|
|
Citim:
Meta nė Beograd, Jeremic: Nė Shqipėri ka minoritet serb
Zevendeskryeministri dhe ministri i jashtem Ilir Meta zhvilloi nje vizite dyditore ne Serbi me ftese te homologut te tij Vuk Jeremic. Ndersa e ka cilėsuar si historike kete vizite kryediplomati serb, Vuk Jeremic gjate deklarates per mediat, deklaroi per here te pare se ne Shqiperi ekziston nje minoritet serb per te cilin Beogradit kėrkon te njejten vėmendje dhe rendesi qe ai i kushton minoritetit shqiptar ne Luginen e Presheves.
“Serbia i kushton shumė vėmėndje Luginės sė Preshevės dhe synon ta bėjė kėtė pjesė mė tė begatė dhe mė tė integruar. Ndėrkohė, gjendja e minoritetit etnik shqiptar ėshtė me rėndėsi jashtėzakonisht tė madhe pėr Qeverinė e Serbisė. Edhe gjendja e minoritetit Serb nė Shqipėri ėshtė me rėndėsi jetike. Prandaj, unė shpresoj qė minoriteti etnik Serb do tė gėzojė tė njėjtin status si dhe minoriteti etnik shqiptar kėtu nė Serbi dhe ne do tė bėjmė gjithēka qė qytetarėt e kėtij vendi dhe pakicat tė jetojnė nė paqe dhe begati”, tha Vuk Jeremic, minister i Jashtem i Serbise.
Nderkohe ky pretendim i ngritur per here te pare nga ministri i jashtem serb Jeremic, mori garancine e Zevendeskryeministri Meta se do te trajtohet sipas standardeve nderkombetare dhe me konkretisht do te marre pėrgjigje nga regjistrimi i ri i popullsise ne Shqiperi ku perfshihet edhe deklarimi i kombesise.
“Pėr sa i pėrket ēėshtjes sė ngritur nga Ministri Jeremiē, pėr ekzistencėn e njė minoriteti serb nė Shqipėri, qėndrimi i Qeverisė time ėshtė shumė i qartė: ēėshtja e ngritur do tė trajtohet dhe verifikohet pas regjistrimit tė ri tė popullėsisė, i cili do tė jetė shumė transparent dhe konform standardeve evropiane. Tė gjitha problemet e lidhura me minoritetet e vendeve, qė mė parė ishin pjesė e Republikės Federative Jugosllave, do tė trajtohen pėrmes regjistrimit tė popullėsisė. Nė mbarė Ballkanin, kombet tona janė diku shumicė dhe diku tjetėr minoritet. E vetmja zgjidhje ėshtė tė aplikojmė tė njėjtat standarte evropiane pėr minoritetet”, tha Ilir Meta, zv.kryeminister, min i Jashtem.
Te dy homologet pranuan se persa i perket ceshtjes se Kosoves, Tirana dhe Beogradi ndajne qėndrime te ndryshme por bien dakord se perspektiva evropiane e rajonit te Ballkanit nuk pėrjashton asnjė prej vendeve.
“Pėr sa i pėrket Kosovės, Qeveritė tona kanė pozicione qartėsisht tė ndryshme. Por, nga ana tjetėr, kemi rėnė dakort se e ardhmja e mbarė rajonit ėshtė nė gjirin e Bashkimit Evropian, duke mos lėnė pas askėnd”, tha Meta.
“Sot, marrėdhėniet ndėrmjet Shqipėrisė dhe Serbisė mbajnė barrėn e rėndė tė mospajtimit politik lidhur me statusin e Kosovės dhe Metohisė pėr tė cilėn ndėrmjet Tiranės dhe Beogradit ka dallime shumė tė mėdha; kėto dallime nuk u ngushtuan as nė bisedimet tona tė sotme. Por, ajo ēka nė fakt ka dalė nga diskutimet tona, si diēka e mirė dhe pozitive ėshtė se ne duhet tė bėjmė tė gjitha pėrpjekjet me qėllim qė ta mbajmė tė izoluar ndėrmjet nesh kėtė pikpamje tė ndryshme”, u shpreh Jeremic.
http://www.alsat.tv/lajme-nga-vendi/...itet-serb.html
|
Citim:
Meta: Tirana dhe Beogradi me rol kyē pėr pajtimin e serbėve dhe shqiptarėve
Beograd, 12 mars 2010 - Zv/kryeministri dhe Ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Ilir Meta ka pranuar se ndėrmjet Beogradit dhe Tiranės ekzistojnė dallime sa i pėrket statusit tė Kosovės, por ka theksuar se kjo nuk guxon tė rrezikojė bashkėpunimin e ndėrsjellė nė fushat e tjera.
"Nė kėtė mėnyrė do tė forcojmė edhe vetė bashkėpunimin ndėretnik dhe kontaktet midis serbėve dhe shqiptarėve edhe nė Kosovė, por edhe gjetkė nė rajon", ka thėnė Meta nė njė konferencė pėr shtyp nė ditėn e dytė tė vizitės sė tij nė Beograd.
Ai ka theksuar se "megjithė mospajtimet sa i pėrket ēėshtjes sė Kosovės, Serbia dhe Shqipėria janė dakord se e ardhmja e rajonit ėshtė nė BE dhe se tė gjitha dallimet dhe mospajtimet duhet zgjidhur nė mėnyrė evropiane".
I pyetur nėse pėr kėtė ka biseduar me pėrfaqėsuesit e pushtetit nė Kosovė pėr vizitėn e tij nė Beograd, Meta ka thėnė se me Prishtinėn ėshtė nė kontakt tė vazhdueshėm dhe se vizita nė Serbi natyrisht se ka qenė temė e bisedimeve.
"Autoritetet e Kosovės e kuptojnė dhe e mbėshtesin kėtė vizitė, sepse ėshtė e qartė e se Shqipėria dhe Serbia kanė njė rol kyē nė procesin e pajtimit tė serbėve dhe shqiptarėve", ka thėnė Meta, duke shtuar se nė tė ardhmen do tė shkojė mė shpesh nė Serbi dhe pret vizita tė shpeshta tė zyrtarėve serbė nė Shqipėri.
"Ajo qė duhet tė bėjmė ėshtė qė tė kuptojmė se e ardhmja ėshtė mė e rėndėsishme nga e kaluara", ka thėnė Meta, duke shprehur bindjen se marrėdhėniet e serbėve dhe shqiptarėve do tė pėrmirėsohen dukshėm.
http://www.kosova.com/artikulli/60374
|
Citim:
Meta-Tadiē: “Marrėdhėniet mes dy vendeve do tė jenė solide”
Zv.kryeministri, njėkohėsisht ministėr i Punėve tė Jashtme, Ilir Meta, ėshtė takuar dje me Presidentin e Republikės sė Serbisė, Boris Tadiē. Nė takim Tadiē ka theksuar rėndėsinė e marrėveshjes pėr bashkėpunim nė luftėn kundėr krimit tė organizuar, tregtisė ilegale me drogė dhe terrorizmit ndėrkombėtar.
Theksi nė kėtė takim ėshtė vėnė te pėrmirėsimi i marrėdhėnieve mes dy vendeve, veēanėrisht nė fushėn e ekonomisė.
Kjo ėshtė vizita e parė e njė zyrtari shqiptar tė nivelit tė lartė nė Serbi, ēka ėshtė pėrkthyer si njė sinjal pėr pėrmirėsimin e marrėdhėnieve mes dy vendeve. Serbia dhe Shqipėria pritet tė firmosin njė memorandum mirėkuptimi pėr tė bashkėpunuar nė luftėn kundėr krimit tė organizuar, tregtisė sė drogės dhe terrorizmit ndėrkombėtar.
Meta ėshtė takuar edhe me homologun e tij serb, Vuk Jeremiē, tė cilėt kanė rėnė dakord se e ardhmja e rajonit ėshtė integrimi nė Bashkimin Europian, por nuk kanė rėnė dakord pėrsa i pėrket ēėshtjes sė Kosovės.
Ata kanė deklaruar se tė dyja vendet do tė luajnė rol se do tė vendosin komunikim mes kombeve dhe tė gjithė rajonit. Tė dy kanė theksuar se paqja dhe stabiliteti i rajonit varen nga marrėdhėniet serbo-shqiptare. Ndėrkohė, Jeremiē theksoi se Serbia mbėshtet liberalizimin e vizave pėr Shqipėrinė si dhe integrimin e rajonit nė BE.
Vizita
Meta e filloi vizitėn e tij zyrtare nė Serbi me homazhe pranė varrit tė ish-kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiē. Kėto homazhe pėrkojnė me 7-vjetorin e vrasjes sė Xhinxhiēit. Gjatė homazheve Meta u shoqėrua nga bashkėshortja e tė ndjerit, Ruzhica Xhinxhiē dhe bashkėshortja e tij, Monika Kryemadhi.
Ministri Meta u takua me presidentin serb, Boris Tadiē nė Presidencėn serbe. Fillimisht dy zyrtarėt kanė shtrėnguar duart, kanė prezantuar delegacionet qė i shoqėronin. Mė pas zyrtarėt janė ulur nė tryezė tė pėrbashkėt nė praninė e mediave. Por bisedimet vazhduan mė pas me dyer tė mbyllura.
Gjatė homazheve pranė varrit tė ish-kryeministrit Xhinxh, Meta dha njė prononcim pėr mediat.
“Ishte njė obligim i imi ta nisja kėtė vizitė zyrtare nė Beograd, duke bėrė homazhe dhe duke nderuar kujtimin e kryeministrit tė ndjerė Zoran Xhinxhiē, pikėrisht kėtu nė banesėn e tij tė fundit. Xhinxhiē, pa asnjė diskutim, qė mbetet njė frymėzim jo vetėm pėr demokratėt dhe forcat progresiste e pro-europiane nė Serbi, por nė tė gjithė rajonin tonė”, - u shpreh Meta, duke nėnvizuar “falė kurajės sė tij tė jashtėzakonshme, Serbia ėshtė nė njė stad tė ri tė integrimit europian dhe tė gjithė procesit tė integrimit nė komunitetin ndėrkombėtar. Falė kėtij vizioni dhe kuraje, edhe marrėdhėniet mes dy vendeve tona kanė pėrparuar, ndoshta jo aq sa do tė dėshironin shumė si unė”.
Ministri Meta ka vlerėsuar zhvillimin e marrėdhėnieve midis Shqipėrisė dhe Serbisė, pasi ato do tė ndikojnė nė procesin e integrimit europian.
“Shpreh besimin se akoma mė shumė kėto marrėdhėnie do tė shėnojnė progres dhe do tė jenė solide, sepse marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Serbisė janė shumė tė rėndėsishme pėr perspektivėn e rajonit tonė, pėr pėrshpejtimin e integrimit tė tij europian, dhe janė shumė tė rėndėsishme pėr njė pajtim tė sinqertė, solid dhe afatgjatė midis shqiptarėve dhe serbėve, por edhe midis shqiptarėve dhe gjithė sllavėve nė rajon, si njė domosdoshmėri pėr tė garantuar njė tė ardhme tė pėrbashkėt pėr tė gjithė qytetarėt e rajonit tonė, pavarėsisht pėrkatėsive etnike. Ne kemi pėrgjegjėsi tė madhe pėr tė ardhmen tonė, pėr tė ardhmen e fėmijėve tanė”, - u shpreh Meta.
Ai shprehu nderim pėr Ruzhica Xhinxhiē, pavarėsisht angazhimeve shumė tė mėdha, pasi kjo periudhė pėrkon edhe me 7-vjetorin e vrasjes sė kryeministrit tė ndjerė Xhinxhiē, e cila i nderoi duke u bashkuar nė kėtė homazh.
Meta tha se brenda kėtij viti do tė organizojė njė aktivitet tė rėndėsishėm me fondacionin “Xhinxhiē” qė ajo drejton nė Shqipėri, por edhe kėtu nė Serbi.
“Ėshtė e rėndėsishme tė theksoj edhe njėherė se kuraja e kėtij politikani tė jashtėzakonshėm, pėr tė cilėn ai pagoi njė ēmim jashtėzakonisht tė rėndė, do tė mbetet gjithmonė njė frymėzim jo vetėm pėr tė gjithė forcat progresiste kėtu, por edhe pėr tė gjithė rajonin”, - u shpreh Meta.
Nė fund tė homazheve, Meta e falėnderoi znj. Xhinxhiē pėr prezencėn e saj dhe e ftoi atė pėr njė vizitė nė Shqipėri.
http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=24827
|
Citim:
E ardhmja nė BE pavarėsisht ndarjes pėr Kosovėn
Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Ilir Meta, dhe homologu i tij serb Vuk Jeremiq, kanė deklaruar nė Beograd se pėrkundėr mospajtimeve tė thella pėr statusin e Kosovės, ardhmėria e Ballkanit ėshtė nė Bashkimin Evropian.
Shefi i diplomacisė serbe ka thėnė se paqja dhe stabiliteti nė rajon do tė varen shumė nga marrėdhėniet e serbėve dhe shqiptarėve, ndėrkohė qė ministri Meta nė njė intervistė pėr BBC-nė foli pėr rėndėsinė e pajtimit shqiptaro-serb.
Zoti Meta u takua edhe me presidentin serb Boris Tadiq, si dhe vizitoi rajonin me shumicė shqiptar tė Luginės sė Preshevės.
Me shefin e diplomacisė shqiptare Ilir Meta bisedoi gazetari Seladin Xhezairi.
BBC: Ēfarė prisni nga kjo vizitė tė cilėn tė dyja palėt e cilėsuan si historike?
Ilir Meta: Unė besoj se kjo vizitė zyrtare do t'i japė njė impuls tė fuqishėm bashkėpunimit shumė tė rėndėsishėm midis dy vendeve, i cili absolutish qė ėshtė njė element thelbėsor dhe kyē pėr stabilitetin dhe paqėtimin e mėtejshėm tė Ballkanit Perėndimor dhe njėkohėsisht pėr tė pėrshpejtuar integrimin evropian tė Shqipėrisė, Serbisė dhe tė tė gjitha vendeve tė tjera tė rajonit tonė.
Dhe, natyrisht, pavarėsisht nga pikėpamjet thelbėsisht tė ndryshme lidhur me statusin e Kosovės, unė besoj se tė dyja qeveritė dhe tė dy vendet janė tė angazhuara pėr t'i adresuar nė mėnyrė sa mė konstruktive tė gjitha mospajtimet, ashtu sikurse kjo vizitė tregoi edhe vendosmėrinė pėr tė mosi i ngadalėsuar ose frenuar marrėdhėniet dypalėshe midis Shqipėrisė dhe Serbisė dhe marrėdhėniet rajonale dhe integrimin rajonal pėr shkak tė kėtyre dallimeve tė rėndėsishme qė ekzistojnė pėr statusin e Kosovės.
BBC: Agjencitė e lajmeve ju citojnė tė keni deklaruar se qeveria e Shqipėrisė dhe e Serbisė kanė rol tė pazėvendėsueshėm dhe vendimtar pėr pajtimin e shqiptarėve dhe tė serbėve. Gjithnjė duke marrė parasysh, siē thatė edhe ju, qėndrimet e kundrėta pėr sa i pėrket statusit tė Kosovės, a mendoni se pėr kėtė pajtim do tė duhet edhe shumė kohė?
Ilir Meta: Pikėrisht pėr kėtė duhet edhe intensifikimi marrėdhėnieve midis tė dy vendeve, pėrfshirė, jo vetėm ato midis qeverive nė mėnyrė tė veēantė, por edhe tė aktorėve tė tjerė shumė tė rėndėsishėm tė shoqėrisė civile, tė botės akademike, universitare, tė biznesit, pra, tė gjithė atyre qė kėrkojnė njė pėrparim tė shpejtė dhe tė qėndrueshėm tė vendeve tona drejt Bashkimit Evropian. Absolutisht qė do tė fitojmė kohė duke evituar sa mė shumė retorikėn, referencat e ndryshme ndaj historisė. Tani, nė fund tė fundit, ėshtė detyra jonė, e politikanėve, qė me kurajo, me vizion, tė pėrqėndrojmė gjithė energjitė pėr tė ardhmen e qytetarėve tanė, pėr tė ardhmen e fėmijėve tanė dhe tė mos merremi me historinė mė shumė se sa i takon.
BBC: Duke folur pėr BBC-nė, njėri prej udhėheqėsve tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, deputeti i vetėm shqitapr nė parlamentin e Serbisė, Riza Halimi, tha se shqiptarėt e Luginės sė Preshevės presin shumė nga shteti shqiptar, qeveria shqiptare, pas qendrimit tuaj nė kėtė rajon. Ēfarė mund tė bėjė Shqipėria pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e tyre atje?
Ilir Meta: Vizita ime nė Luginėn e Preshevės ka qenė njė dėshirė dhe ėndėr pėr mua prej shumė vitesh, qė nuk kam arritur ta realizoj shtatė vjet mė parė. Tani ėshtė mundėsia qė tė jem nė kėtė Luginėn pėr herė tė parė, jo thjesht si vizitor, por nė radhė tė parė si pėrfaqėsues i qeverisė shqiptare pėr tė treguar vėmendjen maksimale qė ne i kushtojmė integrimit tė shqiptarėve atje, progresit tė standardeve nė tė cilat ata jetojnė, ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit tė tyre kombėtar dhe kulturor dhe natyrisht pėr kėtė ne do tė bashkėpunojmė ngushtė me qeverinė e Serbisė. Dhe natyrisht qė jam shumė i kėnaqur nga garancitė qė kam marrė nga vetė presidenti (Boris) Tadiq pėr tė bėrė gjithēka qė ėshtė e mundur pėr tė pėrmirėsuar kushtet e tyre dhe integrimin e tyre.
Nė kėtė moment qė po flas me ju jam nė automjetin qė po udhėtoj sė bashku me ministrin e Pushetit Lokal tė qeverisė sė Serbisė zotin Milan Markoviq dhe besojmė se absolutisht qė do tė ketė progres nė kėtė drejtim dhe shpresoj edhe nė mirėkuptimin e pėrfaqėsuesve tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės pėr tė punuar tė gjithė sė bashku qė edhe ky rajon, qė ėshtė njė nga mė tė varfėrit tė Serbisė, por jo I vetmi, tė pėrparojė sa mė shpejt.
BBC: Zoti Meta, shqiptarėt e Luginės sė Preshevės do tė dėshironin firmosjen sė shpejti tė njė marrėveshje bashkėpunimi nė fushėn e arsimit. A ėshtė e realizueshme kjo?
Ilir Meta: Unė besoj se kjo do tė realizohet. Shqipėria ka paraqitur kėtė projekt-marrėveshje. Ėshtė njė prioritet kryesor pėr ne dhe besoj se kjo ēėshtje do tė realizohet nė njė tė ardhme tė afėrt, ashtu si edhe ēėshtje tė tjera tė cilat krijojnė mundėsi dhe lehtėsi praktike pėr shqiptarėt e Preshevės, pėr tė rinjtė e Preshevės nė mėnyrė qė ata tė kenė njė perspektivė dhe tė ardhme sa mė tė mirė.
BBC: Zoti Meta ju njiheni si njė mik i ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq. Qėndrimi juaj nė Beograd u pėrputh pikėrisht me shėnimin e pėrvjetorit tė vrasjes sė tij. Si e kujtoni tė ndjerin Gjingjiq?
Ilir Meta: Do tė thoja se sot ėshtė njė ditė e veēantė pėr Serbinė pasi ėshtė pėrvjetori i shtatė qė ky vend pėrkujton dhe nderon kujtimin e ish-kryeministrit Zoran Gjingjiq i cili ishte politikani qė ndryshoi perspektivėn e kėtij vendi duke e orientuar drejt demokracisė dhe integrimit evropian. Njėkohėsisht ai ishte dhe politikani i cili e kuptoi i pari rėndėsinė e pėrmirėsimit tė marrėdhėnieve midis Serbisė dhe Shqipėrisė, por edhe rėndėsinė e pajtimit dhe pėrmirėsimit tė marrėdhėnieve midis shqiptarėve dhe serbėve nė tė gjithė rajonin.
http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2...belgrade.shtml
|
Citim:
Meta: Jam nė Beograd, sepse ne duam tė jemi sa mė shpejt nė Bruksel
Ministri i Jashtėm, Ilir Meta deklaroi nė Beograd se marrėdhėniet midis dy vendeve do tė marrin dimensione tė reja. “Shtatė marrėveshje janė gati nga pala shqiptare, e cila mirėpret edhe ēdo marrėveshje tė paraqitur nga Serbia”, vuri nė dukje Meta.
Ai nuk harroi tė pėrmendte se vizita e tij nė Beograd pėrkon me 7 vjetorin e ndarjes nga jeta tė ish-kryeministrit Zoran Gjingjiē. Ashtu si dhe njė ditė mė pare, Meta pohoi para pėrfaqėsuesve tė medias vlerėsimin e tij pėr kėtė politikan, tė cilin, ai e quajti vizionar dhe qė hapi njė erė tė re pėr Serbinė demokratike si dhe kuptoi partneritetin e rėndėsishėm mes Serbisė dhe Shqipėrisė nė rajon.
“Ndaj, dhe vizita ime, filloi me njė homazh kushtuar kėtij politikani tė madh dhe besoj dhe shpresoj se kjo figurė e madhe do tė frymėzojė me vizionin dhe kurajėn qė tregoi tė gjitha forcat progresiste nė Serbi dhe rajon”, shtoi Meta.
Duke iu referuar pikėpamjeve qė kanė pėr Kosovėn dy shtetet, Serbia dhe Shqipėria, Meta cilėsoi se “ne ndajmė pikėpamje tė ndryshme, por, kemi vendosur se, pavarėsisht nga kėto diferenca thelbėsore, tė mos e frenojmė bashkėpunimin bilateral, duke besuar qė nė kėtė mėnyrė do tė pėrmirėsojmė marrėdhėniet ndėretnike nė Kosovė dhe nė tė gjithė rajonin tonė”.
Nė pėrgjigje tė pyetjes sė njė gazetareje serbe pėr qėllimin e vizitės sė tij nė Beograd, Meta pohoi “jam nė Beograd sepse ne duam tė jemi sa mė shpejt nė Bruksel, jo si tė ftuar, por si anėtarė tė barabartė tė Bashkimit Evropian. Edhe Serbia kėrkon tė njėjtėn gjė”.
Pėr sa i pėrket pretendimit pėr trafik organesh gjatė luftės sė Kosovės, Meta u shpreh se Shqipėria ėshtė e hapur tė hetojė dhe tė bashkėpunojė.
”Jemi tė hapur tė bashkėpunojmė me tė gjithė, si me Kėshillin e Evropės, ashtu dhe me gjykatėn e Hagės, pėr t’i dhėnė fund kėtyre pretendimeve, qė pėr mua nuk qėndrojnė”, tha Meta nė konferencėn pėr shtyp nė Ambasadėn Shqiptare nė Beograd. Ish-kryeprokurorja e Gjykatės sė Hagės, Carla del Ponte, nė njė libėr tė saj, pretendon se “nė Shqipėri ėshtė kryer trafik organesh nė periudhėn e luftės nė Kosovė".
I pyetur nėse autoritetet nė Kosovė ishin tė njoftuara pėr vizitėn e tij nė Serbi, Meta u pėrgjigj se Prishtina e kupton dhe e mbėshtetė kėtė vizitė, pasi ėshtė e qartė se Shqipėria dhe Serbia kanė rol vendimtar nė proceset e pajtimit ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve.
“Duhet tė kuptojmė se e ardhmja ėshtė mė e rėndėsishme sesa e kaluara” tha shefi i diplomacisė sė Shqipėrisė, Ilir Meta. Ai u bėri thirrje zyrtarėve tė lartė serbė qė tė vizitojnė mė shpesh Shqipėrinė.
Meta qėndron sot edhe nė Luginėn e Preshevės dhe ēėshtja e statusit tė shqiptarėve atje ishte, po ashtu, nė fokus tė konferencės pėr shtyp. “Pėr ta ėshtė bėrė shumė, por, ata ende jetojnė nė kushte tė rėnda ashtu si edhe serbėt nė disa rajone. Kjo ndodh pasi nė rajonin tonė ekzistojnė vise tė varfra” tha Meta.
Gjatė vizitės nė Beograd, ai ėshtė takuar me presidentin Boris Tadiē, homologun e tij, Vuk Jeremiq dhe ministra tė tjerė, me tė cilėt ka nėnshkruar edhe marrėveshje bashkėpunimi pėr luftimin e krimit tė organizuar.
http://www.rtklive.com/new/?cid=1&newsId=36649
|
|