrfundojė nė tokė. Atėherė nė kėtė situatė, nafta shqiptare do tė shitej me ēmime tepėr tė larta. Sondat moderne arrijnė deri nė 8 mijė metra, ndoshta mė tepėr, tė depėrtojnė nė koren e tokės, ndėrkohė qė studimet flasin se nafta shqiptare ndodhet vetėm 3500 metra poshtė nėn tokė. Gjithsesi, hapja e njė pusi nafte kėrkon afėrsisht mbi 20 milionė dollarė shpenzime. Hapja e rezervave tė kėsaj nafte do tė niste njė epokė tė re pėr Shqipėrinė.


Kompanitė qė kanė dėshtuar

Shell Oil & Corporex
Oēidental
OMĖ
AlbPetrol
INA
Premier Oil
Coparex


Hartat gjeologjike tė Shqipėrisė

Hartat gjeologjike tė Shqipėrisė kanė filluar tė hartohen nga studiues tė huaj qysh prej shekullit XIX.

Hartat qė pėrfshijnė gjithė territorin e Shqipėrisė, nga shkalla 1:2 000 000 deri nė 1:200 000 janė 15, nga tė cilat 6 nė dorėshkrim, ndėrsa tė tjerat janė botuar nė vende tė ndryshme.

Tė parėt qė ndėrmorėn njė studim gjeologjik nė Shqipėri ishin dy francezė, natyralisti A. Boue dhe gjeologu A. Vuquesnel qė krijuan hartat e para gjeologjike nė vitet 1828-1879.

Mė pas vitit 1903, shumė gjeologė tė tjerė tė huaj filluan studimet gjeologjike nė territorin e Shqipėrisė.

Kėshtu, A. Marteli gjatė viteve 1903-1912 kreu studime nė krahinėn e Vlorės dhe rezultat i kėtyre ishte njė hartė gjeologjike nė shkallė 1:200000 botuar nė Romė mė 1912. F. Nopsca pas studimesh shumė vjeēare botoi nė Budapest hartėn gjeologjike 1:200000 tė Shqipėrisė sė Veriut.

Gjithashtu, harta gjeologjike tė rajoneve tė ndryshme tė Shqipėrisė pėrpunuan e botuan gjeologe tė ndryshėm si Weters, Hammer, Roth, Telegt, Goebel.

E rėndėsishme ishte harta 1:200000 botuar nga J. Bourcart nė Paris mė 1921, titulluar “Harta Gjeologjike e Shqipėrisė Juglindore”.

Pėr herė tė parė njė hartė e plotė e Shqipėrisė u publikua nė Salzburg mė 1929 nga Ernst Nowack, gjeolog austriak i kontraktuar nga qeveria shqiptare pėr kėtė qėllim. Harta ishte frut i punės sė mirėfilltė tė Nowack dhe pėrpunim e korelim i kėsaj pune me harta tė botuara dhe mė parė.

Ne 1943 S. Zuber ka pėrgatitur, nė dorėshkrim, hartėn gjeologjike 1:200000 tė Shqipėrisė.

Mė 1950, E.A. Stankeev. Z. A. Mishunina dhe E. A. Ivanova pėrgatitėn hartėn gjeologjike tė Shqipėrisė 1:200.000 pėr pėrdorim nė industrinė e naftės bashkė me shėnimet sqaruese e cila u botua mė 1957, nė Leningrad nė tirazh tė kufizuar.

Njė grup gjeologėsh shqiptarė (T. Biēoku etj.) duke u mbėshtetur nė rilevimet gjeologjike tė bėra gjatė 1950-1965 dhe nė vrojtimet e punimeve tė redaktim revizionimeve tė bėra nga grupi gjatė 4 vjetėve (1963-1964), pėrpiluan dhe botuan, mė 1967 nė Tiranė, nė shqip e frėngjisht, hartėn gjeologjike tė Shqipėrisė nė shkallėn 1:200000 bashkė me tekstet shpjeguese (1970, 1971).

Pas 19 vjetėsh u botua edhe harta e tretė gjeologjike e emėrtuar “Harta Gjeologjike e Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė” shkalla 1:200000, hartuar nga njė grup gjeologėsh (R. Shehu etj.) dhe tekstin shpjegues (1990).

Nė vitin 2000 nėn koordinimin e A. Xhomos etj. ka pėrfunduar nė dorėshkrim, pėr ribotim harta gjeologjike 1:200000 e Shqipėrisė. Harta u botua nė vitin 2002 dhe emėrtohet “Harta Gjeologjike e Shqipėrisė”. Kjo hartė ėshtė frut i bashkėpunimit mes Institutit tė Kėrkimeve Gjeologjike, Institutit tė Naftės dhe Gazit dhe Fakultetit tė Gjeologjisė dhe Minierave.

Tė gjitha hartat janė shoqėruar me tekste shoqėruese shpjeguese.

Pėrveē hartave gjeologjike tė shkallės 1:200000, janė hartuar edhe harta tė shkallėve tė ndryshme tė cilat kanė mbetur tė papublikuara dhe gjenden nė Fondin Qendror tė Gjeologjisė dhe atė tė Instituti tė Kėrkimeve Gjeologjike. Prej vitit 1997, ka filluar edhe botimi i serisė sė hartave gjeologjike nė shkallė 1:25000 nė bazė tė plansheteve topografike (gjithsej 101 planshete). Gjithashtu ka pasur edhe botim tė hartave gjeologjike nė shkallė 1:50000 tė masivėve ultrabazikė Shebenik, Bulqizė e Tropojė tė realizuara nė vitet ‘90. Gjithashtu, ėshtė punuar nga departamenti i Gjeologjisė Krahinore dhe Kartografimit tė IKGJ pėr botimin e hartave ndėrkufitare Greqi-Shqipėri, Maqedoni-Shqipėri, Mali i Zi-Shqipėri dhe Kosovė-Shqipėri, nė bashkėpunim me Shėrbimet Gjeologjike tė vendeve respektive.

Botimi i hartave gjeologjike po vazhdon me qėllim qė i gjithė informacioni i mbledhur t’i bėhet prezent botės shkencore dhe publikut.

Pėrveē kėsaj, nga Drejtoria e Gjeoinformacionit pranė Shėrbimit Gjeologjik Shqiptar, po punohet pėr dixhitalizimin dhe kalimin nė formė elektronike tė kėtyre hartave duke krijuar harta interaktive shumėqėllimore dixhitale, tė cilat nėpėrmjet Sistemeve Gjeografike tė Informacionit GIS tė jenė tė gatshme pėr pėrdorim online nga pėrdoruesit periferikė tė ēdo lloj moshe e profesioni, duke qenė kėshtu tė afta tė plotėsojnė tė gjitha kėrkesat qė shoqėria shtron para shkencės gjeologjike.

Gjithashtu, janė botuar edhe Harta Hidrogjeologjike, Metalogjenike, Gjeofizike tė shkallės 1:200000.


Burimi: Drejtoria e Shėrbimit Gjeologjik

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=14614
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.2.2009, 16:16   #5
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Nė veri:

Citim:
Ka apo s’ka Kosova naftė?
Nga Prof. dr. Bajram Shabani / Pėr boksitet e Kosovės

Interesimi pėr shikimin e mundėsive pėr gjetjen e vendburimit tė naftės ėshtė shumė i madh. Mundėsitė pėr gjetjen e kėsaj nafte nė Kosovė datojnė qysh nė vitet e gjashtėdhjeta. Hulumtimet e para tė kėsaj nafte kanė filluar nė periudhėn 1963-1968 nga “Naftagasi” i Novi Sadit, me financim 51.4 pėr qind “Naftagasi” dhe 48.6 pėr qind Kosova. Ma vonė nė vitin 1978 kėrkohej nga Miniera e Boksitit qė tė participojė me “Naftagasin” qė bashkėrisht tė jenė bartėsit e hulumtimeve ku me disa kontakte tė shpejta nė atė kohė, nė Novi Sad, arritėm qė tė fillojnė hulumtimet gjeologjike nė ndėrtimin e terrenit dhe eventualisht tė identifikojmė paraqitjet nė sipėrfaqe tė naftės dhe gazit. Po ashtu vazhdohej me hulumtimet e metodave gravimetrike, magnetometrike, gjeoelektrike dhe seizmike.

Gjatė vitit 1978 angazhojmė edhe Ndėrmarrjen Kėrkimore “Indusriaprojekt” nga Zagrebi pėr t’i kryer punimet nė “Sendimentet strati-metalogjenike” dhe nė strukturat foto-gjeologjike, duke pėrfshirė njė sipėrfaqe prej 5.650 km2 pėr hulumtim.

Nė kohėn kur unė pėrcillja hulumtimet janė gjetur tri paraqitje tė bitumen-asfaltit nė fshatin Prapashticė nė jugperėndim tė Ferizajt dhe nė afėrsi tė fshatit Burnik. Nė atė kohė ėshtė konstatuar se trashėsia e sendimenteve tė terciarit ėshtė shumė variabile dhe ėshtė vlerėsuar pėrafėrsisht 1000 m, ndėrsa ajo maksimale deri nė 2000 m. Shtresat e pėrshtatshme tektonike dhe format strukturale pėr hulumtime tė mėtutjeshme nė hidrokarburet ndahen nė rrafshin e Prizrenit, Rahovecit dhe Pellgut qymyrėmbajtės tė Dukagjinit.

Hulumtimet po ashtu kanė treguar nė mundėsitė e gjetjes sė kolektorėve te kėta shkėmbinj, duke pėrfshirė mundėsinė e ekzistimit tė shkėmbinjve, mbrojtjes tė cilėt kanė penguar daljen e gazit nga hidrokarburet me gjasė nėse kanė ekzistuar akumulime tė tilla. Shikimet e bėra pėr pėrcaktimin e lokacioneve mė precize pėr dy shpime kanė qenė tė nevojshme, qė sa mė parė tė bėhen hulumtime plotėsuese gjeofizike si dhe tė pėrfundojė pėrpunimin stratimetrik dhe fotogjeologjik i pėrpunuar nė pjesėn lindore tė Kosovės.

Hulumtimet plotėsuese gjeofizike janė pėrpunuar pėr shkak tė disa paqartėsive dhe pėr t’i vėrtetuar shėnimet e fituara nga teknika e vjetėr, pėr ēka ėshtė e nevojshme qė edhe sot tė punohet metoda tredimensionale e mbulesave tė shumėfishta shkėmbore (DTA) pėr tė bėrė korreksionet e shėnimeve nė lokacionet mė tė pėrshtatshme pėr tė vendosur shpimet kėrkimore. Pėr vlerėsimin e perspektivitetit tė hulumtimeve tė mėtejshme tė naftės dhe gazit duhet tė punohen programet shtesė dhe tė bėhen investime tė fuqishme pėr tė ardhur deri te njė vėllim i punėve minimale, pa tė cilat nuk mund tė vijė deri te vlerėsimi i kėtyre vendburimeve.

Me sigurimin e mjeteve investive, pėr njė kohė tė shkurtėr mund tė vijė te mundėsitė reale pėr udhėheqjen e kėtyre punimeve deri nė vitin 2015. Bazuar nga pikėpamja e mundėsive tė tanishme dhe kritereve financiare, kėrkimet e bėra deri mė tani janė tė njė shkalle tė ulėt tė perspektives me njohuri tė terreneve naftėmbajtese pėr tė cilat nė 30 pėr qind tė zonave tė hulumtuara nuk mjafton tė themi a ka apo nuk ka naftė nė vendin tonė. Nėse marrim pėr bazė nevojat e naftės nė tregun botėror dhe krizat ekonomiko-financiare, tani ia vlen qė shteti - Republika e Kosovės t’u qaset seriozisht kėrkimeve nė hulumtimin e gazit dhe naftės duke pėrfshirė edhe ujėrat termale si kompleks i veēantė nė zgjidhjen e krizės energjetike nė vend dhe jashtė vendit.

Pra, momenti ėshtė i duhur, sepse bota ėshtė nė kėrkimin e alternativave tė reja tė prodhimit tė energjisė elektrike, ku nėse ne tani vonohemi, dikur do tė bėhet vonė pėr tė ardhur nė rend pėr kėrkimin e lėndėve djegėse tė lėngėta tė njė rėndėsie tė veēantė pėr shtetin tonė mė tė ri nė botė- Kosovėn.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=23&id=5422
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.9.2009, 01:10   #6
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Shqipėria, njė nga burimet mė tė mėdha tė naftės nė Evropė
Vocus Press Release, Zvicėr

Njė nga burimet mė tė mėdha tė naftės, me mbi 2 miliard fuēi ndodhet nė Patoz Marinėz nė Shqipėri. Por duket se, rezervat potenciale tė vendit mund tė jenė shumė mė tė mėdha. Njė nga fushat mė tė mėdha tė rezervave tė naftės nė botė pritet tė jetė pikėrisht nė zemėr tė Europės.

Ky lajm i mrekullueshėm erdhi nė vitin 2007, kur njė studim nga njė firmė inxhinierike ndėrkombėtare Gustavson & Associates, u bė publik, pasi u vunė re struktura gjigante naftėmbajtėse nė veri tė Patoz Marinzės. Inxhinierėt thonė se, kjo zonė mund tė mbajė njė rezervė spektakolare prej 2.9 milion fuēi nafte e papėrpunuar, njė lajm i mirė ky pėr kompaninė zvicerane tė naftės Manas Petrolium, e cila ėshtė aktualisht e listuar nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Kjo ishte shumė befasuese veēanėrisht pėr investitorin, meqenėse kėrkimet pėr naftė nė Shqipėri ishin thuajse njė ēėshtje e mbyllur. Pėrmendi Shqipėrinė njė analist energjie dhe do tė merrni njė shikim qortues nė kėmbim, pavarėsisht fushave naftėmbajtėse tė vendit dhe njė histori e gjatė nafte qė shkon deri nė kohėn e Romės sė lashtė.

Mbi tė gjitha Europės i duhet njė burim i qėndrueshėm nafte, por nga ku?

Rusia po bėhet e rrezikshme. Rebelėt nigerianė kanė vėnė nė shėnjestėr eksportet. Prodhimi i saj nė Detin e Veriut po bie dhe Lindja e Mesme zien nga konfliktet. Koha pėr Shqipėrinė mė nė fund ka ardhur, meqenėse tashmė ajo ėshtė njė vend demokratik pas 40 vitesh diktaturė komuniste. Shell Oil dhe Corparex-i i Francės kanė mbėrritur tė parat nė vend. Ata kanė shpenzuar 25 milion dollarė pėr kėrkime nė fillim tė viteve 1990, duke zbuluar struktura tė thella me njė potencial rezervash rreth 820 milion fuēi nafte.

Lajme tė mira, kohė tė vėshtira

Ēmimi i naftės ra nė 12 dollar pėr fuēi pėr shkak tė shpėrthimit tė luftės nė Kosovė dhe nė Shqipėri nisi njė rebelim i armatosur dhe tė dy kompanitė u larguan nga vendi. Sot, tė gjitha kėto janė pjesė e historisė. Nafta e papėrpunuar sot ėshtė 70 dollarė pėr fuēi dhe Shqipėria ėshtė njė vend anėtar i NATO-s, nė tė cilin ekonomia po lulėzon.

Zhvillimi i fushave naftėmbajtėse nė Shqipėri tani po lėviz nė drejtimin e duhur. Fusha me rezerva deri nė 820 milion fuēi nafte tani kontrollohet nga Manas Petrolium, e cila mori aprovimin pėr kėrkimin dhe prodhimin e naftės dhjetorin e kaluar.

Manas, tani ka njė hapėsirė prej 3 000 km katrorė nė Shqipėri, por e gjithė kjo ėshtė vetėm maja e ajzbergut. Njė strukturė tjetėr gjigante me rezerva potenciale nafte ėshtė zbuluar tashmė. Gustavson, qė kėshillon Big Oil tė Departamentit tė Shtetit pėr Energjinė dhe IRS-nė, e konsideron tė ardhmen "mrekullisht tė pėrcaktuar dhe virtualisht gati pėr shpime".

Puna e Gustavson tregoi se, mund tė bėhet fjalė pėr njė potencial rezervash prej 2.9 milion fuēi nafte dhe 3 milion metėr kub gaz natyral.


Lindja e njė gjiganti kėrkimi?

Manas Petrolium ėshtė njė produkt i rėnies sė komunizmit dhe i shitjeve tė mėdha qė e pasuan atė. Mbi tė gjitha studimet e pavarura amerikane dhe britanike vlerėsojnė se, Manas tani ka rikuperuar ekuivalentin e rreth 4 miliard fuēive naftė nė kategorinė e burimeve, duke marrė njė total mė shumė se 30 fuēi nga shpėrndarja.

Ndėrsa ajo vazhdon tė zhvillojė kėtė gjigant, Manas ka potencialin tė bėhet njė nga kompanitė e naftės qė rritet mė shpejt nė botė. Sigurisht, qė kjo ndihmon kur je afėr linjės frontale gjatė shitjeve mė tė lira nė histori. Manas Petrolium po shfrytėzon dhe zhvillon fusha gjigante naftėmbajtėse dhe gazmbajtėse nė pesė vende tė ndryshme me njė hapėrirė prej miliona hektarėsh.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=20&id=31550
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

SIDA nė Shqipėri nga VNf nė danėn "Viruset"

Fier: Sharrėz-Marinza e tejndotur nga nafta nga VNf nė danėn "Tė reja"

Ballsh: Naftėtarėt protestojnė, po vidhet nafta e shtetit nga VNf nė danėn "Aktualitet"

Nafta: Shfrytėzim kombėtar, apo shpėrdorimi i radhės? nga VNf nė danėn "Tė reja"

«Tė gjelbėr» nė Shqipėri? nga vlug nė danėn "Kaos"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 11:14.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2010 SH

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.