Kthehu   Kreu > Hyllveg > Shart
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 24.12.2006, 18:53   #1
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Punim Buzmi - Mjedisi i dimrit - Mesdimri (H)



Gėzuar Kėrshėndellat, Vitin e ri 2007 dhe Benikun!
Buzmi bujar!

24 dhe 25 dimėror (dhjetor), Kėrshėndellat, Nata e buzmit - Nata e parė e buzmit
Hapja e shtillit tė kėrshėndellave, kėndellja dimėrore e diellit – Solstici i dimrit - Hapja e mesdimrit

31 dimėror - 1 kallnor, (dhjetor-janar)Viti i ri, Kryeviti, Motmoti - Nata e dytė e buzmit
Mirėseardhja e vitit tė ri diellor – Ndėrrimi i vitit nė kalendar

5 dhe 6 kallnor (janar), Dita e benikut - Nata e tretė e buzmit
Festimet e mbylljes sė shtillit tė kėrshėndellave – Fundi i mesdimrit

Citim:
BUZM,~I m. sh. ~E, ~ET.
1. Kėrcu i madh. Buzm i trashė (i rrumbullakėt). I shėndoshė si buzm. Pres njė buzm.
2. etnogr. Kėrcu i trashė qė vihej nė zjarr natėn e kėrshėndellave. Nata e buzmit; nata e kėrshėndellave. Buzmi bujar! - pėrshėndetje qė pėrdorej natėn e kėrshėndellave.
3. Carani i vatrės.

FGJSSH, 1980, Tiranė
Kėrshėndellat, Kryeviti, Beniku – Tri netėt e buzmit
Riti i djegies sė buzmit, kėrshėndellit, kėrcurit a benikut, si shenjė e kėndelljes sė diellit, dhe begatisė.

Nė mėngjes herėt para lindjes sė diellit, burrat shkojnė nė pyll dhe rrėzojnė njė dru tė ri ahu, lisi a peme tjetėr karakteristike tė zonės, qė digjet mirė. Ata qė e shohin drurin duke rėnė, do tė kenė mbarėsi gjatė vitit tė ri diellor. Me kthimin e burrave nga pylli gjindja e fshatit, krahinės a qytetit, mblidhen nė hyrje tė tij dhe nė pritje pėrpiqen kush e kush ta shohė i pari bartėsin e buzmit qė vjen nė banė.

Kėrcuri i sjellė lihet nė oborr apo jashtė pragut tė shtėpisė, mbėshtetur mbi murin e kėsaj deri nė perėndimin e diellit.

Nė tė fundit tė perėndimit, buzmi sillet nė shtėpi, nga buzmari, njėri prej anėtarėve tė familjes, i cili thėrret me emėr tė zotin e shtėpisė duke ndjekur me: “...po vjen buzmi, me bukė e djathė e gjithė tė mirat!” e shprehje tė tillė karakteristike sipas krahinės. I zoti i shtėpisė sakaq ia pret “Mirė se tė vijė!” a “Mirėsevjen!”. Druri i buzmit futet nė odėn e miqve nga buzmari qė hyn brenda duke e mbajtur drurin mbi shpinė, e ndėrsa hyn, pritet me fjalėt “Buzmi bujar!” qė ėshtė dhe urimi i madh i shtillit tė kėrshėndellave, ku nieri i dėshiron nierit bukė e begati gjatė vitit tė ri qė po hyn me kėndelljen e diellit.

Buzmi vendoset nė shtėpi me kujdes qė ana e prerė tė shohė rrezet e diellit qė perėndon. Mbi tė vihet njė vakt i plotė i mikut me haje e pije, nė shenjė nderimi e mikpritjeje. Me tė rėnė nata, kėrcuri ndizet nė vatėr, flijimi i diellit tė vjetėr qė vdes pėr t’i lėnė vendin diellit tė ri. E kėshtu nis flakadani i kėrshėndellave, i cili nuk duhet fikur deri nė mėngjesin e tė nesėrmes. Me pėrfundimin e djegies hiri i mbledhur nė vatėr mblidhet e shpėrndahet nėpėr ara, ose buzė pemėve pėr tė pasur prodhim tė mbarė.

Buzmi ndizet natėn e kėrshėndellave, fiket, ndizet natėn e kryevitit, fiket dhe ndizet natėn e benikut e digjet me fund. Nė tri mesnetėt e buzmit shtihet me pushkė nė ajėr, ose hidhen fishekzjarre.

Nė Shqipėri priftėrinjtė e kanė luftuar ritin duke u pėrpjekur qė ky tė mos ushtrohej, me pretekstin e varfėrisė sė pėrgjithshme. Nė shumė raste e kanė ndryshuar atė me sukses duke i hequr organikėn e buzmit e duke e zėvendėsuar me qiririn qė duhej mbajtur ndezur gjatė natės.

Ky rit haset edhe nė shumė vende tė tjera tė Evropės si fqinjėt, Flandra, Gjermania, Suedia, Letonia, Franca, Anglia, etj. Rėndėsi mes kėtyre paraqet Letonia qė ka festė tė pėrafėrt dhe mė 6 janar...

Natėn e parė tė buzmit nė Malėsinė e Madhe theret dash. Njė pjesė e mishit iu jepet tė varfėrve. Nė pėrgjithėsi gjatė netėve tė buzmit jepet ushqim me zemėr tė hapur. Nė Kelmend, lihen sende mbi varret e paraardhėsve, tė cilat vijnė e marrin gjatė natės sė vonė ata qė i kanė nevojė.

Pėr tė pasur prodhim tė mbarė nė stinėn e pemėve, kashta e nxjerrė nga poshtė tryezės sė kėrshėndellave preket me sėpatė. Mė pas, i zoti i pemėve pėr tė cilat kryhet riti e lidh kashtėn rreth trungut tė tyre, duke thėnė: "Lidhni fryt, ose do t'ju pres me rrėnjė!" me qėllim qė pema tė mos sjellė fryt para kohe. Riti ndiqet edhe sot nė shumė fshatra shqiptare tė Maqedonisė perėndimore.

Nė Shqipėrinė veriore, kashta shpėrndahet nėpėr ara, nė mėnyrė qė tė korrat e ardhshme tė vijnė tė begata.

Nė Rekėn e Epėrme (RM), gjatė djegies sė buzmit mbi vatėr vihet njė plor. Kjo bėhet qė fara e grurit tė mbjellė nė vjeshtė tė mbrohet nga ngricat e dimrit.


________________
Pėr rindėrtim u pėrdor lėndė nga R.Elsie me burime tė cituara - kr. J. G. von Hahn 1854, i, f. 161; M. E. Durham 1915, 1940, ff 83-87; F. Nopcsa, Relijjidse Anschauungen; M. Sirdani 1924; E. Schneeweis 1925,1935, ff. 155-159; E. Ēabej 1935, f. 567; Rr. Zojzi 1949, ff. 99-100; G. Stadtmiiller 1954, ff 227-228; M. Lambertz 1973, f. 470; A. Berisha 1976; M. Tirta 1978. ff. 176-181,19973, 2004, ff. 282-288; F. Podgorica 1984,1, f. 169; M. Kras-niqi 1982,1984; Sh. Pllana 1992; E. Selimi-Osmani 1997, ff 15-17; S. Zogu 1989; K. Shtjefni 1998, f. 177. F. Nopcsa, Religibse Anschauungen; A. Jovicevic 1923, f. 128; M. Krasniqi 1982,1984; E. Selimi-Osmani 1997, f. 17-20; Gj. Zheji 1998, ff. 57-59. - nė librin "Leksiku i kulturės popullore shqiptare".
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.12.2006, 18:56   #2
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Citim:
“Mjedisi i dimnit:


Festė karakteristike popullore mbarėshqiptare e cila festohej nė muajin Dhjetor me kėngė, valle dhe rituale.

Enci. “Mjedisin e dimnit” e gjejmė edhe me emrat “Natė kėndellja”, dhe “Natė Buzmi”.

Buzmi ėshtė njė trung druri i madh i cili zgjidhej pėr t’u djegur “Natėn e Buzmit”. Sipas Ēabej: buzmit i bėhen nderime tė posaēme. Referuar besimit popullor, buzmi shton gjėnė e gjallė dhe prodhimet bujqėsore. Sipas Haxhihasanit: gjuhtarėt tanė kanė shpjeguar se fjala buzėm ėshtė njė fjalė autoktone e shqipes, e trashėguar nga fondi i lashtė inndoevropian. Sipas Zojzit: traditėn e vjetėr tė kėsaj feste e gjejmė nė Shqipninė e Veriut dhe veēanėrisht nė Dukagjin , Mirditė e Lumė por mbeturina tė riteve tė buzmit janė konstatuar edhe nė Himarė, Gjirokatėr, Pėrmet etj, si dhe te arbėreshėt e Greqisė. Megjithėse kjo festė ka qėnė kremtuar kryesisht nga tė krishterėt, nė Shkodėr kjo kremtohej edhe nga familjet myslimane me emrin “festa e kullanave”. Kėngėt e kėnduara me kėtė rast ishin kėngė masive nė kor dhe njiheshin me emrin “kėnget e kullanave”. Ja si e gjejmė tė pasqyruar nė poezinė popullore:

Po vjen Buzmi bujar
me gjeth e me bar,
me edha,
me shtjerra,
mbas tyne vjen vera.

Nė natėn e buzmit kėndohej dhe kėrcehej nga tė gjithė. Nė mesnatė zakonisht shkohej nė kishė. Karakteristike ėshtė vajtja e festuesve pranė bagėtisė ku tė gjithė imitojnė zėrin e kafshės, kryesisht zėrin e dhive. Sipas mendimit tė studiuesve nė festimet e buzmit ka praktika rite qė tė ēojnė nė mėnyrė tė qartė nė trashėgimin kulturor ilir. Shiko “kalendari primitiv”, “mjedisi i verės”.

Lit: Zojzi Rrok, “Gjurmė tė njė kalendari primitiv”, Bultini i Institutit tė Shkencave, Tiranė 1949; Ēabej, E. “Studime gjuhėsore-II” “Studime gjuhėsore -V”, Prishtinė 1975; “Lirika-I”, Tiranė 1986;Zogu Sokol, “La tradition du buzm e la contree de Puka”, “Culture populaire albanaise”, 10/1990 etj.

http://www.vasiltole.com/Albanian/En...clopediaM.html
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.12.2006, 19:24   #3
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Citim:
Viti i ri nė traditėn e lashtė tė popullit tonė

Nė traditėn e shpjegimit tė ndryshimeve tė stinėve, populli ynė besonte qė nė dimėr, vera (ngrohtėsia e diellit) hynte nė tokė dhe i ftohti dilte nga toka e kėshtu me rradhė. Duke vėrejtur fenomenet natyrore ata hetuan qė nė muajin dhjetor bimėsia fillon e merr lėngun nga toka pėr ripėrtritjen e gjelbėrimit dhe tė frutave nė vitin nė vazhdim. Kjo datė pėrkujtohej me shumė ceremoni ku i kėrkohej natyrės qė tė kishte bollek. Ritet ceremoniale ruhen deri nė ditėt tona me emrin "Buzmi Bujar".

Nė embrion festimi e ceremonia ka njė dru lisi tė njomė qė vendoset tė digjet nga njėra anė nė vatėr. Ky quhet buzmi. Trungu i njomė prej lisi lidhet me drurin e shenjtė tė lisit qė hyjnizohej nga tė parėt tonė qė nė kohėra shumė tė lashta. Lisi i Dodonės ishtė zanafilla e tempullit mė tė vjetėr nė tokėn ballkanike dhe patjetėr qė ky rit (ceremoni) e ka prejardhjen nga kulti i lisit.

Gjatė natės sė Buzmit qė bie mė 24 dhjetor kryheshin disa rite:

Vendosej nė vatėr trungu i lisit. Ai duke u djegur nga njėra anė nė anėn tjetėr nxirrte lėng sepse ishte i njomė. Pikėrisht kėtu vendoseshin tė gjitha llojet e ushqimeve nė sasi tė vogla. Kjo bėhej qė tė ushqehej buzmi, Lisi si bimė e shenjtė. Aty vendosej pak brumė buke, djathė, vezė, arra, mollė, ftonj, fasule, hidhej pakė verė ose raki, e tė tjera prodhime tė natyrės.

Gjatė darkės pjestarėt e familjes dilnin pėrjashta dhe me kashtėn e grurit ose tė misrit formonin disa kuadratė. Merrnin nga vatra dy drunjė tė djegur dhe nė arė i fėrkonin me njėri-tjetrin, qė ato tė lėshonin shumė shkėndija. Nė kėtė ēast thonin:"Sa gacė (shkėndija), aq karricė". Karricė ishte njė enė matėse e drithit.

Pas kėsaj, po gjatė darkės njė fėmi i familjes merrte njė sopatė dhe iu afrohej me rradhė pemėve duke iu matur sikur do i godiste me tehun e sopatės pėr t'i prerė. Njė pjestar tjetėr i familjes i thoshte: "Ē'po ban?" - fėmija pėrgjigjej: "Po e pres se nuk ban (nuk prodhon)!" - I madhi i pėrgjigjej: "Mos e prit se sivjet do tė bajė (prodhojė)". Kjo ceremoni bėhej me radhė, sipas mendimit se kėshtu, ajo (pema) frigėsohej e prodhonte. E kėshtu vazhdonin dhe ceremoni tė tjera.

Nė kėtė festė gatuhej njė gjellė ku hidheshin tė gjitha llojet e prodhimeve vjetore nga pak. Pra zihej nė njė tenxhere (kusi ose vorbė a vegėsh) pak misėr, pak grurė, fasule, kungull, thelbinj arre, gėshtenjė, mollė, dardhė, tamėl (qumėsht), gjalp, e kėshtu me rradhė, dhe tė gjithė pjestarėt hanin pak nga kjo gjellė.

Nė kėtė ceremoni nuk ėshtė i domosdoshėm mishi, por po tė jetė ai serviret pa ndonjė dallim nga ditėt e tjera. Atė natė gatuhej njė kulaē i madh ose i vogėl sipas dėshirės i pėrgaditur me arra.

Mendimi i studiuesve ėshtė qė "Tokės Mamė" i bėhej fli druri i lisit si bima mė e shenjtė e paraardhėsve tanė. Por edhe lisi pėr tė na sjellė mbarėsi ushqehej me produkte tė ndryshme.

Kjo datė nė tė cilėn pėrkujtohej "Buzmi", buza e motit, fillimi i vitit pėrkon me ditėn kur dita fillon tė zgjatet. Data duhet tė ketė patur lėvizje nėpėr mijėravjeēar. Kjo tregon se tė parėt tanė kishin njohuri mbi kozmosin. Nga ana tjetėr ata e kishin kuptuar se nė kėtė kohė fillonte ripėrtėritja e drunjve frutorė e jofrutorė. Nė kėtė periudhė mbaronte edhe prerja e lėndėve drusore qė pėrdorėshin pėr ndėrtim banese e pėr mjetet prej druri tė pėrdorimit. Drurėt e prerė gjatė njė muaji para buzmit nuk i dėmtonte krimbi (tenja).

Shumė mė vonė, krishtėrimi pėrafėrsisht kėtė datė e simbolizoi si ditėtėlindjen e Krishtit. Se sa e ngulitur ish kjo tek paraardhėsit tanė, e nė vazhdimėsi deri nė ditėt tona, e tregon dhe mbijetesa e emrit tė lashtė, tė cilin 2000 vjet krishtėrim nuk e kanė ndryshuar dot. Ato qė janė Krishtlindje pėr tė krishterėt, pėr shqiptarėt janė "Kėrshėndella" qė vjen nga fjala "kėrcu", cung druri.

Kėtu u shėnuan shkurtimisht disa tė dhana pėr lashtėsinė e ritit tė ripėrtėritjes sė natyrės tė trashėguara nga populli ynė.

http://shqiperia.com/histori/viti_i_...hqiptare.shtml
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.12.2006, 00:36   #4
Shqipe
dykrenshe
 
Shqipe
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Citim:
Gëzuar Kërshëndellat, Vitin e ri 2007 dhe Benikun!
Buzmi bujar!
Ju uroj dhe unë të gjithëve këto festa për shumë mote. Gëzuar

Citim:
Më pas, i zoti i pemëve për të cilat kryhet riti e lidh kashtën rreth trungut të tyre, duke thënë: "Lidhni fryt, ose do t'ju pres me rrënjë!"
Një zakon i ngjashëm ishte në Kosovë përpara, kur njerëzit dilnin me nga një sëpatë dhe u mateshin pemëve për t'iu rënë, me mendimin për t'i frikësuar në mënyrë që të bëjnë më shumë fruta në vitin e ardhshëm, duke iu thënë "A bani pemë, a iu prejmë", pikërisht në ditën e Benikut (për herë të parë po e dëgjoj këtë emër), Në këtë ditë ishte zakon gjithashtu të nxirreshin nga fllaniku (qileri) pemët që janë ruajtur deri atëherë, për t'i ngrënë anëtarët e shtëpisë, veqanërisht rëndësi kishte ftoi i cili hahej në dy mënyra: i pjekur në furrë apo i freskët. Pleqtë thonin se të jep shëndet ftoi nëse hahet në këtë ditë. Tek njiheshin me emrin sllav Bozhiqe, mirëpo festoheshin si festë e kahershme shqiptare.
Shqipe nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.12.2006, 13:07   #5
vlug
6.000
 
vlug
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Buzm bujar! Vėllezėr. Buzm bujar!
vlug nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.12.2006, 19:57   #6
Vigan
gjallar
 
Vigan
 
Anėtarėsuar: 7.2006
Vendndodhja: Firenze , Itali
Pėr njė buzm me begati dhe lumturi pėr tė gjithė juve kudo qė jeni.
Vigan nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.12.2006, 18:59   #7
Aht
pretar
 
Aht
 
Anėtarėsuar: 7.2006
Për shumë vjet gëzuar, shëndet e pare
Aht nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.1.2007, 18:57   #8
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Sa keq m'vje pėr ata qė kon gjyshet m'shpi kto ditė :lol:
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.1.2007, 07:12   #9
Diellza
.
 
Anėtarėsuar: 9.2006
Gėzuar 2007!
Diellza nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.1.2007, 09:31   #10
Shqipe
dykrenshe
 
Shqipe
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Gëzuar vitin e ri '07 të gjithëve
Shqipe nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.12.2008, 17:51   #11
kodmors
bukėpjekės
 
kodmors
 
Anėtarėsuar: 6.2007
Pėr ata qė pėrdorin Facebook-un, pėrhapni lajmin e mirė, ftoni miq e shoqni tek ngjarja poshtė qė tė mėsojnė dy-tre sende

http://www.facebook.com/event.php?eid=35433484191

Ene gėzuar Mesdimrin tė gjithėve! Zjarret prej nesėr.
kodmors ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.12.2008, 23:11   #12
dea
e martuar
 
dea
 
Anėtarėsuar: 1.2008
u tha, u bė ... gėzuar
dea nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.12.2008, 01:17   #13
Shqipe
dykrenshe
 
Shqipe
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Gėzuar tė gjithėve, Buzmi Bujar
Shqipe nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

[FSH] Aksioni i dimrit: Dardania e pavarur! nga 49572 nė danėn "Veprim"

Dita e Diellit - Mjedisi i verės - Mesvera (H) nga Shqipe nė danėn "Shart"

Mjedisi dhe ndikimet negative ne biodiversitet nga 49572 nė danėn "Aktualitet"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 18:58.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2009, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2009

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,25027S / 10KR