Kthehu   Kreu > Dega e historisė > Tė reja
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 6.6.2009, 03:06   #1
 
Anėtarėsuar: 5.2008

Shkrim i cituar 1913: Trojet shqiptare nė ngjyra


Citim:
Robert Elsie, sėrish thesare pėr kulturėn shqiptare

Ėshtė prezantuar pėr herė tė parė nė Panairin e Librit, “Prishtina 2009”, njė katalog i veēantė me dhjetėra fotografi me ngjyra tė shqiptarėve nė vitin 1913, ndėrsa mban si autor njė nga kontribuuesit mė tė mėdhenj tė historisė dhe kulturės shqiptare, albanologu Robert Elsie.

Botimi i rrallė vjen nga shtėpia botuese “Skanderbeg Books” , e shkrimtares, pėrkthyeses dhe drejtueses Flutura Aēka. Katalogu titullohet “Shqipėria dhe Kosova nė ngjyra, 1913”, fotografi tė arkivit tė Planetit, nė Francė, nė vitin 1909, nga Alber Kan, me qėllim dokumentimin njė herė e pėrgjithmonė tė aspekteve, praktikave dhe zakoneve njerėzore, kėshtu qė ai dėrgoi fotografė nė mbarė sipėrfaqen e globit tė populluar dhe transformuar prej njeriut, nga fillimi i shekullit tė XX.

Kėshtu qė Shqipėria, e vitit 1913 u bė pjesė e kėtij projekti madhor. Ndėrsa misioni i parė i planifikuar nga fotografi Zhan Bryn, ishte nė Ballkan, edhe pse nuk dihet qartė, udhėtimi i tyre drejt Kosovės, u krye nė maj tė 1913, ku u bėnė autokroma nė Prishtinė, Graēanicė, Lipjan dhe Prizren. Ndėrsa drejt Shqipėrisė u nisėn nė vjeshtėn e po atij viti, mė 16 tetor, 1913, nė Durrės, Tiranė, pėr tė vazhduar nė Shkodėr. Misioni francez nė Ballkan u zhvillua nė njė kohė shumė interesante dhe tė trazuar tė historisė shqiptare.

Sipas Elsies, arti i Ogyst Leonit dhe Bryn, ėshtė i pakrahasueshėm nė njė periudhė trazirash. Autokromat e mahnitshme tė koleksionit Kan, me 97 fotografi tė hershme me ngjyra tė Shqipėrisė dhe 94 fotografi tė Kosovės, nga tė cilat autori ka bėrė njė pėrzgjedhje, e cila paraqitet pėr herė tė parė, janė unikale nė historinė e fotografisė shqiptare dhe ballkanike. Ato shkėlqejnė si xhevahire tė paēmueshėm nė ėndrrėn shumėngjyrėshe tė Alber Kanit, nė Arkivat e Planetit.

Disa fotografi e shprehin mė sė miri atė periudhė nė tė cilėn po kalonin trojet shqiptare, si disa mure tė shtėpive tė shkatėrruara nė Shkodėr nga malazezėt, portret tė femrave, burrave malėsorė etj. Fotografėt kanė shkruar mbresa tė pashlyeshme nga ky udhėtim, ku lugėtarėt shqiptarė qė ēliruan Shkupin, dhe qė ishin zotėr tė vendit, ai i sheh me simpati dhe kundėrshtonte ata qė i cilėsonin si “rebelė”.

Nė kėtė botim tė rrallė pėr historiografinė e artit tė fotografisė shqiptare, studiuesi i mirėnjohur, Robert Elsie, shkruan se fotografitė mė tė hershme nė Shqipėri, janė bėrė dikuat nga vjeshta e vitit 1863, nga albanologu Johan Georg von Han. Koleksioni i tė cilit pėrfshin rreth 50 fotografi tė Shkodrės, Prizrenit, Ohri dhe Manastirit. Pėr tė vazhduar me fototekėn e tė famshme Marubėve, rreth 150.000 fotografi.

Mijėra autokrome janė sot njė pasuri e madh pėr njerėzimin, dhe nė veēanti pėr kulturėn tonė, pasi pas gati njė shekulli ato ruajnė tė gjalla imazhe qė kurrė njerėzimi nuk do tė mund t’i rikrijonte. Dhe imazhet pėr shqiptarėt pėrbėjnė padyshim njė thesar tė rrallė pėr historinė tonė. Kėshtu qė sot breza tė tėrė mund t’i shohin ato nė kėtė katalog pamje tė paraardhėseve tė tyre, copėza nga jeta dhe historia e tyre, vetė jetėn e njė populli.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=15&id=18709
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.6.2009, 21:20   #2
qiellikalter
 
Unė nuk do shprehesha me kaq lavdėrime pėr Robert Elsie. Nuk mė duket njohės i mirė i kulturės dhe historisė sonė. Me sasinė e informacionit qė gjendet vėrdallė, padituria e tij ėshtė e pajustifikueshme.
Lexoni vetė 2 paragrafė tė shkėputur nga website i tij kushtuar studimeve shqiptare:

Citoj: "The Albanian people were originally a small herding community in the mountainous terrain of the southwestern Balkans. They were nomadic tribes in the interior of the country who seem only rarely to have ventured down onto the marshy and mosquito-infected coastline of the Adriatic. As such, they long went unnoticed, and their early history is thus shrouded in mist. Much has been written and speculated about their origins, in particular by the Albanians themselves who are passionately interested in tracing their roots and in establishing their autochthony in the Balkans. Unfortunately, we possess no substantial documents from the first millennium AD which could help us trace the Albanians further back into history. Although the situation improves dramatically in the course of the second millennium, one might nonetheless assert that there is a dearth of information on the Albanians which lasts all the way up to the late nineteenth century."

Ndėrsa pėr gjuhėn shqipe citoj: "Despite Albania’s geographical proximity to Greece, linguistic contacts with ancient Greek seem to have been sporadic. Roman trading settlements on the Illyrian coast and Albania’s absorption into the Roman Empire, however, left noticeable traces in the language. Borrowings from Latin, which took place over a period of several centuries, were so massive as to threaten the very structure of the language. Cultural contacts with the Slavs (Bulgarians and Serbs), Turks and Italians have also left substantial strata of vocabulary in Albanian."

Pėrkatėsisht lidhjet janė:
http://www.albanianhistory.net/
http://www.albanianlanguage.net/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.6.2009, 21:26   #3
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Robert Elsie nė pėrgjithėsi, e ka meritėn qė ka bėr mbledhje tė fakteve, mirėpo e ka i t'keqe, se ban pjesė nė atė kategorinė qė kur i thua shqiptarėt janė ilirė rrudhin krahėt, kurse po t'u thuash Atlantida ishte perandori e lavdishme u xixėllojnė sytė e hapen bythėsh, duke filozofu me orė tė tėra.
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Faqe pėr mjedisin nė trojet shqiptare nga mesdimr nė danėn "Punishte"

Faqe pėr arkeologjinė nė trojet shqiptare nga mesdimr nė danėn "Punishte"

Mbeturinat turke nė trojet shqiptare - nga Ismail Kadare nga VNf nė danėn "Komentar"

Llojet e pyjeve nė trojet shqiptare nga Kandhaon nė danėn "Bimė"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 03:31.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2010 SH

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.