| | Citim: Kur Dardanėt bėnin ligjin nė Ballkan
Ky botim shėnon pėrpjekjen e parė nė kėtė fushė pėr njohjen e plotė tė historisė 2400- vjeēare qė kaloi populli shqiptar i Kosovės. Nė mėnyrė sintetike, libri pasqyron rrugėn e gjatė mijėravjeēare tė Kosovės sė sotme, e cila nė antikitet njihej nga emri i fisit ilir Dardan. Banorėt e kėtij fisi shtriheshin nė veri tė Novi Pazarit, Nishit, nė tė gjithė Kosovėn, Maqedoninė Veriore, si dhe nė verilindje tė Shqipėrisė.
Qė nė lashtėsi, kjo trevė vendosi kontakte kulturore me vendet fqinje, duke filluar nė epokėn neolitike, rreth 6000 vjet p.e.s. e mė pas. Kjo kulturė depėrtoi nga brigjet e Adriatikut, nėpėrmjet luginave tė lumenjve, si dhe njė rrjeti rrugor qė e lidhte Dardaninė me gadishullin Apenin.
Kultura materiale e pėrftuar nga gėrmimet arkeologjike ka treguar se banorėt dardanė kishin krijuar njė njėsi etnografike dhe kulturore, e cila ishte e njejtė me atė ilire nė pėrgjithėsi.
Nė historinė e lashtė, Shteti Dardan shfaqet nė shekullin e IV p.e.s., i cili, sė bashku me mbretėrinė ilire tė Agronit, pėsoi njė rritje, e cila shprehet nė rolin specifik qė kjo mbretėri filloi nė luajė nė ngjarjet ndėrkombėtare tė asaj kohe. Mbretėria Dardane arrinte nė veri deri te lumenjtė Vardar dhe Ibėr me qytetin Nais (Nishin e sotėm), nė jug kufiri shkonte deri te lumi Vardar, ndėrsa nė perėndim kufizohej me shtetin Ilir.
Dardanėt arritėn qė tė bėhen njė fuqi e madhe ushtarake gjatė sundimit tė mbretit Bato dhe Monun. Nė tė gjitha aleancat, dardanėt shfaqen si forcė kryesore nė Ballkan. Nė tė gjithė territorin e Dardanisė kishte filluar qė tė zhvillohej programi i mbrojtjes sė kufijve nėpėrmjet ndėrtimit tė njė serie kėshtjellash, si nė luginat e lumenjve ashtu edhe pėrgjatė rrugėve tė kalimit tregtar. Programe tė tilla nė antikitet organizoheshin vetėm nga mbretėri, tė cilat ishin tė administruara mirė.
Pothuajse e gjithė historia e lashtė e dardanėve na paraqitet si histori luftėrash tė pandėrprera. Dardania luftoi me disa shtete tė asaj kohe, siē ishin Maqedonia, Roma etj. Ushtria dardane ishte nga me tė mirorganizuarat e asaj periudhe. Kjo u trashėgua dhe mė vonė, kur njė sėrė perandorėsh tė Perandorisė Romake dhe mė pas, tė Bizantit, ishin ushtarakė me origjinė nga Dardania, ku mund te veēohet Justiniani.
Gjatė sundimit tė gjatė 400-vjeēar tė Romės, Dardanėt mbijetuan pėr tė krijuar nė shekullin IV e.s., Provincėn e Dardanisė, njė njėsi administrative e organizuar nė kuadrin e Iliricum-it. Mirėpo nė tokat e Dardanėve do tė kalonin lumė dyndjesh tė barbarėve, duke filluar nga shekulli IV e deri nė shekullin e IX.
Ja se si pėrshkruhen masakrat e barbarėve nė Dardani:
Mė rrėqethet shtati, kur mendoj tė tregoj pėr shkatėrrimet nė kohėn tonė. Nė vazhdim tė njėzet vjetėve
goti, sarmati, kuadi, huni, vandalėt dhe markomanėt shkretojnė, plaēkisin dhe grabisin
Maqedoninė, Dardaninė, Dakinė
Kudo zi, kudo ofshe dhe hija e madhe e vdekjes.
Ndėrkohė, Dardania ėshtė e pranishme nė tė gjithė ngjarjet e rėndėsishme tė botės Bizantine. Shumė mbretėri tė asaj kohe siē janė; Thrakėt, Maqedonėt, Dakėt etj,. u zhdukėn. Perandoria Romake, Bizantine dhe mė pas, dyndjet sllave, ndryshuan pėrbėrjen etnike tė Ballkanit. Studimet kanė treguar se popullata e lashtė dardane mbijetoi pėr tu shfaqur nė shekujt e mesjetės me emrin shqiptarė.
Po ashtu, analizat gjuhėsore kanė pėrcaktuar se territoret e Dardanisė, pra Kosova e sotme e mė gjerė, ka qenė pjesė e trevės gjuhėsore tė kryehershme tė shqipes. Gjurmimet arkeologjike kanė treguar se popullsia dardane e ruajti mė fort se gjetiu individualitetin dhe ndėrgjegjen e saj etnike.
I shkruar me profesionalizėm nga arkeologu i njohur, Prof. Luan Pėrzhita, mbėshtetur nė fakte dhe dėshmi tė pakundėrshtueshme, libri hedh dritė mbi historinė 2400-vjeēare, e cila qėndron nė themelet e shtetit tė ri tė Kosovės. Mbretėria Dardane ėshtė botuar nga Shtėpia Botuese BOTART nė Tiranė dhe kushton 5 Euro. http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=18646 | |