Kthehu   Kreu > Dega e kulturės burimore > Festivale
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 11.3.2009, 19:43   #1
 
Anėtarėsuar: 5.2008

Punim Dita e Verės, 14 mars 2009


Tė shtunėn nė shtetin Perėndimor kremtohet 14 marsi, Dita e Verės, qė hap festivalin e lashtė njėjavor pagan drejt barasnatės sė pranverės tė 21 marsit. Nė Tiranė festa do tė fillojė tė shtunėn paradite nė sheshin "Skėnderbej" me kėngėt dhe vallet e ansamblit "Tirana". Mė pas, akrobatė dhe klounė nga Cirku i Tiranės do tė argėtojnė fėmijėt e pranishėm, ndėrsa Banda e qytetit do tė mbajė si dhe vjet rrugėtimin nė shėtitoren qendrore, ku qytetarėt do tė gjejnė edhe kėndin e gatimeve shtėpiake tė zonės, qė do tė jepen pėr shijim nga njė grup amvisash tė qytetit tė Tiranės, bashkė me recetėn e gatimit.

Lulishtja "Skėnderbeu" do tė jetė e gjitha e fėmijėve, qė nga mesdita, ndėrsa shėtitorja qendrore do tė kthehet nė njė panair argėtues, me kėnde dhe streha ku do jenė tė pranishėm dhe librat e shtėpive botuese shqiptare.

Nė parkun "Rinia" do tė vendoset njė sistem karaoke, duke i ftuar tė gjithėtė bėhen protagonistė tė kėngės, ndėrsa mė poshtė para hotel "Rogner"-it do tė zhvillohet dhe njė sfilatė veshjesh nga stilistė profesionistė rreth orės 11 dhe mė vonė rreth orės 13:30. Sakaq sheshi pėrpara korpusit do tė shndėrrohet nė njė hapėsirė pėr tė apasionuarit pas skejtbordit dhe grafitit.

Nė mbrėmje nė zonėn e ish-Bllokut do tė krijohet njė brez festiv i quajtur "Rock-Zone", kushtuar muzikės rrok. Koncerti do tė fillojė nė orėn 20:00, me grupe shqiptare dhe tė tjera evropiane. Kjo do tė jetė dhe veprimtaria mbyllėse nga ana e bashkisė pėr festimet e Ditės sė Verės 2009, pėr kryeqytetin e shtetit Perėndimor.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=60465
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.3.2009, 10:59   #2
 
Anėtarėsuar: 5.2008

Shkrim i cituar Dita e Verės shtyn njė ditė ndeshjet e kampionatit


Ndeshjet e kampionatit shqiptaroperėndimor, tė programuara pėr tė shtunėn nė orėn 15:00, do tė zhvillohen ditėn e diel nė tė njėjtėn orė. Lajmin e ka bėrė tė ditur shefi i sektorit tė garave nė Federatė, Ilir Shulku. Ai ka sqaruar se pėr shkak se tė shtunėn festohet Dita e Verės, policia e ka tė vėshtirė tė pėrgjigjet dhe pėr mbarėvajtjen e ndeshjeve.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=25763
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.3.2009, 09:22   #3
 
Anėtarėsuar: 5.2008

Shkrim i cituar Dita e Verės vjen nė Tiranė me muzikė rrok te Blloku


Tė gjithė duke festuar Ditėn e Verės. Sot qytetarėt do tė kenė mundėsi tė bėhen pjesė e njė sėrė veprimtarish. Pėr t’u krijuar sa mė shumė hapėsira, shėtitorja "Dėshmorėt e Kombit", sheshi “Nėnė Tereza”, rruga “Dėshmorėt e 4 Shkurtit” dhe “Ismail Qemali” do tė jenė tė bllokuara deri pasdite vonė. Pėr tė pestin vit radhazi, Dita e Verės festohet edhe nė Tiranė.

Tradita e hershme pagane, qė simbolizon ardhjen e stinės sė ngrohtė, mbush nė 14 mars tė gjitha rrugėt dhe sheshet kryesore tė kryeqytetit. Aktivitete tė larmishme janė organizuar nga bashkia pėr t’i dhėnė sa mė shumė ngjyrė ditės sė sotme. Banda e qytetit, ansambli “Tirana”, kėndi i fėmijėve dhe koncerti i madh nė orėn 12:00, janė tė pėrhershme, por kėtė vit kjo festė sjell edhe risi tė tjera.

Muzika nė skenat e zonės sė bllokut do tė jetė rrok, duke qenė se ėshtė rryma mė e preferuar e momentit. Festimet e Ditės sė Verės nė kryeqytet kėtė vit mbėshteten edhe nga Ambasada ēeke, hollandase dhe dane, tė cilat kanė kontribuar pėr ardhjen e grupeve tė huaja tė rrokut pėr kėtė festė.

Festimet do tė nisin rreth orės 10 me veprimtari pėr tė gjitha moshat, duke mos lėnė mėnjanė edhe gatimet tradicionale tė kėsaj feste.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=25965
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.3.2009, 09:37   #4
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Citim:
Ē'ėshtė Dita e Verės?

Ėshtė dita nė tė cilėn stėrgjyshit tanė, kur skish lindur edhé krishtėrimi, kremtonin bashkė me romakėt dhe me grekėt e vjetėr, perėnditė e lulevet, tė shlegjevet. Kur shkrin dimri, kur qaset vera buzėqeshur, e hollė dhe e gjatė si nė pikturė tė Botiēelit, zemra e njeriut shkarkohet nga njė barrė, shijon njė qetėsi, njė lumtėri tė ėmbėl.

Nė kėtė gėzim, stėrgjyshėrit tanė ndienin njė detyrė t’u falėn perėndivet qė sjellin kėto mirėsira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qė e quajnė Dita e Verės.

Nė pakė ditė nė Shqipėri, besnikėt e fundmė tė pagamizmit, besnikėt pa dashur dhe pa ditur, do tė rrethojnė me verore degėt e thanave, tė dėllinjavet, tė dafinavet, tė gjitha shelgjevet tė nderuara. Do tė kėputin degė tė gjelbėra dhe do t’i vėnė pėrmbi kryet e shtėpivet.

Tė mos i lėmė tė humbasin kėto festa tė vjetra tė racės sonė. Nuk i bėjnė dėm njeriut. Sjellin njė gėzim tė kulluar nė shtėpi. Njė vend ku jeta e tė vegjėlvet ėshtė aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanė njė rasė tė rrallė pėr tė dėfryer.

Pėr tė mėdhenjtė, Dita e Verės ka njė shije poetike tė hollė e tė rrallė.


— Faik Konica
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.3.2009, 09:43   #5
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Duhet theksuar dhe njė herė qė dt. 14 mars thjesht hap festivalin njėjavor tė pjellorisė dhe rilindjes sė natyrės, duke ēuar drejt 21 marsit, qė ėshtė Dita kalendarike diellore e Verės. 14 marsi ėshtė Dita e Verės pėr Shkumbinin dhe, pėr shumė vjet me radhė dhe, Tiranėn, por krahinat e tjera shqiptare kanė secila Ditė tė tyre tė Verės brenda kėsaj jave qė mbahet nė formė festivali nė gjithė trojet. Vjet p.sh. qyteti i Shkodrės festonte nė dt. 15 mars. Caktimi i datės kryhet krejt nga ana praktike duke marrė parasysh ditėn mė tė qėndrueshme me diell brenda kėsaj jave pėr secilėn krahinė. N.q.s. vihet re nė krahinat e Shqipėrisė sė Mesme, 14 marsi ka qenė gjithnjė ditė me diell dhe e ngrohtė, ndėrsa ditėt e mėpasme shpesh janė me re dhe madje dhe shi.

Duke synuar njė ditė tė tillė, secila krahinė nė bazė tė nėnklimės sė vet cakton njė datė me ditėn mė tė qėndrueshme tė dielltė, brenda kėsaj jave. Data mund tė puqet dhe me njė a mė shumė krahina tė tjera, por gjithnjė nė vartėsi tė anės praktike dhe nuk ėshtė e thėnė qė secila krahinė tė ketė doemos datėn e vet. Ėshtė klima vendore qė ka fjalėn e fundit dhe pėr kėtė ėshtė e nevojshme njohja e zonės, pasi festimi ėshtė organik dhe jo artificial. Pėr kėtė arsye dhe mėnyra e festimit ndryshon sipas krahinave, gjė qė i jep dhe bukurinė e vet festivalit nė rang kombėtar.

Njė sqarim tjetėr qė shpeshherė ėshtė i nevojshėm. Pse dita quhet e Verės, kur nė fakt festivali ėshtė pranveror? Kjo ndodh sepse nė kalendarin diellor ilir/shqiptar (dhe tė disa popujve tė tjerė), ka vetėm dy stinė, Verė dhe Dimėr, dhe stinėt nisin me barasnetėt (ekuinokset) nė mars e shtator dhe arrijnė mesin me solsticet nė qershor e dhjetor, atėherė kur festohet pėrkatėsisht Mesvera dhe Mesdimri.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.3.2009, 13:11   #6
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Kam pėrshtypjen sikur nė Shqipėrinė verilindore (Dardani), kjo festė nuk ka ndonjė rėndėsi tė veēantė pėr shkak tė klimės mė tė ftohtė (kontinentale).

Pėr vete asnjėherė nuk kam dėgjuar as nga pleqtė mė tė vjetėr, pėr kėtė festė.

Zakonisht thuhet: "Cungat e mdhaj me i lanė pėr Shėngjergj" dmth drunjtė e trashė tė ruhen pėr t'u ndezur andej kah fundi i prillit e fillimi i majit se deri atėherė ka gjasa qė tė ketė acar.

Prapė nuk jam i sigurtė a ėshtė pėr shkak tė klimės, apo ėshtė harruar festa, por nė muajin mars tė vetmet ditė qė pėrmenden janė Plakat, kur bie borė e madhe.
Kandhaon ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.3.2009, 16:15   #7
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Ka mundėsi dhe tė jetė harruar, por nė krahina malore varet dhe nga veprimtaria e krahinės. P.sh. zonat qė merreshin me bletari, blegtori, frutari etj., mė tepėr festojnė Ditėn e Dimrit, fundshtator. Nuk ėshtė ēudi nėse Dita e Verės haset mė tepėr nė zona qė janė mė pranė bregdetit dhe ajo e Dimrit nė pjesėn malore kontinentale. Sepse ndodh dhe e anasjellta, qė nė bregdet mė rrallė festohet Dita e Dimrit.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.3.2009, 16:32   #8
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Foto nga festimet nė Tiranė: http://vargmal.org/dan4179
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.3.2009, 18:56   #9
 
Anėtarėsuar: 5.2008

Shkrim i cituar Peqin: Festohet "Nata e Verės"


Banorėt e qytetit tė Peqinit kanė festuar mbrėmė Natėn e Verės. Nėn kujdesin e bashkisė janė organizuar aktivitete tė shumta pėr kėtė festė e cila nė kėtė zonė dhe nė gjithė rajonin e Shkumbinit ka njė traditė mjaft tė hershme. Me kėtė rast nė sheshin qėndror tė qytetit tė Peqinit mbrėmjen e djeshme ėshtė organizuar " Nata e Verės 2009".

Veprimtaritė i ka hapur panairi i prodhimeve tė kuzhinės tradicionale tė zonės sė Peqinit. Tė pranishmit dhe vizitorėt kanė vlerėsuar cilėsinė dhe shijen e kuzhinės tradicionale. Nė vijim nxėnėsit e shkollės 9-vjeēare dhe tė mesme tė qytetit tė Peqinit kanė zhvilluar parakalimin karnaval. “Nata e Verės" ėshtė mbyllur nga bashkia me njė koncert festiv nė shesh.

http://www.balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=34981
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.3.2009, 18:56   #10
 
Anėtarėsuar: 5.2008

Shkrim i cituar Shkumbin: Atmosferė festive pėr Ditėn e Verės


Dita e Verės ka krijuar atmosferė festive nė qytetin e Shkumbinit, ndėrsa policia ka shpejtuar tė marrė tė gjitha masat pėr sigurimin e rendit e tė qetėsisė publike. Kjo, nė kuadėr tė aktiviteteve tė shumta qė do tė organizohen gjatė gjithė ditės sė sotme.

Nė kuadėr tė festės pagane, nė ambientet e Pallatit tė Sportit "Tomorr Sinani" u ēel dje panairi: "Dita e verės 2009", ku 40 biznese shqiptare dhe nga rajoni kanė prezantuar prodhimet e tyre. Shiritin e pėrurimit pėr ēeljen e panairit e ka prerė kryetari i bashkisė dhe kreu i Dhomės sė Tregtisė e Industrisė. 14 Marsi ka krijuar atmosferė festive dhe nė qytetin e Peqinit.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=55207
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.3.2009, 18:56   #11
 
Anėtarėsuar: 5.2008

Shkrim i cituar Shkumbini feston Ditėn e Verės


Mijėra qytetarė kanė mbushur gjatė paradites rrugėt e qytetit tė Shkumbinit. Tė ardhur nga shumė rrethe tė vendit ata kanė uruar njėri-tjetrin me rastin e Ditės sė Verės.

Festimet filluan qė nė orėt e para tė mėngjesit, me parada, lojra popullore, muzikė dhe aktivitete tė ndryshme. Ata qė i janė gėzuar mė shumė festės kanė qenė fėmijėt, tė cilėt me veshje dhe maska janė bėrė pjesė e karnavaleve.

Si ēdo 14 mars, simboli i Ditės sė Verės pėr qytetin e Shkumbinit ka qenė ballakumi. Shumė qytetarė i janė drejtuar punishteve me traditė nė prodhimin e kėsaj ėmbėlsire, ndėrsa tė tjerė e kanė blerė atė nė tezgat e qytetit.

Dita e Verės ėshtė njė festė pagane. Ajo simbolizon largimin e stinės sė ftohtė dhe ardhjen e periudhės sė ngrohtė. Nė 14 mars, bimėsia zgjohet nga gjumi dimėror dhe nis tė thithė nga toka lėngjet qė i nevojiten pėr t’u rritur. Tė parėt tregojnė se njė natė para Ditės sė Verės, njerėzit mblidheshin mė shpejt nė shtėpitė e tyre, pėr tė nisur festimet. Zgjimi bėhej nė tė gdhirė dhe tė moshuarit herėt nė mėngjės hapnin derėn e shtėpisė pėr bujari, merrnin shtamėn pėr ta mbushur me ujė tė freskėt dhe sillnin nė shtėpi njė plis bari tė gjelbėruar.

http://www.shqipmedia.com/2009/03/el...diten-e-veres/
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.3.2009, 07:51   #12
 
Anėtarėsuar: 5.2008

Shkrim i cituar Dita e Verės festohet edhe nė shtetin e Veriut


Prishtinė - Dita e Verės ėshtė festuar edhe nė shtetin e Veriut. Kėshtu festime tė shumta janė shėnuar dje nė shumė fshatra tė Dardanisė ku tradita e Ditės sė Verės ėshtė e ngjashme me festimet nė Shkumbin.

Festime tė shumta ka patur nė krahinėn e Opojės, nė komunėn e Sharrit, po ashtu edhe nė lokalitete tė tjera tė Prizrenit, nė jug tė shtetit tė Veriut.

Pjesė e festimeve ishin daljet e tė rinjve e tė rejave nė sheshet e fshatrave, nė bjeshkė, mbledhja e luleve tė para, vallėzimi e kėndimi, ndezja e zjarreve dhe gatimet e veēanta me miell misri e gruri, pėr mirėseardhjen e Verės.

Kjo festė bėhet me besimin se Dita e Verės sjell fat, shėndet, mbarėsi, pėrtėritje e dashuri njerėzore dhe ritet ndėrlidhen me zgjimin e bimėsisė, gjallimin dhe kalimin nga dimri nė pranverė.

http://www.balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=34997
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.3.2009, 11:01   #13
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Citim:
Ka mundėsi dhe tė jetė harruar, por nė krahina malore varet dhe nga veprimtaria e krahinės. P.sh. zonat qė merreshin me bletari, blegtori, frutari etj., mė tepėr festojnė Ditėn e Dimrit, fundshtator. Nuk ėshtė ēudi nėse Dita e Verės haset mė tepėr nė zona qė janė mė pranė bregdetit dhe ajo e Dimrit nė pjesėn malore kontinentale. Sepse ndodh dhe e anasjellta, qė nė bregdet mė rrallė festohet Dita e Dimrit.
Tash e pashė festimin e kėsaj dite nė Veri, kryesisht nė zonat mė afėr bregdetit, ku arrijnė erėrat e ngrohta bregdetare.

Sa i pėrket kėsaj zonės verilindore (Drenicė, Gallap, Llap, Shalė, Fushė e Kosovės), pothuajse nuk njihet fare. Jo rastėsisht, verojkat nė kėto zonat vihen nė duar mė 6 maj, sepse kėtu janė bashkuar Dita e Verės dhe Kryet e Motmotit nė njė ditė tė vetme, Kryet e Motmotit.

Edhe ritualet tjera tė ditės sė Verės, ktej mbahen mė 6 maj, psh ndezja e zjarreve, hedhja e gurėve nė zjarr etj.
Kandhaon ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.3.2009, 18:39   #14
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Citim:
Kosova feston Ditėn e Verėzės

Dita e Verėzės ėshtė festuar edhe nė krahinėn e Opojės me 19 fshatra shqiptare, mbi 1000 metra lartėsi mbi nivelin e detit, nė komunėn e Sharrit, po ashtu edhe nė lokalitete tė tjera tė Prizrenit, nė jug tė Kosovės, sipas njė tradite tė lashtė, e ngjashme si Dita e Verės nė Elbasan. Pjesė e festimeve janė daljet e tė rinjve e tė rejave nė sheshe fshatrash, nė bjeshkė, mbledhja e luleve tė para, vallėzimi e kėndimi, ndezja e zjarreve dhe gatimet speciale me miell misri e gruri, tė cilat kanė ngjashmėri po nuk janė si ballokumet e Elbasanit.
Nė kėto anė me blegtori tė zhvilluar, ndėr shumė bereqetet qė shtrohen nė sofėr janė mishi i qengjit dhe flija. Kjo festė bėhet me besimin se Dita e Verėzės sjell fat, shėndet, mbarėsi, pėrtėritje e dashuri njerėzore dhe ritet ndėrlidhen me zgjimin e bimėsisė, gjallimin dhe kalimin nga dimri nė pranverė.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...joni&Itemid=62
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.3.2009, 18:40   #15
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Citim:
Berat, Ditra e Verės ndėrthuret me karnavalet

Festa e Ditės sė Verės, e cila simbolizon ndryshimin mes stinėve, asaj tė dimrit tė acartė dhe pranverės sė luleve, ka nisur qė nėmėngjes edhe nė Berat.

Nė kėtė festė pagane dhe tradicionale pėr qytetin e Beratit, mijėra banorė tė qytetit muze kanė festuar nė sheshin qendror edhe karnavalet e organizuara nė kėtė ditė. Karnavalet nė kėtė qytet tashėm janė bėrė ritual. Festa ka filluar qė herėt ne mėngjes me grupet e fėmijėve tė lagjeve dhe tė shkollave 9- vjeēare tė kėtij qyteti. Grupe tė fėmijėve, tė veshur si nė ditėn e karnavaleve duke improvizuar djallin janė shfaqur me maska tė ndryshme nė simbol tė festės tė Ditės sė Verės.

Grupe tė ndryshme fėmijėsh tė kopshteve, shkollave 9- vjeēare dhe tė mesme me maskat e tyre kanė pėrshkuar tė gjitha rrugėt qė tė ēojnė nė sheshin qendror tė qytetit, duke kryer xhestet e humorit, nga ana tjetėr ėshtė shfaqur njė makinė, e cila nė karrocerinė e saj kishte portretin e djallit para sė cilėn udhėtonte njė pajton me nuse qė simbolizon ditėn e festės.

Festa e organizuar nga bashkia dhe Qendra Kulturore e Fėmijėve ka vijuar me paradėn e karnavaleve dhe mė pas koncertin festiv dhe konkurrues.
Pėr konkursin janė ndarė dhe ēmime pėr kopshtin dhe shkollėn mė tė mirė nė interpretim.

Festėn e luleve, banorėt e kanė festuar edhe nė lokalet dhe nė kodrat e qytetit si dhe nė pikat turistike jashtė tij. Ndėrsa nė kėtė ditė nuk kanė munguar edhe vizitat nė familje.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ethe&Itemid=63
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.3.2009, 18:50   #16
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Festimet e Ditės sė Verės nė IRJM ku ende paganizmi shqiptar po bėn luftė me virusin islamik tė sponsorizuar nga sllavėt.

Citim:
Gostivar, Karshiakė, Kėrēovė

Shkup, 13 mars - Ekuinoksi pagan i pranverės, e quajtur Dita e Verės troket mė 14 mars. Kalimi nga njė stinė nė tjetrėn mbetet njė prej festave qė shqiptarėt vazhdojnė ta kremtojnė nė formė dhe pėrmasa tė ndryshme. Diku mė pak e diku mė shumė tradita vazhdon.

Mė shumė nė fshatra dhe disa qytete. Gostivari, Karshiaka, Kėrēova e tė tjera janė disa prej zonave tė cilat mė sė shumti kremtohet. Piknikėt familjare nėpėr parqe dhe pika tė tjera turistike janė njė prej aktiviteteve mė popullorė, nė Shkup destinacioni i preferuar ėshtė Kalaja.

Menyja e festės ka gatesėn tradicionale pėr kėto zona, specialiteti prej brumi i pjekur nė saē - flia, si edhe disa lloje ėmbėlsirash.

Tipike pėr kėtė ditė janė edhe frekuentimet e "vendeve tė mira". Pėrkatėsisht shpellave tė njohura pėr efektet shėruese dhe fatsjellėse. Etnologu Afet Jashari se pėr kėtė festė, qė nga forma e organizimit mund tė quhet grarishte, vizitohen shpella tė ndryshme si Shpella e Vėrtekicės, apo edhe ajo e Ujit tė kuq. Besohet se larja me ujin e saj, sidomos nė Ditėn e Verės sjell pjellorinė dhe fatin e mirė pėr gratė, shėndet pėr fėmijėt.

Megjithatė, Dita e Verės, si njė prej festave pagane ka filluar tė kremtohet gjithnjė e mė pak. Njė traditė qė vjen duke u zbehur nga viti nė vit e nga gjenerata nė gjeneratė.

"Festohet gjithnjė e mė pak, kėto festa vijnė duke humbur, traditat harrohen dhe njė prej arsyeve ėshtė se njerėzit duke u lidhur gjithnjė e mė shumė me besimin fetar, i largohen festave pagane, qė nuk janė fetare. Vetėm mė tė vjetrit kanė dėshirė t'i festojnė, ndoshta si njė traditė qė e kanė aplikuar qė nė fėmijėri", thotė Jashari.

Dita e Verės ėshtė njė festė qė daton qė nė lashtėsi, si njė traditė mesdhetare. Ritet e saj qė lidhen me ringjalljen pranverore tė natyrės dhe datojnė qė prej mitologjisė, tė pasqyruara edhe nė veprat e Homerit.

Duke iu referuan sociologut Lekė Sokoli Festa e Verės nga pikėpamja gjeografike festohej nga mbarė shqiptarėt, nė qytet e nė fshat, nė fushė e nė malėsi, nė atdhe apo edhe nė mėrgim. Fakti qė kremtimi i Ditės sė Verės ėshtė bėrė edhe nga arbėreshėt aq sa disa autorė e kanė quajtur "festė arbėreshe", ėshtė dėshmi e pėrhapjes sė saj tė hershme ndėr shqiptarėt.

Ndėrsa etnologu Bernardin Palaj, njohės i thellė i trashėgimisė kulturore sidomos tė malėsisė sė Veriut, ka shkruar qė nė fillim tė viteve '20 tė shekullit tė kaluar, pėr mėnyrėn se si festohej atje Dita e Verės. Dita e Verės ėshtė festuar shumė kohė para se institucionet klerikale e, mė pas, ato shtetėrore tė fillonin tė administronin festat popullore.

http://www.koha.com.mk/a01.html
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.3.2009, 18:50   #17
 
Anėtarėsuar: 5.2008

Shkrim i cituar Dita e Verės: Festimet nė Shkumbin e Tiranė


Mijėra njerėz kanė vėrshuar nė Shkumbin si dhe nė kryeqytet, duke iu gėzuar atmosferės shumėngjyrėshe e njėkohėsisht ditės me diell. Nė qytetin e Shkumbinit festimet nisėn prej natės sė 13 marsit, me koncerte e panair, pėr tė vijuar ditėn e djeshme me zbarkimin nė qendrėn e qytetit tė kostumeve e parakalimit tradicional.

E njėjta panoramė ka mbizotėruar dje nė kryeqytetin e vendit. Nė Tiranė sheshi kryesor "Skėnderbej", e gjithė shėtitorja "Dėshmorėt e Kombit" dhe zona e ish-Bllokut u pushtuan nga kryeqytetasit dhe shumė tė tjerė nga rrethet, qė u bėnė pjesėmarrės tė atmosferės festive.

Kompani tė ndryshme kanė mundėsuar gjatė gjithė ditės aktivitete tė ndryshme, me kėngė, cirk, lojėra, ndėrsa pėrgjatė rrugėve tė festave nuk mungonin lulet dhe ėmbėlsirat. Festimet kanė vazhduar deri nė mesnatė me njė epilog rrok tė Ditės sė Verės.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=25987
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.3.2009, 00:11   #18
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Citim:
Fier

Fierakėt e kanė festuar ditėn e verės duke udhėtuar drejt Elbasanit dhe Tiranės. Njė pjesė e madhe e tyre me automjete private, apo nė mėnyrė tė organizuar kanė zgjedhur qė fillimin e pranverės ta presin nė qytetin e Elbasanit, qė ėshtė kthyer nė kryeqendėr tė ditės sė verės. Edhe Tirana ka qenė njė destinacion shumė i preferuar nga mjaft banorė tė Fierit, qė duke mbetur pa asnjė aktivitet pėr kėtė festė kanė shtegtuar nė qytete tė tjera.

Nė Fier, festa e pranverės nuk ka ndryshuar nga ditėt e zakonshme. Tė moshuarit si pėrditė mbushėn lulishtet dhe njė pjesė e tė rinjve si zakonisht kanė baritur lokaleve.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=60700
Citim:
Kukės

Koncerti mbarėshqiptar mbledh 10 mijė veta nė stadiumin e ri. Dita e verės nė Kukės ėshtė shėnuar me aktivitete tė ndryshme, ku mė kryesori ishte koncerti i madh nė stadiumin e lojėrave me dorė, me pjesėmarrjen e kėngėtarėve tė shquar nga trevat shqiptare. Rreth 10 mijė spektatorė ishin tė pranishėm nė koncert. Bashkia e Kukėsit ka promovuar me kėtė rast edhe investimin e fundit tė kryer nė stadiumin e lojėrave me dorė nė shifrėn prej rreth gjysmė milioni dollarė, duke e inauguruar pikėrisht me koncertin e ditės sė verės.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=60699
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.3.2009, 15:08   #19
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Citim:
Thėnė nga mesdimr

Caktimi i datės kryhet krejt nga ana praktike duke marrė parasysh ditėn mė tė qėndrueshme me diell brenda kėsaj jave pėr secilėn krahinė. N.q.s. vihet re nė krahinat e Shqipėrisė sė Mesme, 14 marsi ka qenė gjithnjė ditė me diell dhe e ngrohtė, ndėrsa ditėt e mėpasme shpesh janė me re dhe madje dhe shi.
Gjė qė u provua dhe sivjet, sidomos duke parė qė pas 16-ės jemi ende nė dimėr...
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Dita e Verės, 14 mars 2010 nga VNf nė danėn "Festivale"

Fėmijėt e Nivicės - Dita e Verės nga mesdimr nė danėn "Kultura shpirtėrore"

Dita e Verės, 14-21 mars nga mesdimr nė danėn "Kultet"

Dita e Verės, 14 mars 2008 nga rritės derrash nė danėn "Festivale"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 15:08.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2010 SH

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.