| | Citim: Nė Tiranė pa pasaportė, realiteti i njė ėndrre studentore
Prof. dr Musa Limani
Autostrada e ribashkimit kombėtar (1)
Nė kohėn bashkėkohore tė zhvillimit ekonomiko-shoqėror, integrimet dhe lidhjet fizike tė trevave shqiptaro-shqiptare dhe me vendet e tjera tė Ballkanit, janė tė domosdoshme dhe tė mundura, nė rend tė parė pėrmes infrastrukturės rrugore automobilistike. Njėra nga kėto rrugė pa dyshim se ėshtė autostrada Durrės-Kukės-Prishtinė-Merdare.
Ėshtė folur dhe shkruar shumė pėr rėndėsinė dhe rolin e kėsaj rruge, sidomos nga ana e Shqipėrisė, ndonėse mund tė shkruhet edhe mė, sepse kjo paraqet njė objekt me rėndėsi shumėdimensionale gjithėkombėtare e rajonale.
Motivi kryesor qė mė shtyri tė shkruaj kėtė artikull pėr autostradėn nė fjalė, ishte forma e kalimit tė kufirit tė Shqipėrisė, me rastin e shkuarjes sime nė pushim veror. Ka disa vite qė nuk kisha qenė nė pushim.
Nė bisedė me njė mik timin nga Deēani (Hazir Qufaj) vendosėm qė sė bashku me bashkėshortet tona nė kėtė vit tė shkojmė nė pushim veror nė Ulqin. Dilema jonė ishte se kah tė shkojmė: Kah Rozhaja apo Shqipėria. Kėtė dilemė na e hoqi djali im (Arlindi) i cili ato ditė ishte kthyer nga Ulqini, i cili kishte shkuar kah Rozhaja dhe ishte kthyer kah Shqipėria.
Rrugės kah Rozhaja kishin pasur probleme nga sulmet e kohėpaskohshme tė serbėve. Pėr kėtė gjė u bindėm edhe ne me qėndrimin tonė nė plazhin e Ulqin, ku njerėzit qė kishin udhėtuar me autobusė kah Rozhaja tregonin se pėr shkak tė sulmeve serbe, ishin ardhur me pėrcjellje policore. Duke u nisur nga kjo gjė, ne vendosėm tė shkojmė kah Shqipėria dhe nuk gabuam.
Ishte ditė e diel 9 gushtė 2009. Nga Deēani u nisėm nė ora 4,30 minuta tė mėngjesit. Nė kufij tė pikės kufitare Vėrmicė arritėm diku rreth orės 6,30 minuta. Nė pikėn kufitare tė Kosovės ishte vu rregull. Polici mbante rendin dhe askėnd nuk e lejonte tė hyjė pa rend edhe pse disa tentonin tė bėnin njė gjė tė tillė. Nė saje tė disiplinės sė mirė pėr 15 minuta kaluam kufirin e Kosovės.
Edhe nė pikėn kufitare tė Shqipėrisė ishte vu rendi. Ishin formuar tri kolona. Pėr makinat me targa tė Kosovės ishte caktuar kolona e mesme. Me tė ardhur te kufiri, ne pėrgatitėm dokumentet, kur polici qė orientonte makinat, me fjalė tė ėmbla vėllazėrore dhe ton tė butė na tha: avanco, avanco, nuk ka nevojė pėr dokumente, ju jeni nė shtetin Tuaj.
Kėto fjalė na prekėn thellė nė zemėr dhe nė kėtė moment mu kujtua njė anekdotė qė mė herėt e kisha dėgjuar nga profesori i nderuar Nuri Bashota, i cili shpesh e tregonte para luftės nė kontekst tė ribashkimit kombėtar. Anekdota ėshtė kjo: Deri sa nuk ishte hapur Universiteti i Prishtinės, shqiptarėt e Kosovės studionin nė qendra tė ndryshme tė ish Jugosllavisė, sidomos nė Beograd dhe nė Zagreb. Njė ditė prej ditėsh studentėt shqiptarė qė studionin nė Beograd zunė basė: Kush e sheh ėndrrėn me tė mirė do ta fitojė drekėn. Tė nesėrmen u takuan nė tė njėjtin vend dhe nė tė njėjtėn kohė. Filluan tė rrėfehen. Njėri tha se, kishte parė njė ėndėrr ku e kishte takuar njė vajzė tė bukur dhe kishte kaluar shumė mirė me tė. Punė e madhe i thanė shokėt. Tjetri kishte menduar njė ėndėrr tjetėr e kėshtu me radhė. Ndėrkaq, njėri nga ata tha: mbramė kam parė ėndėrr qė nė Beograd udhėtova me pasaportė, e nė Tiranė pa pasaportė. Tė lumtė goja i thanė shokėt, ti paske parė ėndrrėn mė tė mirė, ėndrrėn shekullore tė shqiptarėve dhe ty tė takon dreka.
Ja pra, kjo ėndėrr e dikurshme tani u bė realitet. Pikėrisht tani kėshtu ėshtė, nė Beograd shkohet me pasaportė, kurse nė Tiranė pa pasaportė. Ska dyshim se kėto paraqesin hapat e parė drejt ribashkimit kombėtar.
Derisa dikur Shqipėria ishte zonė e ndaluar, pėr shqiptarėt jashtė kufirit shtetėror tė Shqipėrisė, tani kalohet pa dokumente identifikimi, qė tregon hapin e parė drejtė ribashkimit kombėtar. Kėtė gjė mė sė miri e vėrtetoi kryeministri i Shqipėrisė Z. Sali Berisha me rastin e promovimit tė tunelit tė Kalimashit, ku ndėr tė tjera tha: Ky ėshtė tuneli i bashkimit kombėtar. Pos Z. Berisha deri mė tani nuk e tha kėtė fjalė asnjė udhėheqės nė krye tė institucioneve apo partive as nė Shqipėri e as nė Kosovė.
Nė kontekst tė kėsaj duhet theksuar se, nuk duhet tė frikohemi qė tė kėrkojmė tė drejtėn tonė historike dhe kombėtare, ribashkimin kombėtar. Andaj, tema e ribashkimit kombėtar nuk guxon tė jetė tabu temė, pa marrė parasysh se ēka mendojnė tė tjerėt, ajo si e tillė ishte me shekuj, tani ėshtė opsion.
Ribashkimi kombėtar ėshtė proces dhe do tė bėhet atėherė kur krijohen kushtet politike tė brendshme dhe tė jashtme, e qė mbėshtetet nė tė drejtėn tonė historike dhe kombėtare. Kjo nuk e kupton dhunėn, por tė drejtėn e shqiptarėve si ēdo komb tjetėr qė tė jetojė nė njė shtet, pra njė komb, njė flamur njė shtet.
Kjo tani duhet tė jetė prioritet i strategjisė sonė kombėtare. Me kėtė nuk duhet kuptuar shpėrbėrja e shteteve fqinje, por vetėm rikthimin e tokave etnike shqiptare tė aneksuar nga grabitqarėt sllavo ortodoks, pra rikthimi i kufijve natyral tė shqiptarėve.
Ska dyshim se autostrada Durrės-Kukės-Prishtinė-Merdare, paraqet njė objekt me rėndėsi shumėdimensional: gjithėkombėtare, ekonomiko-politike, rajonale (internacional), artistike etj.
Nga aspekti nacional, pas pavarėsisė sė Shqipėrisė (1912), pavarėsisė sė Kosovės (2008) dhe anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO (2009), kjo rrugė paraqet objektin mė madhor me interes dhe nė funksion gjithėkombėtar. Kjo rrugė rrėnoi kufirin artificial shekullor mes tokave shqiptare qė e vuan Fuqitė e Mėdha pėr interesa tė tyre dhe pėr ti joshur orekset e pa ngopura tė fqinjėve sllavo-ortodoks pėr aneksimin e territoreve etnike shqiptare. Nė kėtė aspekt autostrada nė fjalė paraqet boshtin (axin) rreth tė cilit gravitojnė tokat shqiptare. http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=20&id=29028 | Citim: Tė formohet Unioni Ekonomik Kosovė Shqipėri
Prof. dr Musa Limani
Autostrada e ribashkimit kombėtar (2 )
Kur tė kryhet edhe pjesa e Kosovės e autostradės, distanca kohore mes Prishtinės dhe Tiranės do tė jetė mė sė shumti tri orė me makinė. Kėshtu, njerėzit mund tė hanė mėngjesin nė Prishtinė, drekėn nė Tiranė dhe darkėn prapė nė Prishtinė dhe anasjelltas. Po ashtu, kjo rrugė nė mėnyrė tė ndėrsjellėt do tė mundėsojė shumė lehtė qarkullimin dhe plasmanin e mallrave nė tregun e Shqipėrisė dhe tė Kosovės.
Nė kėtė mėnyrė me intensitet shumė tė madh do tė fillojnė proceset integruese mes ekonomisė sė Shqipėrisė dhe tė Kosovės, qė do tė shprehen nė intensifikimin e zhvillimit ekonomik mes trojeve tona. Kjo rrugė nė veēanti do tė ndikojė dhe hap perspektivėn e zhvillimit tė turizmit veror nė Shqipėri dhe atė dimėror e rural nė Kosovė. Lidhur me kėtė po sjellė vetėm njė tė dhėnė.
Me tė kthyer nga pushimi (20 gusht) nė pikėn kufitare tė Shqipėrisė pyetėm njė doganier se sa makina brenda 24 orėve kalojnė kufirin. Ai u pėrgjigj: 3000 makina. Tė njėjtėn pyetje ia bėmė njė doganieri nė kufirin e Kosovės, i cila na tha se brenda 24 orėve kalojnė kufirin rreth 5.000 makina. Ndonėse, nuk pėrputheshin tė dhėnat, kėto shifra tregojnė se ishte njė fluks i madh i turistėve qė ia mėsynin bregdetit tė Shqipėrisė.
Fluksin e numrit kaq tė madh tė njerėzve nuk kanė mundur ta parashikjnė as optimistėt mė tė mėdhenj. Andaj, ska dyshim se, me kryerjen e tėrėsishme tė autostradės nė fjalė numri i turistėve, veēmas nė Shqipėri do tė shtohet dukshėm, dhe turizmi, nėse ndėrtohet infrastruktura rrugore e brendshme, intensifikohet zhvillimi i bujqėsisė dhe hotelerisė do tė paraqes pol tė zhvillimit ekonomik nė kėtė vend.
Kjo rrugė hap portėn e pėrjetshme pėr Kosovėn ndaj botės, dhe tani mė asnjė shtet fqinjė nuk mund tė bėjė embargo (bllokadė) ekonomike ndaj vendit tonė, siē ndodhi nė vitin 2001 nga Maqedonia dhe si po ndodhė tani nga Serbia dhe Bosnjė e Hercegovina.
Nga aspekti ekonomiko-politik kam guximin dhe lirin si ekspert i politikave zhvillimore makroekonomike, qė tė sugjerojė qeverive tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės tė formojnė Unionin Ekonomik, si formėn mė tė lartė tė proceseve integruese bilaterale, e cila formė e integrimit ekonomik nė vete pėrfshinė, jo vetėm heqjen e doganave pėr qarkullimin e mallrave, por edhe tė gjitha inputeteve (faktorėve), pra tė fuqisė punėtore, tė kapitalit, tė shėrbimeve etj.
Kjo do tė paraqes formėn mė tė lartė tė integrimeve ekonomike mes Shqipėrisė dhe Kosovės dhe njėheritė hapin mė tė siguritė drejt integrimeve ekonomike ballkanike dhe evropiane.
Nė Unionin Ekonomik, pos elementeve tė sipėr cekura pėrfshihen edhe pėrcaktimi i politikės sė pėrbashkėt zhvillimore, kjo aq mė parė kur dihet se Shqipėria dhe Kosova janė komplementare mes vete me resurse natyrore dhe me faktorė tė tjerė tė zhvillimit. Me kėtė rast po pėrmendi vetėm hartimin e strategjisė sė pėrbashkėt nė fushėn e energjetikės.
Prodhimi i energjisė elektrike nė Shqipėri ėshtė 95% nga hidrocentralet, kurse nė Kosovė 98% nga termocentralet. Andaj, gjatė verės Kosova mund ta furnizojė Shqipėrinė me energji elektrike, kurse gjatė dimrit Shqipėria Kosovėn. Andaj, me njė strategji tė pėrbashkėt, si Shqipėria ashtu dhe Kosova nė periudhė afatgjate mund tė zgjidhin problemin e energjisė elektrike, si faktor limitues i zhvillimit ekonomik.
Lidhur me politikat e pėrbashkėta zhvillimore, mendojė se Shqipėria dhe Kosova duhet tė formojnė trupa tė pėrbashkėta profesionale, si: Kėshilla, Komisione e tė ngjashme pėr hartimin e strategjisė sė pėrbashkėt tė zhvillimit makroekonomik. Mendojė se nė kėtė drejtim jemi vonuar, kėto gjėra duhet tė zbatohen nė praktikė sa mė parė, sepse ėshtė interesi reciprok i dy vendeve tona, pėrkatėsisht interesi kombėtar. Kėto procese njėherit janė edhe nė frymėn e proceseve integruese ballkanike, evropiane dhe tė globalizmit ekonomik botėror.
Aspekti rajonal i autostradės nė fjalė, ėshtė shumė i madh. Pėr mes kėsaj rruge, si Shqipėria ashtu dhe Kosova shumė shpejtė do tė integrohen nė proceset integruese ekonomike dhe nė tregjet ballkanike, evropiane dhe mė gjerė.
Po ashtu, kjo rrugė vendeve tė Evropės Qendrore, Evropės Lindore dhe Juglindore u bėnė tė mundur qė shumė mė lehet tė dalin. nė portin e Durrėsit dhe tė kyēen nė komunikacionin detar botėror. Me kėtė rast, si Shqipėria ashtu dhe Kosova do tė kenė pėrftime tė mėdha financiare, nėpėrmjet taksave (doganave) tranzitore dhe taksave tė tjera qė u nėnshtrohen tė gjithė ata qė e shfrytėzojnė kėtė rrugė.
Andaj, ska dyshim se kjo rrugė ka karakter ndėrkombėtar dhe si e tillė luan rol pozitivė nė intensifikimin e proceseve integruese ekonomike bilaterale dhe multilaterale, veēmas ndaj vendeve tė Ballkanit dhe tė Evropės.
E gjithė kjo tregon qė pjesa e autostradės sė Kosovės duhet tė fillojė dhe tė kryhet sa mė shpejt qė ėshtė e mundur dhe duhet tė jetė prioritet i Qeverisė sė Kosovės nė ngritjen e infrastrukturės rrugore.
Autostrada nė fjalė, ishte ndėrtuar me standarde evropiane. Pos, elementeve bashkėkohore rrugore, ajo kishte edhe njė konstruksion artistik. Bukurinė e kėsaj rruge e shtonin tarracat qė ishin ndėrtuar shkallė, shkallė nė prerjen e ēdo kodre. Ato ishin atraktive dhe tė tilla qė kur i shikon tė pushon syri dhe paraqitnin njė ambient autokton konfigurativ tė Shqipėrisė. http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=20&id=29111 | |