Shkrim i veēuar
I vjetėr 2.12.2007, 21:58   #3
vlug
6.000
 
vlug
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Punimet e mermerit


Punime mermeri dhe piktura tė rrėmbyera apo shkatėrruara.


Citim:
Nė kėtė kohė Skopa,nė krye tė gjithė forcave etole, pėrshkoi Thesalinė, hyri nė Maqedoni duke kaluar prishi tė korrat e Pierrisė, bėri shumė plaēkė dhe nė kthim iu drejtua Dionit. Hyri menjėherė nė kėtė qytet qė e kishin zbrazur banorėt, shkatėrroi muret, banesat, gjimnazin, dogji portikėt qė rrethonin tempullin, shkatėroi gjithė kushtimet qė kishin sjellė pėr zbukurimin e faltoreve ose pėr nevojat e veta besimtarėt qė mblidheshin kėtu pėr panairet dhe, mė nė fund, pėrmbysi gjithė shtatoret e mbretėrve...

Polyb, Historiae, IV, 62, f. 55, Ilirėt dhe Iliria nė autorėt antikė. Toena, Tiranė 2002.
Gjimnaz, tempull dhe faltore mbretėrish, ja ēfarė kishte njė qytet iliro/maqedon nė atė kohė. Dhe nė pėrgjithėsi faltoret e mbretėrve si rregull qėndronin nė kryeqytet tek mbreti, nė rastin tonė nė Pelė. Por kėta ilirė "barbarė tė pagdhendur, e pa kulturė" i lejonin vetes tė kishin shtatore nė qytete ēfardo!


Citim:
...Marku hyri nė Ambraki dhe i pėrzuri etolėt pa u bėrė gjė, por rrėmbeu shtatoret dhe pikturat qė ishin nė njė numėr tė madh mbasi Ambrakia kishte qenė selia e Pirros. Pėrveē asaj, i dhuruan njė kurorė ari prej njėqind e pesėdhjetė talentesh...

Polyb, Vep. pėrm. XXI, 30, f. 65.
Nė kėtė rast, komandanti romak duhet tė jetė mahnitur nga mermeri e arti ilir, ndryshe nuk do t'i rrėmbente. Duhet tė kenė qenė vėrtet "plaēkė e mirė", sepse ia vlente t'i ngrije deri nė Romė. Pra, ose nė Romė akoma nuk e njihnin punimin me mermer, ose ato qė ndodheshin atje nuk mund tė krahasoheshin pėr bukuri me ato tė oborrit tė Pirros, sepse ndryshe nuk do ia vlente barra tė kalonin detin!
vlug nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar