| | #1 | |
| Anėtarėsuar: 5.2008 | |
| Zbulohet njė liqen gjigant nėn kėmbėt e Malit tė Gjerė "Poshtė shpateve shkėmbore tė Malit tė Gjerė, nė shpellėn e thellė tė Skotinisė, ndodhet njė mrekulli e natyrės, njė shpellė gjigante dhe njė liqen me ujė tė kthjellėt, qė pėrbėjnė pa mė tė voglin dyshim njė potencial tė rrallė turistik pėr rajonin e Gjirokastrės". Konfirmimi ka ardhur nga eksploratori italian, Mario Mazzoli, qė sė bashku me dy kolegėt e tij italianė, Marko Viteli dhe Bernardino Roēhi, tė mbėshtetur nga dy zhytėsh shqiptarė Igli Pustina dhe Arjan Gaēe, janė zhytur dje rreth 55 metra thellė nė zgavrėn e thellė tė Skotinisė qė ndodhet nė afėrsi tė fshatit Vanistėr tė Gjirokastrės. Pėr tė eksploruar kėtė shpellė tė njohur pėr legjendat dhe enigmat e saj, tė katėr speleologėt, tre italianė dhe dy shqiptarė, kanė hyrė fillimisht nė pjesėn e parė tė shpellės sė Skotinisė, pikėrisht nė vendin ku gjatė viteve tė socializmit ishte vendosur platforma e veprės sė marrjes sė ujit pėr tė ujitur tokat e fushės sė Dropullit dhe mė pas nėpėrmjet njė kanali ata kanė mundur tė dalin nė njė pjesė tė brendshme qė, sipas tyre, ishte njė mrekulli e pafundme. Nė pėrpjekje pėr tė kapur dyshemenė e shpellės sė mbushur me ujė, zhytėsit italianė, tė pajisur me mjete tė posaēme, kanė mundur tė zbresin vertikalisht rreth 55 metra. Por, sipas tyre, nuk kanė mundur ta shohin dhe as ta prekin fundin e kėsaj depozite gjigante uji tė kthjellėt. Ata kanė mundur tė eksplorojnė njė hapėsirė shumė tė vogėl tė liqenit gjigant nėntokėsor tė Skotinisė pėr gjatė njė ore qėndrim nėn ujė, kohė kjo e kushtėzuar nga autonomia qė u lejonte kapaciteti i bombolave tė ajrit qė kishin nė pėrdorim. "Pasuritė natyrore dhe kulturore tė rajonit tė Gjirokastrės janė tė shumta dhe tė njohura, por me kėtė zhytje ne kemi mundur tė zbulojmė njė pasuri tė jashtėzakonshme, tė paeksploruar mė parė. Ky ėshtė misioni i parė eksplorues nėnujor. Pranverėn qė shkoi ne eksploruam shpellat nė mjediset e themeleve dhe katakombeve tė kalasė sė Gjirokastrės dhe vetėm sa studiuam nga pjesėt e jashtme burimet e shpellės sė Skotinisė dhe Mėmėn e Burimit nė liqenin e Viroit, misione kėto qė u pasqyruan nga mediat italiane, mandej edhe nga njė transmetim special nė RAI 2", thotė Mario Mazzoti. Ndėrsa zhytėsi italian, Marko Viteli, thotė se kėrkimet speleo-nėnujore, kanė si mision tė nxjerrin elemente tė reja dhe tė panjohura mė parė nėpėrmjet eksplorimeve nėnujore dhe rilevimeve tė pėrmasave hidro-gjeologjike, tė cilat do tė ndihmojnė specialistėt pėr tė kuptuar shtrirjen dhe tipologjinė si tė shpellave ashtu edhe tė baseneve ujėmbledhėse nėntokėsore nė rajonin e Gjirokastrės. Gjirokastra dhe rajoni i saj, pėrveē pasurive tė shumta kulturore e arkeologjike, ka dhe shumė pasuri natyrore, qė duke u studiuar do tu shtohen elementeve tė guidės dhe hartės turistike. Nė shtator tė kėtij viti pėrfundimet e kėrkimeve nėnujore nė rajonin e Gjirokastrės do tė prezantohen me filma gjatė njė konference ndėrkombėtare pėr spereologjinė nėnujore qė do tė organizohet nė bashkėpunim me Universitetin e Gjirokastrės. Legjenda e Skotinisė Burimet ujore tė Skotinisė dhe Mėmės sė Viroit, janė nga tė vetmit burime natyrore tė "tipit tė sifonit", pasi uji nė tė dyja rastet buron nga njė thellėsi afro 65 metra, del nga poshtė-lartė nėpėrmjet njė guve nė formė hinke. Viroi, sipas matjeve, nxjerr nga kjo thellėsi njė debit prurjeje maksimale afro 16 m3 ujė nė sekondė. Uji nė tė dyja burimet ėshtė i pastėr dhe i kthjellėt, aq sa njeriu nuk e ka tė vėshtirė qė nė Mėmėn e Viroit tė dallojė njė 50 lekėshe metalike deri nė 25 metra thellėsi. Por nuk ėshtė vetėm uji i pastėr, matjet dhe dukuritė e tjera qė i lidhin dy burimet. Burimet e Skotinisė dhe Viroit, mandej edhe ata tė Syrit tė Kaltėr dhe liqeni i Janinės nė Greqi, lidhen sė bashku nga filli magjik i sė njėjtave legjenda fantastike. Sipas tyre, Burimi i Mėmės sė Viroit ka lidhje me katėr burime tė tjera, po kaq misteriozė dhe fantastike: me burimin e Syrit tė Kaltėr nė Delvinė - Sarandė, me burimin e shpellės sė Skotinisė nė Vanistėr tė Dropullit tė Poshtėm, me liqenin e Janinės dhe me burimin e Kallpaqit nė Janinė. Tė pesta burimet sipas legjendave janė si pesė enė komunikuese me njėra-tjetrėn. Burimi i Skotinisė ėshtė i vetmi me ujė tė pijshėm pėr fshatrat e Dropullit. Legjenda thotė se Skotinia ka "gėlltitur" nė brendėsi tė saj shumė gra e vajza dropullite, tė cilat ishin tė detyruara tė shkonin tė mbushnin ujė me bucela nė errėsirėn e plotė tė shpellės gjigante. Hapėsira, lagėshtia dhe rrymat e brendshme tė ajrit brenda shpellės sė Skotinisė, nuk i lejonin gratė dhe nuset e Dropullit tė mbanin qirinj, fenerė dhe asnjė lloj ndriēuesi tjetėr primitiv. Pėr tė mbushur ujė nė burimin e errėt dhe tė zhurmshėm tė Skotinisė, nuseve u duhej tė numėronin sa herė qė hynin 90 shkallėt qė tė ēonin nė fundin e shpellės ku ndodhej lumi i nėndheshėm. Sidomos nuset e reja hutoheshin dhe ngatėrronin numrin nė errėsirė dhe pėrfundonin tragjikisht nė ujėrat e ftohta tė Skotinisė pėr tė mos e parė mė kurrė dritėn e diellit. Legjenda thotė se shumė kohė mė parė, njė nga nuset qė ngatėrroi numrin dhe ra nė ujė, ėshtė parė tė dalė e mbytur nė Burimin e Mėmės sė Viroi. http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=68775 |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Term: Gjinokastėr, jo «Gjirokastėr» nga mesdimr nė danėn "Marrėveshje" Gjinokastėr: Nderohen dy ish-luftėtarė tė UĒK-sė nga VNf nė danėn "Aktualitet" Gjinokastėr: Historia e deformuar nga tė huajt nga mesdimr nė danėn "Tė reja" Gjinokastėr: Haradinaj shpallet qytetar nderi nga VNf nė danėn "Aktualitet" Gjinokastėr: Gdhendėsit e drurit nga VNf nė danėn "Aktualitet" |