|
|
#1 | |
|
Anėtarėsuar: 8.2006
|
|
|
Gėrmimet arkeologjike nė territorin e Shqipėrisė tashmė nuk do tė kryhen vetėm nga specialistė tė institucioneve shtetėrore, por edhe nga individė apo subjekte private. Kjo ėshtė njė nga pikat nė legjislacionin e hartuar nga Agjencia e Shėrbimit Arkeologjik, mbėshtetur mbi Vendimin e Kėshillit tė Ministrave nr. 725 dt. 21.05.2008 pėr "Pėrbėrjen, funksionimin, kompetencat dhe mėnyrėn e shpėrblimit tė Anėtarėve tė Kėshillit Kombėtar tė Arkeologjisė". Ky kėshill, i ngritur vetėm 7 muaj pas krijimit tė ASHA-s, ka miratuar gjithashtu edhe tė parėn rregullore pėr standardet e gėrmimit arkeologjik dhe gėrmimit tė shpėtimit. Kjo rregullore pėrfshin edhe kriteret e ushtrimit tė profesionit tė arkeologut; kriteret e gėrmimit, dokumentimit dhe arkivimit tė tė dhėnave dhe materialeve arkeologjike; kriteret dhe procedurat administrative pėr marrjen e lejeve tė ushtrimit tė profesionit tė arkeologut nga individė dhe subjekte private. "E hartuar nga njė grup pune nėn drejtimin e Agjencisė sė Shėrbimit Arkeologjik (ASHA), kjo rregullore pėrbėn bazėn e mbarėvajtjes sė kėrkimit arkeologjik, si dhe synon standardizimin dhe unifikimin e dokumentacionit arkeologjik nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė", shprehet Roland Olli, drejtor i ASHA-s. Sipas tij, gjatė kėtyre muajve, struktura mė e re nė varėsi tė Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve ka kryer mbi 30 mbikėqyrje paraprake nė qytete tė ndryshme tė vendit, duke pėrpiluar relacionet pėrkatėse dhe disa mbikėqyrje arkeologjike (gėrmime arkeologjike). Ndėrkohė, janė nė proces pėr mbikėqyrje arkeologjike nė terren edhe 2 sheshe gėrmimi nė qytetin e Durrėsit. Gjatė kėsaj pune, qė ka tė bėjė kryesisht me konstatimin dhe shpėtimin e materialit arkeologjik nė vende qė ndėrtohen, ka pasur raste edhe tė zbulimit tė objekteve tė rėndėsishme arkeologjike. Ndėrkohė qė shtrirja gjeografike e mbikėqyrjeve apo gėrmimeve arkeologjike tashmė shtohet me veprimtarinė qė do tė ushtrojnė individė apo subjekte private. Ata do tė licencohen nga Kėshilli Kombėtar i Arkeologjisė, kryetar i sė cilit ėshtė ministri Ylli Pango, me pėrbėrjen e 11 specialistėve tė tjerė nga Instituti i Arkeologjisė, Instituti i Monumenteve tė Kulturės, specialistė tė ASHA-s, zyrės sė trashėgimisė sė kulturės nė MTKRS, pėrfaqėsues tė zyrės juridike dhe personalitete tė tjera tė fushės. Mė parė, specialistėt patėn kundėrshtuar ngritjen e ASHA-s si njė strukturė mė vete nė MTKRS, duke e akuzuar ministrin Pango se po i pėrqendronte tė gjitha vendimet nė duart e tij. Sipas Surja Lelės, shef i sektorit tė arkeologjisė sė shpėtimit, licencat do tė jepen vetėm kur individėt apo shoqėritė tė pėrmbushin kriteret e caktuara: njė stazh pune 5-vjeēar, tė kenė minimumi gradėn master ose doktor shkencash, tė jenė bashkautorė nė tė paktėn tri projekte, dhe tė kenė njė staf tė mirė pėr realizimin e projekteve tė caktuara. Puna e tyre do tė jetė e pėrqendruar nė mbikėqyrjen dhe gėrmimin arkeologjik gjatė projekteve tė mėdha qė ndėrtohen nga financues privatė. Sipas Lelės, ASHA do tė ndėrmjetėsojė nėnshkrimin e kontratave tė tyre me investuesit. Licencimin e kėtyre subjekteve, drejtori Olli e quan nė radhė tė parė njė pėrgjigje ndaj domosdoshmėrisė pėr liberalizimin e kėtij lloj "tregu". Ndėrsa Lela shton se "nė Republikėn e Shqipėrisė ka shumė projekte qė janė vepra tė mėdha. ASHA apo Instituti i Arkeologjisė e ka tė pamundur tė mbulojė tė gjithė territorin. Ka shumė arkeologė me tituj e grada shkencore qė kanė mbaruar studimet brenda dhe jashtė vendit, qė mund ta bėjnė shumė mirė kėtė punė". Por si do tė pėrcaktohet materiali arkeologjik qė do tė nxjerrin nga nėntoka kėto subjekte private? Ēdo tė bėhet me kėtė material? "Kėto subjekte do tė mbikėqyren nga Agjencia e Shėrbimit Arkeologjik. Tė gjitha objektet qė dalin nga kėto gėrmime arkeologjike do dokumentohen nė vend dhe pas konservimit do tė dorėzohen pranė drejtorive rajonale tė monumenteve tė kulturės dhe pranė muzeve arkeologjikė", thekson shefi i sektorit tė arkeologjisė sė shpėtimit. Nė raste tė shkeljes sė rregullores sė pėrcaktuar, parashikohen masa ndėshkuese pėr individėt apo subjektet me pėrjashtim deri nė 5 vjet nga projekte tė ndryshme. Ndėrkohė qė Lela thekson se edhe para kėsaj rregulloreje, ASHA ka gjobitur arkeologė apo subjekte ndėrtimi qė kanė ndėrtuar nė mėnyrė tė paligjshme. Por shtrirja e mėtejshme e gėrmimeve arkeologjike duket e pakuptueshme, nė njė kohė qė vitet e fundit specialistėt kanė ngritur gjithnjė e mė shumė zėrin pėr mungesė tė fondeve pėr restaurimin e pasurisė qė del nga nėntoka. Raste konkrete ka pasur mjaft. Edhe tė shkatėrrimit tė kėtij materiali. "Ky ėshtė njė problem qė ka ndodhur shumė shpesh dhe rėndom nė Shqipėri. Kėshilli Shkencor nuk do tė miratojė asnjė projekt qė nuk ka nė pėrbėrje stafin e tij konservues dhe restaurues. Pėr fatin tonė tė keq, Instituti i Arkeologjisė pėr vitin 2008 ka pasur mbi 20 projekte dhe vetėm dy prej tyre, ekspedita nė Bylis dhe Finiq, kanė pėrfshirė konservimin dhe restaurimin", thekson Lela. Ndėrkohė qė duket se kjo strukturė do tė vazhdojė tė merret mė tej me plotėsimin e legjislacionit. Sipas Ollit, nė bashkėpunim edhe me Drejtorinė e Trashėgimisė Kombėtare (MTKRS) ka filluar puna pėr hartimin e Rregullores pėr Administrimin e Zonave Arkeologjike "A" dhe "B" brenda qyteteve Shkodėr, Lezhė, Krujė, Durrės, Elbasan, Berat, Vlorė dhe Sarandė. Bazuar nė intensitetin e gjetjeve, aty ku ėshtė e nevojshme, do tė propozojė edhe rishikim tė kufijve. Ndonėse gjatė kėtyre muajve puna e tyre nė terren nuk ka qenė e bujshme, drejtori Olli shprehet se ėshtė punuar nė njė sėrė projektesh. "Nė kuadėr tė projekteve pėr ndėrtimin e veprave madhore nga ASHA janė pėrgatitur rreth 20 oponenca pėr projektet si: Centralet me Erė dhe Biomasė nė Lezhė, Studimi urbanistik dhe plani rregullues i qytetit tė Peqinit, Plane Rregullues tė disa qyteteve, Parqet eulik dhe linja e interkonjuksionit Vlorė-Brindisi, Heci Sasaj, Vlorė, Linja 400 kv nė Qarkun Tiranė, Hidrocentrale tė ndryshme, Porto-Romano/masterplani. Pėrgatitja e oponencave ėshtė shoqėruar me verifikime nė terren dhe nė raste tė projekteve qė prekin zonat me potencial arkeologjik, specialistėt kanė kėrkuar ndryshime". Olli citon rastin e projektit pėr linjėn e tensionit tė lartė 400 kV Tiranė-Podgoricė, duke e zhvendosur atė nė njė distancė prej 1000 m nga qyteti antik i Zgėrdheshit (Krujė). Por pritet tė shihet se sa funksionale do tė jenė kėto rregullore qė hartohen e nėnshkruhen nė letra. http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=58416 |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
|
|
Tituj tė ngjashėm
|
| Ēėshtja |
|
Tiranė: Bashkimi kombėtar tash karamele politike nga VNf nė danėn "Viruset" Fier: 62 subjekte pa leje mjedisore nga VNf nė danėn "Mjedis" Perėndimor: Klinikat private, zbulohen 500 aborte nė 6 muaj nga VNf nė danėn "Popullsi" Fier: 94 subjekte private pa leje mjedisore nga VNf nė danėn "Mjedis" |