Kthehu   Kreu > Dega e historisė > Shqipėri > 1944-2010: Pushtimi sllav
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 9.8.2009, 10:05   #1
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Shkrim i cituar 1945: Vrasja e M.Popoviēit nga Haki Taha


Citim:
Tahir Berisha, "Emra qė nuk harrohen - Arsimtarėt veteranė (1941-1951)", vėllimi I, Prishtinė 1994, fq.153:


Emri:  haki-taha.jpg
Shikimet: 33
Madhėsia:  11,0 KB
Haki Taha
Pėr emrin e Haki Tahės mėsova pėr herė tė parė nė vitin 1943, kur e lexova vjershėn e tij "Kosovė, o shpirti i jonė", tė botuar, me sa mė kujtohet, nė "Kalendarin kombėtar", mė vonė edhe nė gazetėn "Lidhja e Prizrenit", qė e botonte Kryesia e Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, me seli nė Prizren, diku nga fundi i vitit 1943 ose fillimi i vitit 1944.

Qė atėherė, e sidomos pas vrasjes sė Miladin Popoviqit, mė 13 mars 1945 nė Prishtinė, atėherė sekretar i Komitetit Krahinor tė Partisė Komuniste tė Jugosllavisė pėr Kosovė e Rrafshin e Dukagjinit dhe njeriu numėr njė i pushtetit politik nė Kosovė, dhe vrasjes apo vetėvrasjes sė vetė Haki Tahės dy-tri ditė mė vonė, gjithashtu nė Prishtinė, dhe shpalljes sė kėtij mėsuesi patriot shqiptar vrasės tė Miladinit - jam pėrpjekur tė di e tė mėsoj diē mė tepėr pėr kėtė figurė kombėtare dhe pishtar tė dalluar tė arsimit shqiptar.

Por, mjerisht, deri vonė emri i tij ka qenė i anatemuar e bisedat rreth tij tė ndaluara e tė padėshiruara - pėrpos me konotacion negativ.

Nuk u befasova pak as tash, kur, kėto ditė, nė listėn e arsimtarėve tė dekoruar nga Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, dr.Sali Berisha, krahas Zekeria Rexhės, Xheladin Hanės e shumė tė tjerėve, nuk e gjeta edhe emrin e Haki Tahės! A ėshtė e mundur qė edhe atje, pėrtej kufirit qė e ndan popullin tonė, tė mos dihet se kush ka qenė Haki Taha dhe roli i tij revolucionar e kontributi i tij pėr shkollėn shqipe dhe arsimin kombėtar, sė paku kėtu, nė Kosovė?!

Por, jeta dhe veprimtaria e patriotit dhe veteranit tė arsimit, Haki Tahės, vėrtet ende ka mbetur e pandriēuar sa duhet, e sidomos ajo pjesė e lidhur me vrasjen e Miladin Popoviqit dhe vrasjes apo vetėvrasjes sė vetė Haki Tahės.

Pėr kėtė ngjarje, me sa di, ekzistojnė tri versione: ai tė cilin e lansoi pushteti sllavo-komunist dhe organet e sigurimit shtetėror jugosllav se Haki Taha ėshtė "vrasės i paskrupull" i Miladin Popoviqit; ai tė cilin e pėrkrahėn edhe disa historianė shqiptarė se Haki Taha ėshtė vetėm viktimė e lojės sė ndytė tė organeve tė OZN-ės jugosllave pėr t'i fshehur vrasėsit e vėrtetė tė Miladinit; dhe versioni i tretė qė qarkullon edhe nė opinionin e gjerė dhe ndėr njohėsit dhe tė afėrmit e Haki Tahės se kėtė atentat vėrtet e beri Haki Taha, por me vetėdije tė plotė dhe me paramendim si vepėr patriotike e gjest heroik.

Unė mendoj se prej tri versioneve, i treti ėshtė ai i vėrteti. Patriot dhe atdhetar i flaktė, me shėndet tė shkatėrruar dhe i zhgėnjyer me gjendjen dhe situatėn e krijuar pas pėrfundimit tė luftės, kur u mor vesh mashtrimi dhe shkelja e premtimeve tė dhėna gjatė luftės dhe nė Konferencėn e Bujanit, e duke e konsideruar Miladin Popoviqin kreun dhe ideologun e sllavokomunistėve nė Kosovė dhe fajtorin kryesor pėr prishjen e Marrėveshjes sė Mukjes dhe pėr tė gjitha ato qė po ndodhnin nė atė kohė nė Kosovė, Haki Taha merr vendim ta bėjė gjestin e tij tė fundit.

Sepse - gjatė kohės sa ishte Miladin Popoviqi nė pozitėn mė tė lartė politike nė Kosovė ndodhėn tė gjitha ato qė ndodhėn: masakrat pothuaj nė tė gjitha qendrat e Kosovės, luftėrat dhe masakrat nė Ferizaj, Gjilan e Drenicė, largimi i brigadave shqiptare tė Kosovės dhe i brigadave tė Shqipėrisė nga Kosova pėr tė ardhur nė vend tė tyre brigadat serbomalazeze dhe famėkeqja brigadė kriminale e Bokės qė bėri kėrdinė nėpėr Rrafshin e Dukagjinit, ploja e tė rinjve tė mobilizuar shqiptarė dhe masakrimi i tyre nė rrugė pėr nė Shkodėr, Tivar, Dubrovnik e Trogir, vendosja e pushtetit ushtarak nė Kosovė etj.

E politikisht, Kosova qė atėherė ishte tradhtuar dhe e mbetur definitivisht nė kuadėr tė Serbisė. Haki Taha me kėtė nuk mund tė pajtohej kurrsesi. Prandaj nuk i mbeti tjetėr pėrveē tė bėnte njė gjest heroik, qoftė edhe duke e sakrifikuar me vetėdije tė plotė jetėn e vet dhe tė tregonte me vepėr atė qė thoshte me gojė dhe e shkruante me penė.

Me atentatin e tij heroik e flijoi veten pėr Kosovėn martire, tė cilės i kėndoi me aq afsh e pėrkushtim kur tha: "Na ke bij e tė kemi nanė/ Kosovė, shpirt i Shqipnisė / Pa ty, vdekė ma mirė tė tanė!"

Pėr kėtė jam bindur edhe nė bazė tė ca deklaratave qė kam dėgjuar ose lexuar nė raste tė veēanta.

E para ėshtė ajo e Fadil Hoxhės, ish-shok shkolle i Haki Tahės, qė e dėgjova nė prani tė shefit tė kabinetit tė tij (Masar Murtezait), si pėrgjigje nė pyetjen time: Si ėshtė e mundur qė Vladimir Dedier, i cili, pėr ēdo gjė qė ka shkruar, ėshtė mbėshtetur nė dokumente konkrete, pėr kėtė atentat ka thėnė:
"Dosjen pėr vrasjen e Miladin Popoviqit nuk e kam parė kurrė, por, siē mė kanė thėnė, kėtė e ka vrarė Haki Taha…"?
Fadil Hoxha, me atė rast, pasi u mendua pak, tha:
"Unė mendoj, po ashtu, se Hakiu e ka vrarė Miladinin. Ai ka qenė nacionalist i madh dhe me kėtė ka dashur qė tė mbetet nė histori".
Njė deklaratė tė ngjashme tė Xhafer Vokshit e kam lexuar edhe nė revistėn "Zėri". Por, deklarata, e cila ma pėrforcon edhe mė tepėr kėtė bindje, ėshtė ajo e veteranit tė arsimit, Minush Lipovecit, ish-shok klase i Haki Tahės nė Shkollėn Normale tė Elbasanit, tė cilėn ia paska thėnė kolegut tė tij, Mehmet Gjevorit, nė Prizren, disa ditė pas atentatit kundėr Miladin Popoviqit dhe vrasjes sė Haki Tahės.

Mehmet Gjevori thotė se kur erdhi nė punė, Minush Lipoveci tregoi se e kishte pasur nė konak Haki Tahėn disa ditė mė parė, kur ishte nė udhėtim e sipėr pėr nė Prishtinė. Ai tha se Hakiu ishte shumė i sėmurė, i zhgėnjyer dhe i shqetėsuar. Tha edhe se po interesohej pėr tė shkuar ndokund pėr mjekim. Megjithatė, nė ndarje, i kishte thėnė Minushit:
"Ke pėr tė dėgjuar pėr mua dhe pėr veprėn time!"
Kėtij i ishin bėrė merak kėto fjalė dhe sjellja e shqetėsimi qė e kishte kapluar Hakiun. Shpejt pas kėsaj u dėgjua pėr vrasjen e Miladin Popoviqit nė Prishtinė, e mė vonė edhe pėr vrasjen apo vetėvrasjen e Haki Tahės.

E ngjashme me deklaratėn e zoti Lipovecit ėshtė edhe deklarata e motrės sė Haki Tahės, Hyrema Tahės, bashkėshortes sė tė ndjerit Shaban Valės, tė cilin e pushkatuan partizanėt fill pas hyrjes nė Gjakovė diku nga fundi i vitit 1944 ose fillimi i vitit 1945. Zonja Hyrema ende ėshtė gjallė dhe lidhur me kėtė ajo thotė:
"Hakiu mė tha: po shkoj nė Prishtinė pėr ta kryer njė detyrė tė rėndėsishme. Ndoshta edhe nuk kthehem mė. Por, kjo s'prish punė. Ti kujdesesh pėr nėnėn…"
Ky version deri diku pėrputhet edhe me deklaratėn e Vesel Rexhepit, ish-drejtor i Shtėpisė botuese dhe shtypshkronjės "Progres" nė Prishtinė, i cili kishte qenė i pranishėm kur ėshtė kontrolluar trupi i vdekur i Haki Tahės.

Si tregon vėllai i Vesel Rexhepit, Vehbi Rexhepi, fotograf nė Prishtinė, Haki Taha, atėherė, nėn mantel, kishte veshur njė gozhup me lesh, si i sėmurė qė ishte, nėn tė njė xhemper dhe ishte mbėshtjellė me flamurin kombėtar shqiptar, tė qėndisur me njė parullė nė formė tė harkut me shkronja tė arta: "Kosovės liri - Bashkim me Shqipni!"

Lidhur me gjithė kėtė nuk po mundem pa cituar edhe njė pjesė nga libri, qė ėshtė nė procesin e botimit nė Shtėpinė botuese "Onufri" tė Elbasanit, "Lasgushi nė Pogradec" nga Meri Lalaj. Kėtė pjesė e lexova kėto ditė - tė publikuar nė tė pėrditshmen "Bujku" tė Prishtinės, dt.10 dhjetor 1994:
"Po ecnim rrugės tė dy, me Lasgushin - shkruan kėtu Meri Lalaj - dhe ai po mė tregonte se si serbėt i ndiqnin kosovarėt nė kohėn e Zogut. Kėshtu, kishin ardhur nė Shqipėri dy kosovarė: Bajram Gashi dhe Haki Taha, qė ishin mėsues - njėri nė njėrėn shkollė tė Shenavlashit, tjetri nė tjetrėn. Njė ditė nė Tiranė, - vazhdoi Lasgushi, - mė takoi Haki Taha dhe mė tregoi njė libėr, ja kaq tė trashė, sa gishti. Ishte njė pėrmbledhje me poezi pėr Kosovėn. Aty ishte edhe poezia ime "Marshi Kosovar".

- Tė lutem - mė tha Haki Taha, - tė na bėsh njė parathėnie.
- Unė nuk shkruaj nė prozė, - i thashė - po pėr Kosovėn do ta bėj.

Njėherė vajta nė Shenavlash, - vijoi Lasgushi, - dhe mė ftoi pėr drekė prifti i fshatit. Duke ecur rrugės pėrmes fshatit, takova Haki Tahėn, i cili mė tha:

- Nėna dhe unė po tė presim pėr drekė.
- Mė ka ftuar pėr drekė prifti i fshatit, - thashė unė, - por do tė vij te ti.

Nė shtėpinė e tyre ishte njė koritė e madhe me 7 a 8 kile qumėsht pėr mikun, se shqiptari kosovar e pėrmbys shtėpinė pėr mikun - vijoi Lasgushi: - Kur hyri Italia fashiste, tė dy, Haki Taha dhe Bajram Gashi dolėn malit pėr tė luftuar. Bajrami u vra duke sulmuar njė postė italiane. E kur Haki Taha doli malit partizan, Miladin Popoviqi i tha: "Kur tė ēlirohemi, nė Kosovė do tė udhėheqin shqiptarėt". Pasi u ēlirua vendi, Miladin Popoviqi u bė sekretar i parė dhe, atje nė kolltuk, nuk po mendonte mė pėr kosovarėt. Njė ditė, Haki Taha vajti nė komitet dhe i tha rojės me pushkė qė ruante te dera: "Lajmėroje Miladin Popoviqin se e kėrkoj unė". Pas pak, roja e lejoi tė hynte brenda nė komitet dhe atje, nė zyrėn e Miladinit, ai nxori koburėn dhe ia numėroi tė dhjetat mu nė ballė.

Hakiun e fshehėn kosovarėt me javė tė tėra, se e ndiqnin serbėt. Mė sė fundi, kur e rrethuan dhe donin ta kapnin, Haki Taha vrau veten, se vetėm trimat vrasin veten.

- Dėgjo kėtu, moj zonjushe, - tha me bindje Lasgushi - Jugosllavia nuk mund tė jetojė dot kurrė si shtet, sepse ėshtė ashtu, me copa, si i thonė, shtet mozaik, me kroatė, sllovenė, malazez, maqedonas… Po serbi ka qenė dhe do tė mbetet armiku i pėrjetshėm i shqiptarėve…
"
Pa marrė parasysh sa ishte i informuar pėr jetėn e Haki Tahės pas vitit 1941, ėshtė interesante si e shihte, apo mė mirė, si e ndjente poeti ynė i madh veprėn heroike tė Haki Tahės - atė ditė gushti tė vitit 1981 kur po bisedonte me Meri Lalajn.

(...)

Nuk ka rėndėsi qė Lasgush Poradeci atėherė nuk e ka ditur se Haki Taha nuk ka qenė kurrė partizan dhe se trupi i tij i vrarė ėshtė gjetur vetėm dy-tri ditė pas vrasjes sė Miladin Popoviqit. Ėshtė me rėndėsi rėndėsia qė Lasgushi i jep veprės heroike tė Haki Tahės.

Mė nė fund, njė bashkėkohanik i Haki Tahės, Salih Kolludra, nė intervistėn qė i dha Haqif Mulliqit, gazetar i javores politike shqiptare "Zėri", nr.1534. dt. 18 janar, 1995, decidivisht thotė:
"Miladin Popoviqin e ka vrarė Haki Taha. Miladini ishte elementi mė i rrezikshėm pėr shqiptarėt, ngase u shtirej si mik. Se do tė ndodhė vrasja, unė e dija qė mė parė. Kėtė ma tha Luan Gashi, i cili kishte qenė nė kontakt me Haki Tahėn. Bile, ne u bėmė gati qė, eventualisht, ta ndihmojmė Hakiun, pasi qė ta kryejė kėtė akt trimėror. Fatkeqėsisht, Hakiu mbeti nė Prishtinė dhe nuk ia doli qė tė na bashkohet nė Greqi."

Sido qė tė ketė qenė, koha ėshtė qė tė ndriēohet deri nė fund jeta, vepra dhe kontributi i Haki Tahės pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare nė pėrgjithėsi dhe pėr arsimin shqip nė veēanti. Unė, kėtu mė poshtė, po shėnoj vetėm ato qė nė kėtė periudhė arrita tė mbledh.

HAKI TAHA (Gjakovė, 1913 - Prishtinė, 1945) rrjedh nga njė familje me tradita patriotike e Gjakovės (me prejardhje nga Bujanoci); i vėllai, Qamili, nėpunės i thjeshtė, pas vrasjes sė Hakiut u burgos e pas njė kohe, i lidhur, u dėbua nė Shqipėri, ku pėsoi keq. Vėllai mė i madh i Hakiut, Demush Taha - Gjakova, mėsues e drejtor shkolle nė Gjakovė, ishte patriot i shquar e antifashist, i cili u arrestua dhe u torturua nga fashistėt italianė pas demonstratave tė mėdha antifashiste nė mars tė vitit 1943 nė Gjakovė, e pak kohė pasi u lirua vdiq.

Hakiu shkollėn fillore e nisi nė vendlindje dhe e kreu nė Shkollėn fillore "Kosova" nė Krumė tė Hasit nė Shqipėri. Gjimnazin e ulėt e kreu nė Shkodėr e Shkollėn Normale nė Elbasan, nė vitin 1939, kur edhe u emėrua mėsues nė Shinavlash tė Shqipėrisė. Nė vitin 1941, me grupin e parė tė mėsuesve qė erdhėn nė Kosovė, erdhi nė vendlindje edhe Haki Taha, ku, bashkė me shokėt e vet, Hysni Zajmin, Fadil Hoxhėn, Xheladin Hanėn, Zeki Shehun, Muharrem Gazinė etj., gjatė verės, organizoi kurset e gjuhės pėr tė rinjtė shqiptarė tė shkolluar mė parė nėpėr shkollat nė gjuhėn serbe. Aty edhe ngjalli ndėr tė rinjtė ndjenjat patriotike dhe frymėn e atdhedashurisė.

Ndonėse antifashist pėr nga bindja, gjatė tėrė kohės sė luftės, nuk iu bashkua Lėvizjes Nacionalēlirimtare pėr arsye se ishte "nacionalist i madh", si tha nė rastin qė pėrmendėm Fadil Hoxha, dhe - pėr shkak tė mosbesimit ndaj bashkėpunimit me serbėt e malazeztė. Por, as nuk u hodh nė luftė tė drejtpėrdrejtė kundėr kėsaj Lėvizjeje. Kėshtu, gjatė tėrė kohės sė luftės mbeti vetėm mėsues, pa hyrė nė shėrbim tė askujt. Mirėpo, si mėsues ishte shumė i dashur nga nxėnėsit dhe shumė i nderuar nga populli.

Nė vitin 1942, kur Kosovėn e vizitoi kryeministri i atėhershėm i shtetit shqiptar, Mustafa Kruja, Haki Taha ishte njėri nga ata qė i ogranizoi tė rinjtė e Gjakovės qė, me flamur kombėtar, pa shenjat fashiste tė "liktorit", t'i dilnin pėrpara dhe tė kėrkonin nga ai qė nė Gjakovė tė hapej Shkolla Normale e jo ajo tregtare, si kishte vendosur qeveria e tij.

Fjalėn me kėtė kėrkesė tė tė rinjve gjakovarė, tė drejtuar kryeministrit Mustafa Kruja, qė e mbajti Vehap Shita, atėherė nxėnės i Gjimnazit tė Prishtinės, e kishte inicuar dhe mundėsuar pikėrisht Haki Taha, atėherė mėsues nė Gjakovė.

E pas kėsaj vizite tė kryeministrit Mustafa Kruja, pranė Institutit Tregtar nė Gjakovė, u hap edhe dega e Shkollės Normale me drejtor Zekeria Rexhėn, kurse dega e tregtisė pranė kėtij Instituti thuaja se u shua fare.

Mirėpo, Haki Taha, edhe atėherė shėndetlig, sė shpejti u sėmur rėndė dhe mbeti i shtrirė nė shtrat pothuaj deri nė ditėt kur mori rrugėn pėr nė Prishtinė, ku edhe e gjeti vdekja nė mars tė vitit 1945.




Shėnim: Pas botimit tė kėtij libri ku shprehej habia pėrse nuk ėshtė dekoruar edhe Haki Taha pėr veprimtarinė e tij tė njohur atdhetare e arsimore, njė vit mė vonė (mė 22.11.1995), u dekorua edhe Haki Taha.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.8.2009, 10:44   #2
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Citim:
Pse u quajt Haki Taha "shovinist shqiptar" nga Enver Hoxha
Kastriot Dervishi

Tashmė dihet nga ndokush se njeriun qė themeloi PKSH‑nė, Miladin Popoviēin, e vrau arsimtari kosovar Haki Taha nė Prishtinė nė mars tė vitit 1945. Nė historiografinė komuniste dhe veēmas nė atė PPSH‑sė, ėshtė thėnė vazhdimisht se kjo vrasje u krye nga UDB‑ja jugosllave, pa dhėnė asnjėherė shpjegime tė mėtejshme. Mirėpo nė vitet e para tė regjimit komunist nė Shqipėri, ka qenė vetė Enver Hoxha qė thotė tė kundėrtėn.

Nė librin voluminoz "PPSH dokumente kryesore" vėllimi i I‑rė, botuar nė Tiranė nė vitin 1971, nė faqen 507, botohet edhe njė deklaratė e Komitetit Central tė PKSH‑sė si pėrgjigje ndaj deklaratės sė 12 korrikut 1948 Komitetit Central tė Partisė Komuniste tė Maqedonisė, ku sulmohej PK e Bullgarisė dhe PK e Shqipėrisė.

Nga kjo deklaratė ‑ pėrgjigje, ndėr tė tjera veēojmė:
"Nė Kongresin e 5‑tė, Tito pėrmendi nė mes tė tjerash emrin e komunistit jugosllav Miladin Popoviē si njė aktivist qė ka ndihmuar Partinė tonė Komuniste.

Miladin Popoviēi, anėtar i PKJ‑sė, i kapur nga forcat fashiste italiane nė Kosovė e Metohi, u ēlirua nga kampet e pėrqendrimit nė Shqipėri prej gueriljeve shqiptare. Miladini vuri tė gjitha forcat pėr tė ndihmuar Partinė dhe popullin tonė dhe ky u rrit me luftėn e Partisė sonė dhe popullit tonė.

(...)

Miladin Popoviēi u vra tradhėtisht dhe nė mėnyrė misterioze nė Kosovė e Metohi nga dora e njė shovinisti shqiptar kosovar.

Partia jonė nuk u vu nė korrent mbi kėtė ēėshtje nga Komiteti Central i Jugosllavisė, megjithėse ajo e konsideron Miladin Popoviēin si njė pjestar heroik tė saj dhe e nderon kujtimin e djalit tė popullit tė Malit tė Zi dhe tė Partisė Komuniste Jugosllave, si njė komunist internacionalist qė shėrbeu nė radhėt e luftėtarėve mė tė shquar tė popullit shqiptar".
Po nė kėtė deklaratė, midis tė tjerash, nxirret roli i madh qė ka luajtur Miladin Popoviēi nė "shtypjen pa mėshirė" tė "fraksionit tė Vlorės".

Ndėrsa nė librin kujtimor "Kur lindi Partia", nė lidhje me vrasjen e Miladin Popoviēit, Enver Hoxha thotė:
"..Jo shumė kohė pas ēlirimit tė Kosovės (lexo pushtimit nga serbėt ‑ aut.), Miladin Popoviēin e vranė prapa krahėve njerėzit e UDB‑sė, sepse ishte shprehur pėr tė drejtėn e popullsisė shqiptare tė Kosovės pėr vetėvendosje (gėnjeshtėr e pastėr ‑ aut.).

Pėr kėtė kemi bindje tė plotė jo vetėm nga bisedat qė bėnim me Miladinin, kur ishte nė Shqipėri por edhe nė Arkivin e Komitetit Qendror tė Partisė sonė kemi dokumente qė flasin qartė pėr kėto pikėpamje tė komunistit internacionalist, Miladin Popoviē.

Pas kėsaj njerėzit e Titos trumbetuan se vrasjen gjoja e paskėsh bėrė....njė shqiptar kosovar! Dhe ku? Mu nė tavolinėn e tij tė punės, nė shtėpinė qė ruhej nga partizanė jugosllavė..."
.
Po tė krahasojmė kėto dy materiale, duhet tė shtrojmė disa pyetje. Nė rast se Haki Taha ishte njė "shovinist shqiptar", siē e quan Enver Hoxha nė vitin 1948, pse duhej tė ishte ai " i UDB‑sė".

Njė tjetėr mashtrim i madh i Enver Hoxhės ėshtė edhe cilėsimi "proshqiptar" i Miladin Popoviēit, sikur ai gjoja paska kėrkuar zbatimin e parimit tė vetėvendosjes pėr Kosovėn. Pa dashur tė merremi gjatė me njė falsifikim tė tillė do tė kujtonim dy detaje:

Sė pari Miladin Popoviēi ishte i pari qė u ngrit kundėr marrėveshjes sė Mukjes, pėr shkak se nė kėtė marrėveshje flitej pėr problemin vetėvendosjes sė popullit tė Kosovės. Ai urdhėroi Enver Hoxhėn qė tė pushkatoheshin si tradhtarė, Mustafa Gjinishi dhe Ymer Dishnica. Ky i fundit nuk u ekzekutua pasi nė gazetėn "Bashkimi i Kombit", u botua nga Xhelal Staravecka, proces ‑verbali i mbledhjes sė Vithkuqit, nė tė cilin dėnoheshin me vdekje nga Miladin Popoviēi personat e sipėrpėrmendur. Por ndėrsa Gjinishin e vranė prapa krahėve, njė gjė tė tillė nuk mundėn ta bėjnė me Dishnicėn pasi do tė demaskoheshin keqas.

Sė dyti duhet thėnė se Haki Taha e vrau Miladin Popoviēin nė njė lokal nė Prishtinė nė momentin kur ky i fundit i pat thėnė se Kosova ishte e Jugosllavisė dhe vetėvendosje nuk kishte pėr tė pasur. Pak kohė pas vrasjes sė Miladinit, Haki Taha u vra, ndėrsa shoqėruesi i tij Qazim Vula, pasi vuajti nė burgjet e Jugosllavisė, u arratis nė Shqipėri ku vuajti burgjet e tmerrshme tė komunizmit kėtu.

Nė faktnė deklarimet e mėsipėrme tė Enver Hoxhės, ka njė diēka tė sinqertė nga ana e komunistėve tė Shqipėrisė. Ata kanė qenė gjithnjė antinacionalistė tė tėrbuar dhe nė kėtė linjė nacionalizmi quhej rėndom si "shovinizėm" pavarėsisht se nuk ka ekzistuar kurrė ndonjėherė njė shovinizėm shqiptar. Por nuk ėshtė rastėsi qė "shovinistė" shpallen Gjergj Fishta, Haki Taha etj.


Nga ana tjetėr duam tė kujtojmė se njeriu qė kontribuoi mė shumė se kushdo nė ngritjes e Enver Hoxhės nė pushtet, Miladin Popoviē, mban akoma "Urdhėrin e Flamurit" dhe medaljen e "Kujtimit", nė bazė tė vendimit nr 117, datė 5 shtator 1945 tė Kryesisė sė Kėshillit Antifashist Nacional Ēlirimtar (shih "Gazeta Zyrtare" nr 46, 20 shtator 1945, faqe 5).

http://vargmal.org/dan4931
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.8.2009, 14:14   #3
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Citim:
Njė kujtim pėr Haki Tahėn
Prenk Gruda ( 1912-1999)

Populli ynė ka nxjerrė gjithmonė nga gjiri i vet njerėz tė sakrificave e nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare e pėr qėndresė burrnore, tue pėrballua me vetmohim vėshtirėsitė ashtu siē asht tue i pėrballue me vetmohim e tue qėndrue granit-heroizmi populli i Kosovės. I frymėzuem natyrisht prej bijėve e bijave tė tij si Haki Taha, duke ecur nė gjurmėt e Azem e Shote Galicės, tė Gjon Serreqit e Marie Shllakut e me qindra tė tjerė heronj e dėshmorė qė luftuan pėr Kosovėn, pėr Shqipėrinė Etnike. Ata u desh tė pėrballonin nė kėtė luftė jo vetėm pushtuesit sllavė, por edhe komunistėt shqiptarė tė ēoroditun me kryetarin e tyre tė degjeneruar, sllavo-komunistin, shkatrruesin e Kombit, Enver Hoxha.

Pėr kryetrimin Haki Taha mund tė flasish e shkruash njė libėr tė tėrė, por unė po marr pėrsipėr veē njė kujtim tė shkurtėr nga njohja e miqėsia nė rininė time shkollore e mė pas.

Ishte prej Gjakove qė ka qenė gjithmonė njė ēerdhe e shqiptarizmit. Hakiun e njoha pėr herė tė parė nė konviktin "Malet Tona" nė Shkodėr, mandej na ra pėr disa vjet me kalue sė bashku nė Normale tė Elbasanit e Shkollė Teknike nė Tiranė, gjatė pushimeve shkollore.

Hakiu ishte i gjatė e i hollė me njė trup tė hijshėm burrnor. Ishte i dashtun e shumė i njerėzishėm, por i padurueshėm me ata qė anonin nga e majta duke mendue se kėshtu i shėrbenin Kosovės e Shqipėrise Etnike. Bile njė herė u ngatrrue keq me Asim Vokshin e gjithnjė i kritikonte Emin Durakun e Xheladin Hanėn tue iu thanė se rusėt kanė ndryshue kryeqytetin e taktikėn, por kanė gjithmonė tė njėjtėn strategji pansllave, pėrpimjen e shqiptarėve pėr dalje nė ujrat e ngrohta tė Mesdheut etj.

Fjalėt e Hakiut ishin bindėse, sepse ai thoshte tė vėrtetėn pa zbukurime si dhe pa frikė. Fjala e tij zinte vend dhe sytė e tij ishin imponues besimi. S'kishte shumė shokė, mbasi ai gjithnjė lexonte vepra frėngjisht dhe nuk e kisha parė tė lexonte shpesh libra tė mėsimeve shkollore, e megjithatė ai ishte pėrherė ndėr tė parėt e klasės sė tij, gja qė e provon se ishte shumė i squet.

Ka qenė shkrimtar i mprehtė e prozator e poet. Pėrshėndetja e Kosovės nga Qafa e Prushit 1938, nė "Hylli i Dritės" ėshtė shumė mallėngjyese, njė hymn i djelmėnisė shqiptare pėr Nanėn Kosovė. Ma vonė shumė shkrime tė tjera tė botueme apo dorėshkrime provojnė aftėsitė e Hakiut si shkrimtar.

Ai ndiqte gjurmėt e Apostujve tė Rilindjes. Fishta e Naimi ishin pėr tė Ungjilli e Kurani. Admironte Mjedėn e Asdrenin, Prenushin e Ēajupin. Interesant ishte pėr mue kur vinte padėr Anton Harapi e fratel Gjoni me u takue me Haki Tahėn nė Normalen e Elbasanit e nė Shkollen Teknike nė Tiranė.

Mė 28 shkurt 1937, Hakiu formoi njė celulė tė fshehtė, nė formė organizate, vetė i pestė: Haki Taha kryetar, Minush Lipovski, Zeki Shehi (tė tre gjakovarė), Murat Llabunishti nga Struga e Prenk Gruda prej Malėsisė sė Madhe tė Shkodrės. Ne ishim tė gjithė tė betuem pėr ēdo gja me e mbajt sekretin, me qenė tė gatshėm po tė jetė nevoja, me e dhanė jetėn pėr kauzėn e shejtė tė Kosovės.

Duhej me u ruejt mos me ra nė sy tė Qeverisė sė asaj kohe, e cila nuk lejonte manifestime pėr ēėshtje tė Kosovės as tė vendeve tė tjera etnike nė robni nė Jugosllavi e as pėr Ēamėrinė nėn robėrinė greke. Qėllimi kryesor ishte me mbledhun lajme pėr gjendjen e terrorit nė Kosovė, pėr krimet serbo-malazeze e maqedone mbi shqiptarėt e pambrojtun. Mu nė anėn veriperėndimore nė Fushė-Mbret nė Elbasan, ishin instalue nja 30 familje kosovare dhe me ta ishim pėr ēdo javė, disa prej tyne pranuen me shkue nė Kosovė mėfshehtas me marrė hetime mbi ēdo gja qė banin sllavėt nė damin e shqiptarėve.

Haki Taha kishte takime me disa personalitete nė Tiranė dhe me fretėn nė Shkodėr. Ishte shumė aktiv dhe pėr ēėshtje shqiptare nuk lodhej kurrė tue folė e punue. Thonte, duhet edhe ne shqiptarėt tė bashkohemi si bota e qytetnueme nė Shqipni Etnike. Ai nuk ishte agresor e as urrejtės pėr hakmarrje, por vetėm pėr liri e bashkim tė trojeve, sepse thonte s'ka Shqipni tė madhe e as tė vogel veē asaj ku ende janė shumica shqiptarė e shungullon amėl gjuha shqipe...

Nė Shqipni e nė Kosovė Haki Taha pothuejse asht harrue nga terrori e nga propoganda komuniste e Enver Hoxhės me shokė, qė janė pėrpjekė me vu nė dukje Miladin Popoviēin, mėsuesin e tyre si gjoja shqiptarofil ndėrsa Haki Tahėn si fashist e udbash. Kurse nė mėrgim asht folė e shkrue shumė pak pėr Haki Tahėn nga disa grupe e njerėz partinash, tue dashtė me paraqitė se Hakiu ka qenė me ta e asht i tyne...

Mirėpo Haki Taha nuk ka pas grup e as parti, vetėm ka qenė shqiptar e pėr Shqipni Etnike.

Haki Taha i qėndron besnik betimit dhe mė 14 mars 1945, i hyn nė zyrė nė Prishtinė Miladin Popoviēit tue i thanė se "mjaft ma i ke mashtrue e tradhėtue shqiptarėt" dhe e vret.

Hakiu nuk ja duel me u arratis prej Prishtine, prandaj vret veten. Minush Lipovski e Zeki Shehi kanė vdek ndėr tortura nė Goli-Otok, ndėrsa Murat Llabunishtin, Sigurimi i Shqipnisė e ka arrestue nė Elbasan e dorėzue UDB-sė jugosllave nė Shkup ku e kanė mbyt me tortura, ndėrsa Prenk Gruda ka mbet dėshmitar i shokėve tė tij dhe i shumė ēėshtjeve tragjike shqiptare.


Asht folė se masakrimi i 5-6 mijė shqiptarėve nė Tivar u ba atė ditė qė Haki Taha vret Miladinin, gjoja pėr hakmarrje. Prishtinėn e hymnizoi gjaku i Haki Tahės - Hero dhe Tivari u la me gjakun e mijra shqiptarėve tė pafajshėm - dėshmorė tė Kombit Shqiptar.


"Albania Gazette of Boston", nr.1 (26), vol.3, janar 1997
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

1945: Masakra e Tivarit - Lufta civile nga Kandhaon nė danėn "1944-2010: Pushtimi sllav"

TGr/ 1992-2009: Vrasja e emigrantėve shqiptarė nė Greqi nga VNf nė danėn "Terrorizmi a/sh"

1945: Shqipėria Veriore nė pranverėn e 1945-ės (raport britanik) - Agresioni komunist nga mesdimr nė danėn "1944-2010: Pushtimi sllav"

TSr/ 1945: Masakra sllavomalazeze e Tivarit nga allianz nė danėn "Terrorizmi a/sh"

Antireligion - Monarchy (1912-1945) nga mesdimr nė danėn "Briefing"



Brezi orar MG +1. Ora tani ėshtė 08:29.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2010 SH

vargmal.org ka bllokuar qasjen pėr kėto vende: Arabi Saudite, Izrael, Iran, Pakistan, Indi, Kinė, Vatikan, Kenia, Brazil

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.