Mbas pushtimit tė Shqipėrisė, Italia pėrgatitej pėr pushtimin e Greqisė, shtabi i pėrgjithshėm italian kishte informacione se midis ushtarakėve grekė do gjehej mbėshtetje nėse Italia e sulmonte Greqinė. Tė gjitha kėto informacione i shkonin Shtabit italian, ndėrmjet Jakomonit, mėkėmbėsit italian nė Shqipėri. Vetė Jakomoni kėmbėngulte nė besueshmėrinė e informacionit sepse vinte nga shqiptarė "fashistė" tė devotshėm dhe qė kishin kontakte tė ngushta nė Greqi (Ēamėri).
Ata qė "ushqenin" Jakomonin me informacion ishin Nebil Dino dhe Nuri Dino tė dy me origjinė ēame.
Tė vetmet informacione qė mėkėmbėsi italian nė Tiranė merrte rreth Greqisė (pėrveē komunikimit zyrtar qė kishte me ministrin e jashtėm grek dhe ambasadorin italian nė Athinė) ishin ato qė i vinin nga udhėtimet qė Nebil Dino kryente nė Greqi. Jakomoni i trasmetonte kėto nė Itali (para vendimit tė fushatės greke) dhe kėto informacione shėrbyen si bazė pėr nisjen e fushatės.
Nebili i komunikonte Jakomonit se nė udhėtimet qė kryente nė Greqi, kishte kontakte me ushtarakė simpatizantė tė Italisė, dhe se ishin gati tė ngriheshin nė rast sulmi si dhe se krahina e Ēamėrisė mund tė aneksohej lehtėsisht dhe se do pranohej nga popullėsia e saj.
Ky ėshtė mendimi i autorit (Mario Cervi) qė ka botuar veprėn "Storia della guerra di Grecia", pra qė italianėt dhe nė veēanti Jakomoni i kanė besuar verbėrisht dy shqiptarėve nga Ēamėria dhe se kanė gabuar nė gjykim. Vetė Metaksai, "diktatori" grek, nė ditarin e tij thotė "ushtarakė filogjermanė ka pasur, por asnjėherė filoitalianė".
Mendoj qė nėse dy shqiptarėt qė mashtronin italianėt, dhe personalisht mendoj se i mashtronin vėrtet, nuk niseshin aspak tė shtyrė nga qėllime armiqėsore ndaj italianėve, pėrkundrazi i shikonin si realizuesit e qėllimit tė tyre, ēlirimi i Ēamėrisė. Jakomoni i besonte mė shumė informacioneve tė kėtyre shqiptarėve se sa stafit tė ambasadės italiane nė Athinė! Qė nuk ishin nė shėrbim tė grekėve e tregon shpallja e tyre pas lufte, si "kriminelė lufte" nga qeveria greke. Kjo nuk ėshtė arsye e fortė, por ama grekėt nuk linin gjallė ēam me tė kaluar si ajo e Nebil e Nuri Dinos.
________ Pėrdorur si burim: Mario Cervi, "Storia della guera di Grecia" |