Kthehu   Kreu > Vargmal > Arbėri
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Vega:

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 18.12.2006, 23:35   #1
sub028937
 

Pyetje Bashkėpunimi i Kastriotit me Vlad Tepeshin


Un kam lexuar se Gjergji nė planin e tij tė arratisjes nga Kruja, ka bashkpunuar me Vladin. Me anė tė lajmėtarėve tė fshehtė, i ka lajmėruar pėr vendin e kampimit tė sulltanit. Ndėrsa ata e kan sulmuar sulltanin, Kastrioti kinse po largohet me frikė, ėshtė sprapsur dhe ua ka lėshuar udhėn Janosh Huniadit (prijės hungarez) dhe Vladit (prijės rumun). Ndersa sulltani me tė parė sprapsjen e menēur te Gjergjit, ka pėsuar disfatė.

Vallė nuk ka qenė njė strateg i lartė Kastrioti?!

Ndryshuar sė fundmi nga vlug : 22.12.2006 nė 00:48. Arsyeja: ė, ē

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.12.2006, 00:12   #2
Aht
pretar
 
Aht
 
Anėtarėsuar: 7.2006
E kam lexuar nė njė gazetė kėtė histori dhe e kam arkivuar diku (shpresoj ta bie nesėr). Aty pėrmendet dhe se tė dy prijėsit bėnin pjesė nė njė organizatė tė fshehtė kristiane dhe se Vladi me vėllanė mė tė vogėl e thėrriste Kastriotin "ungji Gjergj".

Por kam dėgjuar nga disa njerėz qė jetojnė nė Greqi se nė njė manastir tė Selanikut ekziston njė libėr qė ėshtė shkruar pėr Kastriotin nga njė murg qė supozohet tė ketė qenė vėllai i tij. Libri bėn fjalė pėr historinė e vėrtetė tė heroit tonė, historinė e flamurit, etj.

Kėto janė vetėm fjalė qė kam dėgjuar, por po patėt ndonjė informacion mund tė na e sillni se unė jam bo shumė kurioz pėr kėtė histori.
Aht nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.12.2006, 23:12   #3
vlug
6.000
 
vlug
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Citim:
Thėnė nga Isegrimer

Un kam lexuar se Gjergji nė planin e tij tė arratisjes nga Kruja, ka bashkėpunuar me Vladin.
Ky Vlad, pėr tė cilin ke folur ti ka ardhur nė krye tė Vllahisė mė 1448. Pėr kė arratisje tė Kastriotit bėn fjalė ai libri?
vlug nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.12.2006, 21:53   #4
Aht
pretar
 
Aht
 
Anėtarėsuar: 7.2006

Shkrim i cituar


Citim:
G. Shqip, dt. 24 shtator 2006

Drakula i Vllahisė dhe Dragoni i Arbėnit

Citim:
(Vlad Tepeshi me tė vėllanė e thėrrisnin Skėnderbeun "ungji Gjergj")
"Tė ketė ekzistuar vallė ky kont?" Kjo kreshtė dilemash qė dallga qė ngriti irlandezi Bram Stoker, kur mė 1897-ėn shkroi librin e tij tė famshėm kushtuar Kontit Drakula. Skenat imagjinare tė vampirizmit erotik e turbulluan ahere fantazinė e shoqėrisė puriste viktoriane, duke dėftuar se edhe ajo gjendje mund tė joshej prej shamanizmit dioniziak, magjisė sė zezė dhe perversitetit primitiv.

Duke e valavitur romanin e tij "ekstravagant" nė tregun letrar moralizues europiano-perėndimor, shkrimtari romantik anglez i kish rėnė bash nė tė. Stoker e kish kuptuar se industrializimi i ethshėm i asaj pjese tė Europės ku ai jetonte, po i priste si me kosė legjendat popullore duke i zėvendėsuar shkulma-shkulma me mitet urbane.

Po intuita e shkrimtarit e kish tjerrė edhe mė imėt se kaq. Pa i hyre kontekstit socio-urban tė Anglisė nė kohė tė Stokerit, duhet thėnė se "Drakula" pikoi nė kohė tė volitshme edhe se, mu atėherė, kjo pjesė e zhvilluar e Europės po zbulonte e habitur se ekzistokėsh edhe njė gjysmė tjetėr e kontinentit: gjyma lindore. Flinte prej shekujsh ajo gjysmė, kllapitur nė gjumin e ankthshėm, pllakosur nga terri qė vetėm sa cimbisej pak nga gjysmėhėna osmane, hollake si jatagan.

Kish ngjarė thuajse gjithēka nė pėllėmbė tė shek. XV. E njėjta histori pėr krejt gadishullin Ballkanik. E njėjta shorte vendesh, besimesh tė vjetra, dyersh princėrore qė patėn stivosur emėr e famė nė rrjedhė tė shekujve. Qe fati i atyre qė jetuan e u ndeshėn me Osmanet e llahtarshėm, e qė brenda sinorėve tė shkurtė tė jetes sė tyre aktive, u gdhinė nė Perandorinė Bizantine, u burrėruan nėn peshėn e islamit dhe u ngrysėn duke mbrojtur viset e veta dhe fenė e t‘parėve.

Gjergj Kastrioti dhe Vlad Drakula

Habitesh kur sheh sa fort ngjajnė mes tyre fatet e gjithė dinastive tė Ballkanit dhe nė veēanti ato tė dy princave ballkanikė te messhek. XV, Gjergjit I Kastriot - Skėnderbeut dhe Vlad III Draculea - Tepeshit.

Sikundėr u shtrėngua Gjoni tė jepte bijtė e tij peng si vullnet pėr tė respektuar vasalitetin ndaj sulltanit, edhe Vladi II Dracul, i ati i Tepeshit u detyrua tė bėnte tė njėjtėn gjė me bijtė e tij aty nga 1442-shi; dhe ashtu si Gjergji ynė edhe Draculea (i biri i Dracul-it) qe dorėzuar nė oborrin perandorak tė Muratit II, pėr t‘u edukuar si mysliman i mire.

Nė fakt edhe Draculea/Drakula do t‘i pėrkiste tė njėjtės trupė dhe orderi ushtarak ku qenė rritur Kastrioti me tė tjerė fėmijė tė krishterė - jeniēerėve. Ndaj dhe rumuni i mitur (atėhere ish veē nja 12-13 vjeē) do ta njihte shumė shpejt autoritetin e Iskanderit, gjeneralit tashmė tė famshėm nga Arbėnia.

Burime hungare bėjnė me dije se Vladi i vogėl, qė ishte rreth 25 vjet mė i ri se Skėnderbeu, sikundėr edhe vėllai i tij Radu, e thėrrisnin atė "ungji Gjergj". Ky afrimitet ushqehej nga njė besėlidhje e fshehtė (me degė edhe nė kryeqytetin osman Adrianopojė/Edrene) qė kishin ujdisur princat e Ballkanit me Janoshin nga Huniadi. Arratia e Skėnderbeut nga kampi osman gjatė betejės sė Nishit dhe bashkimi i tij me forcat serbe, para kthimit nė Arbėni, anipse kalohet si gjest anėsor nga historianėt, ka qenė njė veprim i shestuar gjatė e mire, me sfond politik dhe jehonė afatgjate.

Nė njė farė mėnyre ai rreshtim shėnoi qė mė 1443-shin, aderimin e Arbėnisė nė koalicionin e krishterė kundėr tė ligės qė kish rėnė mbi qytetėrimin europian. Ballkani, ish-korridori pėr tė mbėrritur nė zemėr tė kontinentit dhe Arbėnia njėra ndėr portat e rėndėsishme tė kėtij korridori: Egnatia.

Sikurse Kastrioti, edhe Vlad Drakulea u kthye nė atdhe pėr tė qeverisur principatėn e tij vetėm pas vdekjes sė tė atit dhe tė njėrit vėlla. Njėlloj si "ungji Gjergj", edhe Drakulea e mohoi islamin, fenė e re qė kish pėrftuar nė Divan, pėr t‘u kthyer nė krishterimin katolik (gjest politik ky dhe kusht i nevojshėm pėr tė trashėguar principatėn e mbretit hungar).

Por Drakula kish trashėguar nga i ati, Vladi II Drakul, edhe pėrkatėsinė nė Urdhrin e Dragonit (Dragoit), urdhėr kalorsiak ku ka gjasa tė ketė bėrė pjesė edhe Gjergj Kastrioti. Nė kohė tė Skėnderbeut titulli "dragon" u jepej fisnikėve tė fuqishėm politikisht ose ushtarakisht, tė cilėt pos tjerash, kishin marrė nė sy tė luftonin kundėr turqve tė pabesė e t‘i zbonin ata jashtė Ballkanit.

Duke u nisur nga kushtet e urdhrit nė fjalė (Societas Draconistrarum), mund tė mendohet se elita europiane do tė ketė pasur njė motiv vėrtet tė fortė pėr t‘ia akorduar kėtė urdhėr Kastriotit. Ndryshe nuk ka si shpjegohet mbijetesa nė kohė e titullit me tė cilin ai u quajt jo vetėm nga literatura post-mesjetare, por edhe nga kujtesa popullore: Dragoni i Arbėnit apo dhe Kulshedra e Arbėnit. Njėra ndėr dy shpatat e tij qė ruhen nė muzetė e Europės e ka pėrjetėsuar nė dorėzėn e saj shenjėn e kėtij urdhri pan-europian: figurėn e dragoit/dragonit.

Skėnderbeun e sulmoi dhe e tradhtoi tek osmanėt njeriu mė i dashur i familjes atėrore, nipi i tij Hamzai, me tė cilin qenė pagėzuar bashkė nė Krujėn e ēliruar; Drakula mb‘anė tjetėr u tradhtua nga Radu, vėllai i vetėm qė i kish mbetur gjallė, me tė cilin pat kaluar vitet e rėnda tė pengmarrjes. Ngjashmėria nė jetėt e kėtyre njerėzve ėshtė vėrtet mbresėlėnėse.

Skėnderbeun do ta tradhtonin mandej do princa shqiptarė, qė nė momente tė caktuara shihnin tek ai veē despotin dhe tagrambledhėsin; e njėjta dhimbė do ta kaplonte edhe Drakulėn, i cili do tė urrehej thekshėm nga bojaret e Transilvanisė dhe Vllahisė.

Sikundėr Kastrioti, edhe Drakula i pashpirt e mundi keqas Mehmet Pushtuesin, madje e shqymbi bash nė vitin 1462, kur Mehmeti ish nė kulm tė pushtetit dhe forcės sė tij, duke e sfiduar ballas nė njė ndeshje pa ndihmėn e ushtrive tė tjera. Tė 20.000 osmanėt e ngulur nė hu e ngjethėn e ia ngrinė shpinėn ngadhnjyesit tė Kostandinopojės, e kėshtu ai u tėrhoq nga njė fushatė qė e konsideronte historike, duke i shtuar Drakulės edhe llagapin turk Kaziglu Bej (Princi n‘Hu-ngulės).

Historia e njehsoi me Djallin

Pavarėsisht nga faktet historike, kronikat osmane, legjendat gjermane apo relacionet e Vatikanit, tė dy kėta kalores mbijetuan nė traditėn gojore folklorike si njerėz qė mbronin fatet e gjindjes nė nevojė. Vetėm se, imazhi kolektiv i Gjergjit tonė mbeti gjithsesi figurė e panjollosur dhe e naltuar nga historia me lavde e vlerėsime tė pėrmasave kontinental, kurse pėrftesa mbi figurėn e Drakulės nuk ia doli t‘i shpėtonte gjykimit tė historisė, ca pėr shkak tė karakterit tė tij mizor e ca pėr efektin negativ mediatik qė i mveshėn atij tregtarėt saksonė.

Lufta e Vladit III Tepesh nuk mori dot pėrmasa kombėtare dhe mizoritė e tij prekėn si myslimanet, ashtu edhe tė krishterėt e tė dy kishave. Ndonėse luftoi pėr principatėn dhe pėr kryqin, Drakula nuk ia doli ta sundonte karakterin e tij tė deformuar nė vitet e pengmarrjes - historianėt hamendin t‘i ketė ngjarė bash aty deformimi psiqik dhe perceptimi i njėanshėm i kulturės osmano-lindore i zakonit tė nguljes sė njerėzve nė hu. (Drakula gjithsesi nuk qe i pari; e pat bėrė kėtė praktikė edhe parsi anglez i Worcester-it, John Tiptoft pas kthimit nga kryqėzatat).

Mizoritė deri nė genocid tė vojvodės Draculea-s sikurse njihej ai nė Rumani, janė tė njohura tashmė pėr historianėt. Ky aktivitet i mėnxyrshėm, qė nga sa duket rezulton tė ketė qenė i vėrtetė, e ka terratisur figurėn e kėtij luftėtari deri nė atė pikė sa vetė vulgu tek i cili ai qe mbėshtetur, duke mos e njohur origjinėn fisnike tė llagapit "drakula", filloi ta pėrftojė emėrtimin Vlad Dracula si Vlad Djalli.

Pėr banorėt e Moldavisė dhe Vllahisė ishte e thjeshtė tė mbėrrinin kėtė pėrfundim nėpėrmjet njė etimologjie popullore: nga fjala "dracu" qė nė gjuhen e tyre do tė thotė "dreq" ose "djall". Nga ana e tyre edhe Osmanėt, ca nga besėtytnia qė i karakterizonte si gjindje, e ca ngase kjo u leverdiste pėr tė dėmtuar imazhin e njeriut qė po u hapte aq shumė telashe, do t‘i jepnin krahė pėrhapjes sė kėtij besimi. Qė kėtu rrjedh dhe njėsimi i Vladit me djallin dhe shpirtrat e kėqij e tė shqetėsuar, tė cilėt Stokeri do t‘i pėrdorte shekuj mė pas si harxh pėr romanin e vet.

Nė ka qenė Drakula kaq mizor, apo nė ka ekzagjerim mbi shifrat e viktimave tė tij (kronikat i mveshin deri nė 100.000 njerėz tė ngulur nė hu) kjo ėshtė njė ēėshtje qė ha diskutim sot e gjithė ditėn nė rrethet e studiuesve. Por pavarėsisht nga fakti qė rumunėt, turqit apo hungarėt e pėrfytyronin apo jo Vladin e tyre si dreq, nė llagapin tjetėr tė tij, nė fjalėn "tepesh", ngėrthehet e vėrteta e frikshme e sadizmit tė skajshėm qė duhet ta ketė karakterizuar kėtė njeri misterioz tė shek. XV. Tepesh, si mbiemėr i dytė i Drakulės, kish marrė nė rumanisht kuptimin e "ngulėsit", pėr shkak tė vesit tė kėtij princi pėr t‘i ngulur nė hunj armiqtė e tij.

Pra, emri i tij nuk do tė thotė as mė shumė e as mė pak se "Vlad n‘Hu-ngulėsi". Edhe fjala tepesh ka njė rezonancė jo tė largėt nė shqipe. Nė varėsi tė shqiptimit ("ce-pesh" pėr rumunėt e "te-pesh" apo "the-pesh" pėr tė tjerė) ajo asociohet krejtėsisht me fjalėn "thep" ose "cep" tė shqipes - dhe kjo mund tė renditet si dėshmia e radhės pėr kontaktin historik tė shqiptarėve me vllehėt. Nga sa duket, ky kontakt nė Mesjetė nuk ka qenė aq i largėt e misterioz sakur duket sot.

Gjithsesi, historianėt kanė nisur sot t‘i ndėrtojnė paralelet ndėrmjet kėtyre dy princave ballkanike, vėrtet tė paparė, tė lidhur pėr s‘largėti me fijet e njė fati tė ngjashėm. Duke iu shmangur retorikave kombėtariste e fetare, shkruesit e historisė po analizojnė ftohtė elementet "e parėndėsishėm" dhe detajet e jetės sė tyre.

Kryesisht nė universitetet amerikane, aty ku metodologjisė sė studimit tė historisė nuk i rėndojnė "ngarkesat lokale" dhe nacionalizmat qė ndjehen ende nė Europė, hipotezat e gjithfarshme nuk janė mė tabu. Aty mbrohen tash edhe dizertacione speciale, sikundėr njėri syresh nė Michigan referuar nga Kurt W. Treptow-it me temė: "Native resistance to Ottoman expansion in southeastern Europe, 1443-1481: George Castriota Scanderbeg and Vlad III Dracula".

Nga Bajroni te Frank Coppola

Nė tė vėrtetė, Bajronit i njihet merita e frymėzimit tė «letėrsisė sė zezė». Ai ekzaltoi Mary Shelley-n, gruan e poetit tė madh, tė fantazonte e mė pas tė krijonte Frankeshtajnin (1817); por mendohet qė ai tė ketė yshtur edhe kultin e vampirizmit nė novelėn e Polidorit, tė cilėn besohej ta kish shkruar Bajroni me dorė tė vet.

Nga udhėtimet nė Shqipėrinė e Poshtme, atij nuk i ishin shqitur mendsh historitė e kukudhėve dhe lugatėve, qė sipas tij rridhnin fill e prej miteve tė lashta ilirike, pėrhapur me kohė nė krejt gadishullin e Ballkanit (i vdekuri qė ringjallet pse merr jetė duke pirė gjakun e viktimave tė veta). Nėn kėtė frymė Bajroni shkroi Kaurrin ku bėri vetė me dije se personazhi i tij nuk do tė gjente paqė as nė varr, por si tė pllakoste nė vendlindjen, do tė pinte gjakun e racės sė vet "duke zbrazur nė mesnatė nga lėngu i jetės, vajzėn, motrėn, gruan". Nė krijimet e tij rimerren besėtytni qė gjėllinin rėndom nė trojet ilirike "ku nuk vdisej prej plagėsh, porse ato mb‘anė tjetėr nuk mbylleshin kurrė" (kujto Gjergj Elez Alinė).

Konsiderohet se qe jehona e shkrimeve te Bajronit, e bashkuar me rrefimet e profesorit A. Vambery tė Bukureshtit, mik i Stokerit, i cili ishte nė Londėr mė 1890-n. Madje vetė Bram Stoker-i nuk mund tė mohoje se pėr sendėrtimin e fisnikut transilvanas, Kontin Drakula, Stokeri u grish prej Kontit Lara tė Bajronit: sfond identik, e njėjta kėshtjellė e njėjta atmosferė misteri dhe tmerri, por qė natyrisht Drakula, pėr vetė natyrėn e tij gjysmė-ujk e gjysmė-lakureks, do tė shtyhej nė llahtaritė e tij shumė mė larg se Lara dhe Kaurri. Krijimi kinematografik i Coppola-s pėr motive thjesht-komerciale, mjerisht e shndėrron Drakulėn nė hijen e zbehte tė legjendės sė tij tė shtrembėruar.


Pavarėsisht nga krijimi, nga turravrapi i fantazisė, pavarėsisht pra nga tė gjitha, mbetet i kthjellėt fakti se sikundėr Gjergj Kastrioti, edhe ky sovran i njė vendi tė vogėl mes malesh, ishte njė kalorės qė mbrojti tokėn dhe identitetin e truallit tė vet (e pėr rrjedhojė edhe atė tė Europės) nga ushtria mė e madhe nė botė pėr epokėn, nga mynxyra Osmane.

Urdhri i Dragonit

Publikisht Urdhri u formua mė 13 dhjetor tė vitit 1408 nga Sigizmundi I, nė krye tė Perandorisė sė Shenjtė Romake, kur ai ishte ende mbret i Hungarisė. Qėllimi i Urdhrit qe mbrojtja e Kryqit nga armiqtė e tij dhe nė mėnyrė tė veēante organizimi i kryqėzatave kundėr Osmaneve.

Ndėrmjet 24 dinastive themelues ishte edhe aleati i ardhshėm i Skėnderbeut, Alfonsi i Napolit. Pėr njė kohė tė gjatė Urdhri ishte tejet i kufizuar, por mė 1431-shin Sigizmundi vendosi ta zgjerojė rrethin e kalorėsve-anėtarė tė tij.

Nuk dihet nėse Skėnderbeu hyri nė atė urdhėr pas kthimit nė Arbėni dhe shtrėngimit tė aleancės me dy ndėr dragonėt mė tė rėndėsishėm: Huniadin dhe Alfonsin, por fakti ėshtė se me vdekjen e Sigismundit mė 1437, urdhri dalėngadalė filloi ta humbiste rėndėsinė e madhe qė kish patur.

Ndryshuar sė fundmi nga vlug : 22.12.2006 nė 00:46.

Aht nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.12.2006, 22:17   #5
Aht
pretar
 
Aht
 
Anėtarėsuar: 7.2006
Nė pėrgjithėsi ky shkrim (megjithėse pėr mua interesant) bėn paralelizma ndėrmjet dy kalorėsve, por nuk sjell dokumente historike pėr ēėshtjen veē njė studimi tė Kurt Treptouit (Kurt W. Treptow - "Native resistance to Ottoman expansion in southeastern Europe, 1443-1481: George Castriota Scanderbeg and Vlad III Dracula") nė universitetin e Ilinoisit, SHBA.
Aht nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Bashkėpunimi i Mehmet Gradicės me botėn e jashtme nga Shqipe nė danėn "Shqipėri"

Shtatgjatėsia e Kastriotit nga vlug nė danėn "Kastrioti"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 15:52.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2008

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,12420S / 10KR