Kthehu   Kreu > Dega e pasurisė natyrore > Tė reja
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 1.1.2009, 07:13   #1
 
Anėtarėsuar: 5.2008

Vė re! Djegia e pyjeve


Raportim i masave mbrotjėse nė troje dhe dėmtimit tė pyjeve nga zjarri pėr vitin 2009.
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.4.2009, 12:43   #2
 
Anėtarėsuar: 5.2008

Shkrim i cituar Bulqizė: Digjen dy hektarė me pyje dushku


Ende pa ardhur stina e verės, nė Bulqizė ka nisur "stina e zjarreve". Nė orėt e pasdites sė tė enjtes, nė malin e Temlės, nė Komunėn e Zerqanit, rreth 10 kilometra larg qytetit tė Bulqizės, janė vėrejtur dhjetėra vatra zjarresh qė janė djegur gjatė gjithė natės, deri nė tė gdhirė tė ditės sė djeshme, kur fikja e tyre ėshtė bėrė nė rrugė natyrale pa asnjė lloj ndėrhyrjeje njerėzore.

Janė pėrshkuar nga flakėt tė paktėn dy hektarė me pyje dushku, por megjithėse dėmi nuk ėshtė i ndjeshėm pėr shkak tė temperaturės dhe natės sė lagėsht me vesė, banorėt shprehen tė friguar duke e konsideruar kėtė si njė sinjal se vera e kėtij viti do tė jetė "e pasur" pėr sa i takon zjarrvėnies nė pyje, duke na kujtuar verėn e vitit 2007, kur u dogjėn mijėra hektarė pyje dushku, ahu dhe pishe nga zjarrvėnėsit.

Mėnyra e shfaqjes sė njėkohshme tė dhjetėra vatrave tė zjarreve, nė formėn e njė vije qė shkonte nė rreth 2 kilometra distancė, duke rrethuar njė zonė tė mirė pyjore tė malit tė Temlės, 1400 metra i lartė, tė krijon bindjen pėr njė zjarrvėnie tė qėllimtė, gjė qė e pohojnė dhe banorėt, sipas tė cilėve, zjarret janė tė qėllimshme dhe nė mė tė shumtėn e rasteve vihen nga barinjtė e zonės pėr tė shtuar sipėrfaqet e kullotave pėr bagėtitė qė mbarėshtojnė.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=62620
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.5.2009, 16:49   #3
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Sipas njė raporti nga ndėrkombėtarėt (ashtu si dhe vjet nė kėtė kohė) do tė prekemi sėrish nga zjarret nė pyje edhe kėtė vit. Raportet "e ndėrkombėtarėve" flasin pėr zjarre si pasojė e "ndryshimeve klimaterike" (deri dje "ngrohja globale"), por qė nė realitet janė zjarrvėnie tė qėllimshme nga persona tė ngarkuar me atė punė (pa pėrfshirė kėtu blegtorėt vendas nė rajone tė caktuara).

Citim:
Klima, BE: Shqipėria, nė rrezik nga zjarret

Pėrmbytje dhe zjarre si efekt i ndryshimeve klimatike. Ky ėshtė pėrfundimi i njė raporti tė fundit tė publikuar nga Reuters, i cili parashikon jo pak pasoja negative edhe nė Shqipėri.

Sipas administratorit tė projektit, pas tė cilit u publikua edhe raporti, Adam Henry Neufeldt, ndryshimi i klimės do tė rrisė rrezikun e zjarreve nė rajonin e Mesdheut, sidomos nė juglindje, duke prekur vende si Shqipėria dhe Kroacia.

Pėr kėtė ai ka bėrė apel se duhet tė mbahen pyjet nėn kontroll dhe tė merren masa pėr pėrballimin e situatės.

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=3013
Kėto "paralajmėrime" janė pjesė e modelit tė zjarrvėnies qė zbatohet nė vende tė caktuara nga struktura surrogate mjedisore tė OKB-sė, kėshtu qė duhen marrė seriozisht, sepse rreziku ėshtė real. Interesat pėr zjarrvėniet janė tė shumėfishta, por asnjė nė favorin tonė.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.5.2009, 00:29   #4
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Frikė nga zjarret e verės, kėrkohen zgjidhje urgjente

Pas publikimit tė raportit tė Bashkimit Evropian pėr klimėn, se Shqipėria ėshtė njė nga vendet e rajonit qė do tė vuajė pasojat nga zjarret, nė Prefekturėn e Fierit ėshtė organizuar dje njė takim pėr marrjen e masave nė prag tė sezonit tė verės.

(...)

Duke qenė se stina e verės ėshtė fare pranė, dhe ditėt e nxehta kanė nisur tashmė, Ministria e Mjedisit ka ndėrmarrė kėtė aktivitet sensibilizues, por dhe informues, pėr tė vėnė nė lėvizje gjithė strukturat vendore, si ato tė shėrbimit pyjor, por dhe vetė pushtetin vendor.

(...)

Veēanėrisht pėrfaqėsuesi i Fierit, Xhevat Mėrnica, i cili ka thėnė se vetėm dy nga mjetet zjarrfikėse tė Fierit janė nė funksion. Nė kėtė takim kanė qenė prezent drejtuesit e 7 qarqeve tė jugut tė vendit, duke nisur nga Elbasani, Korēa, Gjirokastra, e deri nė Sarandė, Berat, Vlorė dhe Fier.

Problemet e ngritura nė kėtė takim tė zhvilluar nga drejtuesit e shėrbimeve pyjore nė jugun e vendit kanė qenė pikėrisht mungesa e njė bashkėpunimi serioz me pushtetin vendor. Ky bashkėpunim nė vitet e mėparshme, por dhe njė vit mė parė, sipas tė gjithė drejtuesve tė shėrbimit pyjor, ėshtė parė me skepticizėm, duke mos e bėrė aq produktive punėn, edhe pse njė bashkėpunim i tillė ka ardhur duke u rritur.

Nė kėtė aktivitet, pėrveē pėrfaqėsuesve tė lartė tė Ministrisė sė Mjedisit, 30 drejtues rajonalė tė drejtorive tė shėrbimit pyjor, kanė marrė pjesė dhe pėrfaqėsues tė lartė tė pushtetit vendor, si dhe prefekti i Qarkut Fier, Shahin Bejdaj.

Fieri pėr vitin 2008 shėnoi rastet mė tė mėdha tė rėnies sė zjarrit nė rang vendi.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=64768
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.5.2009, 18:17   #5
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Digjen disa hektarė pyje nė Pukė

Mesohet se flaket kane perfshire kete fundjave disa hektare pyjesh ne zonat e Pukes te cilat ende nuk jane izoluar megjithe nderhyrjen e zjarrefikesve apo banoreve te zones. Nderkohe perfaqesues te zyres se emergjencave civile apo dhe te Ministrisė se Mjedisit thone se kane marre masa te posacme per menaxhimin e situates perfshire dhe fushatat sensibilizuese pėr rrezikun e zjarreve.

http://www.alsat.tv/lajme/lajme_nga_...009 05249951/
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.6.2009, 17:52   #6
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Filluan nė Greqi zjarrvėniet pėr sivjet, kėshtu qė priten tani tė fillojnė dhe tek ne e deri nė Kroaci. Nė hartat e "ndryshimit klimaterik" nė botė, ėshtė e rėndėsishme qė tė kapet nga zjarri brezi perėndimor dhe jugor i gadishullit, gjė qė na pėrfshin dhe ne.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.6.2009, 17:11   #7
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Alarmi i zjarreve nė pyje, mblidhet Shtabi i Emergjencave Civile nė Korēė

Pėr herė tė parė nė kėtė stinė tė nxehtė ėshtė mbledhur Shtabi i Emergjencave pėr masat parandaluese pėr zjarret nė pyjet dhe parqet kombėtarė tė rajonit. Prefekti i porsa emėruara i Korēės Koēo Bello ka mbledhur strukturat shtetėrore dhe drejtuesit e ndėrmarrjeve pyjore, pėrfaqėsues tė policisė sė shtetit, por dhe specialistėt e emergjencave pėr tė shpejtuar nė marrjen e masave pėr luftėn kundėr zjarreve, nė mėnyrė tė veēantė ndaj zjarrvėnieve tė qėllimshme.

Sipas prefektit Bello vetėm gjatė vitit tė kaluar nė qarkun e Korēės janė kthyer nė hi rreth 200 hektarė pyje, teksa mė tė kėrcėnuar vazhdojnė tė mbeten parqet natyrorė nė pyjet e Dardhės, Voskopojės, Liqenasit etj,.

Prefekti i Korēės ka urdhėruar bashkė me reagimin nė kohė tė strukturave nė raste emergjente masa tė menjėhershme pėr tė mos shkuar deri nė startin e vatrave tė zjarrit, qė mund tė nxiten kryesisht nga shkaqe natyrale pėrveē tė tjerave.

Temperaturat e larta deri nė 30 gradė celsius janė shqetėsuese pėr qarkun e Korēės, ndėrkohė qė Shtabi i Emergjencave pėr mbrojtjen e pyjeve nga zjarret e ngritur kėtė fillimjavė do tė nisė nga puna nė terren.

Prefekti iu ka kėrkuar drejtuesve tė njėsive vendore si dhe policisė pyjore tė bashkėrendojė veprimet e saj me policinė e shtetit, ndėrsa iu ka bėrė thirrje qytetarėve tė tregohen mė tė pėrgjegjshėm pėr tė mbrojtur kėtė pasuri kombėtare, ndėrsa sipas tij tė gjithė piromanėt do tė pėrfundojnė nė burg.

Gjatė vitit tė kaluar sipas Bellos vatrat e zjarreve kanė ardhur kryesisht nga zjarrvėnės tė qėllimshėm ku ka patur dhe 5 tė arrestuar.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=13018
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.7.2009, 00:22   #8
 
Anėtarėsuar: 5.2008

Shkrim i cituar Fier: Digjen pyjet pėr sheshe ndėrtimi


Citim:
Sipėrfaqet pyjore tė qarkut tė Fierit vazhdojnė tė regjistrojnė dėmtime. Fondi pyjor ka konstatuar: prerje tė drurėve, si dhe vatra e zjarrit tė rėna nė to. Kėshtu, flakėt e zjarrit kanė dėmtuar gjatė sezonit tė verės sė shkuar mė shumė se 70 ha pyll, pėrbėrja e tė cilit ka qenė me drurė thuajse shekullorė.

Ndėrkohė qė prerjet e drurėve pa kriter kanė dėmtuar njė sipėrfaqe mė tė vogėl se kjo e regjistruar nga zjarret, por sėrish ka tregues mjaft tė lartė. Kėto statistika alarmante deklarohen zyrtarisht nga burime tė Drejtorisė Rajonale Pyjore nė Fier, e cila ka protokolluar ēdo rast tė konstatimit tė dėmtimit tė fondit pyjor.

Por, statistikat e Repartit tė Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpėtimi nė Prefekturėn e Fierit, duke u bazuar nė numrin e zjarreve tė rėna nė pyje tregojnė se njė pjesė e madhe e pyjeve dhjetėravjeēarė tė Qarkut tė Fierit kanė pėsuar dėmtime vetėm nga zjarret e vėnė nė mėnyrė tė qėllimshme.

Zyrtarisht, Drejtoria e Pyjeve deklaron se deri njė muaj mė parė rojet e pyjeve qė operojnė nė Qarkun e Fierit kanė evidentuar mė shumė se 12 raste tė prerjes masive tė pyjeve.

Ndėr zonat ku janė konstatuar dėmtime janė pylli i Semanit, Godullės, Divjakės, Cakranit, Ruzhdies etj. Nė po tė njėjtat pyje janė regjistruar edhe vatrat e zjarrit. Kjo shpjegohet nga specialistėt e repartit tė mbrojtjes nga zjarri, si dhe nga specialistėt e Drejtorisė Pyjore me faktin se si dėmtimet me prerje dhe ato me djegie kanė pasur njė qėllim, krijimin e shesheve tė ndėrtimit nga shumė investitorė tė interesuar pėr tė ngritur aktivitetin e tyre nė mes tė gjelbėrimit tė pyjeve.

Kjo ka bėrė qė Drejtoria Rajonale Pyjore Fier tė marrė masa shtesė, me anė tė tė cilave kėrkon tė ulė ndjeshėm dėmtimet e sipėrfaqeve tė pyjeve.

Sipas drejtuesve tė Pyjores Fier, mėsohet se pėr kėtė vit, nė bazė tė njė urdhri tė Ministrisė sė Mjedisit, si dhe tė emergjencave civile ėshtė rritur numri i vrojtuesve tė pyjeve, ndėrkohė qė numri i rojeve tė pyjeve ėshtė ende shumė i ulėt.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=67821
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.7.2009, 11:58   #9
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Mungesė karburanti pėr zjarrfikėset, riparim i mjeteve nė rastet kur kanė defekte, madje edhe mungesa e baterive pėr radiot e komunikimit ishin vetėm disa nga problemet e ngritura nė takimin qė prefekti i qarkut tė Elbasanit, Shefqet Deliallisi, ka organizuar me drejtuesit e njėsive vendore dhe tė strukturave tė tjera.

Problemi qė u ngrit nga kryekomunarėt ishte ai i mungesės sė karburantit pėr mjetet zjarrfikėse, problem ky i vitit tė kaluar. Gjithashtu pėr ta shqetėsim ishin pjesėt e kėmbimit, pasi nga pėrvojat e mėparshme ka rezultuar se janė regjistruar defekte qė e kanė penguar efektshmėrinė e zjarrfikėsve.

Shqetėsimit tė ngritur nga kryekomunari i Gramshit iu pėrgjigj drejtuesi i zjarrfikėsve, Aleks Hodo, i cili tha se kėtė vit nuk do tė jetė mė problem karburanti, ndėrsa pėr riparimin e mjeteve ai tha se raste mund tė ketė, por nė mjetet e gatishmėrisė kjo gjė ėshtė zgjidhur.

Nė takim ka marrė fjalėn edhe drejtori i Shėrbimit Pyjor, Haxhi Murati. Ai tha se me rritjen e temperaturave do tė ketė mė tepėr rrezik pėr zjarre.

Murati theksoi se inspektorėt e shėrbimit pyjor janė nė monitorim tė zonave ku ka pasur me tepėr probleme. Pėrsa i pėrket komunikimit, ai ngriti shqetėsimin se radiot e komunikimit tė Drejtorisė sė Pyjeve janė jashtė funksionit, pasi bateritė e tyre janė tė veēanta dhe zgjasin vetėm njė vit duke konfirmuar faktin se kėtė vit nuk janė ndėrruar.

Nė takimin me kryekomunarėt, specialistė tė pyjeve, zjarrfikėsve dhe drejtues tė policisė, prefekti Deliallisi ka kėrkuar njoftim sa mė tė shpejtė nė rast zjarri, gatishmėri tė shėrbimeve zjarrfikėse, vėnie nė funksion dhe shtim tė hidrantėve, si dhe njė bashkėpunim mė tė ngushtė mes tė gjitha strukturave pėr parandalimin nė kohė tė zjarreve.

Po kėshtu, prefekti ka kėrkuar kontroll tė imtėsishėm nė ato aktivitete private, ndėrmarrje shtetėrore ose private qė janė mė tė ekspozuara ndaj zjarrit pėr masat qė kanė marrė nė kėtė drejtim. Nga ana e vet Deliallisi theksoi edhe kujdesin qė duhej treguar pėr zonat pyjore tė Librazhdit, Gramshit dhe Elbasanit, por edhe tė ullishtave, disa herė pre e zjarreve njė vit mė parė. Po kėshtu u kėrkua edhe evidentimi i pėrdoruesve tė kullotave dhe kėshillimi i tyre pėr afrimin e ditėve tė nxehta dhe mjaft tė rrezikshme pėr rėnien e zjarreve nė pyje e kullota.

http://www.shekulli.com.al/2009/07/1...strukture.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.7.2009, 17:51   #10
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Zjarr nė Gjinokastėr, afėr depozitave tė naftės

Njė zjarr ka pėrfshirė rreth orės 10, kodrat e Viroit pranė fshatit Mashkullorė nė Gjinokastėr. Flakėt kanė rrezikuar edhe depozitat e naftės tė Armos, tė cilat ndodhėn vetėm 500 metra larg zjarrit.

Menjėherė nė vendngjarje kanė shkuar forcat e zjarrėfikėsve dhe tė Komisariatit tė Policisė. Pas 30 minutash zjarrėfikėset kanė arritur tė shuajnė flakėt, tė cilat ishin duke u drejtuar nė afėrsi tė depozitave tė naftės, tė ndihmuara edhe nga era.

Nga ana e Policisė kanė nisur hetimet pėr tė pėrcaktuar shkakun e zjarrit dhe janė shoqėruar 2 barinj pėr t’u marrė nė pyetje nė lidhje me kėtė ngjarje. Ky ėshtė zjarri i parė i rėnė gjatė temperaturave tė larta.

Edhe njė vit mė parė, rėnia e zjarrve shkaktohet kryesisht nga barinjtė qė djegin shkuret pėr tė pėrfituar barin e ri. Djegia pa kontroll, shpesh herė ka dalė jashtė pėrmasave tė parashikuara duke shkaktuar dėme tė pallogaritshme.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=6240
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.7.2009, 11:13   #11
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Digjen mbi 3 hektarė pyje

Njė tjetėr zjarr i fuqishėm ka pėrfshirė dje paradite njė sipėrfaqe tė gjerė me pisha e shkurre nė kodrat e Urės-Vajgurore. Nė vendngjarje kanė shkuar punonjės e nėpunės tė Ndėrmarrjes sė Shfrytėzimit tė Pyjeve dhe njė zjarrfikėse e PMNZSH-sė sė Beratit, me gjithė efektivin e saj. Pas 2-3 orėsh ata kanė mundur tė kufizojnė pėrhapjen e flakėve. Forcat zjarrfikėse kanė qėndruar edhe disa orė tė tjera, duke e mbajtur nė mbikėqyrje kėtė vatėr zjarri, ndėrkohė qė grupi i ekspertėve hetimorė po punon pėr zbulimin e shkakut tė tij.

Drejtori i Ndėrmarrjes sė Shfrytėzimit pyjor, Sabri Zyka, konfirmoi se rreth orės 10.00 tė ditės sė djeshme, njė telefonatė e ardhur nga njė banor i zonės, ka njoftuar shfaqjen e vatrės sė zjarrit. Sipas tij, ky zjarr i rėnė nė masivin me pisha 20-25-vjeēare dhe shkurre, nė kodrat e Konizbaltės, u shua vetėm nga punonjėsit e ndėrmarrjes dhe me mjete rrethanore. Zjarri ka djegur njė sipėrfaqe me rreth 3 ha pyje shkurrore dhe disa qindra m2 tė masivit me pisha tė kultivuara. Drejtori Zyka, konfirmon, se zjarri i djeshėm ka qenė i pesti pėr kėtė sezon veror, ndėrkohė, qė numri tyre nė tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar, ka qenė shumė herė mė i madh. Drejtori i Ndėrmarrjes sė

Shfrytėzimit Pyjor, nė Berat nuk pranon tė japė asnjė version nė lidhje me shkakun dhe autorėt e mundshėm tė kėtij zjarri, duke e konsideruar atė njė detyrė ligjore tė grupit tė ekspertėve hetimorė. Ai shtron nevojėn e plotėsimit me mjetet e nevojshme logjistike, tė shuarjes sė zjarreve pėr punonjėsit e tij. Drejtori Zyka nuk i fsheh edhe rezervat e tij, nė lidhje me punėn e bėrė nga organet e drejtorisė gjatė vitit tė kaluar, ku nga dhjetėra zjarrvėnie tė qėllimshme, nuk u ndėshkua asnjė autor.

Ndėrsa mėsohet se nė policinė e Beratit, njė grup ekspertėsh hetimorė ka nisur punėn pėr pėrcaktimin e shkakut tė kėsaj vatre zjarri, nė kodrat e fshatit Konizbaltė.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=68797
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.7.2009, 21:42   #12
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Shuhet zjarri nė Bjeshkėt e Bardhocit
29-07-2009

Flakėt e zjarrit qė pėrfshinė dje nė mbrėmje njė sipėrfaqe tė masivit pyjor tė malit tė Koretnikut, nė afėrsi tė bjeshkėve tė fshatit Bardhoc, rreth 10 kilometra larg qytetit verilindor tė Kukėsit, janė shuar plotėsisht nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm.

Sipas drejtorit tė ndėrmarrjes sė shfrytėzimit pyjor tė rrethit tė Kukėsit, Fatmir Gjana, zjarri pėrfshiu njė sipėrfaqe rreth 1,5 ha dhe pėr shuarjen e tij, veē forcave tė repartit zjarrfikės, u angazhuan dhe banorė tė zonės.

"Ende nuk dihen shkaqet e rėnies sė kėtij zjarri, por paraprakisht mendohet se shkak ka qenė njė pakujdesi e barinjve tė cilėt kullosin bagėtitė e tyre nė kėtė zonė", shtoi z. Gjana.

Ky ėshtė rasti i parė i zjarrit qė shfaqet nė masivet pyjore tė Kukėsit, nė kėtė sezon veror.

http://www.gazeta55.net/index.php?ka...artikulli=7523
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.7.2009, 21:48   #13
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
ShV: Pyjet, kujdes nga zjarret

Rreziku ėshtė permanent pėr pėrhapjen e zjarreve pyjore kur marrim parasysh kėto temperatura tropikale qė po mbretėrojnė kėtyre ditėve. Nė vitin 2007 kanė qenė tė pėrfshira nė zjarre 1.629 hektarė pyje. Kėto zjarre kryesisht kanė qenė sipėrfaqėsore dhe vlera e dėmeve ka qenė 804.835.50 euro.

Mbi 50% tė sipėrfaqeve janė toka pyjore. Ministria e Bujqėsisė, e Pylltarisė dhe e Zhvillimit Rural, me tė gjithė mekanizmat veprues ėshtė futur nė mobilizim tė pėrgjithshėm pėr parandalimin e zjarreve.

Zyrtarėt e MBPZHR-sė thonė se tani ėshtė rrezik i madh nė tokat bujqėsore pas tė korrave, ngase mund tė ndodhė stihia e zjarrit tė shkaktohet nga pakujdesia e faktorit njeri, e ndihmuar nga temperaturat e larta dhe erėrat e nxehta. Prandaj ministria ka vendosur pėr miratimin e planit operativ pėr mbrojtjen e pyjeve tė Kosovės dhe kujdes tė posaēėm nga zjarret, mbrojtjen nga keqbėrėsit, dhe gjėra tė tjera qė i dėmtojnė pyjet.

Muzafer Luma, kryeshef ekzekutiv nė Ministrinė e Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural-Agjencia Pyjore e Kosovės, tha se kemi njė pėrvojė tė hidhur nga viti 2007, ku mijėra hektarė qenė pėrfshirė nga zjarret.

“Fatmirėsisht, kėtė vit nuk kemi pasur zjarre pyjore dhe do tė dėshiroja qė tė mos kemi, pėrkundėr faktit qė rreziku ėshtė permanent kur marrim parasysh kėto temperatura tropikale qė po mbretėrojnė kėtyre ditėve”-tha ai.

Luma tha se nė kudėr tė kapaciteteve dhe pėrgjegjėsive qė ka konsideron se kanė bėrė aktivitete tė duhura nė kėtė drejtim.

“Kemi bėrė pėrgatitjen e planeve pėr mbrojtjen e zjarreve ku pėrfshihet fushata sensibilizuese me produktet e saj si broshurat, spoti televiziv, apelet e ndryshme, pastaj mobilizimi i stafit, identifikimi i vendeve me rrezik potencial, pėrcaktimi i vrojtoreve, identifikimi dhe pėrgatitja e burimeve tė ujit, hapja e brezave mbrojtės etj”.

Ndėrsa, sa i pėrket bashkėpunimit me institucionet, Luma tha se me institucionet relevante kemi njė bashkėpunim nė kontinuitet .Ai pėrmendi Departamentin e Emergjencave, Qendrėn e situatave pranė zyrės sė kryeministrit ku nėn patronazhin e kryeministrit ėshtė duke u zhvilluar fushata sensibilizuese nė kėtė drejtim, pastaj bashkėpunimi me KFOR-in etj.

“Konsideroj se syēeltėsia dhe kujdesi i ēdo banori, pastaj mosdjegia e hamulloreve dhe gardhiqeve tė ndryshme nga ana e bujqve etj., janė tė domosdoshme nė kėtė situatė dhe preventivė adekuate pėr mospėrhapje tė zjarreve. Apelojmė qė ēdo qytetar, kudo qė ndodhet, tė ketė kujdes pėr ēfarėdo veprimi qė bėn nė pyje dhe afėr tyre, ngase njė pakujdesi e vogėl e tyre, mund tė sjellin dėme tė pallogaritshme”-tha ai.

http://www.kosova-sot.info/?p=44541
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.8.2009, 00:59   #14
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Saranda rrethohet nga zjarret

SARANDĖ - Disa hektarė me kullota e pyje janė djegur nė Malin e Milesė, nė kodrėn e Marinės dhe nė masivin mes Bregdetit dhe Rrėzomė. Zjarri nė kodrat dhe shpatet e Milesė ėshtė pėrhapur me shpejtėsi duke rrezikuar edhe antenat kompanive celulare dhe pėrforcuesve radiotelivzivė, tė vendosura nė kreshtėn e Malit.

Ndėrhyrja pėr shuarjen e zjarrit tė papritur ka qenė i vėshtirė pėr shkak tė terrenit tė thepisur dhe shkurreve tė shumta. Komandanti i shėrbimit kundėr zjarrit, Rakip Muzhai ,thotė se "sipėrfaqja e Malit tė Milesė ėshtė kullotė nė pėrdorim nga barinjtė dhe zjarri ėshtė vėnė me qėllim, pėr tė pėrmbushur ritin tradicional tė djegjes sė barėrave".

Vėshtirėsitė nė kėtė rajon shtohen edhe pėr shkak tė terrenit tė thyer dhe mungesėn e rrugėve pėr mjetet e zjarrfiksėve, tė cilat nuk mund tė pėrdoren pėr fikjen e zjarreve, pasi nuk mund tė shkjonė nė vendngjarje.

Zjarret e shfaqura nė ditėn e djeshme do tė pasohen nga tė tjerė , pėr shkak tė psikozės tė krijuar nga barinjtė se zjarri e pėrmirėson kullotėn , paēka se specialistėt e ushqimit tė blegtorisė thonė tė kundėrtėn.

Tymi dhe era kanė krijuar bezdi pėr pushuesit e shumtė qė janė nė Sarandė pėr sezonin e verės.

http://www.shekulli.com.al/2009/07/3...a-zjarret.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.8.2009, 18:25   #15
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Gjinokastėr: Digjet njė pjesė e kurorės sė gjelbėr nė kala

Njė pjesė e kurorės sė gjelbėr nė kalanė shumėshekullore tė qytetit tė Gjirokastrės ėshtė djegur plotėsisht nga flakėt e zjarrit nė orėt e para tė mėngjesit tė ditės sė shtunė.

Zjarri ėshtė evidentuar nga kalimtarė tė rastėsishėm, tė cilėt kanė njoftuar shėrbimin zjarrėfikės tė qytetit. Vatra e zjarrit ėshtė shfaqur poshtė kullės sė sahatit dhe mosndėrhyrja nė kohė, pėrveē gjelbėrimit rrezikonte edhe djegien e pemėve qė i japin portės lindore tė kalasė njė pamjte krejt tė veēantė.

Shkaku i zjarrit, sipas specialistėve, mendohet tė ketė qenė pakujdesia e banorėve tė jetojnė nė kėtė zonė.

Kurora e gjelbėrt e kalasė sė Gjirokastrės, e cila ndodhet nė kodrėn mė tė lartė tė qytetit i ėshtė nėnshtruar njė kujdesi tė veēantė nga ana e pushtetit vendor pėr vetė vlerat qė pėrmban.

Nė sezonin e mbjelljes sė pemėve, ēdo vit nė kėtė kurorė shtohen me dhjetra pemė tė reja, tė cilat e kanė ndryshuar ndjeshėm masėn e gjelbėrimit brenda hapėsirės publike nė qytetin e Gjirokastrės.

ATSH

Citim:
Cigarja djeg pemėt rreth kėshtjellės

Shkaku i zjarrit sipas specialistėve mendohet tė ketė qenė pakujdesia ose gabim i pavullnetshėm njerėzor. Sipas disa dėshmitarėve, nė zonėn ku shpėrtheu zjarri, pak minuta para se tė dukeshin flakėt, qėndronte njė ēift tė rinjsh qė konsumonin pa pushim cigare, por qė qėndronin nė pjesėn e stolave pėrbri rrugės.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=31200

Ndryshuar sė fundmi nga mesdimr : 3.8.2009 nė 12:47. Arsyeja: +

VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.8.2009, 18:30   #16
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Digjen 30 ha nga pylli i Nivicės, dyshohet zjarr i qėllimshėm

Digjen tė paktėn 30 ha nga pylli i Brodanit nė afėrsi tė fshatit Nivicė, Komuna Lukovė. Vatra e zjarrit ėshtė pikasur rreth orės 14.30 tė ditės sė djeshme dhe ende nuk dihen rrethanat se si ėshtė ndezur.

Pylli ėshtė i pėrbėrė me ullinj qindravjeēarė dhe dėmi pėrllogaritet tė jetė i madh.

Menjėherė nė ndihmė tė pushtetit vendor pėr shuarjen e flakėve kanė ardhur shėrbimi i zjarrfikėses nė Sarandė, por zjarri ka pėrparuar me shpejtėsi, i favorizuar edhe nga fryrja e erės nė orėt e pasdites.

"Kjo ėshtė hera e parė qė ky pyll preket nga zjarri. Kam pėrshtypjen se zjarrvėnia mė duket e qėllimshme, gjė qė do ta nxjerrė nė dritė marrja nė analizė e fajtorėve", ėshtė shprehur kryetari i Komunės sė Lukovės, Vladimir Kumi.

Sipas tij, ėshtė kėrkuar ardhja e avionėve cisternė nga Greqi, por deri nė orėn 19.30, njė gjė e tillė nuk ėshtė bėrė e mundur.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=69169
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.8.2009, 11:14   #17
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Zjarr nė malin e Kushovicės

Zjarret kanė nisur tė shfaqen nė ditėt e para tė kėtij muaji tė nxehtė, nė disa nga zona tė vendit. Mė i fundit ėshtė ai qė ka rėnė nė zonėn e Gramshit, nė malin e Kushovicės.

Sipas burimeve nga vendngjarja, ky zjarr ka gati dy muaj qė ka krijuar vatra tė veēanta, duke mos mundur dot tė shuhet.

Aktualisht rruga nė kėtė mal ėshtė e pakalueshme pėr zjarrfikėset dhe kjo ka bėrė qė vatrat e zjarrit tė ndjekin njėra-tjetrėn dhe tė mos shuhen dot.

Ndėrkaq, policia ka hedhur variantin e vėnies me qėllim tė zjarrit nė kėtė zonė.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=69346

Citim:
Zjarret shkrumbojnė kullota nė Dibėr dhe Kukės

Dy vatra zjarri janė shėnuar gjatė dy ditėve tė fundit nė Bulqizė dhe nė Kukės. Pėr pasojė disa hektarė pyje dhe dushqe janė djegur, ndėrkohė qė nė tė dyja rastet nuk dihen autorėt apo shkaqet e zjarrit.

Ka qenė pasditja e sė hėnės kur nė pyjet mbi fshatin Dragu tė Komunės Fushė-Bulqizė ėshtė pikasur njė vatėr zjarri. Tė ndihmuara edhe nga temperaturat e larta flakėt janė pėrhapur me shpejtėsi, duke pėrshkuar njė sipėrfaqe pyjore kryesisht me shkurre dushku prej rreth dy hektarėsh.

Nė afėrsi tė vatrės sė kėtij zjarri ka qenė edhe njė parcelė me pisha, qė fatmirėsisht nuk janė pėrfshirė nga flakėt.

Lokalizimi i zjarrit nga ekspertėt pyjorė tė rrethit ka qenė i vėshtirė, pasi vatrat e zjarreve tė ndihmuara edhe nga temperaturat e larta dhe era, janė shtuar me shpejtėsi tė madhe, ndėrkohė qė ndėrhyrja e zjarrfikėses ka qenė e pamundur, pėr shkak tė mungesės sė rrugės dhe terrenit tejet malor. Vetėm rreth mesnatės, duke u gdhirė dita e djeshme, ėshtė mundėsuar fikja e zjarreve.

Nuk dihen autorėt e vėnies sė kėtij zjarri, por pyjorėt dyshojnė se ai mund tė ketė ardhur nga pakujdesia e hedhjes sė bishtave tė cigareve nga banorė tė zonės ose barinj qė tentojnė tė shtojnė sipėrfaqet e kullotave pėr bagėtitė e tyre.

Ndėrkohė nė Kukės, zjarri ka pėrfshirė masivet me shkurre nė ekonominė pyjore tė zonės Mamėz-Kalimash, pėrkatėsisht nė malet e Kolshit. Paraditen e sė martės, njė personel i Drejtorisė sė Shėrbimit Pyjor, i ndihmuar edhe dhjetėra banorė tė fshatit, kanė bėrė tė mundur izolimin e plotė tė zjarrit, duke shpėtuar kėshtu edhe njė pjesė tė mirė tė prodhimeve bujqėsore qė rrezikonin tė pėrfshiheshin nė flakė.

Nė masivet me shkurre mėsohet se janė djegur rreth 5 ha, ku dėmet, siē raportohet nga shėrbimi pyjor, kanė qenė minimale. Drejtues tė shėrbimit pyjor nė Kukės thanė se me ndihmėn dhe mbėshtetjen e komunitetit po pėrpiqen tė mbajnė nėn kontroll gjendjen edhe nė kushtet e verės sė sivjetme me temperatura mjaft tė larta.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=69345
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.8.2009, 00:19   #18
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Zjarri i tri ditėve mė parė nuk ėshtė shuar ende nė njė fshat tė Gramshit

Sėrish gjatė orėve tė fundit tė natės sė djeshme, nė masivin me pisha tė malit tė fshatit Vidhan tė Komunės Skėndėrbegasi, nė rrethin e Gramshit, ėshtė shfaqur zjarri.

Pėrmasat e zjarrit, sipas banorėve tė zonės, janė mjaft tė mėdha dhe shuarja ėshtė e pamundur pėr shkak tė terrenit mjaft tė vėshtirė.

Gjatė fundjavės sė kaluar, nga njė zjarr gjigant u dėmtuan rreth 20 hektarė me pisha nė malin qė ngrihet mbi fshatin Vidhan tė Gramshit. Por, ndėrsa po hetohej pėr zbulimin e shkaqeve tė kėsaj vatre zjarri, nuk vonoi ndezja e njė tjetėr zjarri edhe mė tė madh.

Pėr momentin, pėr shuarjen e flakėve janė mobilizuar shėrbimet e policisė pyjore dhe ato tė ushtrisė, nė ndihmė tė tė cilave janė vėnė edhe Policia e Shtetit dhe shėrbimi i zjarrfikėsve.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=69465
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.8.2009, 11:48   #19
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Zjarret pėrpijnė rreth 50 ha pyje nė Orosh

Gjuhė tė fuqishme tė njė zjarri tė madh po pėrfshijnė hapėsira tė pamata tė pyjeve tė Oroshit nė Mirditė, zjarr i cili qė prej tri ditėsh nuk po arrihet tė vihet nėn kontroll.

Madje, era e fortė ka bėrė qė ai tė shpėrndahet rrezikshėm nė afro 50 hektarė pyje pishe nė zonėn e Oroshit duke iu afruar tashmė nė vetėm pak metra pyjeve tė pjesės bjeshkore, e cilėsuar si Zonė e Mbrojtur.

Edhe pse janė dėrguar forca xheniere tė ushtrisė, dhe gjithė banorėt e fshatrave janė vėnė nė alarm pėr tė shpėtuar banesat qė po rrezikohen, flakėt po pėrhapen me shpejtėsi dhe gjendja ėshtė shumė e rėndė.

Nė jo pak terrene tė thyera ku forcat xheniere dhe ato tė pyjores kanė krijuar prita, po rrezikohet dhe jeta e tyre. Pėrhapja mė tej e flakėve tė zjarrit mund tė rrezikojė edhe disa shtėpi tė lagjes Zajs tė Mashtėrkorit apo Vilė tė Nėnshejtit, si dhe tė Oroshit Qendėr.

Drejtuesi i komunės Orosh, Aleksandėr Lala, dhe drejtori i shėrbimit pyjor, Lek Mandrea, kanė apeluar qė situata tė merret nėn kontroll nga emergjencat civile shtetėrore dhe tė krijohet dhe mundėsia e ndihmės nga ajri, pasi zjarri i rėnė dhe i pėrhapur mund tė cilėsohet ndėr mė tė mėdhenjtė tė rėnė ndonjėherė nė vend.

Ndėrkohė qė dhjetėra forca po pėrballen me zjarrin e pamėshirshėm, antikrimi ekonomik i drejtorisė sė policisė tė qarkut Lezhė, po gjurmon zjarrvėnėsit tė cilėt mendohen tė jenė nga njė fshat aty afėr.

http://www.shekulli.com.al/2009/08/1...-ne-orosh.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.8.2009, 14:00   #20
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Zjarri djeg 2 ha pyll nė bregdetin e Semanit

Temperaturat e larta dhe defektet nė rrjetin elektrik kanė shkaktuar katėr zjarre nė 24 orėt e fundit nė vend, duke djegur dy objekte tė mbushura me ushqim pėr bagėtitė, njė banesė dhe 2 ha pyll nė zonėn bregdetare tė Semanit nė Fier ku djegia e disa shkurreve shkaktoi pėrhapjen e flakėve nė zonėn e pyllėzuar.

Dy mjete dhe forca tė shumta zjarrfikėse janė pėrpjekur pėr mė se dy orė pėr lokalizimin e flakėve dhe parandalimin e pėrhapjes sė tyre nė pyllin me pisha.

http://www.kohajone.com/html/artikull_45719.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Prerja e paligjshme e pyjeve nga VNf nė danėn "Tė reja"

Mbarėshtimi dhe keqtrajtimi i pyjeve - nga Anesti Postoli nga VNf nė danėn "Tė reja"

Kėrkimi shkencor: Rrezikohet djegia e fondeve pėr Shqipėrinė P. nga VNf nė danėn "Aktualitet"

Mjedis: Tė ndėrpritet shfrytėzimi pa kriter i pyjeve nga VNf nė danėn "Tė reja"

Llojet e pyjeve nė trojet shqiptare nga Kandhaon nė danėn "Bimė"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 04:11.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2010 SH

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.