Kthehu   Kreu > Dega e kulturės burimore > Festivale
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 30.1.2009, 12:29   #1
 
Anėtarėsuar: 5.2008

Shkrim i cituar Festivali Folklorik Kombėtar, 24-29 shtator 2009


Kanė nisur pėrgatitjet pėr Festivalin Folklorik tė Gjinokastrės. Njė vit mė parė Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve shpalli organizimin e tij nė datat 24-29 shtator. Dje, nė njė konferencė pėr shtyp, ministri Ylli Pango u shpreh se kjo veprimtari shumė e rėndėsishme e trashėgimisė shpirtėrore kombėtare ka pėr qėllim ruajtjen, mbrojtjen dhe propagandimin e vlerave mė tė mira tė trashėgimisė sonė shpirtėrore, tė vlerave etnomuzikore, etnokoreografike, etnografike, tė kostumeve popullore, veglave muzikore, riteve, traditave, zejeve, etj., tė krijuara prej shekujsh nga populli.

Tashmė ka filluar faza e parė e pėrgatitjes nė tė gjithė vendin, e cila pėrfshin ngritjen e grupeve tė punės, kontaktin me grupet popullore, bartėsit dhe interpretuesit e trashėgimisė kulturore shpirtėrore, organizimin e shfaqjeve dhe ekspeditave, nė tė gjithė territorin e Qarkut, etj.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=24171
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.7.2009, 08:32   #2
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
MTKRS ka vendosur qė nė kėtė Festival grupet pėrfaqėsuese tė pėrbėhen nga 60 artistė

24-29 shtator 2009, Festivali Folklorik Kombėtar

Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ardian Turku, theksoi tė enjten, se Festivali Folklorik Kombėtar i Gjirokastrės, synon mbrojtjen e vlerave mė tė mira tė trashėgimisė sonė kulturore nė njė takim pune me pėrfaqėsuesit e 12 qarqeve tė vendit.

Nė kėtė takim, tė zhvilluar nė prani tė mediave, nė mjediset e MTKRS, ministri Turku, duke evidentuar vlerat kulturore qė mbart ky festival, i kthyer nė traditė, u shpreh se "organizimi i Festivalit Folklorik Kombėtar, Gjirokastėr 2009, ka pėr qėllim ruajtjen, mbrojtjen dhe propagandimin e vlerave mė tė mira tė trashėgimisė sonė shpirtėrore, tė vlerave etnomuzikore, etnokoreografike, etnografike, tė kostumeve popullore, veglave muzikore, riteve, traditave, zejeve, etj., tė krijuara prej shekujsh nga populli".

"Ky Festival do tė synojė gjallėrimin e jetės kulturore tė vendit nė pėrgjithėsi dhe tė qytetit muze tė Gjirokastrės dhe zonave rreth saj nė veēanti, duke pėrcjellė tek spektatorėt dhe vizitorėt vendas dhe tė huaj dhe nė publikun e gjerė, kulturėn popullore qė ruhet dhe zhvillohet nė hapėsirat mbarėkombėtare shqiptare", tha ministri Turku.

Aktualisht, nė 12 qarqet ėshtė mbyllur faza e parė pėr prezantimin e tyre nė Festivalin Folklorik Kombėtar dhe janė duke bėrė pėrgatitjet e fundit pėr fazėn e dytė, e cila pėrkon me prezantimin e materialeve pėrpara njė komisioni pėrzgjedhės. Sipas ministrit tė TKRS, i cili njėkohėsisht ėshtė dhe kryetar i komitetit organizativ tė kėtij festivali, faza e dytė duhet tė pėrfundojė nė fund tė muajit korrik.

Deri nė kėto momente kėrkesat janė realizuar plotėsisht vetėm nga Qarku i Shkodrės, ndėrkohė qė Qarku i Elbasanit do tė prezantohet mė datė 17 korrik, Qarku i Gjirokastrės mė 23 korrik dhe Qarku i Vlorės mė 24 korrik. Qarqet e tjera si Korēa, Fieri, Lezha, Kukėsi, Dibra, Durrėsi, Tirana dhe Berati ende nuk e kanė caktuar datėn e paraqitjes sė grupeve tė tyre folklorike para Komisioneve Pėrzgjedhės.

Kėtė vit, MTKRS ka vendosur qė nė kėtė Festival grupet pėrfaqėsuese tė pėrbėhen nga 60 artistė, kundrejt 50 qė kanė qenė nė Festivalet e tjera dhe koha e konkurrimit do tė jetė 30 minuta nga 20 minuta qė ka qenė mė parė. Gjithashtu pėr t'i ardhur nė ndihmė ēdo Qarku edhe nga ana financiare, qeveria shqiptare dhe MTKRS ka vendosur qė ēdo qark tė pėrfitojė njė shumė prej 700.000 lekėsh, nga 500.000 lekė qė ka qenė mundėsuar vitet e mėparshme. Kjo shumė do tė pėrdoret pėr pėrmirėsime tė kostumeve popullore, instrumentave dhe paraqitjes sa mė dinjitoze tė grupit pėrfaqėsues tė Qarkut nė Festivalin Folklorik Kombėtar.

Ministri Turku ka propozuar gjithashtu qė, ēdo Qark ditėn e shfaqjes sė grupit tė tij tė organizojė edhe panaire tė artizanatit dhe kulinarisė karakteristike tė tij pėr njė prezantim tė tė gjitha vlerave kulturore e ekonomike tė tė gjithė territorit nė juridiksion tė Qarkut.

"Duke qenė veprimtaria mė e madhe e trashėgimisė shpirtėrore kombėtare, kėrkohet qė e gjithė periudha e mbetur tė jetė periudha e pėrgatitjeve dhe veprimtarive tė shumta folklorike, si tė kėngės, valles e melodisė popullore, tė cilat do tė ndikojnė nė gjallėrimin e jetės kulturore artistike tė tė gjithė vendit dhe nė afrimin e spektatorėve dhe vizitorėve vendas dhe tė huaj nė veprimtaritė folklorike gjatė sezonit turistik, pėr tė arritur njė organizimin perfekt tė Festivalit Folklorik Kombėtar tė Gjirokastrės nė muajin shtator, si njė festė kombėtare tė trashėgimisė shpirtėrore shqiptare", u shpreh kreu i MTKRS nė takimin e djeshėm me pėrfaqėsuesit e 12 qarqeve tė vendit. Nė kėtė takim, pėr rėndėsinė dhe vlerat e kėtij Festivali foli edhe Drejtori i Pėrgjithshėm i Politikave Kulturore nė MTKRS, Shaqir Rexhvelaj.

Edhe kėtė vit, kjo veprimtari e rėndėsishme e trashėgimisė shpirtėrore kombėtare do tė zhvillohet nė datat 24-29 shtator 2009 nė Kalanė dhe Qendrėn Historike tė qytetit muze tė Gjirokastrės. Festivali i parė Folklorik Kombėtar i Gjirokastrės u zhvillua nė vitin 1968. Pas kėtij festivali nė kalanė e kėtij qyteti ėshtė zhvilluar rregullisht, ēdo pesė vjet. Nė vitin 1995, Festivali Folklorik Kombėtar u zhvillua nė kalanė e qytetit tė Beratit dhe nė vitin 2000 u rikthye pėrsėri nė qytetin e Gjirokastrės.

http://www.rilindjademokratike.com/R...20artist%C3%AB
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.8.2009, 14:32   #3
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Festivali Foklorik, ngjarje e rėndėsishme kombėtare

Drejtor i Pėrgjithshėm i Politikave nė MTKRS, Shaqir Rexhvelaj flet pėr vlerat e trashėgimisė kulturore


- Zoti Rexhvelaj nė Kalanė e mrekullueshme tė Gjirokastrės, shpallur tashmė "pasuri kulturore e njerzimit'' e qė mbrohet nga UNESCO, nga data 24 deri 29 shtator 2009 do tė zhvillohet Festivali Folklorik Kombėtar. Ē'ėshtė dhe ēdo tė thotė pėr kulturėn tonė kombėtare ky festival?

Festivali Folklorik Kombėtar ėshtė ngjarja mė e madhe e kulturės shpirtėrore e kombit shqiptar, prandaj dhe shpesh themi edhe festivali mbarėkombėtar se nė kėtė manifestim popullor marrin pjesė grupe folklorike nga dymbėdhjetė qarqe tė vendit tonė si dhe nga gjithė trevat ku jetojnė shqiptarėt, nga Republika e Kosovės, shqiptarėt e Maqedonisė, arbėreshėt e Italisė, alvanitasit e Greqisė si dhe nga diaspora.

Festivali ėshtė njė institucion i madh kulturor nė vete. Mbėshtetur nė Ligjin 'Pėr trashėgiminė kulturore'' dhe vendimit tė Kėshillit tė Ministrave 'Pėr kriteret e shpalljes sė konkurseve me karakter kombėtar'', Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė e Sporteve ka shpallur organizimin e Festivalit Folklorik Kombėtar, i cili zhvillohet ēdo 5 vjet nė Gjirokastėr.

Kjo ministri ka ekskluzivitetin e organizimit dhe promovimit tė festivalit, realizimin e tė cilit e bėnė pėrmes Qendrės Kombėtare tė Veprimtarive Folklorike nė bashkėpunim me Institutin e Antropologjisė Kulturore dhe Studimeve tė Artit pranė Qendrės Studimore Albanologjike, institucionet e specializuara tė Trashigimisė Kulturore, pushtetit vendor, (qarqet, bashkitė e komunat) Drejtoritė Kulturore nė vartėsi tė tyre etj.


-Cili ėshtė objekti apo qėllimi i kėtij festivali?

Festivali Folklorik Kombėtar i Gjirokastrės ka pėr qėllim ruajtjen, mbrojtjen dhe propagandimin e vlerave mė tė mira tė trashėgimisė sonė shpirtėrore, tė vlerave etnomuzikologjike, etnografike, etnokoreografike, tė kostumeve popullore, veglave muzikore, ritet dhe zejet etj., tė krijuara kėto ndėr shekuj dhe tė transmetuara me fanatizėm, dashuri dhe korrektesė brez pas brezi nga populli shqiptar.

Gjithashtu me organizimin e kėtyre shfaqjeve tė mėdha popullore siē ėshtė Festivali, synojmė gjallėrimin e jetės kulturore tė vendit nė dymbėdhjetė qarqet e tij si dhe tė qytetit tė Gjirokastrės si njė 'sitė' kulturore me pėrmasa botėrore. Gjirokastra nga data 24 deri 29 shtator pėr rreth njė javė do tė bėhet kryeqendra e kulturės popullore folklorike mbarėkombėtare. Ajo me madhėshtinė qė e karakterizon do tė bėhet arena e krenarisė sonė, ku festvalistėt do tė shpalosin talentin e tyre virtuoz nė tė gjitha gjinitė e artit popullor me mjeshtri tė papėrsėritshme qė vetėm ata dijnė ta shprehin nga gurra e pashterrshme shekullore e popullit tonė.

Festivali Folklorik Kombėtar do tė jetė nė tė njėjtėn kohė edhe njė nxitės dhe promovues i turizmit kulturor si njė pėrparėsi e kėtij qytetit tė gurtė dhe tė papėrsėritshėm nė llojin e vet, duke u vizituar jo vetėm nga vizitorė mbarėkombėtar, por edhe shumė turistė tė huaj dhe pėr kėtė qėllim do tė pėrgatitet edhe njė spot televiziv nė tė cilin do tė paraqitet nė mėnyrė sintetike, madhėshtia e festivalit me bukritė mahnitėse tė qytetit dhe tė kalasė sė Gjirokastrės.


-Sa kohė u ėshtė dashur grupeve folklorike tė pėrgatiten dhe si ėshtė punuar pėr tė arritur deri nė 24 shtator?

Institucionet tona kulturore shkencore, duke u bazuar nė statutin e festivalit, por nė mėnyrė tė veēantė Drejtoria e Trashėgimisė Kulturore nė Ministri dhe Qendra Kombėtare e Veprimtarive Folklorike kanė njė vit qė punojnė pėr kurorėzimin me sukses tė kėtij festivali.

Duke u bazuar nė kėtė statut vetė festivali ka Komitetin e vet Drejtues qė kryesohet nga ministri dhe qė pėrbėhet nga 15 anėtarė tė gjithė personalitete tė institucioneve shtetėrore dhe kulturore, por ajo qė ka rėndėsi tė theksojmė ėshtė pėrpunimi i kritereve shkencore qė u janė dėrguar tė gjitha qarqeve dhe udhėzimet se si duhet tė punohet nė terrren me ekspeditat folklorike nė qėmtimin e lėndės folklorike, duke patur parasysh tė gjitha fazat pėrgatitore. Dhe gjithė kjo lėndė, kėto teza janė ideuar dhe pėrpunuar nga punonjėsit shkencorė dhe pastaj ėshtė rėnė dakord janė miratuar dhe shprndarė nė 12 qarqe tė vendit dhe kjo punė e madhe ka nisė qė nė fillim tė muajit nėntor 2008, pra njė vit mė parė.

Sipas udhėzimeve tė pėrgatitura nė Ministri dhe me urdhėr tė ministrit pėrgatitjet e Festivalit Folklorik Kombėtar janė ndarė nė disa faza:

Faza e parė: Janar-Mars 2009, ka tė bėjė me ngritjen e grupeve tė punės me specialistė tė trashėgimisė kulturore nė rang qarku dhe bashkie, organizimi i ekspeditave nė zona etno-kulturore tė zonave folklorike, takime me bartėsit dhe interpretuesit e folklorit muzikor, qėmtimi i vlerave mė tė spikatura etj.

Faza e Dytė: Prill-Qershor 2009, ėshtė ajo e pėrzgjedhjes sė grupeve mė tė mira nė rang qarku nga ekipet shkencore tė organizuar nga Qendra Kombėtare e Veprimtarive Folklorike, komisione pėrzgjedhėse tė pėrbėra nga pesė studiues tė fushave tė ndryshme tė folklorit si etnografė, muzikologė, koreografė, folkloristė, kompozitorė, pra ēdo grup apo ekip kishte tre qarqe nė mbikqyrje, tė cilėt mund tė them se kanė punuar me mjaft pėrkushtim dhe pėrgjegjėsi profesionale shkencore si dhe kanė informuar dhe raportuar vazhdimisht mbi ecurinė dhe problemet qė kanė hasur nė terren, nė realizimin me sukses tė fomėzimit tė grueve folklorike nė rang qarku, duke pėrzgjedhur gjėrat mė me vlerė tė zonave etno-filklorike tė qarqeve tė vendit.

Nė Fazėn e Tretė: Korrik -10 Shtator, qė ėshtė dhe faza tė cilėn po kalojmė tani, janė pėrcaktuar dhe miratuar nga komisionet tė gjitha grupet folklorike tė 12 Qarqeve, tė pėrbėra nga 60 vetė, ato janė nė pėrfundimin e programit tė detajuar konkurrues prej 30 minutash, pra, sivjet grupet do tė kenė njė program konkurues mė tė gjatė se nė festivalet e tjera ashtu si ē'ėshtė shtuar dhe numri i pjesėmarrėsve pėr ēdo grup. Shumė kujdes nė kėte fazė udhėheqėsit artistikė dhe pėrgjegjėsit e grupeve po i japin kompletimit tė kostumeve popullore dhe perfeksionimit tė orkestrave, valleve, unifikimit tė grupeve. Sipas informacioneve qė kemi marrė nga komisionet e kontrollit, por nė disa shfaqje kemi marrė pjesė edhe ne mund tė shprehemi se tė gjitha qarqet e vendit kanė bėrė njė punė shumė serioze dhe me pergjegjėsi. Vetė kryetarėt e qarqeve kanė udhėhequr dhe drejtuar tė gjitha fazat pėrgatitore njė garanci kjo pėr njė paraqitje mjaft serioze tė tė gjitha qarqeve. Sigurisht nė kėtė fazė ku jemi dua tė falenderoj tė gjithė pjesėmarrėsit e artit popullor, krijues, interpretues pėr pėrgatitjet shumė serioze dhe nė mėnyrė tė veēantė qarqet Shkodėr, Vlorė, Tiranė, por edhe qarqet e tjera.


-Ku jeni me pėrgatitjet e fazės finale kur na ndan gati dhe njė muaj me ngjarjen kryesore kulturore tė viti? Ē'farė bėhet me skenėn, me dekorin, me foninė, me pritjen e tė ftuarve dhe ēeljen apo me mirėseardhjen? Si ėshtė pėrgatitur Ministria dhe Bashkia e Gjirokastrės?

Po keni tė drejtė. Data 24 shtator nuk ėshtė larg; ditė kjo kur do tė ēelet festivali, pėr kėtė fazė finalizuese janė organizuar tė gjitha strukturat e ministrisė: Drejtoria e Trashėgimisė Kulturore, strukturat vartėse tė saj, Drejtoria e Buxhetit dhe Financės, Drejtoria Juridike, Bashkia e qytetit tė Gjirokastrės, e cila do tė jetė mikėpritėsja e gjithė festvalistėve.

Vetė ministri zoti Ardian Turku qė ėshtė njėkohėsisht dhe Kryetari i Komitetit Organizativ tė Festivalit, zv/ministrja Zana Turku, e ngarkuar pėr mbarėvajtjen e punėve tė festivalit, kanė organizuar takime me kryetarėt e qarqeve, por edhe kanė ngritur grupet e punės, tė cilat raportojnė rregullisht pranė kėtij komiteti pėr tė gjitha problemet qė kanė tė bėjnė pėr realizimin e detyrave sipas afateve tė caktuara.

Kėto ditė p.sh po merremi me zgjidhjen e problemeve tė skenografisė sė festivalit me foninė, me dekorin me regjinė me prezantimin sa mė dijnitoz tė grupeve folklorike nė skenė, me pėrfundimin e skenės sė festivalit, me listat e tė ftuarve, me pronotimet e hoteleve. Siē e shikon, festivali i ngjan njė dasme 'gjigande' dhe gjthēka duhet pėrcaktuar mirė.

Kemi marrė takim me kryetarin e Bashkisė sė Gjirokastrės, Flamur Bino, i cili ėshtė dhe nėn/kryetar i Komitetit Organizativ tė Festivalit. Dhe ai ka ngritur grupet e punės, ne kemi njė bashkėpunim tė ngushtė me ta dhe jemi optimistė qė gjithēka do tė shkojė shumė mirė.

Dua tė nėnvizoj se, qeveria Berisha pėr Festivalin Folklorik Kombėtar ka vėnė nė dispozicion njė buxhet qė ėshtė mė i madh se herėt e tjera, por edhe pėrmasat e kėtij festvali janė shtuar si nė pjesėmarrje, por edhe nė mėnyrėn e paraqitjes. Megjithatė them qė mos t'i konsumojmė qė tani tė gjitha gjėrat le tė lemė mundėsinė qė tė keni edhe njė shkrim tjetėr para fillimit tė festivalit.

Ajo qė dua tė shtoj ėshtė se qė nė fillim thamė se, Festivali do tė jetė mbarėkombėtar dhe kjo do tė thotė qė do tė marrin pjesė grupe folklorike nga Republika e Kosovės ėshtė Ministria e Kulturės e tyre qė do tė caktojė se me ēfarė do tė perfaqėsohen.

Gjithashtu, janė shqiptarėt e Maqedonisė dhe tė Malit tė Zi, qė me grupet e tyre do tė shtojnė bukurinė dhe optimizmin kėtij festvali. Sigurisht nuk do tė mungojnė srbėreshėt, alvanitasit, por edhe grupe nga shqiptarė nga Amerika nga Zvicra dhe pse jo ne po bashkėpunojmė me Drejtorinė e Diasporės nė Ministrinė e PJ, qė tė kemi nė festival edhe shqiptarė me banim nė Ukrainė dhe Bullgari, por edhe nga ndonjė vend tjetėr.

Festivali Folklorik Kombėtar Gjirokastėr 2009 do tė ketė dhe ēmime tė ndryshme, sepse ai, na paraqitet edhe si njė konkurs me karakter kombėtar siē dhe kemi theksuar nė fillim tė kėsaj interviste. Detajet e kėtij konkursi, por edhe shumė risi tė tjera mund t'i zbulojmė nė njė intervistė tjetėr.

Ėshtė me rėndėsi tė theksojmė nė fund, se data 29 shtator qė ėshtė dhe dita e fundit e Festivalit Folklorik Kombėtar ėshtė e shpallur sipas Ligjit tė Trashėgimisė Kulturore dhe qė pėrkujtohet ēdo vit me veprimtari nga institucionet tona, por sivjet kjo ditė ėshtė krejt e veēantė se kurorėzon madhėshtinė e kėtij festivali.

Por nė kuadėr tė kėsaj dite do tė pėrpiqemi tė bėjmė tė mundur qė Komiteti Kombėtar i Trashėgimisė Kulturore Shpitėrore tė shpallė edhe njė listė tė 'kryeveprave' tė trashėgimisė shpirtėrore tė vendit tonė, tė cilat kanė nevojė tė merren nėn kujdesin dhe trajtimin e veēantė tė tyre nga shteti, jo vetėm pėr ruajtjen, por edhe transmetimin e tyre tė brezat e ardhshėm nė mėnyrė sa mė origjinale.

http://www.rilindjademokratike.com/R...ht/kultura.htm
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.8.2009, 22:54   #4
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Marshimi i festivalit tė Gjirokastrės


Festivali i Gjirokastrės mbėrrin nė fazėn e fundit tė pėrgatitjes sė repertorit pjesėmarrės. Deri mė tani, specialistėt kanė arritur tė kualifikojnė pothuajse tė gjithė grupet, tė cilėt pretendojnė tė pėrfaqėsohen nė edicionin e nėntė tė festivalit tė Gjirokastrės qė zhvillohet nė kalanė e qytetit prej guri.

Pėrgjegjėsi i i sektorit tė muzikės nė Qendrėn Kombėtare tė Veprimtarive Folklorike, Eduart Nurka, shprehet optimist pėr pėrgatitjet e kėtij edicioni, i cili pritet tė fillojė mė 24 shtator e tė vazhdojė deri mė datė 29.

“Jemi nė fazėn e tretė, e cila nėnkupton mbylljen pėrfundimtare tė programit tė festivalit tė Gjirokastrės. Komisionet pėrzgjedhėse nė bashkėpunim me qendrėn kombėtare tė veprimtarive folklorike, kanė qenė prezente nė ēdo qark ku ka pasur grupe pjesėmarrėse”, - ėshtė shprehur Nurka.

Sipas tij, specialistėt e fushave tė ndryshme tė trashėgimisė shpirtėrore kanė konstatuar kriteret qė ata duhet tė pėrmbushin me kusht qė tė jenė pjesė e edicionit tė nėntė tė kėtij viti.

“Me kritere kuptohen udhėzimet shkencore, ku udhėheqėsit artistikė tė grupeve tė qarqeve pėrkatėse duhet tė bazohen pėr tė pėrzgjedhur repertorin. Kėto kushte parashikojnė qė materialet pjesėmarrėse duhet tė jenė kėngė, valle rituale burimore tė padeformuara nga stilizimet e kohės, ku pėrfshihen ndėrhyrjet me metoda tė ndryshme kompjuterike, por edhe ato individuale tė kompozitorėve, apo koreografėve tė ndryshėm”, - thotė ai duke marrė si shembull konkret ndryshimin e lėvizjeve tė valles tradicionale tė njė qarku.

Pra, devijimi nė plastikėn e koreografisė eliminon anėtarėsimin nė festival, sipas rregullores pėrmbushėse.


Faza e tretė

Aktualisht, sipas pėrgjegjėsit tė sektorit tė muzikės nė Qendrėn Kombėtare tė Veprimtarive Folklorike nė kėtė eveniment, i cili organizohet njė herė nė pesė vjet nė kalanė e Gjirokastrės, tė gjitha grupet qė do tė marrin pjesė duke u nėnshtruar provave intensive.

Po ashtu, ai bėn me dije se njė ndėr detyrimet e bartėsve tė repertorit tė kėtij edicioni ėshtė edhe lanēimi i materialeve folklorike nė publik nė mėnyrė paraprake. Sipas Nurkės, plotėsimi i kėtij kushti perfeksionon mė shumė repertorin.

“Midis datave 25 gusht dhe 10 shtator ēdo qark ėshtė i detyruar tė japė njė koncert pėrfundimtar nė qarkun e tij nė njė sallė, shesh, apo kala qoftė ajo, me repertorin me tė cilin do tė pėrfaqėsohet nė festivalin e Gjirokastrės. Momentalisht provat kanė filluar nė qarqet pėrkatėse. Qėllimi i kėtyre koncerteve ėshtė perfeksionimi i repertorit. Po ashtu duke e shfaqur atė gjerėsisht nė zonėn e tyre i jep mė shumė mundėsi komisionit pėrzgjedhės pėr tė pasqyruar vėrejtjet qė garantojnė cilėsinė e lartė artistike qė ne pretendojmė pėr kėtė festival”, - pohon Eduart Nurka, duke shtuar se grupet nė kėtė mėnyrė shmangin tė gjitha “defektet” qė ata kanė ndeshur gjatė fazave paraardhėse.

Paraprakisht, organizatorėt kanė kaluar dy fazat e para ku njėra i pėrkiste fazės pėrgatitore nė mėnyrė “teorike”, ndėrsa e dyta parashikonte pėrzgjedhjen e repertorit.

Pėrgatitjet e festivalit tė Gjirokastrės kanė filluar qė nė shtator tė 2008-ės, kur ėshtė bėrė edhe shpallja me vendim tė ministrit tė MTKRS, pasi nė bazė tė statusit tė festivalit tė Gjirokastrės vendimi duhet marrė njė vit para edicionit. Qė nė kėtė fazė fillon edhe pėrgatitja e festivalit, duke dėrguar komisionerin pėrzgjedhės nėpėr tė gjitha qarqet ku grupet do tė marrin pjesė nė festival bashkė me ēdo kriter tė nevojshėm.

Komisioni pėrzgjedhės pėrbėhet nga 20 specialistė tė fushės, ku mes tyre janė folkloristi i njohur prof. dr Agron Gjagolli, kostumografia Afėrdita Onuzi, prof. dr Yllka Selimi, Miaser Dibra, muzikologu Xhihan Xhihani, muzikologu prof. dr Fatmir Hysi, e shumė emra tė tjerė. Kėto janė personalitete qė nė ēdo qark kryejnė pėrzgjedhjen e repertorit bazuar nė kriteret e mėsipėrme.

Marrin pjesė 12 grupet e qarqeve tė Shqipėrisė si dhe grupe nga Kosova, shqiptarėt e Maqedonisė, Malit tė Zi, grupe nga diaspora si SHBA, Zvicra, Greqia etj.


Prurjet

Ndonėse edicioni i nėntė i organizimit, prurjet mė tė mėdha vijnė kryesisht nga moshat e pjekura. Qėllimi kryesor i festivalit tė Gjirokastrės ėshtė absorbimi i moshave tė reja, tė cilat edhe do tė trashėgojnė vlerat kombėtare tė folklorit nė kėngė, valle.

Gjatė kėtij edicioni tė rinjtė kanė treguar njė interesim tė konsiderueshėm nė pjesėmarrjen e folkut. Kėtė e ka konstatuar edhe vetė pėrgjegjėsi i sektorit tė muzikės nė QKVF, i cili thotė se “jemi tė kėnaqur sa u pėrket prurjeve tė kėtij edicioni, pasi pėrveē moshave tė vjetra qė mbartin edhe njė eksperiencė mė tė gjatė nė kėtė fushė, kanė qenė edhe tė rinjtė ata qė janė treguar tė interesuar pėr tė marrė pjesė. Njė ndėr kriteret e pjesėmarrėsve ėshtė edhe pėrfaqėsimi i moshave tė reja, pasi qėllimi kryesor i festivalit ėshtė jo vetėm tė shfaqė vlerat, por edhe tė transmetohen brez pas brezi tek tė rinjtė. Me prurje tė reja nėnkuptojmė vlera tė reja qė nuk janė shfaqur mė pėrpara nė festivalin e Gjirokastrės, vlera tė cilat mund tė jenė edhe shumė tė hershme, por qė janė zbuluar edhe nė kohėt e fundit”.

Ai vijon duke treguar se po ashtu ka pasur edhe njė larmi zhanresh, duke nisur qė nga epika, lirika, kėngė e vallė instrumentale e rituale.

“Ne kemi kėmbėngulur mė shumė nė kėtė tė fundit, pra ritualet duke qenė se janė njė pjesė shumė domethėnėse e trashėgimisė sonė shpirtėrore”, - thotė Nurka.

Ajo ēka shqetėson mė sė shumti pjesėmarrėsit bashkė me organizatorėt ėshtė pajisja me elementė tė ndryshėm tė kostumografisė.

“Pėr tė bėrė njė kostum popullore duhen fonde tė mėdha, nuk ėshtė aq e thjeshtė. Ky ėshtė edhe qėllimi i fazės sė tretė, pra u jep kohė dhe mundėsi grupeve pėr tė pėrmbushur kushtet e nevojshme”, - sqaron pėrgjegjėsi.

Grandi i akorduar prej Kėshillit tė Ministrave rrumbullakos shumėn prej 500 milionė lekėsh tė vjetra. Sipas Nurkės, kjo ka qenė njė shifėr e mjaftueshme nė organizimin e edicionit tė nėntė tė festivalit tė Gjirokastrės, i cili pritet tė zhvillohet nga data 24-29 shtator e kėtij viti.


http://standard-al.com/tekst.php?idt=20700
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.9.2009, 06:19   #5
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Kukėsi, Hasi e Tropoja paraqesin numrat pėrfaqėsues pėr nė Festivalin e Gjinokastrės

Festivali tradicional shqiptar qė zhvillohet nė Gjirokastėr do tė nisė javėn e aktiviteteve nė fund tė shtatorit 2009, me pjesėmarrjen e grupeve folklorike tė 12 qarqeve tė vendit, si dhe Kosovės, Maqedonisė, Malit tė Zi, Ēamėrisė, arbėreshėt e Italisė e deri edhe grupi folklorik i shqiptarėve tė Ukrainės.

Pikėrisht nė kėtė kuadėr, grupi i ekspertėve tė Ministrisė sė Kulturės me koreografin Rexhep Ēeliku, studiuesin e folklorit dr. Fejzulla Gjabri etj., ka udhėtuar tė premten nė Kukės, ku ka ndjekur nė sallėn e pallatit tė kulturės shfaqjen nė skenė tė numrave tė pėrgatitur nga rrethet Kukės, Has dhe Tropojė, pėr pjesėmarrjen nė Festivalin e Gjirokastrės.

Kėshilli i Qarkut tė Kukėsit, me njė fond prej 1.4 milionė lekėsh, tė vėnė nė dispozicion nga qeveria pėr kėtė qėllim, ka grupuar nė Kukės artistėt popullorė.

Sipas ekspertėve, ata u kanė kushtuar vėmendje elementėve burimorė tė kėngės, tė valles, tė kostumeve dhe ēdo elementi tjetėr tė etnografisė.

Specialistėt thanė se ishin tė befasuar me disa elementė tė rinj burimorė qė do tė sillte grupi i Qarkut tė Kukėsit, nė mėnyrė tė veēantė disa prej valleve, si dhe njė interpretim i kėngės majėkrahut si element mjaft i vjetėr i komunikimit jo vetėm artistik.

Tė interpretuar nga Isuf Nezir Zela, me tė vėllain dhe tė bijtė nga fshati Begaj i Tropojės, kėnga e majėkrahut, e njohur edhe mė herėt nė skenat shqiptare, i jepte aktivitetit ngjyrime tipike tė folkut tradicional shqiptar tė trevave tė veriut.

Majėkrahu kėndohet sė paku nga dy rapsodė pa pėrdorur instrumente, me njė qėndrim tė caktuar me njėrėn dorė te veshi e tjetrėn pėrpara, qė tregon horizontet. Nga Tropoja u veēuan vallja dyshe ritmike, njė lirikė e Krasniqes e interpretuar nga Dali Metalia me partnerė, "Vallja e nuses dhe e vajzave", e cila do t‘i japė Festivalit tė Gjirokastrės elegancėn e bjeshkėve tė Tropojės.

Vallet dominonin edhe pėr grupin e Kukėsit, ku u demonstruan elemente tė reja burimore nga valltarėt e vjetėr, por edhe tė rinj. Vallja "Shkrepėza dhe e pėrpjeta" sjell nė skenė njė ritėm luftarak shumė tė vjetėr tė zonės.

Valltarėt nė njė moment rrahin tokėn me pėllėmbėn e dorės, luftojnė me shpata. Po ashtu, njė valle me motive "Lume e vajzave" nė formėn e petales sė luleve qė shpėrthejnė, ishte njė risi e kėndshme.

Artisti Rexhep Ēeliku tha se nga grupi i Kukėsit pret njė pėrfaqėsim dinjitoz nė Gjirokastėr. Edhe Rrethi i Hasit pritet tė pėrfaqėsohet me njė numėr koreografik, si dhe njė instrumentale.

U konfirmuan gjithashtu edhe grupi i kėngėtarėve Halili, Dida e Voka, me njė kėngė lirike, "Moj e mirė-o". Grupi folklorik i Qarkut tė Kukėsit do tė ketė nė pėrbėrje rreth 60 artistė, tė cilėt do tė shpalosin vlerat folklorike tė krahinės nė 30 minuta, tė ndarė mes Kukėsit, Tropojės dhe Hasit.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=70945
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.9.2009, 03:24   #6
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Festivali Folklorik, me 900 artistė

Festivali Folklorik i Gjirokastrės do tė nisi mė 24 shtator dhe pėrgjatė njė jave nė skenėn e kalasė shekullore tė qytetit nė jug tė vendit artistė popullorė nga i gjithė vendi dhe diaspora do tė shpalosin meloditė, kėngėt, vallet qė janė ruajtur brez pas brezi. 900 artistė nga 12 prefekturat e Shqipėrisė dhe diaspora do tė marrin pjesė nė kėtė festival tradicional.

Ndėrsa ėshtė vendosur edhe se cilėt do tė jenė anėtarėt e jurisė. Krahas konkurrimit, gjatė ditėve tė aktivitetit do tė zhvillohen tryeza shkencore, ku do tė diskutohet pėr problemet e folklorit e festivalit, si edhe do tė ketė promovime botimesh tė kulturės popullore.

Pėrgjatė ditėve tė tij do tė zhvillohet edhe njė tryezė diskutimesh mbi kulinarinė (tradita e gatimit sipas trevave), ekspozita tė veshjeve tradicionale, ekspozita tė librit etj.

Ndryshe nga edicionet e kaluara, kėtė vit ėshtė shtuar koha e konkurrimit nė skenė, nga 20 minuta qė ishte nė festivalin e kaluar, kėtė edicion do tė jetė 30 minuta. Pėr tė ruajtur raportet nė zhanret e folkut, ėshtė synuar nė prurjet e riteve pagane, pasi aty ėshtė edhe baza e fillesės origjinale tė folklorit.

Tė gjithė artistėt pjesėmarrės janė tė detyruar tė ngjiten nė skenė vetėm me kostumet e krahinės qė pėrfaqėsojnė, duke qenė se nga buxheti i shtetit ėshtė dhėnė njė fond enkas pėr tė siguruar dhe pėr tė prodhuar kostume popullore.

Skena e festivalit si ngaherė do tė jetė kalaja shekullore e Gjirokastrės, qė shtrihet nė kėmbėt e Malit tė Gjerė. Festivali Folklorik Kombėtar ėshtė zhvilluar fillimisht nė qytetin e Tiranės, nė vitin 1957.

http://www.gazetaexpress.com/index.p.../15236/C6/C23/
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.9.2009, 03:37   #7
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendosja kalendarike e Festivalit pėrkon me festivalin e Ditės sė Dimrit (23 shtator dhe javėn qė pason) nė Hyllveg.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.9.2009, 04:50   #8
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Tė fundit qė e kanė pėrcjellė si trashėgim "majekrahun", njė nga kėngėt mė tė vjetra tė mbėrritura deri nė ditėt tona si dėshmi e riteve pagane shqiptare, kanė qenė Malėsia e Madhe me jehonėn e rrethimeve tė Shkodrės sė shekullit XV, Malėsia e Gjakovės


"Majekrahu", njė perlė e rapsodisė shqiptare
Isuf Zela

Nga kėngėt mė tė vjetra tė mbėrritura si dėshmi e riteve pothuajse pagane shqiptare ėshtė kėnga e cilėsuar si "majekrahu". Me ndryshimin e mėnyrės sė jetės, njė komunitet i caktuar ndryshon deri diku edhe shprehjen artistike, duke lėnė prapa njė fond tė caktuar sistemesh tė valleve, kėngėve dhe sjelljes.

"Majekrahu" ka qenė njė element i zakonshėm komunikimi jo vetėm artistik i shqiptarėve tė Veriut, njė mjet komunikimi artistik qė me fillimin e shekullit XX duket sikur nisi tė zhdukej disi... sė paku si funksion informativ. Me pėrfundimin e periudhės heroike, edhe "majekrahu" nisi tė pėrdorej, kėndohej mė rrallė, aq rrallė sa tashmė ėshtė shumė e vėshtirė tė gjesh njė interpretues tė zotin qė tė dijė tė pėrcjellė jo vetėm emocionet, por edhe vetitė artistike tė saj.

Tė fundit qė e kanė pėrcjellė si trashėgim "majekrahun" kanė qenė Malėsia e Madhe, me jehonėn e rrethimeve tė Shkodrės sė shekullit XV, Malėsia e Gjakovės me epokėn heroike tė Rilindjes, etj.

Nė kėtė tė fundit, kryesisht nė Rrethin e Tropojės, ekipe tė ndryshėm ekspertėsh tė kulturės nė ekspeditat e tyre nė gjysmėn e shekullit XX kanė fiksuar gjendjen reale tė "majekrahut", kėnga e cila nė fundit e shekullit XX dhe fillimin e shekullit XXI ndodhet pothuajse nė venitje.

E me gjithė peripecitė dhe pėrpjekjet pėr tė mos humbur, "majekrahu" jetoi dhe jeton ende, ndoshta jo si dikur, por si njė jehonė e asaj kohe. Njė nga bartėsit e fundit tė traditės sė kėngės "majekrahu" nė Tropojė e ndoshta mė gjerė ėshtė Isuf Nezir Zela, 60 vjeē, nga fshati Begaj.

Nė fushatėn e pėrgatitjeve pėr Festivalin Folklorik tė Gjirokastrės, Isufi ra nė sy tė specialistėve pikėrisht me "majekrahut", i cili e ka kėnduar pėr 40 vjet. Ka nisur fillimisht nėpėr dasma e mė pas kur ra nė sy pėr aftėsitė e tij, u pėrzgjodh pėr ta kėnduar edhe nė kuadėr tė festivalit "Sofra Dardane" qė zhvillohet nė Tropojė.

"Rreth 40 vjet e kam kėnduar ‘majekrahun‘ nėpėr dasma tė Malėsisė Gjakovės, nėpėr miq", thotė Isufi, duke shtuar se e ka nisur qė kur ishte 20 vjeē nė odat e atėhershme.

"Qė fėmijė mė ka tėrhequr ‘majekrahu‘, por kjo lloj kange don za burri, nuk ėshtė e lehtė. Duke dėgjuar gjyshin qė herėt nė fėmijėri dhe mė pas babėn, mendova se mund t‘ia dilja dhe kėndova, aty njerėzit mė thanė se kisha dalė mirė, madje dy-tre vetė i pashė qė ishin pėrlotur", tregon me emocione Isufi fillimet e veta tė interpretimit tė ‘majekrahut‘.

Kjo ėshtė njė pjesė shumė e veēantė interpretimi, ka njė ritėm tė caktuar tė thirrjes me pasthirrmat jooo..., pooo... (nė raste tė tjera si dhe zona tė tjera me pasthirrmat moreee,) me vendosjen e njėrės dore te veshi, ndoshta si njė interferencė gati hyjnore sugjestionuese qė krijohet gjatė interpretimit.

E pyes Isufin se sa e vjetėr ėshtė kėnga qė do tė kėndojė nė festival, e ai pėrgjigjet: "Me qindra vjet, e ka kėndu baba im dhe gjyshi, unė e kam mbrritė gjyshin tim qė ka kėndue dhe mė ka pasė thanė se e kishte dėgjue ‘majekrahun‘ prej babės dhe pre gjyshit tė vet, si me ta thanė, me qindra vjet".

Ai shton se "majekrahu" i takon kohėrave kur nuk ishin veglat muzikore dhe se nėpėrmjet kėsaj kėnge njerėzit kanė pėrcjellė te tė tjerėt, te dėgjuesit informacion, kryesisht luftarak po qė ka tė bėjė me luftėn dhe me ngjarje shumė tė mėdha. Njė varg i saj thotė: "Ali Ibra ka mbledhė ushtri, jooo, pooo...".

"Majekrahu" ka tekste tepėr tė shkurtra, thjesht kumton njė informacion tė caktuar dhe shoqėrohet me pasthirrmat qė dramatizojnė ngjarjen dhe i japin asaj jehonėn e sė papėrsėritshmes. Njerėzit emocionohen aq shumė me "majekrahun" sa lotojnė nė heshtje, nė mėnyrė tė veēantė tė vjetrit, qė siē ka vėrejtur njė studiues, duke dėgjuar "majekrahun" njerėzit qajnė bėmat e tyre tė konsumuara apo tė munguara.

Teksa flet pėr "majekrahun", Isufi bėhet serioz, tiparet e portretit tė tij duket sikur natyra i ka gdhendur posaēėrisht pėr kėtė kėngė kushtrim, pėr kėtė element tė rrallė folklorik, tė trashėguar qė nga kohėrat antike. Rapsodi tregon se pėrveē kumtit tė luftės, "majekrahu" pėrcjell edhe momentet solemne tė dasmave, apo ngjarjeve tė tjera tė gėzueshme tė njeriut, pėrfshi edhe pėrkujtimin e njė tė vrari nė luftė apo njė vdekjeje e ngjashme tragjike.

"‘Majekrahu‘ shėnon hapjen e dasmės, shėnon edhe kulmin e shfaqjes sė dasmės apo tė fejesės, pėr shembull kulmin e gėzimit kur hyn nusja nė odė apo kur jepet dora e ēikės (vajzės) nga babai, ku mė pas njerėzit qesin edhe nė pushkė" thotė Isufi, duke sjellė nė kujtesė ceremonitė familjare malėsore ku ai ka kėnduar, apo ka luajtur "majekrahun".

Nė familjen Zela nė Begaj tė Tropojės kėndojnė edhe tė tjerė, madje edhe nė aktivitetin fundit, nė pėrgatitjet pėr Festivalin Kombėtar tė Gjirokastrės ai kėndon me vėllain e vet, Shabanin dhe nipin, Burimin.

Duhet shėnuar se pėrveē "majekrahut" ata kėndojnė edhe kėngė tė tjera, pra gjini tė tjera tė kėngės, kryesisht epike. Edhe nė kėto tė fundit ndihet dhimbshėm jehona e shqetėsimeve tė kahershme shqiptare, bashkimi i kombit.

Njė kėngė me tė cilėn Zelėt konkurruan paraprakisht, pėrveē "majekrahut", ishte ajo me titull "Amanet vllazėn shqiptarė", qė ngrinte nė kult vdekjen, luftėn pėr lirinė e trojeve etnike. Nė morinė e zhurmshme tė muzikės qė dėgjojmė ēdo ditė, me imitime tė bėrtitjeve vajtuese tė popujve tė lindjes, nė morinė muzikės ordinere qė tė gjen kudo nė kafe, nė furgon, nė pazar..., "majekrahu" vjen e rrallė dhe e bukur si njė perlė, e thjeshtė dhe dėshmuese si njė relikte unike e jetės sė tė parėve tanė.

"Qė fėmijė mė ka tėrhequr ‘majekrahu‘, por kjo lloj kange don za burri, nuk ėshtė e lehtė. Duke dėgjuar gjyshin qė herėt nė fėmijėri dhe pas babėn mendova se mund t‘ia dilja dhe kėndova, aty njerėzit mė thanė se kisha dalė mirė, madje dy-tre vetė i pashė qė ishin pėrlotur", tregon me emocione Isufi fillimet e veta tė interpretimit tė ‘majekrahut‘"

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=71491
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.9.2009, 16:55   #9
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
900 artistė nė Festivalin Folklorik tė Gjirokastrės

Evenimenti mbarėkombėtar zhvillohet nga 24 shtatori nė kalanė e qytetit tė gurtė. Rreth 180 artistė kosovarė do tė prezantojnė lojra, kėngė dhe vallet popullore


Mbi 900 artistė shqiptarė do tė mblidhen pėr njė javė nė kalanė e Gjirokastrės ku mė 24 shtator do tė nisė zhvillimin e tij Festivali Folklorik Kombėtar. Mes risive tė ndryshme tė kėtij viti, vlen tė theksohet se pėrveē Maqedonisė, Malit tė Zi e Diasporės, Kosova do tė pėrfaqėsohet me 180 artistė nė kėtė event folklorik mbarėkombėtar shqiptar qė zhvillohet njė herė nė ēdo katėr vjet dhe qė pėrbėn ngjarjen mė tė madhe sa i takon traditės, folkorit, etnografisė, kėngėve, valleve dhe lojrave popullore.

Synimi kryesor i kėtij festivali mbetet krahas prezantimit tė traditės dhe zakoneve popullore shqiptare, ruajtja e tyre dhe zhvillimi e pasurimi me elementė tė rinj tė ditėve tė sotme.

Sivjet, FFK ka ndryshime sa i takon kritereve tė konkurimit; grupet folklorike pjesėmarrėse do tė kenė nė pėrbėrje tė tyre nga 10 artistė mė shumė se mė parė, ndėrkohė qė edhe koha e paraqitjes, nga 20 minuta qė ka qenė nė tė kaluarėn tashmė ėshtė bėrė 30 minuta pėr secilin grup.

Ėshtė e detyrueshme pėr artistėt dhe ansamblet e 12 rajoneve tė Shqipėrisė por edhe tė diasporės qė tė ngjiten nė skenėn e improvizuar tė kalasė sė Gjirokastrės me kostumet karakteristike tė trevės qė pėrfaqėsojnė.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=20688
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.9.2009, 06:39   #10
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Festivali Folklorik, grupi i Fierit me materiale tė pashfaqura mė parė

Grupi qė do tė pėrfaqėsojė Qarkun e Fierit nė Festivalin Folklorik tė Gjirokastrės, qė do tė nisė nė 24 shtator nė Kalanė e qytetit muze, do tė prezantohet nė kėtė eveniment kulturor me materiale folklorike tė pashfaqura mė parė.

Drejtuesi artistik i kėtij grupi, Nikollaq Bulo, tha pėr ATSH-nė se, "grupi i Qarkut tė Fierit do tė paraqitet me njė repertor prej 12 numrash, ku si mė tė spikaturat veēohen vallja myzeqare e vajzave tė grupit tė Semanit, vallja e burrave tė grupit tė Fier-Sheganit, Lushnje si dhe kėngėt e grupit tė Mallakastrės, njė pjesė e tė cilave janė krijime tė pashfaqura mė parė".

Sipas tij, pjesėt e pashfaqura janė krijime orgjinale qė ruajnė karakteristikat e krahinave dhe janė pasuruar me elementė tė rinj.

Grupi folklorik i Qarkut tė Fierit pėrbėhet nga rreth 60 artistė, tė cilėt do tė pėrcjellin nė festivalin e Gjirokastrės larminė e kėngėve, valleve, instrumenteve, kostumeve karakteristike tė zonave tė Fierit, Lushnjes dhe Mallakastrės.

Pėr tė pėrcjellė njė program sa mė tė larmishėm folklorik, sqaroi drejtuesi Bulo, ėshtė harmonizuar raporti mes vajzave e djemve, artistėve tė rinj e atyre mė tė vjetėr. Ai veēon grupin e valleve tė Fier-Sheganit si njė grup i konsoliduar nga mė tė mirėt nė trevėn e Myzeqesė, i cili dallohet pėr njė dinamizėm dhe elegancė.

"Programi prej 30 minutash i grupit fierak do tė jetė mjaft i larmishėm, pasi ēdo numėr do tė sjellė diēka tė re dhe nė tėrėsinė e tyre do tė pėrcjellė denjėsisht folklorin e kėsaj treve", siguroi Bulo.

Nė folklorin e zonės sė Fierit spikasin kėngėt iso-polifonike tė ngjashme me strukturėn e traditės sė Labėrisė, veēse kėnga e tyre ėshtė mė e shtruar dhe dallon mė shumė marrėsi i kėngės dhe jo hedhėsi. Veēanėrisht, Mallakastra ka dhėnė dhe ka marrė me Labėrinė dhe kėngėt e kėsaj zone kanė ndikime tė forta prej saj.

http://www.rilindjademokratike.com/R...or/kultura.htm
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.9.2009, 16:19   #11
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Megjithė dėshirėn e mirė tė grupeve tė ndryshme Festivali me sa pėrjetum 3 ditėt e para vujti rėndė nga mosorganizimi i (mos)organizatorėve dhe mungesa totale e interesit nga ana e gjinokastritėve. Veē kaosit, edhe fonia nė skenė ishte copė-copė, sa ia shkatėrroi kėngėt gati gjithė grupeve. Mungonin pėr fare veprimtaritė shoqėruese gjatė 3 ditėve tė para si nė kėshtjellė ashtu dhe nė qytet. Gjithashtu dhe futja e muzikės popullore/qytetare jevgo-aziatiko-orientale-fetare (Elbasani) e fetarizimi terminologjik (Shkodra, Elbasani) nė kėngė qė nė thelb ishin pagane i dha shkelmin folklorit shqiptar dhe na i solli zorrėt nė gojė.

Paraqitje tė mirė nė kushte tė tilla, pėr aq sa vlejti, bėnė Vlora, Tropoja, arbėreshėt dhe ansambli "Vatra" nga Zvicra.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Vitojė: Festivali mbarėkombėtar "Rapsha 2009" nga mesdimr nė danėn "Festivale"

Vlora pėrgatitet pėr Festivalin Folklorik Kombėtar nga VNf nė danėn "Festivale"

Kumanovė: Mbahet festivali poetik "Takimet e Karadakut 2009" nga VNf nė danėn "Aktualitet"

Gjinokastra mes librit dhe polifonisė, 27-29 shtator nga VNf nė danėn "Aktualitet"

Lushnjė: Festivali folklorik tipologjik kombėtar i valles (28-30 maj) nga vlug nė danėn "Festivale"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 13:50.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2010 SH

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.