Gėzuar Kėrshėndellat, Vitin e ri 2007 dhe Benikun!
Buzmi bujar!
24 dhe 25 dimėror (dhjetor),
Kėrshėndellat, Nata e buzmit - Nata e parė e buzmit
Hapja e shtillit tė kėrshėndellave, kėndellja dimėrore e diellit Solstici i dimrit - Hapja e mesdimrit
31 dimėror - 1 kallnor, (dhjetor-janar)
Viti i ri, Kryeviti, Motmoti - Nata e dytė e buzmit
Mirėseardhja e vitit tė ri diellor Ndėrrimi i vitit nė kalendar
5 dhe 6 kallnor (janar),
Dita e benikut - Nata e tretė e buzmit
Festimet e mbylljes sė shtillit tė kėrshėndellave Fundi i mesdimrit
Citim:
BUZM,~I m. sh. ~E, ~ET.
1. Kėrcu i madh. Buzm i trashė (i rrumbullakėt). I shėndoshė si buzm. Pres njė buzm.
2. etnogr. Kėrcu i trashė qė vihej nė zjarr natėn e kėrshėndellave. Nata e buzmit; nata e kėrshėndellave. Buzmi bujar! - pėrshėndetje qė pėrdorej natėn e kėrshėndellave.
3. Carani i vatrės. FGJSSH, 1980, Tiranė |
Kėrshėndellat, Kryeviti, Beniku Tri netėt e buzmit Riti i djegies sė buzmit, kėrshėndellit, kėrcurit a benikut, si shenjė e kėndelljes sė diellit, dhe begatisė.
Nė mėngjes herėt para lindjes sė diellit, burrat shkojnė nė pyll dhe rrėzojnė njė dru tė ri ahu, lisi a peme tjetėr karakteristike tė zonės, qė digjet mirė. Ata qė e shohin drurin duke rėnė, do tė kenė mbarėsi gjatė vitit tė ri diellor. Me kthimin e burrave nga pylli gjindja e fshatit, krahinės a qytetit, mblidhen nė hyrje tė tij dhe nė pritje pėrpiqen kush e kush ta shohė i pari bartėsin e buzmit qė vjen nė banė.
Kėrcuri i sjellė lihet nė oborr apo jashtė pragut tė shtėpisė, mbėshtetur mbi murin e kėsaj deri nė perėndimin e diellit.
Nė tė fundit tė perėndimit, buzmi sillet nė shtėpi, nga buzmari, njėri prej anėtarėve tė familjes, i cili thėrret me emėr tė zotin e shtėpisė duke ndjekur me: ...po vjen buzmi, me bukė e djathė e gjithė tė mirat! e shprehje tė tillė karakteristike sipas krahinės. I zoti i shtėpisė sakaq ia pret Mirė se tė vijė! a Mirėsevjen!. Druri i buzmit futet nė odėn e miqve nga buzmari qė hyn brenda duke e mbajtur drurin mbi shpinė, e ndėrsa hyn, pritet me fjalėt Buzmi bujar! qė ėshtė dhe urimi i madh i shtillit tė kėrshėndellave, ku nieri i dėshiron nierit bukė e begati gjatė vitit tė ri qė po hyn me kėndelljen e diellit.
Buzmi vendoset nė shtėpi me kujdes qė ana e prerė tė shohė rrezet e diellit qė perėndon. Mbi tė vihet njė vakt i plotė i mikut me haje e pije, nė shenjė nderimi e mikpritjeje. Me tė rėnė nata, kėrcuri ndizet nė vatėr, flijimi i diellit tė vjetėr qė vdes pėr ti lėnė vendin diellit tė ri. E kėshtu nis flakadani i kėrshėndellave, i cili nuk duhet fikur deri nė mėngjesin e tė nesėrmes. Me pėrfundimin e djegies hiri i mbledhur nė vatėr mblidhet e shpėrndahet nėpėr ara, ose buzė pemėve pėr tė pasur prodhim tė mbarė.
Buzmi ndizet natėn e kėrshėndellave, fiket, ndizet natėn e kryevitit, fiket dhe ndizet natėn e benikut e digjet me fund. Nė tri mesnetėt e buzmit shtihet me pushkė nė ajėr, ose hidhen fishekzjarre.
Nė Shqipėri priftėrinjtė e kanė luftuar ritin duke u pėrpjekur qė ky tė mos ushtrohej, me pretekstin e varfėrisė sė pėrgjithshme. Nė shumė raste e kanė ndryshuar atė me sukses duke i hequr organikėn e buzmit e duke e zėvendėsuar me qiririn qė duhej mbajtur ndezur gjatė natės.
Ky rit haset edhe nė shumė vende tė tjera tė Evropės si fqinjėt, Flandra, Gjermania, Suedia, Letonia, Franca, Anglia, etj. Rėndėsi mes kėtyre paraqet Letonia qė ka festė tė pėrafėrt dhe mė 6 janar...
Natėn e parė tė buzmit nė Malėsinė e Madhe theret dash. Njė pjesė e mishit iu jepet tė varfėrve. Nė pėrgjithėsi gjatė netėve tė buzmit jepet ushqim me zemėr tė hapur. Nė Kelmend, lihen sende mbi varret e paraardhėsve, tė cilat vijnė e marrin gjatė natės sė vonė ata qė i kanė nevojė.
Pėr tė pasur prodhim tė mbarė nė stinėn e pemėve, kashta e nxjerrė nga poshtė tryezės sė kėrshėndellave preket me sėpatė. Mė pas, i zoti i pemėve pėr tė cilat kryhet riti e lidh kashtėn rreth trungut tė tyre, duke thėnė: "Lidhni fryt, ose do t'ju pres me rrėnjė!" me qėllim qė pema tė mos sjellė fryt para kohe. Riti ndiqet edhe sot nė shumė fshatra shqiptare tė Maqedonisė perėndimore.
Nė Shqipėrinė veriore, kashta shpėrndahet nėpėr ara, nė mėnyrė qė tė korrat e ardhshme tė vijnė tė begata.
Nė Rekėn e Epėrme (RM), gjatė djegies sė buzmit mbi vatėr vihet njė plor. Kjo bėhet qė fara e grurit tė mbjellė nė vjeshtė tė mbrohet nga ngricat e dimrit.
________________
Pėr rindėrtim u pėrdor lėndė nga R.Elsie me burime tė cituara - kr. J. G. von Hahn 1854, i, f. 161; M. E. Durham 1915, 1940, ff 83-87; F. Nopcsa, Relijjidse Anschauungen; M. Sirdani 1924; E. Schneeweis 1925,1935, ff. 155-159; E. Ēabej 1935, f. 567; Rr. Zojzi 1949, ff. 99-100; G. Stadtmiiller 1954, ff 227-228; M. Lambertz 1973, f. 470; A. Berisha 1976; M. Tirta 1978. ff. 176-181,19973, 2004, ff. 282-288; F. Podgorica 1984,1, f. 169; M. Kras-niqi 1982,1984; Sh. Pllana 1992; E. Selimi-Osmani 1997, ff 15-17; S. Zogu 1989; K. Shtjefni 1998, f. 177. F. Nopcsa, Religibse Anschauungen; A. Jovicevic 1923, f. 128; M. Krasniqi 1982,1984; E. Selimi-Osmani 1997, f. 17-20; Gj. Zheji 1998, ff. 57-59. - nė librin "Leksiku i kulturės popullore shqiptare".