| | #1 | |
| Anėtarėsuar: 8.2006 | |
| Panairi i qershive nė Dibėr 5 Qershor 2009 Tė premten dhe tė shtunėn, me 5 dhe 6 qershor 2009, nė qendėr tė qytetit tė Peshkopisė u zhvillua panairi rajonal i bujqėsisė dhe agrobiznesit i quajtur Panairi i Qershive. I pesti panair rajonal bujqėsor qė organizoi pėr kėtė vit Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, me mbėshtetjen e KASH-it, SNV etj., pas panairit rajonal tė Fierit, Beratit, Elbasanit e Shkodrės. Kjo veprimtari u shndėrrua nė festė tė vertetė pėr gjithė qarkun e Dibres. 103 fermerė, prodhues e agropėpunues nga rrethi i Matit, Bulqizės dhe i Dibrės kishin ardhė dhe ekspozonin prodhimet e tyre nė sheshin kryesor tė Peshkopisė. "Kjo po na bėhet festa kryesore tek ne", thotė Naim Gazidede, kryetar i Qarkut Dibėr. "Sepse gjithė qyteti del ne panair, e viziton dhe blen prodhime tė freskėta, prodhime vendi. Dhe po binden njerzit se prodhimi i vendit ėshtė i madh. Nuk ka festė tjetėr qė prek mė shumė interesat e njerzve tek ne sepse Dibra ka aktivitet kryesor bujqėsinė e blegtorinė dhe ėshtė rajon shumė i njohur pėr pemtore. Si tė na pėrfundojė Rruga e Arbėrit", vijon Gazidede, "do ta bėjmė kėtė panair vitet e tjera edhe nė Tiranė se edhe nė Tiranė kemi shumė Dibėr." Ilir Krosi, kryetar i bashkisė thotė se "edhe pse nuk ėshtė aktivitet i bashkisė, ne jemi bashkėorganizator dhe e ēmojmė se nuk kemi veprimtari mė tė rėndėsishme. Vetėm tė bėheshin sa mė shpesh kėto panairet", vijon ai, "se kėto janė ditė qė nderohet mundi dhe djersa e dibranėve, del nė pah pasuria jonė". "Sytė i placin o ministėr atij qė thotė se ushqehemi me produkte importi. Le tė vijnė nė Dibėr tė shohin qorrat se sa prodhim ka", i drejtohet ministrit tė bujqėsisė Jemin Gjana njė fermer qė ka ekspozuar qershi, luleshtrydhe dhe djathė. "80 pėrqind e asaj qė hanė e pinė shqiptarėt janė prodhime vendi", flet ministri Gjana. "Por kėto prodhime nuk i shohin dot se sduan ti shohin nga dritaret e zyrave nė Tiranė as OJF-tė, as ndonjė zyrtar a ndonjė gazetar. Aq mė pak kolegėt e opozitės qė ende kujtojnė se veprohet sot sic vepronin ata dje qė importonin edhe turshi nga Bullgaria sepse kishin interesa tregtare dhe nuk nxiste askush prodhimin vendas . Pse kanė patur vetė monopole tė importit tė ushqimeve, kujtojnė opozitarėt e sotėm se janė edhe sot monopolet. 715 mijė ton perime u prodhuan nė vend nė vitin 2008, vetėm 16 mijė ton u importuan. Kaq konsumohet nė vend. Vetėm 5 mijė ton rrush ėshtė importuar dhe janė prodhuar 154 mijė ton nė vend", i shpjegon ministri Gjana atij fermeri dhe tė tjerėve qė i mblidhen pranė. Konferenca e sė premtės para panairit tė qershive Tė premten pasdite me 5 qershor nė sallėn e madhe tė pallatit tė kulturės nė Peshkopi u mblodhėn mbi 300 fermerė dibranė, agropėrpunues, pėrfaqėsues tė 12 drejtorive rajonale tė bujqėsisė nga gjithė qarqet e vendit. Maks Hajrullahu, drejtor i bujqėsisė nė qarkun Dibėr foli pėr arritjet e prespektivat e bujqėsisė nė Dibėr. Duken gati tė pabesueshme shifrat e arritjeve. Pėr shkak se kjo qeveri e rajonizoi prodhimin bujqėsor sipas kushteve, u bė e mundur qė tė krijohen shumė ferma tė mėdha me nga 5 deri nė 20 ha pemtore qė rezistojnė dhe diktojnė nė treg dhe Dibra tė bėhet njė ndėr plantacionet mė tė medha tė pemtoreve tė vendit. U bė kanali ujitės Setė-Dardhė, Gram-Sohodoll, Lligja-Brezhdan, kanali i Klosit 22 km i gjatė i pa bėrė pėr 30 vjet, u bė diga e shembur e rezervuarit tė Bazit, kanali i Batres, rrjeti i Melanit, etj. U investua pėr kullime e argjinime nė Muhur, Maqellarė, Gjoricė, Klos, Komsi, Suc, Fushė-Alie, Ostren, Tomin, Fushė Bulqizė etj. Dhe po punohet aktualisht pėr kanalet e Murres, Setė-Ostrush, Setė-Arras, Zall Rec, pėr rezervuarin e Kandrit etj. Por para se tė flasim pėr shifrat, ajo qė e ndezi sallėn e dominuar nga fermerėt ishte fjala e ministrit Gjana. Me politikat tona i kthyem njerzit tek puna se pėr 8 vitet qė vendi u drejtua nga socialistėt u vra puna. U braktis bujqėsia. Mbetėn tokat djerrė. Dhe ishte krim tė mbeteshin djerrė tokat e Dibrės qė kanė qenė e janė hambari mė i madh bujqėsor i veriut tė vendit. Sot Dibra po kthehet nė identitet. Pemtore ngado. Vetėm 10 pėrqind e tokave arė nė vend janė djerra dhe janė nė ato rajone ku emigracioni ėshtė mė i madh dhe njerzit nuk ndjejnė nevojė tė punojnė tokat. Dibra slen asnjė pėllėmbė toke djerrė. Sot arritjet nė bujqėsi janė tė mėdha. Dhe kėto arritje nuk janė realizuar vetė. Por nga puna dhe mundi i madh i fermerėve shqiptarė qė punojnė 365 ditėt e vitit. Dhe thonė se nė fshat ka shumė papunėsi. Mashtrim i madh. Nė fshat nuk ka papunėsi. Dhe forca kryesore e punės nė fshat janė gratė, nėnat dhe motrat tona. A nuk ėshtė punė apo punėsim a vetpunėsim kur njė grua kujdeset dhe punon nė arėn e vet, rrit dhe mban bagėtitė nė familjen e vet, siguron ushqim pėr familjen e saj. Tė thuash se nė fshat ka papunėsi do tė thotė tė kėrkosh kthimin e kooperativave socialiste, tė kthesh komunizmin, tė kthesh mendėsinė se gjithė njerzit duhet tė jenė e tė bėhėn kuadro, tė punojnė e tė kėrkojnė vetėm punė zyrash, e mundėsisht tė synohet qė tė gjithė tė hyjnė nė punė nė komitet Jo. Sepse sot gjithkush ėshtė i vetpunėsuar nė fermėn e tij, merr tė ardhura dhe jeton nga ferma e tij. Ka mbaruar pėr fshatin shqiptar koha e nafijeve. Sot ėshtė koha e konsolidimit tė dinjitetit tė sejcilit individ qė jeton nė fshat dhe mban jetėn e familjes sė tij. Me politikat bujqėsore qė kemi ndjekur kėto katėr vite, vijoi ministri Gjana, me ndėrhyrjet nė ujitje, ku pėr 7 kanale ujitje nė Dibėr dhamė 3.6 milionė dollarė nė tre vjet, ose 5 herė mė shumė se sa janė dhėnė pėr 15 vjet, 1.3 milionė dollarė dhamė pėr kullim e argjinatura mbrojtje nga lumi, 800 mijė dollarė pėr tregjet nė Peshkopi e nė Lis, nga asnjė lek mė parė, me mbėshtetjen direkte qė i dhamė fermerit shqiptar, qė shtoi 735 ha pemtore tė reja pėr tre vjet dhe mori 18 mijė ton fruta sivjet ose 8 mijė ton mė shumė se nė 2005, me nxitjen e pėrkrahjen qė i bėmė duke mos ia rrėnuar mundin dhe djersėn, me ndėrtimin e akseve kryesore rrugore, ne si shtet, si qeveri aktuale, kemi arritur tė ndėrpresim njėherė e pėrgjithmonė braktisjen e fshatit shqiptar nga njerzit. Ende na duhet dhe pak punė qė tė bėhėn rrugėt dytėsore dhe si tė lidhet tregu me fermėn direkt, askush mė nuk do tė ketė nevojėn e askujt por njerzit qė prodhojnė tė mirat materiale do tė bėhėn mė zotėr se sa janė sot. Ne kemi dhėnė 30 milionė dollarė subvencione pėr tre vjet. Gjashtė herė mė shumė do tė japim nė mandatin tonė tė dytė ka premtuar kryeministri Berisha. Dhe nuk ka asnjėherė fjalė tė pambajtur nga Sali Berisha, vijoi ministri Gjana. Nė kėtė konferencė morėn pjesė edhe kandidatėt e rinj pėr deputetė tė qarkut Dibėr. Sherefedin Shehu dhe Selami Xhepa pėrshėndetėn tė pranishmit. Por ajo qė la mbresa edhe nė kėtė sallė ishte prezenca e deputetėve aktualė tė Dibrės, Sali Shehut dhe Rrahim Kalecit, si dhe kryekomunarit tė Dibrės sė Madhe me njė pėrfaqėsi tė gjėrė. Kufiri nuk na ndalon dot tė jetojmė bashkė, tė punojmė bashkė dhe tė festojmė bashkė, u shpreh kryetari i Dibrės sė Madhe, Argetim Flida. E shtuna e panairit tė qershive E shtuna herėt e gjeti qytetin nė festė. Fermerėt ishin gati me produkte tė eskpozuara. Kėrkoj prodhueset e jufkave, grupin e grave tė Vakufit qė nė mėnyrė tė organizuar prodhojnė jufkat, produkt tradicional i rajonit. E kanė mbushur tregun dhe shesin nė Tiranė e mė gjėrė kėtė produkt. Kanė organizimin e tyre dhe mendohet se do tė ndihmohen e do tė konsolidohen si grup. Mė kujtohen ato gratė e papunėsuara nė qytet dhe nė fshat, dhe them ti gjej e tu them prodhoni edhe ju jufka si shoqet tuaja tė Vakėfit. Apo ato tė papunat duan tė fillojnė punė nė komitet Shumė flasin pėr Urim Tuken. Tani shpejt paska blerė edhe njė hektar tokė me 33 mijė euro. Pėr ta zmadhuar fermėn e tij 7 hektarėshe. Ai mė thonė ėshtė prodhusi mė i madh i luleshtrydhės nė 5.5 dynim serė. Ka shumė qershi, mollė, kumbulla, ftonj nė 7 hektarėshin e tij. Por nė kėtė ditė tė panairit bujqėsor tė Dibrės qė e kanė pagėzuar me emrin panairi i qershive, shumė njerėz flasin pėr fermerin Bilbil Kryemadhi i cili ka 5 ha me qershia, pėr Vehib Salkurtin qė ka 5 ha pemtore, pėr tre vėllezėrit nė Melan qė kanė 15 ha pemtore dhe treg tė sigurtė nė Tiranė e Berat, tė cilėt i ka vizituar dy herė ministri Gjana nė fermėn e tyre dhe qė kanė pėrfituar edhe ujitjen me pika pėr pemtoren e tyre, nga subvencionet e ministrisė sė bujqėsisė. Nė panair tė tėrheq cdo gjė. Ėshtė prodhim i pastėr, i shijshėm, bio sic thonė. Ministri Gjana viziton cdo tavolinė. Pėrshėndetėt me tė gjithė fermerėt bashkė me kandidatėt pėr deputetė dhe deputetėt aktualė. Para njė tryeze me patate, ai duke bashkėbiseduar me fermerėt e pranishėm u tha se ne prodhojmė nė vend 190 mijė ton patate dhe importojmė 22 mijė ton. Prodhojmė nė vend 22 mijė ton fasule dhe importojmė 0.36 mijė ton ose 360 kuintalė fasule. Para njė fermeri qė kishte tezgėn e tij me mollė, ministri Gjana duke iu drejtuar tė pranishmėve u shpreh se tė gjithė kujtojnė se kėto mollė janė tė importit. Porn ė fakt janė tė Peshkopisė. Ne prodhojmė nė vend 134 mijė ton fruta dhe importojmė 79 mijė ton. Ende shumė importojmė dhe ende kemi shumė mundėsi tė prodhojmė. Por kemi patur problem pamundėsinė pėr ti ruajtur prodhimet tona qė tė nxirren nė treg gjatė gjithė vitit. Sivjet kemi vėnė nė dispozicion 3.5 milionė dollarė pėr frigoriferė pėr ruajtjen e prodhimeve bujqėsore, pėr fabrika e punishte pėrpunimi tė frutaperimeve dhe pėr baxho. Kėto ditė shpallen fituesit e kėtij fondi dhe kemi tyreguar kujdes qė tė shpėrndahen nė gjithė teritorin e vendit e kryesisht aty ku prodhohet mė shumė. Rrush kemi prodhuar 154 mijė ton dhe kemi importuar vetėm 5 mijė ton. Mish kemi prodhuar 75 mijė ton dhe kemi importuar 35 mijė ton. Vezė kemi prodhuar 803 milionė kokrra pėr vitin 2008 dhe kemi importuar 1 milionė kokrra. Kemi prodhuar nė 2008 70 mijė ton lėngje frutash nė vend dhe kemi importuar 8.5 mijė ton lėngje. Kemi prodhuar 10.3 mijė ton proshuta e sallame dhe kemi importuar 4.7 mijė ton tė tilla. Por njerzit nuk e besojnė se janė prodhime vendi. Nga standarti e cilėsia produkti ynė i pėrpunuar nuk ndryshon nga ato mė cilėsoret e importit. Para njė fermeri qė ekspozonte djathė tė bagėtive qė kullosin nė Korab, ministry Gjana tha se nė vend prodhojmė 12 mijė ton djath dhe importojmė vetėm 1.3 mijė ton. Kemi tė gjitha mundėsitė qė tė prodhojmė pėr eksport pėr shkak tė cilėsisiė sė produktit tonė. Nė kemi matrikulluar gjithė gjedhin vitin qė shkoi dhe sivjet kemi fondin nga buxheti i shtetit dhe nis keto ditė matrikullimi i tė imtave nė gjithė vendin falas si pėr gjedhin. Ministri Gjana i takoi tė 103 fermerėt qė kishin ekspozuar produkte. Tė gjithė fermerėt e falenderojnė pėr kujdesin e mbėshtetjen. Dhe ai kudo pėrcjell mesazhin, tė mos i lėmė punėt pėrgjysmė, tė mos i lėmė projektet pėrgjysmė. http://www.mbumk.gov.al/lajm.asp?met...dlajm=1105&l=1 |
| | #2 |
| Shqiptar² Anėtarėsuar: 1.2009 | Po naj fotografi a video nuk ka, mir beni sikur t'hidhni najnjo, duam te dim c'lloj feste qenka |
| | |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Dibėr: Fonde pėr mbrojtjen e kėshtjellės sė Grazhdanit nga mesdimr nė danėn "Tė reja" Festa e lakrorit nė Korēė nga VNf nė danėn "Festivale" Dibėr: Muzeu i harruar i Kastriotit nga VNf nė danėn "Tė reja" Dibėr: Shtatore vigane pėr Kastriotin nga VNf nė danėn "Aktualitet" Festa e Detit, 30 qershor - Durrės (Mesverė '08) nga VNf nė danėn "Festivale" |