Kthehu   Kreu > Dega e ideologjisė > Aktualitet > Infrastrukturė
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 29.6.2008, 14:25   #1
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Punim Korridori Veri-Jug (Shkodėr-Sarandė) (nė ndėrtim)


Emri:  korridori-veri-jug.png
Shikimet: 235
Madhėsia:  55,8 KB

Gjatėsia: 405km

Segmentet kryesore: Hani Hotit – Shkodėr – Lezhė – Milot – Fushė Krujė – Mamurras – Tapizė – Vorė – Tiranė – Sukth – Durrės – Rrogozhinė – Lushnjė – Fier – Tepelenė – Gjinokastėr – Kakavijė

Degėzimet: Jergucat – Sarandė – Konispol

Mbulon nė shtetin Perėndimor rreth:
• 45 % tė popullsisė
• 34,8% hapėsirė gjeografike
• 16,5% rrjet rrugor kombėtar
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.8.2008, 18:29   #2
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Infrastruktura Rrugore - Korridori Veri-Jug

Pjesa qendrore e kėtij korridori pėrputhet me korridorin VIII nė segmentet qė tashmė janė nė ndėrtim, njė pjesė e rėndėsishme segmentesh rrugore janė rehabilituar megjithėse jo nė nivelet e standardeve europiane, ndėrsa njė pjesė ėshtė nė negocim.

Edhe nė kėtė rast projeksionet pėr trafikun pas pėrfundimit tė tė gjitha akseve rrugore janė optimiste.

http://www.mpptt.gov.al/transportet/strategjia.php

Citim:
Ruli: Drejt pėrfundimit tė aksit rrugor Veri-Jug
26/05/2008

Ministri i Ekonomisė, Genc Ruli, ka inspektuar punimet e disa rrugėve nė ndėrtim nė zonėn e Gjirokastrės, nga ku ka deklaruar se sė shpejti aksi rrugor Veri-Jug do tė jetė gati. Sipas Rulit, me ndėrtimin e akseve nė Jug tė vendit, veēanėrisht nė zonėn e Gjirokastrės, Jugu i vendit do tė jetė i lidhur direkt me Veriun, ēka nėnkupton njė dimension tė ri tė qarkullimit dhe lėvizjes.

Nė zonėn e Gjirokastrės ėshtė nė ndėrtim e sipėr aksi rrugor Kardhiq-Delvinė, nga ku ka pėrfunduar faza e parė e punimeve dhe javėn qė vjen pritet tė fillojė faza e dytė e ndėrtimit tė rrugės.

(...)

Akset rrugore nė ndėrtim

Lushnjė-Fier, Levan-Tepelenė

Fier-Levan, Tepelenė-Gjirokastėr

Patos-Fier, Kardhiq-Delvinė

By-pass-i i Fierit, Dhėrmi-Sarandė

Levan-Vlorė, Shkodėr-Hani i Hotit

Ura me hapje e Bunės, Korēė-Qafė Plloēė

Dhėrmi-Sarandė, Qafė Plloēė-Qafė Thanė

Lezhė-Shėngjin, Krumė-Qafė Prush

---

Rruga e "Arbrit" (Ballat-Bulqizė)

Rruga Durrės-Kukės

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=6836

Citim:
Autostrada, Levan-Tepelene, nenshkruhet kontrata
E merkure, 6 Gusht 2008

Fillimi i punimeve ne nje nga segmentet me te rendesishme, Levan-Tepelene te Korridorit, Veri-Jug ka marre udhe dje, kur ministri i Transportit, Sokol Olldashi ka firmosur kontratat e punimeve per fillimin e punimeve ne ndertimin e aksit Levan - Tepelene, i cili financohet nga BEI dhe BERZH me vlere rreth 70 milion Euro.

Burimet zyrtare ne Ministrine e Transportit njoftuan dje se, seksioni Levan - Tepelene paraqet nje rruge me gjatesi 70 km e projektuar me dy kalime, sipas standardeve evropiane te Rrugeve Nacionale. Gjeresia e asfaltuar e rruges do te jete 10.5 m (2 korsi me 3.75 m dhe 2 bankina me 1.5 m).

Projekti me vlere 2 milion euro eshte hartuar ne vitin 2004 nga kompania franceze Scetauroute.

"Pervec perfitimeve direkte ne shkembimin tranzit te mallrave drejt qendrave te banuara ne jug e me tej drejt Greqise dhe anasjelltas, rruga e re do te sjelle nje lidhje me te mire me zonen dhe pjesen tjeter te vendit", theksoi ministri Olldashi. Sipas tij, ndertimi i kesaj rruge do te lejoje banoret e fshatrave te vogla te disponojne te gjitha lehtesirat per akses te shpejte ne qendrat e zhvilluara, si dhe do te gjalleroje ekonomine lokale dhe bizneset e vogla pergjate infrastruktures.

Segmenti rrugor Levan-Tepelene eshte pjese e korridorit Veri-Jug qe shtrihet nga Hani i Hotit ne kufirin shqiptaro-malazez ne veri deri ne Kakavije ne kufirin shqiptaro-grek ne jug. Punimet e ndertimit per kete aks do te zgjasin 30 muaj dhe do te perfshijne ndertimin e 50 urave, 48 veprave te vogla arti dhe volume per zerat kryesore.

Segmenti rrugor Levan-Tepelene eshte i ndare ne dy lote, loti i I, Levan-Dames me gjatesi 37.5 km me vlere 39.1 milion euro, dhe loti i II, Dames-Tepelene me gjatesi 32.5 km dhe vlere 28.6 milion euro. Shpejtesia e parashikuar varion nga 80 deri ne 100 km. Ne seksionin e pare Levan - Dames, punimet do te kryhen nga firma italiane Todini Construzioni Generali, ndersa per seksionin e dyte nga Dames ne Tepelene punimet do te kryhen nga firma austriake Alpine Bau Gmbh.

Mbikeqyrja e punimeve me financim nga Delegacioni i Komisionit Europian me vleren 2.6 milione euro do te kryhet nga bashkimi i kompanive italiane Technital & Tecnic & Stretto di Messina. Trafiku ekzistues ne kete aks eshte 3500 mjete ne dite, ndersa ne vitin 2015 trafiku ne aksin Fier-Tepelene parashikohet te arrije ne 6000 mjete ne dite.

Per rreth 37.0 km rruga pershkon nje terren kryesisht fushor pergjate rrjedhes se Vjoses dhe bashkohet me rrugen ekzistuese Fier - Tepelene ne Dames (Fratar). Ky segment ndjek luginen e Vjoses dhe shmang plotesisht zonen e veshtire kodrinore te Ballshit. Rruga arrin me pas ne Tepelene duke ndjekur pak a shume gjurmen ekzistuese me permiresime te ndjeshme te karakteristikave gjeometrike dhe sigurise per perdoruesit.

http://www.kohajone.com/artikull.php?idm=28841&idr=2
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.4.2009, 20:50   #3
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Rruga Lushnjė-Fier, shkurton distancėn drejt jugut

Fier -Rruga Lushnjė-Fier, njė investim prej 23 milionė dollarė qė do tė pėrurohet, do tė shkurtojė ndjeshėm distancėn drejt jugut tė vendit.Duke komentuar realizimin e kėtij projekti, njė financim i qeverisė italiane, specialistėt tė transporteve thanė se "realizimi i punimeve nė rrugėn Lushnjė-Fier, rreth 20 kilometra e gjatė, ishte i vėshtirė pėr shkak tė pjesės kėnetore nė kėtė zonė. Pėr realizimin me cilėsi tė punimeve u pėrdorėn materiale shtesė, qė nuk ishin parashikuar nė studim".

Kontrata pėr fillimin e punimeve tė rrugės Lushnje-Fier, segment kryesor i Korridorit VIII, ėshtė firmosur nė nėntor tė vitit 2005. Punimet u kryen nga kompania e njohur italiane Maltauro-Delma dhe u supervizuan nga kompania Sintagma. Ndėrtimi i infrastrukturės rrugore ėshtė prioritet i qeverisė shqiptare, qė nė 4 vjet ka realizuar projekte pėr ndėrtimin e rreth 6 mijė km rrugė kombėtare.

Nė kėtė drejtim, veēohet rruga Durrės-Kukės, ndėrtimi i sė cilės ėshtė cilėsuar si "njė gjurmė" nė historinė e Shqipėrisė dhe kombit shqiptar. Ndėrkohė, njė nga angazhimet e qeverisė ėshtė fillimi i punimeve pėr ndėrtimin e Boshtit tė Jugut.

http://www.gazetastart.com/?faqe=shf...7559&isflash=1
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.4.2009, 19:53   #4
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Mbaron autostrada Lushnjė-Fier, gati 5 rrugė tė tjera nė Myzeqe

Autostrada Lushnjė-Fier tashmė pėrfundoi duke e kthyer udhėtimin mes kėtyre dy qyteteve nė njė komoditet. Rruga prej 21.5 kilometrash, e cila kushtoi 20 milionė euro me fond nga italianėt, ka parametrat mė tė mirė tė kohės.

Kryeministri Sali Berisha, i pranishėm nė pėrurimin e pėrfundimit tė ndėrtimit tė rrugės, tha se autostrada lidh dy epiqendrat e Myzeqesė. Ai premtoi mė tej edhe 5 rrugė tė tjera tė rėndėsishme nė kėtė zonė. Sipas tij, sė shpejti fillon rruga Fier-Cakran, rruga Divjakė-Pushimi i Shoferit, rruga Lushnjė-Ballagat-Peqin, rruga Kosovė-Belsh.

Kryeministri tha mė tej se nė 3 vjet e 8 muaj ėshtė investuar 1 miliard e 600 milionė dollarė nė fshat, ndėrsa nė mandatin e dytė premtoi 2 herė mė shumė. Nė ceremoninė e pėrurimit morėn pjesė Ambasadori i Italisė nė Tiranė, Saba D’Elia, ministri i Transportit, deputetė tė zonės, pėrfaqėsues tė pushtetit vendor, pėrfaqėsues tė kompanisė etj.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=17388
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.5.2009, 22:40   #5
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Fillon segmenti Levan-Tepelenė:

Citim:
Kryeministri Berisha mori pjesė dje pasdite nė inaugurimin e fillimit tė punimeve pėr ndėrtimin e segmentit Levan-Tepelenė, njė projekt me vlerė 70 milion euro, financuar nga BEI dhe BERZH. Ky segment ėshtė pjesė e Korridorit Veri- Jug, qė shtrihet nga Hani i Hotit deri nė Kakavijė. Segmenti Levan-Tepelenė ka njė gjatėsi 70 kilometra, 60 pėr qind e sė cilės do tė jetė aks i ri rrugor, kurse 40 pėr qind do tė jetė pėrmirėsim i rrugės ekzistuese. Ky segment rrugor ėshtė projektuar me dy kalime, sipas tė gjitha standardeve tė rrugėve evropiane.

http://www.km.gov.al/index.php?fq=br...d=11011&gj=gj1
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.6.2009, 11:03   #6
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Nėnshkruhet kontrata pėr ndėrtimin e segmentit rrugor Shkodėr-Hani i Hotit

U nėnshkrua sot, nė prani tė Ministrit tė Punėve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi dhe tė Ambasadorit Italian Saba D Elia kontrata "Projekti ekzekutiv dhe ndėrtimi i segmentit rrugor Shkodėr-Hani i Hotit".

Kontrata nė fjalė u nėnshkrua nga Drejtori I Pėrgjithshėm i Rrugėve Andi Toma dhe nga pėrfaqėsuesit e firmės fituese italiane ATI Claudio Salini S.p.a. & Salvatore Matarrese S.p.a.

Gjatė fjalės sė tij Ministri Olldashi vlerėsoi rėndėsinė e kėtij projekti.

"Me fillimin e punimeve nė kėtė aks ne bėjmė lidhjen e fundit midis njė qyteti tė rėndėsishėm tė Shqipėrisė siē ėshtė Shkodra dhe pikės kufitare tė Hanit Hotit. Ky projekt i jep plotėsim nė tė gjitha dimensionet aksit rrugor Veri-Jug".

http://www.mpptt.gov.al/lajme/qershor17a.php
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.7.2009, 20:48   #7
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Nis asfaltimi i aksit Plepa - Kavajė

Aksi tepėr i rėndėsishėm pėr nga pikėpamja strategjike e lėvizjes sė afro 50 mijė automjeteve nė ditė, ai Plepa - Kavajė, ka nisur tė asfaltohet. Tri firma, tė cilat kanė marrė pėrsipėr tė ndėrtojnė dhe asfaltojnė rrugėn Plepa - Kavajė - Rrogozhinė kanė nisur asfaltimin e njėrit prej segmenteve kryesore, atė qė lidh Shkėmbin e Kavajės me Golemin.

Drejtuesit e punimeve po punojnė me intensitet nė mėnyrė qė procesi tė pėrfundojė brenda dy ditėve. Kjo do ta lehtėsonte mjaft trafikun e rėnduar nė kėtė aks.


Asfaltimi i rrugės

Prej 10 ditėsh pas pėrfundimit tė procesit tė punimeve pėr zgjerimin e rrugės Plepa - Golem, po punohet pėr asfaltimin e saj.

Janė tri firma: “Albashpresa”, ”Mela” dhe “Kilshberger”, tė cilat po merren me asfaltimin e segmentit Shkėmbi i Kavajės - Golem, 1.5 km e gjatė. Drejtuesi i punimeve, Vladimir Veizi, tha pėr “standard” se “sapo ka pėrfunduar hedhja e shtresės sė parė tė asfaltit. Janė pėr t’u hedhur edhe dy shtresa tė tjera qė puna tė konsiderohet e pėrfunduar. Ne do tė punojmė pa u ndalur duke shpresuar qė tė mos bjerė shi, i cili do tė na detyronte tė ndalonim procesin”.

Segmenti qė po asfaltohet, do tė ndikojė nė normalizimin e qarkullimit tė dendur tė makinave. Pjesa e rrugės qė po i nėnshtrohet asfaltimit, ėshtė krejtėsisht e re me qėllim zgjerimin e rrugės ekzistuese.


Projekti i rrugės

Rruga, e cila i po i nėnshtrohet rikonstruksionit tė thellė, fillon nė Plepa dhe pėrfundon nė Rrogozhinė. Projekti ėshtė ndarė nė tri faza. Faza e parė pėrfshin aksin Plepa - Golem,e dyta Golem - Kavajė dhe faza e tretė Kavajė - Rrogozhinė.

Pėr kėtė projekt janė planifikuar 460 milionė lekė nga buxheti i shtetit, ndėrkohė qė vetėm pėr dėmshpėrblimin e tė prekurve nga ky projekt janė dhėnė 4,6 milionė dollarė.

Deri tani punimet i pėrkasin fazės sė parė. Rruga tashmė ėshtė zgjeruar duke arritur nė 18 m nga 9 m qė ishte mė parė. Nga dy korsi tashti janė 4 tė tilla. Krahas asfaltimit po punohet pėr zgjerimin e njė ure dhe mendohet qė javėn e ardhshme ajo tė jetė e pėrfunduar. Mė pas, do tė kalohet nė mbushjen e pjesshme tė rrugės ekzistuese dhe pas 10 apo 15 ditėsh faza e parė e projektit do tė jetė e pėrfunduar.

Drejtuesit e punimeve thonė se piku i sezonit veror do ta gjejė kėtė segment tė mbaruar. Ky ėshtė njėri ndėr akset qė pėrballon trafikun mė tė dendur tė makinave nė shkallė vendi dhe kjo sidomos nė fundjavė dhe sezone turistike.

http://standard-al.com/tekst.php?idt=19767
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.7.2009, 21:32   #8
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Lushnja dhe Peqini, lidhja njė rrugė e re

Lushnja dhe Peqini do tė lidhen me njė rrugė tė re qė do tė kalojė nga Komuna e Ballagatit. Fillimi i punimeve tė kėtij aksi u inaugurua nga kreu i qeverisė, Sali Berisha, i cili vuri theksin tek rėndėsia e tij pėr tė gjithė zonėn e Dumresė dhe premtoi se ky nuk do tė jetė projekti i vetėm nė kėtė pjesė tė vendit.

http://standard-al.com/tekst.php?idt=19784
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.7.2009, 17:23   #9
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Premtimi i Berishės: Brenda 2010, infrastruktura e re bregdetare

Kryeministri Sali Berisha premton se brenda njė viti Shqipėria do tė ketė tė pėrfunduar tė gjithė infrastrukturėn e re bregdetare. E gjithė pėrpjekja e qeverisė, sipas Berishės, ėshtė pėr tė kthyer kombin drejt detit.

Kryeministri dha dje garanci tė plotė para banorėve lezhjanė, ku inauguroi rrugėn Tale-Lezhė, se shumė shpejt do tė ndėrtohen rrugėt qė lidhin bregdetin me akset kombėtare. Kjo rrugė lidh autostradėn me bregun e detit, pėr shkak tė 10 kilometrave tė paasfaltuara mė parė, Kryeministri Berisha vuri nė dukje se kjo zonė nė bregun e Adriatikut e ka pasur tė vėshtirė zhvillimin.

“Ne po pėrfundojmė ndėrtimin e kėsaj rruge, pas disa ditėsh do tė inaugurojmė rrugėn Mamurras-Patok, nga Velipoja deri nė Ksamil, nė mėnyrė absolute, brenda vitit 2010 nuk do tė ketė rrugė dhe rrugicė qė tė ēon drejt detit tė paasfaltuar”, - u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha shpjegoi qėllimin e kėsaj ndėrhyrjeje nė infrastrukturė, qė lidh zonat bregdetare me rrugėt kryesore dhe autostradat e vendit. Sipas tij, qytetarėt shqiptarė do tė kenė mundėsi tė shijojnė bregdetin pėrmes njė infrastrukture tėrėsisht tė re.

Ai u ndal nė projektet e tjera shumė tė rėndėsishme nė infrastrukturė qė priten tė inaugurohen nė vijim, si rruga Mamurras-Patok, unaza e qytetit tė Laēit dhe fillimi i punimeve pėr stadiumin, inaugurimi i rrugės sė Patokut, inaugurimi i 2 loteve tė rrugės sė Arbrit, qė zbresin deri nė Klos etj.

http://standard-al.com/tekst.php?idt=20073
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.11.2009, 14:03   #10
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Berisha premton ndėrtimin e rrugės Shėngjin–Ulqin

Kryeministri i Republikės sė Shqipėrisė Sali Berisha paralajmėroi se sė shpejti do tė fillojė ndėrtimi i rrugės Shėngjin –Ulqin, nė takimin qė zhvilloi tė premten nė Tiranė me akademikun dhe politikanin e njohur nga Kosova, akademikun Mark Krasniqi tė shoqėruar nga Nikollė Shabani, pėrfaqėsues i shoqatave tė diapsorės.

“Rruga automobilistike Shėngjin-Ulqin do tė fillojė sė shpejti. Unė kam premtimin nga homologu im malazez, Millo Gjukanoviq se do tė kryhet edhe pjesa tjetėr e kėtij aksi rrugor qė i takon Malit tė Zi”, u shpreh Berisha, konfirmojnė pėr “Koha javore” Krasniqi dhe Shabani.

Sipas tyre, kjo rrugė e cila do i bie shpat malit mbi zonėn e maleve tė plazhit tė Velipojės teposhtė nė drejtim tė Shėngjinit, do tė ishte e rėndėsishme jo vetėm pėr Malin e Zi dhe Shqipėrinė, por edhe pėr Kosovėn si dhe do tė jetė njė arterie shumė e veēantė nė bregdetin adriatik.

“Njė mesazh shumė tė fuqishėm qė na pėrcolli z. Berisha ishte rėndėsia qė ai po i jep afėrsisė dhe bashkėpunimit tė krijuar me qeverinė malazeze dhe personalisht me kryemisnisrtin Millo Gjukanoviq. Kjo njėherazi ėshtė edhe njė kėshillė pėr shqiptarėt nė Malin e Zi qė tė gjejnė format mė tė perfeksionuara tė cilat e sigurojnė dhe e avancojnė jetėn e shqiptarėve, por me njė parim ku duhen respektuar miqtė tė cilėt u janė gjetur shqiptarėve nė ditė tė vėshtira”, thotė Shabani.

Akademiku Krasniqi dhe z. Shabani mbėshtetėn propozimin e paradokohshėm tė kryeministrit Berisha pėr bashkimin kulturor tė shqiptarėve jo vetėm me shtetin amė, por me tė gjithė popujt e Evropės.

Nė takim u diskutua edhe pėr ēėshtje tė tjera qė preokupojnė Kosovėn dhe diasporėn shqiptare.

http://www.kohajavore.cg.yu/index.ph...vijest&id=8653
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.12.2009, 13:25   #11
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Gjinokastėr, zvarritet rikonstruksioni i rrugės nacionale

Njė vit pas pėrfundimit tė afatit, rruga Gjinokastėr-Kakavijė ende e pambaruar

Ndonėse afati i kontratės pėr pėrfundimin e projektit tė rikonstruksionit tė njė segmenti tė rrugės nacionale Tepelenė- Kakavijė, ka tė fiksuar tetorin e vitit 2008, punimet nė kėtė segment ende nuk kanė pėrfunduar.

Para festivalit folklorik kombėtar nė shtator tė kėtij viti firma ndėrtuese "Studio Projekt FEBA" e shtroi me asfalt tė gjithė gjatėsinė prej afro njė kilometėr, dhe qysh atėherė punimet nuk kanė vazhduar duke lėnė kėtė rrugė pa murin ndarės midis dy kalimeve, sikurse e pėrmban projekti.

Mandej, njė vit pas pėrfundimit tė afatit sikurse ėshtė shėnuar nė dy tabela informative vendosur nė dy skajet e kėtij segmenti, projekti i rrugės mbetet i papėrfunduar edhe pse mė parė janė shpronėsuar dhe shpėrblyer pronarėt e 37 objekteve private.

Sipas specialistėve, shpėrblimet kanė shkuar pėrafėrsisht sa gjysma e vlerės sė pėrgjithshme tė akorduar pėr rikonstruksionin e rrugės nė fjalė. Projekti pėrbėnte pjesėn e tretė tė njė projekti "Mbikalim rruga Virua" qė pėrfshinte ndėrhyrje pėr ngritjen edhe tė dy segmenteve tė tjera tė kėsaj rruge qė pėrmbytej nė mėnyrė tė pėrsėritur disa herė nė vit nga vėrshimet e lumit Drino.

Vlera e pėrgjithshme e projektit kap shifrėn e 116 milionė e 163 mijė lekėve, tė investuara nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Rrugėve pranė MPPTT-sė. Vonesat e para nė ecurinė e kėtij projekti erdhėn nga procedurat e ngadalta tė shpronėsimeve.

Megjithatė, edhe pse njė pjesė e konsiderueshme e tyre janė aprovuar nga KKRT-ja e bashkisė nė kundėrshtim me ligjin e urbanistikės, pasi janė ngritur mbi kolektorė tė ujėrave tė bardha e tė zeza, pėrsėri pronarėt u paguan nga shteti.

Por pas shtrimit tė asfaltit dhe shpėrblimit tė pronarėve, kur pritej qė rruga tė pėrfundonte plotėsisht befas puna u ndėrpre dhe askush nuk tė jep pėrgjigje pėr arsyet qė ēuan nė ndėrprerjen e punimeve.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=77107
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.1.2010, 21:59   #12
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Olldashi nė Ulqin, plan pėr rrugė tė reja mes dy vendeve

Ministri shqiptar i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi zhvillon njė takim me homologun e tij malazez, Andria Llompar nė kabinetin e kryetarit tė Komunės sė Ulqinit, pa praninė e medias.

Ata mė pas u deklaruan gazetarėve se kishin aktualizuar idenė e ndėrtimit tė rrugėve rajonale ndėrkufitare Plavė-Territori i Shqipėrisė-Podgoricė,Velipojė-Ulqin, e sidomos valorizimi i lumit tė pėrbashkėt Buna.

Nė interesimin e gazetarėve lidhur me jetėsimin e Urės mbi Bunė, qė lidh Shqipėrinė me Malin e Zi, pėrkatėsisht Shkodrėn me Ulqinin, Olldashi tha se tashmė 75 pėr qind tė punimeve ndėrtimore tė kėtij objekti kanė pėrfunduar. Por ai nuk caktoi ndonjė afat pėr pėrfundimin e saj.

Ministri malazez i Transportit dhe Detarisė, Llompar vlerėson lartė bashkėpunimin midis dy vendeve fqinje nė tė gjitha fushat, duke nėnvizuar rėndėsinė e ndėrtimit tė rrugės rajonale Plavė- Territori i Shqipėrisė- Podgoricė.

Ai nėnvizoi se dy vendet do tė konkurrojnė me projekte tė pėrbashkėta nė iniciativa rajonale, sidomos pėr tė bėrė lumin Buna tė lundrueshėm. /NOA/

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=5300
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Rruga e Kombit (Durrės-Prishtinė) (nė ndėrtim) nga mesdimr nė danėn "Infrastrukturė"

Rruga e Arbrit (Tiranė-Shkup) (nė ndėrtim) nga mesdimr nė danėn "Infrastrukturė"

Korridori Lindje-Perėndim (Durrės/Vlorė-Q.Thanė) (nė ndėrtim) nga mesdimr nė danėn "Infrastrukturė"

Serbėt vazhdojnė provokimet nė Veri nga VNf nė danėn "Aktualitet"

Nė veri tė Mitrovicės, gjendja e tendosur nga VNf nė danėn "Aktualitet"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 18:59.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2010 SH

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.