Kėndohej nga vitet e '80 e '90:
"Besa besė, besėn t'a kem dhanė
Pėr Kosovė jetėn dojmė me dhanė"
Ndoshta tė frymėzuar nga legjenda e Rozafės, njerėzit mendonin se liria arrihet me sakrificėn tonė e me gjakun tonė. Nuk kanė gabuar aspak, nėse dy vėllezėrit mė tė vjetėr tek ajo legjendė, i krahasojmė me politikanėt dhe hajdutėt qė sot gėzojnė pushtet pikėrisht nė sajė tė sakrificave qė bėnė njerėzit e sinqertė.
Por me kėtė rast vetė koncepti i luftės ėshtė plotėsisht i gabuar. Lufta zhvillohet mes dy grupeve, ku secili tenton qė tė mposhtė tjetrin dhe jo tė vrasė veten. Aleksandri i Madh nuk ishte i gatshėm qė tė japė jetėn pėr gjithė ato troje qė pushtoi, por ishte i gatshėm tė vrasė armikun; ta mposhtė atė. Kastrioti nuk u vra pėr Shqipėri; ai, pėr Shqipėri vrau turqit, andaj edhe kemi njė periudhė 25 vjeēare pėrplot me fitore tė shqiptarėve kundėr turkut.
Njeriu shkon nė luftė pėr tė vrarė armikun e jo veten; nėse vritesh, atėherė kjo duhet tė ndodhė rastėsisht pse fati ka dashur ashtu, ose pse nuk ke pasur rrugėdalje tjetėr si p.sh. tek Oso Kuka, por nuk duhet tė ndodhė nga frymėzimi i gabuar se duhet dhėnė jeta.
Ēdo veprim duhet tė jetė ose i mirė, ose i keq. Nėse tė japėsh jetėn pėr atdhe ėshtė veprim i mirė, atėherė tė ngritemi o burra tė vdesim qė tė gjithė e t'ia lėmė Shqipėrinė serbit e grekut?!
Vetė vargjet qė citova mė sipėr, nuk janė vargje kushtrimi, por janė vargje qė thėrrasin vdekje, humbje dhe dobėsi. Mendėsia e tillė ishte krijuar qė nė kohėn e Rilindjes por ishte vetėm njė metaforė. Ndėrkaq tek ne u keqpėrdor nga qarqet pacifiste tė viteve tė '90, pėr tė bėrė njė tru-shpėrlarje tė popullit, pėr ta larguar atė nga fryma luftarake.
Derisa ne japim jetėn pėr Shqipėri, tė tjerėt bėjnė kėpucė me zorrėt tona, derisa ne japim jetėn pėr Kosovė, tė tjerėt na dėbojnė pėrtej Bjeshkėve tė Namuna. Siē e kemi parė serbėt e grekėt frymėzohen duke ėndėrruar se ē'do tė bėjnė me gjymtyrėt tona, kurse ne frymėzohemi duke ėndėrruar se si do t'i humbim ato gjymtyrė. Dhe rezultati ėshtė i dukshėm: Shqipėria duket si njė kafshatė mėngjesi pranė Greqisė sė madhe, ndėrsa Kosova ende vazhdon tė jetė e shtypur, edhepse mjaft njerėz vazhdojnė tė japin jetėn pėr tė.