Njė sasi e konsiderueshme peshqish, kryesisht cironka, janė gjetur tė ngordhur nė bregun e liqenit tė Prespės, pasi u konstatuan rastėsisht nga peshkatarėt, qė vunė nė dijeni drejtuesit nė komunėn e Liqenasit. Sipas burimeve nga komuna e Liqenasit, mėsohet se peshqit e ngordhur janė gjetur pėrgjatė vijės breg-liqenore nė dy fshatrat, Liqenas dhe Zaroshkė.
Ngordhja e peshqve, tė cilėt kanė mbushur krejt bregun e liqenit tė Prespės, ndikon negativisht jo vetėm nė mjedis, por edhe pėr sezonin turistik, nė kushtet e temperaturave tė larta.
Njė ekip kontrolli me inspektorė veterinarė pritet tė mbėrrijė nė Liqenas pėr tė parė nga afėr situatėn dhe pėr tė marrė kampione. Kjo ėshtė e dyta herė nė pesė vitet e fundit qė ndodh ky fenomen. Tre vjet mė parė specialistėt konkluduan se ngordhja e peshqve ishte shkaktuar nga lėvizjet tektonike tė liqenit tė Prespės ku pėr pasojė, ēlirimi i gazrave ēoi nė asgjėsimin e peshkut tė vogėl.
Liqeni i Prespės ėshtė njė ndėr liqenet me ujėra tė freskėta nė Evropė me sipėrfaqe tė pėrgjithshme prej 313.6 km² dhe liqeni mė i thellė tektonik nė gadishull me 853 m thellėsi.
http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=11502...