Bashkia e kėtij qyteti nuk ka asnjė mundėsi financiare qė tė ruajė dhe tė mbrojė shumė monumente historike, arkeologjike, arkitekturore nė qytet. Sipas raportit tė konsulentėve ndėrkombėtarė, bėhet e ditur se ka njė landfill, i cili ėshtė ndėrtuar nė Bushat, por suksesi i funksionimit kėrkon njė mėnyrė mė tė mirė pėr mbledhjen, ndarjen dhe sistemimin e mbetjeve urbane, qė sėrish bashkia nuk mund ta marrė pėrsipėr pėr shkak tė mungesės sė kapacitetit investues.
Raporti vė nė dukje se uji i pijshėm nė Shkodėr ėshtė nė nivele tė pranueshme. Por, nuk ka njė impiant pastrimi. Stacioni i pompimit nuk funksionon dhe pjesa mė e madhe e ujėrave tė zeza derdhen nė Drin dhe nė liqenin e Shkodrės, duke krijuar rreziqe tė mėdha pėr shėndetin. Edhe ujėrat industriale derdhen gjithashtu nė lumin e Kirit.
Nė raport theksohet se zhvillimi ekonomik i kėtij qyteti nuk ėshtė i madh, pasi shumica prej bizneseve e kanė ndėrprerė aktivitetin apo po pėrballen me situatėn e falimentimit. Zona tė tėra tė braktisura, fusha ngjyrė kafe (zonat e vjetra industriale), dėshmon pėr dobėsimin e zhvillimit tė qytetit.
http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=54456