Kthehu   Kreu > Vargmal > Antropologji
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 29.10.2006, 17:26   #41
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Por, thuaj se tė gjithė anthropologėt kanė vėzhguar nė popullin t'ėnė tipare qė provojnė se duhet tė ketė, me doemos, kryqzime me raca tė huaja. Krerėt dolikoqefalė, syt e kaltėrt e flokėt e verdhė, qė hasen aty kėtu edhe ndėr ne, nuk janė veēorira tė racės dinarike. Lindin, pra, dyshime qė duhen sqaruar. Spjegimin na e jep, deri diku, Marcello Boldrini. Ky, me gjithė se nuk e largon preras dyshimin e kryqzimevet, qoftė edhe shumė tė kufizuara, me racat sllave, thot se “kushtet gjeografike, faktorėt ekonomikė, ndryshimet e pėrgjasimet anthropologjike me popujt fqinjė, gjuha, zakonet pėrkrahin hipothezėn e pėrzierjevet tė vjetra qė munt tė kenė ndodhur edhe pėrpara vėndosjes sė kėtij populli nė selin e sotėshme...” 24) Kush munt tė thotė, atėherė, se Ilirėt e lashtė, kur zunė vėnt nė Gadishullin ballkanik, nuk ishin, qė tė gjithė, tė njė tipi tė vetėm fizik, por kishte midis tyre individė tė pajosur me te gjitha tiparet qė shihen edhe sot nė popullin shqiptar ?

Tashi duhet bėrė edhe njė pyetje me rėndėsi qė ka lidhje vetėm me tregonjsin qefalik: kur pėrshkrimet e vjetra dhe kafkat e tė vdekurvet thonė se llirėt kanė qėnė kokė-gjatė, si munt tė spjegohet brakiqefalija e fortė qė vihet ré nė Shqiptarėt e sotshėm e, pėrgjithėsisht, edhe nė pėrfaqsonjsit e tjerė tė racės dinarike? Anthropologėt pėr shumė kohė janė orvatur t'a spjegojnė kėtė fenomen. Kanė thėnė nė krye se, kur nė disa varre, si pėr shėmbull nė Glasinac, shihen ndėr kohė tė ndryshme kafka qė kalojnė nga dolikoqefalija nė brakiqefali, ka njė popull kokė-shkurtėr qė vjen prej sė largu dhe pėrzihet me vėndėsit kokė-gjatė. Bile, pas njė hipoteze tė dytė — tė dalė gjithnjė nė kohėn kur anthropologjija gjendej nė shpėrgėnjt e foshnjėris — brakiqelalija kishte origjinė aziatike, domethėnė ngastrat qė popujt brakiqefalė zinin nė kartėn e Evropės ishin trevat ku popujt indo-gjermanė ishin pėrzierė me popujt jo tė gjakut arjan t'ardhur prej kontinentit lindor. Por sot tė dyja kėto hipotheza janė rrėxuar preras dhe prej tė gjithė shkencėtarėvet ėsht pranuar se popujt kokė-shkurtėr kanė rrėnjė kryekėput evropjane. 25) Anthropologėt janė, gjithashtu, tė mendimit — me gjithė qė fenomeni nuk ėsht spjeguar edhé — se nė disa zona tregonjėsi qefalik vjen duke u rritur; po kalohet pra vazhdimisht prej kafkave dolikoide nė kafka brakoide pa patur pėrzjerje gjaku. Pittard-i kėtė fenomen e ka vėnė ré nė komunėn e Londrės dhe nė krahinėn e Savo-

_____________
24) Marcello BOLDRINI : «Op. Cit.», faqe 44.
25) Renato BIASUTTI : «La classificazione delle Razze Umane», faqe 276 e 301.
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.10.2006, 17:27   #42
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
jės; 26) Biasutti thot se kėtė shndrrim tė trajtės sė kokės nuk -duhet tė lodhemi pėr t'a kėrkuar ndėr gėrmime tė banesavet tė dikurshme tė popujvet, pse sot, nė shumė krahina t'Evropės, nga tė cilat nė disa lugina t'Alpeve, ėsht e dokumentuar shtesa e brakiqefalis. 27)

Nė kohėn kur Franz Bopp-i dhe shkolla e tij bėnin krahasime ndėrmjet gjuhėsh tė ndryshme pėr tė zbuluar nė to karakterin hindo-gjerman, njė studjonjės i math engles, Max Mueller-i, shkruante se popujt qė flitnin gjuhė tė njė rrėnje, kishin edhe besime qė i pėrngjanin mjaft njėri tjetrit. 28) Theorija e tij qe luftuar prej shumė kuj pėr njė kohė tė gjatė, por mė vonė u kuptua se lufta qe e pavėnt. 29) U pranua gati nga tė tėrė mithologėt se nė themel theorija e Max Mueller-it ishte e drejtė e prandaj, edhe njė herė nisėn kėrkimet nė kėtė drejtim.

Ėsht pohuar prej tė gjithvet se baza e mithologjis arjane ėsht besimi i diellit. Ky besim, si ndėr popuj tė tjerė tė lashtė me gjuhė arjane ashtu edhe ndėr Ilirėt, qe nė pah tė math dhe, pėr ēudi, pjesė tė tij kanė mbetur gjallė gjer nė ditėt t'ona nė popullin shqiptar.

Disa vjetė mė parė u zbulua n'Austri kryeqyteti i krahinės Noricum qė banohej prej Ilirėsh.30) Thirrej Noreia dhe gjėndej nė malin Lugenboden. Ndėr sa ndėrtesa tė tjera u zbulua edhe pallati mbretror dhe, jo shumė lark kėtij, njė tempull i goditur nė tė tretin shekull p.e.s.. Ky tempull ėsht i rrumbullakėt, 31) me tetė metra diametėr dhe i rrethuar me njė postrehė, pullazi i sė cilės mbahej, si duket, me shtylla tė drunjta. Nė mes ishte altari, i pėrbėrė prej katėr rrasash tė tė mėdha e tė rėnda, tė latuara e tė ngritura mbi tokė. Ndėn altar ndodhej vatra e zjarmit pėr flit qė truheshin. Ndonjė statujė Perėndije nuk u gjet nė kėtė vėnt tė shėnjtė, pse besimi i Ilirvet ishte pa ikona. Por mėnyra e ndėrtimit tė kujton me njė herė tempujt e vjetėr tė Romės ku nderohej dielli.

_____________
26) PITTARD : «Les Races et histoire», faqe 19, 28, 29 e tutje.
27) BIASUTTI : .L'Umanita attuale», faqe 229, 230.
28) J. EVOLA : «Il Mito del sangue», faqe 9.
29) Raffaele PETTAZZONI : (Accademico d'Italia) : «Antichi culti nella penisola balcanica», Rivista d'Albania, 1941, faqe 109.
30) GELASIUS : «Bindimi i Diellit ndėr Ilirėt», Hylli i Dritės, 1913, faqe 77.
31) THALLOCZY shkruan se Ilirėt “kishin tempuj tė rrumbullakėt, tė goditur pėrmbi bregore...” Bota Shqiptare, faqe 106.
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.10.2006, 17:28   #43
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Nė majė tė njė kodre qė gjėndet pranė katundit Igls nė malsi tė Tirolit, Zonja Miltner ka zbuluar njė tempull tjetėr ilir, nė mes tė tė cilit u gjet shtrirė njė rras’ e madhe qė pėrbėnte altarin. 32) Nė mėngjes, kur dielli dilte pėr tė parėn herė nė buzė tė malit, rrezet e tij binin mu nė mes t'altarit duke-kaluar nėpėr njė gallustėr tė hapur, pėr kėtė qėllim, nė pullas. Qė kjo ndėrtesė ėsht faltore nuk duhet tė kemi asnjė dyshim; varret rreth - e - rrotull sajė vėrtetojnė se, njė soj si sot, edhe Ilirvet tė moēėm i u pėlqente t'i varrosnin tė dashurit e tyre afėr tokės sė bekuar.

Ndėr popujt e tjerė tė vjetėr qė banonin nė Ballkan, kulti i diellit ka qėnė shumė i pėrhapur. 33) Ky kult as nuk ka qėnė i njohur nė kohėn greke arkaike e klasike me pėrjashtim tė Helios-it nė Rodi; por edhe pėr kėtė dyshohet se mos ka origjinė tė huaj. Njė filozof platonik, Maksimi prej Tiros, tregon se fisi ilir i Peonvet adhuronte diellin nė trajtė tė pafytyrzuar tė njė disku tė vogėl tė lartėsuar mbi njė shkop tė gjatė. Nė monedhat e mbretit Lykkeios tė Peonis, qė qe aleat i Ilirvet tė tjerė e i Thrakasvet kundėr Mbretit tė Maqedhonis, shihet dėndur koka e Apollit stolisur me dafina; ky ka qėnė perėndi qė pėrfytyronte diellin.

Edhe Thrakasit qė, si ē'thamė, janė tė njėj gjaku e gjuhe me Ilirėt, e adhuronin diellin. Sofokliu, nė tragjedin e ēdukur Tereus, vė kėto fjalė nė gojėn e Thrakasit Orfé: “O Diell hyll shumė i nderuar prej Thrakasvet, miq tė kuajve.” Nė njė tragjedi tjetėr t'Eskilit, Bassaridet, Orfeu squhet qė me natė pėr t'u ngjitur pėrpara agimit nė majėn e malit Pangeo qė t'i falej Diellit, i cili pėr tė ishte Perėndija m'e madhe.

Nuk ka shėnja tė shumta t'adhurimit tė diellit anikonik nga ana e Thrakasvet. Por provohet mirė besimi i tyre ndaj Apollit, tė cilit shumė herė i ngjiten mbiemra vendės, si pėr shėmlbull Sitalkas, ashtu si ē'janė thirrur shumė nga princat e vėndit, dhe Zerynthois qė pėrfaqson emrin e njė fisi tė tyre. Fytyra e “kalorsit thrakas” ka zakonisht rreth kokės njė kurorė rrezesh, shėnj' e qartė kjo qė vėrteton lidhjen shpirtrore tė popullit me diellin

Tė pėrmėndim, me qėnė se ra rasja, edhe njė legjendė maqedhonase, mbassi edhe populli qė polli Lekėn e Math ėsht, si pas mendimit tė shumicės sė historjanvet, i njė origjine me Ilirėt. Perdika, themelonjsi i shtėpis mbretnore tė Maqedhonis, ishte m'i vogli i tre vllezėrve tė cilėt, nga toka

_____________
32) GELASIUS : «Op. Cit.» faqe 80.
33) Mbi adhurimin e diellit ndėr Ilirė, Thrakas e Maqedhonas, shif PETTAZZONI, «Op. Cit.»
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.10.2006, 17:29   #44
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
e Iliris, kishin shkuar nė Lebaia dhe ishin marrė nė shėrbim si barinj' prej mbretit tė vėndit. Kur mbretresha mbrunte bukėt, kishte vėnė ré se kurdoherė buka e Perdikės bymehej dy herė mė shumė nga bukėt e tjera. I a kallxon kėtė gjė Mbretit dhe ky, i trėmbur prej kėtij farė paralajmėrimi, i dėbon tė tre vllezrit. Ata kėrkojnė rrogėn q'u qe caktuar, por mbreti nuk u a jep. Veē, u tregon kėtyreve diellin qė n'atė ēast po hynte nė shtėpi nga njė bir' e pullazit, dhe u thotė: “kjo ėsht rroga qė ju meritoni.” Dhe ja ku Perdika pėrgjigjet nė kėmbė e nė dorė: “edhe ne e pranojmė” dhe, me njė thikė qė kishte me vehte, shkroi mbi tokė rrethin e diellit. Pastaj hyri tri herė mbrėnda kėtij dielli tė vizatuar pėr dhé e u largua bashkė me tė vllezrit. Vepra me karakter magjik dha pėrfundimin e pritur, pse Perdika, kur pushtoi tė gjithė Maqedhonin, u bė edhe zot i Lebaia-s. Legjenda dėshmon hapėt se edhe ndėr Maqedhonas dielli adhurohej.

Ndėrsa ky adhurim i diellit tregon me saktėsi vulėn arjane qė mbante populli ilir dhe popujt q'ishin tė njėj gjaku me tė, traditat e mbetura gjer mė sot ndėr Shqiptarė flasin hapet mbi origjinėn ilire tė popullit t'onė.

Populli i malevet dhe i fushavet beson edhe sot me kėmbėngulje nė diellin. Njėzet shekuj krishterimi e myslimanizmi nuk kanė mundur t'i a ērrėnjosin kėtė besim. Ai vazhdon tė hetohet pėr diell e pėr rreze tė tij. Njė varg bestytnish (supersticjonesh) e lidhin me tė. Nė folklorin t'onė gjėnden pjesė tė shumta kėngėsh nė tė cilat kreshnikėt flasin me diellin si tė flisnin me njė vehtje tė gjallė, i kėrkojnė atij tė mira dhe i binden.

Por ka edhe mė. D. Nikollė Gazulli na tregon se Ilirėt kishin pėr simbol tė diellit kryqin me grepēa, atė qė kanė pasur edhe tė gjithė popujt arjanė dhe qė pėrfaqsonte zjarmin, flakėn e gjallė. 34) Ky simbol, na siguron Autori, ėsht i njohur edhe sot ndėr malsit e Snkodrės. Shumė gra e qėndisin kryqin me grepēa ndėr xhubleta tė tyre. Nė hetimet qė ai ka bėrė duke pyetur ato qė mirren me kėto qėndima, ka nxėnė se ky trashgim u ka mbetur prej plakash tė moēme.

***

Tashi tė pėrmbledhim mendimet mbi origjinėn e racės shqiptare.

_____________
34) GELASIUS: (pseudonimi i D. Nikollė Gazullit) «Op. Cit.» faqe 83 - 84. Kryqi me grepēa mbahet si emblema e Pantheonit arjan dhe e qytetrimit arjan. Gjermanėt e sotshėm e kanė vėnė atė nė flamurin kombėtar pėr tė kallxuar lidhjen e ngushtė shpirtrore tė lėvizjes sė tvre me traditat e mbetura trashgim prei stėrgjyshėrve.
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.10.2006, 17:30   #45
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Pamė nė kėto faqe se Ilirėt janė popull me gjak e gjuhė indo-gjermane dhe se Shqiptarėt janė bijt e tyre tė vėndosur nė krahinat e sotshme qė nga kohėt mė tė lashta.

Nga theorit e ndryshme linguistike, shkencėtarėt po pėrkrahin mė shumė atė qė thotė se gjuha shqipe ėsht njė gjuhė thrakoilire dhe, duke qėnė se po provohet se Thrakas e Ilir janė dy degė tė njė ethnos-i tė vetėm, duhet pranuar mendimi i Ribezzo-s, si pas tė cilit Shqiptarėt e sotshėm janė pasardhėsit e Ilirvet.

Kėrkimet arkeologjike na vijnė nė ndihmė pikėrisht atje ku lajmet historike mungojnė dhe provat gjuhėsore nuk kanė fuqi. Ėsht njė periudhė kur karta ethnografike e Ballkanit ėsht pėrzier shumė, pse popuj tė ndryshėm aziatikė janė dyndur mbi tokėt e Gadishullit dhe popujt anas (autoktonė) kanė qenė tė detyruar tė ndryshojnė vėnt. Zbulimet e tumuleve tė Komanit dhe ato tė Afionės japin lėndė tė mjaftė pėr tė vėrtetuar vazhdimin e elementit ethnik qė nga shkatrrimi i Perandoris sė Romės gjer nė shekullin e tetė e.s.. Pas kėsaj kohe historija nuk flet mė pėr migrim fisesh tė huaja nė tokėn e banuar prej Shqiptarvet.

Anthropologėt nuk kanė lėndė tė mjaftuarshme skeletrike pėr tė vėndosur se Shqiptarė e Ilirė janė njė racė e vetme. As kronikanėt e vjetėr nuk pėrshkruajnė gjė me saktėsi. Por nga studimet e bėra mbi Shqiptarėt e sotshėm provohet se kėta janė tė njė race tė vetme qė thirret dinarike ose ilirike dhe kanė afrim vetėm me ata popuj qė janė vėndosur nė vise ku historikisht provohet se ka njė nėnshtresė tė dėndur Ilirėsh.

Mė nė funt, nga mithologjija nxjerrim gjith ato prova pėr tė vėrtetuar se tė parėt t'anė ishin arjanė dhe se Shqiptarėt e sotshėm ruajnė edhe sot shumė besime nė lidhje me diellin. Kėto bestytni na kanė mbetur trashgim nga besimet e Ilirvet.

“Shqiptarvet tė soēėm, thot Arturo Galanti, i u pėrshtatet, emri neo-ilir, porsi Grekvet tė rinj ai i neo-helenvet dhe Italjanvet, Frėngjvet, Spanjolvet, Portogezvet e Rumunvet emri neo-latin”. 35) Krahasimi i Auktorit italjan mbėshtetet mė fortė nė gjuhė e qytetrim se sa nė gjak. Shqiptarėt janė stėrnipėt e drejtė-pėr-drejtė t'Ilirvet, jo vetėm pse rrėnja e gjuhės sė tyre ėsht ilire dhe se qytetrimi i vėrtetė i tyre mban shumė elemente tė qytetrimit tė kėtij populli, por mė tepėr pse nė venat e tyre lėviz po ai gjak qė dikur i u jipte jetė e gjallėri IIirvet tė lashtė.

_____________
35) Arturo GALANTI : “Populli Shqiptar”, nė Bota Shqiptare, 1943, faqe 117.
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.11.2006, 14:36   #46
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
IV.

RACA SHQIPTARE NĖPĖR SHEKUJ

NDIKIMET NĖ GJAK DHE NDIKIMET NĖ GJUHĖ E QYTETRIM - KOLONIT GREKE DHE PUSHTIMI ROMAK - DYNDJET E SĖRBVET E TĖ BULLGARVET - DIASPORA E PARĖ SHQIPTARE - MYSLIMANIZMI DHE RACA - SHQIPTARĖT NE KOSOVĖ - SHQIPTARĖT E MĖDHENJ.



Tė flaē pėr origjinėn e largėt tė njė populli evropian, nuk ke thėnė kurrgjė pėr racėn e tij, pse dyndjet e shumta tė popujvet qė kanė mbushur faqet e historis sė mesme e tė ré, qė nga shkatrrimi i Romės gjer nė ditėt t'ona, kanė lėnė, pa dyshim, gjurmė tė pashlyershme nė kartėn ethnografike tė kėtij kontinenti. Shumė popuj,dikur krejt tė pastėr pėr racė, sot janė ndryshuar kaq fort, sa qė munt tė thuhet se nė venat e tyre qarkullon ēdo lloj gjaku tjetėr pėrveē atij tė fisit q'i u ka lėnė emrin ose, ndonjė herė, gjuhėn. Shėmbullin mė tė gjallė na e japin Grekėt e sotshėm. Thezin e shpallur nga Fallmerayer-i e pėrkrahin edhe anthropologėt: shumė pak gjak i u ka mbetur fqinjvet t'anė tė jugės nga Elenėt e moēėm. Gjuha e Omerit mbulon me mantelin e sajė njė tok Shqiptarėsh e Sllavėsh t'ardhur nė Gadishullin elenik gjatė sundimit bizantin q' i a ka ndryshuar krejt vijat morfologjike dhe veēorit psiqike popullit vėndės.

Po ajo vėré munt tė bėhet edhe pėr pjesėn mė tė madhe t'ilirvet tė vjetėr. Fiset e tyre, tė shumta nė numėr, ishin pėrhapur qė pėrtej Danubit — Baviera, Austrija e Hungarija banoheshin prej tyre 1) — gjer nė gjirin e Ambracis dhe njė vijė qė ndjek afėr e ngjat kufirin e paraluftės midis Jugosllavis e Rumanis dhe Jugosllavis e Bullgaris i ndante, nga ana e lindjes, me popujt fqinjė q'ishin, edhe kėta, tė njė gjaku me ta. Mbrėnda kėtij trekėndshi kaq tė math, sot zė vėnt njė grumbull popujsh tė ndryshėm: Gjermanė, Kroatė, Sėrbė, Malazias, Bosnjakė e Hercegovinas, Bullgarė, Shqiptarė e Vllehė, pa pėrmėndur grupet e tjera mė tė vogla qė janė

_____________
1) Karl PATSCH : «Ilirėt», pėrkthyer prej Karl Gurakuqit, Tiranė, 1923, faqe 5.
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.11.2006, 14:36   #47
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
infiltruar mė me pakicė. Pėr tė kuptuar si kanė ndodhur kėto shtrajtime ethnike, duhen pėrmėndur pa tjetėr lėvizjet e fisevet tė ndryshme qė janė sjellė ndėr kėto vise e qė kanė lėnė nė racė gjurmė tė pashlyershme.

Edhe kur njė popull, si Ilirėt, zė vėnt nė njė trevė tė caktuar dhe heth rrėnjė ndėr viset mė tė pėrshtatėshme pėr banesė, nuk siguron pastėrtin e gjakut pėr sa kohė popuj tė tjerė, pėr arsye imperializmi ose pse vazhdojnė jetėn endacake, hidhen nė trevėn e tij dhe ose e pushtojnė ushtarakisht ose depėrtohen (infiltrohen) nė tė. Kėta, nė ēdo rasje, i a turbullojnė pak a shumė qytetrimin dhe i a pėrziejnė gjakun. J. Brunhes, nė veprėn e tij La Géographie de l’Histoire i dallon lėvizjet e popujve «nė lėvizje qė ndryshojnė karakterin e racave pse veprojnė nė turma tė mėdha (racial drift) e nė lėvizje qė ndryshojnė vetėm qytetrimin e tyre (cultural drift), pse tė riardhurit nuk bėjnė gjė tjetėr veēse depėrtohen, treten nė popullsin e mė parėshme tė vėndit ; por edhe depėrtimi (infiltrimi) nuk kalon pa lėnė ndonjė ndikim nė racė 2)».

Mendimi i kėtij Auktori i pėrngjan, me gjithė se nuk pėrputhet, edhe pėrfundimit nė tė cilin arrin Pittard-i. Anthropologu zviceran mendon se shumė rrallė ndoth qė njė popull t'i japė veēorit e veta fizike njė populli tjetėr qė pushton. Pikėrisht kėtė thonė edhe Gini, Martial-i e Genna. I pari flet mbi qėndresėn e pamposhtur tė veēorive anthropologjike tė popujvet tė sunduar pėr ball ndikimevet tė popujvet sundonjės ; i dyti thot se metiēėt e lindur nga kryqzimet e Galvet me Romakėt i humbėn dal-e-ngadalė shėnjat e romanizimit pėr shkak tė kryqzimevet tė mėvonėshme me elementin vėndės ; i treti pėrmėnt se si depėrtimet e Asirvet tė vjetėr ndėr Ebrej nuk kanė numdur tė ndryshojnė pėrbėrjen etnike tė kėtyreve tė fundit, me gjithė se tė dy kėta popuj i pėrkisnin trungut semit 3).

Popujt qė kanė patur tė bėjnė me Ilirėt gjatė shekujve kanė qėnė kolonizatorė, pushtonjės ushtarakė ose migrantė endacakė. Kėta nuk kanė patur kontakt tė barabartė me tė gjithė turmėn ilirike tė pėrhapur nė njė trevė kaq tė madhe. Por, ndėrsa ndrydhja e tyre ka qėnė m'e fortė pėr disa fise e vise, ka qėnė shumė m'e dobėt ose nuk ėsht ndier aspak ndėr fise e vise tė tjera. Disa nga kėta popuj nuk kanė lėne gjurmė veēse nė qytetrim; kurse disa tė tjerė kanė lėnė

_____________
2) Henri BERR : nė Parathėnje tė veprės «Les Races et l'Histoire», faqe 13.
3) Shif mbi kėtė argument: MARRO : «Op. Cit.», faqe 39 e tutje.
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.11.2006, 14:41   #48
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
shumė gjak ndėr viset e pushtuara. "Vetėm ai grup i Ilirvet qė mė vonė u ēqua me emrin Shqiptar, qėndroi m'i pastėrti dhe, me gjithė se e ndjeu mjaft ndikesėn e qytetrimit tė huaj, mbeti gati krejt i paprekur pėr nga raca.

Por, pėr tė kuptuar kėtė tė vėrtetė, duhet tė hyjmė pak nė histori e tė flasim, nė vija tė pėrgjithėshme, mbi trajtėn e pėrpjekjevet qė Ilirėt e moēėm e Shqiptarėt e mėvonshėm patėn me tė huaj.

***

Nė jugė tė viseve qė banoheshin prej tė parvet t'anė qėndronte njė popull shumė m'i qytetruar e m'i organizuar se ata. Grekėt kishin zėnė vėnt nė njė tokė tė varfėr. Pėr tė jetuar nė nivelin q'i u impononte qytetrimi, kishin nevojė pėr tė shfrytzuar vise mė tė pasura tė banuara prej popujsh qė ata i thirrnin barbarė. Kishin, pėr ato kohė, njė industri tė pėrparuar dhe, mbi tė gjitha, njė tregti shumė tė zhvilluar. I u shisnin «barbarvet» mallra tė fabrikuar nė qytetet e tyre tė shkėlqyera ose tė blerė ndėr vise tė tjera tė Mesdheut dhe i u mirrnin ē'u duhej pėr tė jetuar: drith, metale tė ēėmuarshme e ēdo pasuri tjetėr. Deti Mesdhé ishte qarkuar prej kollonive tė tyre tė lulzuara. Edhe nė Bregun lindor t'Adriatikut, Grekėt themeluan njė vark qytetesh midis sė cilave ēquhen Buthroton, Phoinikon, Apollonia, Dyrrachion, Nymphaion e Lissus.

Ndikimi helen ndėr kėto vise ėsht ndier mė fort nė kulturė. Nė besim e gjuhė ka lėnė vrraga tė lehta. Por kudo, nė njė sipėrfaqe tė kufizuar. Nė veri nuk largohej shumė prej rretheve tė kollonis, ndėrsa ne jugė, hinterlandi shtrihej diēka mė tepėr. Pėrveē skelave tė bregdetit, nė mes t'Apollonis e tė Butrintos kemi edhe disa qėndra tė tjera greke, sidomos nė Mallakastėr, qė shėrbenin si tregje ku, midis vendėsvet e t'ardhurvet shkėmbeheshin prodhime bujqėsore me lėndė industrore. Kultura q'u pėrhap nė kėto vise ishte greke. Por harti grek, diku diku merr trajta tė posaēme qė kanė lindur nga shpirti krijonjės i vėndit. Shėmbull: kapitelet e stilit apolloniat tė zbuluara nė Pojan nga Kryetari i Misjonit frėng Léon Rey. Por, sidoqoftė, mbetemi nė fushėn e kulturės. Pėrzierje gjaku nuk ka pasur aspak, ose ka pasur aq shumė pak sa qė nuk vlen as tė zihet me gojė.

Me pushtimin romak ndikesa e huaj bėhet shumė m'e fortė. Passi Mbreti i funtmė i Ilirvet, Genci, thyhet, zihet rop (nė vitin 168 p.e.s.) dhe dėrgohet nė Romė pėr tė stolisur karrocėn triumfore tė Pretorit Lucius Anicius, tė gjitha
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.11.2006, 14:43   #49
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
tokėt e Mbretris sė tij e tė fisevet tė tjera bjenė dal-e-ngadalė nė dorė t'ushtris sė fortė tė Qytetit tė shiat kodravet. Populli ngadhnjimtar nuk ėsht vetėm i fuqishėm ushtarakisht, por qėndron edhe shumė pėrpara nė qytetrim. Ndikimi i tij, nė krye i kufizuar, u pėrhap nė tė katėr anėt e tokės ilire, por nuk e romanizoi krejtėsisht popullin qė banonte nė tė.

Ky ndikim nuk qe i barabartė nė tė gjitha viset ; diku u ndie shumė mė tepėr e diku shumė mė pak. Drejtimet e tij pėrputhen me ato q'u ndoqėn nga legjionet ushtarake. Ndjekin pra rrugėt e detit e ato tė tokės qė topografikisht nuk pengojnė kalimin. Nė vija tė pėrgjithėshme presioni romak u ndie mė tepėr nė bregdetin dalmatin, rreth e rrotull rrugės Egnatia qė shkonte nga Apollonia e Durrsi deri nė Salonik dhe nė luginėn e Danubit. Nė kėtė tė funtmen, sidomos, presjoni ka qėnė shumė m'i fortė, pse legjionet e Romės kishin zėnė vėnt me shumicė jo aq pėr tė siguruar arterjet mė tė rėndėsishme tė lėvizjes sė tyre nga sulmet e vendėsvet, se sa pėr tė penguar, nė njė vark fortifikimesh, — q'u shtuan shumė mė tepėr nė kohėn e Justinianit e tė perandorvet tė tjerė tė Bizancit — ēdo mėsymje tė papritur tė popujve nomadė e gjysėm t'egjėr qė vinin prej veriut e prej veri-lindjes. Kemi pra disa pjesė tė tokės ilire shumė tė ndikuara e disa tė tjera, posaēėrisht viset malore ose tė varfra ekonomikisht ose ato q'u ndodhėn lark kėtyre rrugėve jetike pėr Romėn, gati tė paprekura.

Qytetrimi i Romės la gjurmė tė pashlyershme nė ēdo sektor tė jetės. Gjuha pėsoi mė fortė se tė gjitha. Nė shumė vise ilirishtja nuk u fol mė dhe vėndin e sajė e zuri latinishtja. «Sikur tė zgjaste edhe ca kohė ky zhvillim, thot Stadtmüller-i, atėherė gjuha e herėshme shqipe mbrėnda njė ose dy shekujve do t'i ishte shtrue krejtėsisht romanizimit dhe Shqiptarėt e sotshėm do tė flitshin nji dialekt romak qi do t'ishte shumė i afėrm me gjuhėn rumune 4)

Por, ndėrsa qytetrimi e gjuha e ushtarvet tė Romės u pėrhap ku mė shumė e ku mė pak nė tė gjithė Ilirin, asnjė historjan nuk flet pėr depėrtim gjaku latin. Studimet anthropologjike, nga ana tjetėr, e provojnė, siē do tė shohim, kėtė pastėrti. Legjionet e Romės nuk patėn kontakte tė shumta me popullsin vėndėse. Nga viset e Ballkanit, vetėm nė Dacje 5), e pra shumė lark prej tokės shqiptare, thot

_____________
4) STADTMUELLER : «Op. Cit.», nė Hylli i Dritės 1942, faqe 150.
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.1.2007, 00:35   #50
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
historija, u themelua njė koloni romane e shumtė nė numėr, por edhe kjo duhet tė jetė larguar q'andej mė 271 e.s., nė kohėn e Aureljanit, atėherė kur kėrcėnimi i Gotvet e kishte bėrė tė vėshtirė qėndrimin e sajė.

Nga ana tjetėr, sundimi romak ka qėnė shumė i butė me popujt e nėnshtruar qė nuk i qitnin ngatrresa. Ja ē'shkruan Patsch-i pėr tė: «Romanėt nė luftė qenė t'egjėr, e shtrojshin pa farė dhimbe ēdo kryengritje. Por pėrkundrazi, kur sipėranija e tyne njihej e nderohej, atėherė i u jipshin tė nėnshtruemvet nji liri shumė tė gjanė. Ata nuk u pėrkitshin nė kombėsin (mendo racėn) e tyne, as nė besim, as nė kulturėn qi kishin; edhe n'administratė i lijshin tė lirė, pėr sa u jipshin leje interesat e Mbretnia, Ata nuk kėrkojshin prej tė nėnshtruemve qi tė shkriheshin e t’asimiloheshin me ta; por asht e dijtun se pushtimi prej nji populli tė fortė, tė dijtun e tė pėrparuem, linte me doemos gjurmėt e veta nė popullin e mundun. Prej kėsaj pune kuptohet lehtazi, qi tė nėnshtruemit, porsa shihnin se rifitimi i vetqeverimit tė tyne nuk ishte i mundun, i shtroheshin gjėndjes sė re, pėrparojshin, por tue ruejtė vetit kombtare 5)... »

Dhe duhet t'ishte pikėrisht kėshtu. Ndryshe nuk ka si tė spjegohet fakti qė gati dy qint vjetė pas pushtimit nga Roma, fiset ilire e kishin akoma tė ndezur ndjenjėn e liris dhe, shumė ndėr to, tė prira nga Desetiatėt e tė komanduara nga Bato-ja, nisėn kundėr Romakve luftėn pėr shkundjen e robėris, luftė kjo qė zgjati plot tre vjetė (deri mė 9 e.s.) dhe pati episoda tė shkėlqyershėm trimėrije 6)

***

Gjatė sundimit tė Perandoris bizantine, popuj tė shumtė racash tė ndryshme i turren tokėvet tė pasura tė Gadishullit, i drejtohen shumė herė Kostantinopolit dhe e ndryshojnė kryekėput kartėn ethnike tė visevet ku shkelin. Shumė nga kėta kalojnė nėpėr krahinat ilire, por kalim meteorėsh: vrasin, plaēkitin, pa lėnė asnjė trragė tjetėr. Kėshtu ndoth me Gotėt, me Hunėt, me Antėt, me Hungarėt, me Avarėt 7).

Tė huaj qenė edhe Venecjanėt, Amalfitanėt e Raguzanėt

_____________
5) Karl PATSCH : «Ilirėt», faqe 41 - 42.
6) PATSCH : «Ilirėt», faqe 36, 37, 38.
7) PITTARD : nė veprėn e cituar «Lee Races et l'Histoire» faqe 15 pėrmėnt rasjen e Vizigotve qė mbrėnda tridhjet e nėnt vjetėsh bėjnė qindra lėvizje nė Ballkan, n'Itali e nė Spanjė. Ėsht e natyrėshme pyetja : Ē'farė ndikese racore munt tė kenė pasur ata ndėr viset qė shkelėn?
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.1.2007, 00:42   #51
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
qė mbajtėn shumė koloni nė bregun e Adriatikut, por as pėrpjekjet me kėta popuj nuk kanė ndonjė rėndėsi, pse krijuan vetėm marėdhėnje tregtare e jo lidhje gjaku. Nga kėta, Venecjanėt kanė pasur edhe njė farė sipėranije politike ndėr disa krahina afėr detit. Mė vonė Normanėt e Angjevinėt krijuan mbretrira qė mbetėn mė kėmbė pėr shumė vjetė; por kemi tė bėjmė gjithnjė me sundime politike e ushtarake e jo me migracjone popujsh tė tėrė qė munt tė ndryshojnė gjakun e vėndasvet me tė cilėt pėrzihen.

Dy rreziqe i janė kėrcėnuar racės shqiptare gjatė sundimit bizantin: ai i greqizmit dhe ai i sllavizmit. Ndėrsa i pari do tė ndihej vetėm nė gjuhė e nė kulturė, i dyti do t'ishte me tė vėrtetė rrezik pėr ēdukjen ose pėrzierjen e fortė tė gjakut e prandaj do tė kishte pėr rrjedhim shuarjen e njėsis racore shqiptare nė Ballkan.

Njė farė ndikese tė helenizmit e ndjeu populli i ynė porsa Perandorija e Lindjes u nda nga ajo e Perėndimit. Thuaj se e gjithė toka e Ilirvet mbeti nėn Bizantinėt e prej tyre mori pjesėrisht fén orthodokse dhe pėsoi n'organizimin shoqėror, ekonomik e familjar mbresa tė forta qė kanė mbetur tė pashlyera gjer nė ditėt e sotėshme. Sikur kjo Perandori t'ishte ushtarakisht m'e fuqishme, me kulturėn e sajė tė zhvilluar, me ligjėt e pėrsosura dhe me administratėn e mėnēme kishte pėr t'a greqizuar shumė shpejt vėndin t'onė, por ngatrresat e mbrėndėshme dhe luftrat e jashtėme e penguan njė veprim tė kėtillė. Nga kjo pikpamje krijimi i Perandoris latine tė Bizancit nė Kryqėzatėn e katėrt e, bashkė me kėtė, forcimi i auktoritetit tė Dogėvet dhe sundimi i Normanvet e i Angjevinvet kanė qėnė njė farė kundėrpeshe e nevojshme 8). Por pengimin mė tė math helenizimit i a solli dyndja e Sllavėvet, do me thėnė e Serbėvet dhe e Bullgarėvet, nė Ballkan. Kjo ēduku njė rrezik, por ngjalli njė rrezik tjetėr shumė mė tė math.

Sėrbėt ishin bujqė e druarė 9) dhe prandaj tė pazotė pėr luftė. Pėrhapjen dhe fitimet e tyre u a detyrojnė Avarvet prej gjaku turk qė dikur, si fise ushtarake kalorse, shkonin jetė nomade nė krahinėn e Panonis. U dukėn nė tokėn bizantine nė kohėn e mbretrimit tė ēquar tė Justinianit, por, me gjithė se nė fillim nuk patėn sukses pse fuqija e monarkut ilirjan ishte e madhe, nuk shkoi kohė qė tė bėhen element i rrezikshėm pėr Perandorin.

_____________
8) N. JORGA : «Bréve Histoire de l'Albanie et du Peuple Albanais», Bucarest, 1919, faqe 18.
9) STADTMUELLER : «Op. Cit.», Hylli i Dritės, 1942, faqe 150.
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.1.2007, 00:51   #52
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Shkelėn nė dy valė viset e Iliris. Vala e parė nuk ka asnjė rėndėsi, pse mėsymjet bėhen nė grupe tė vogla dhe jo prej njėsish politike t'organizuara. Qėllimi i kėtyre lėvizjeve nuk qe qė tė kėrkonin banesa tė reja, por qė tė bėnin plaēkė; pas ēdo mėsymje ata ktheheshin rishtas pėrtej Danubit ku kishin banesėn e zakonėshme.

Vala e dytė qe shumė m'e rreptė. Tė bashkuar me Avarėt, ata mė 578 shkretuan Thrakėn, Ilirin e vise tė tjera dhe u hodhėn gjer nė Greqi 10). Selaniku u mėsye pėr tė parėn herė prej tyre.

Jehona e pushtimevet tė kėtyre fiseve barbare u pėrhap shpejt nė tė gjithė Perandorin, pra deri nė vise tė largėta t'Azis e t'Afrikės. Duket se nė disa luftėra kėta kanė bashkėpunuar edhe me fise ilire. Peshkopi egjyptian i Nikiu-s shkruante aso here nė kėtė mėnyrė: «Nė lidhje me Perandorin romane ka lajme se mbretrit e kėsaj kohe, bashkė me Barbarėt, me popuj tė huaj e me Ilirjanė, rrėnojnė qytetet kristjane dhe marrin banonjsit robėr. Vetėm qyteti i Salonikut ka mundur tė shpėtojė pse i ka muret e forta dhe, pėr hir tė mbrojtjes sė Zotit, popujt e huaj nuk kanė mundur t'a marrin ; por i gjithė populli i krahinės ka dalė fare 11)».

Kuptohet nga kjo kronikė se munt tė ketė pasur njė farė bashkėpunimi midis Sėrbve dhe njė pjese Ilirjanėsh ndėr vjetėt e parė t'ardhjes sė tyre nė Ballkan ose, tė paktėn, ordhit sllave nuk duhet tė jenė pritur keq prej Ilirvet nė krahinat e tė cilėvet zunė vėnt. E kjo duhet t'i ketė sjellė dobi tė madhe praktike popullit vėndas: ndalimin e ēfarosjes ose tė largimit tė tij nga toka ku banonte qė prej shekujsh. Por, sidoqoftė, kurrgjė nuk i pengonte Sėrbėt qė tė shtriheshin sa nga veri-perndimi aq nga lindja. Disa nga fiset e tyre pushtuan bregdetin dalmatin, tokėt qė sot thirren Sloveni e Kroaci dhe arrijtėn nė veri gjer sa u takuan me popujt gjermanė e me Hungarezėt. Nė kėtė trevė tė gjėrė ata u pėrzien me Ilirėt e i u dhanė kėtyreve gjuhėn. Tė tjera fise u pėrhapėn nė tokėn qė pėrbėn Sėrbin e sotėshme, nė Bosnje, Hercegovinė, Mal tė Zi e u shtyjtėn deri n'Alpet Shqiptare.

Kjo pjesė e dytė ka pėr ne rėndėsi shumė mė tė madhe pse, ndėrsa e para zuri vėnt nėpėr treva tė cilat qė prej kohėsh ishin romanizuar, kjo, me lėvizjet e herė-pas-herėshme

_____________
10) V. N. ZLATARSKI : «Die Besiedelung der Balkanhalbinsel durch die Slaven», nė Revue Int. Et. Balk., 1938, faqe 361 e tutje.
11) VASILIEV: “Op. Cit.” tome I, faqe 223, 224.
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.1.2007, 00:59   #53
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
ka qėnė njė kėrcėnim i vazhduarshėm pėr atė grup t'Ilirvet qė mė vonė u thirrėn Arbėr.

Rėndėsi mė tė madhe nga Sėrbėt pėr Shqipėrin e pa-romanizuar tė shekujvet XI, XII, XIII kanė Bullgarėt. Kėta, kur shkelėn pėr tė parėn herė nė Ballkan t'udhėhequr nga Asparuchi dhe u vėndosėn nė Dobruxhėn e sotėshme, ishin tė pakėt nė numėr, por luftarė tė zotė e prandaj shumė tė rrezikshėm pėr Perandorin e Bizancit. Nga kontakti qė patėn me Sllavėt, tė cilėt n'atė kohė ishin pėrhapur nė jugė tė Danubit, u sllavizuan e u shtuan tepėr, pse nė rreshtat e tyre hyri edhe shumė element sėrb. Muarėn pra gjuhėn e tyre, fén kristjane dhe, sidomos, gjakun sllav. Nxunė, gjithashtu, mjeshtrinė kryesore tė Sėrbvet, bujqėsin.

Nė takimet qė kėta Bullgarė tė sllavizuar patėn me Shqiptarėt, prej shekullit tė shtatė deri nė shekullin e dhjetė, jetuan nė paq 12). Nė tre shekujt e pastajshėm kemi periudhėn perandorake bullgare. Tė prirė prej Perandorit tė tyre Simeon i Math, kėta luftojnė kundėr Bizancit, e thyejnė nė shumė anė ; i u shpallin luftė Sėrbvet, i mposhtin edhe kėta. Mė 917 Shqipėrija e jugės, Epiri me kryeqytetin e tij Nikopolis, dhe njė pjes' e Shqipėris sė mesme bjenė nė duart e tyre.

Qėndrimi i Bullgarėvet nė Shqipėri ka lėnė shumė fjalė nė gjuhė e, sidomos, shumė emra nė toponomastikė. Munt tė linte edhe shumė gjak e munt t'i sllavizonte krejtė krahinat jugore sikur Perandorija bizantine tė mos ishte fuqizuar pas njė shekulli nėn skeptrin e perandorvet maqedhonas. Nga kėta, Vasili i dytė, Bullgaroktoni, e sulmoi Carin Samuel disa herė, shkaktrroi ushtrin e tij tė fortė dhe, mė 1018, i dha pėrkohėsisht funt fuqis sė madhe qė pat krijuar Simeoni. Mbretrija bullgare, kaq e rrezikėshme pėr racėn t'onė, u bė copė e thėrrime dhe vėndin e sajė e zuri Perandorija bizantine, sundimi i sė cilės kishte mė tepėr karakter administrativ. Pėr administrimin e visevet shqiptare u krijua thema e Dyrracchium-it, me Durrsin si kryevėnt.

Por disa familje bullgare duhet tė kenė mbetur nė Shqipėri edhe pas shkatrrimit t'organizatės sė fortė politiko-ushtarake. Ndikesa e kėtyre elementeve tė mbetura, e mbajtur gjallė prej Patriarkatit t'Ohrit qė ndodhej mu nė zėmėr tė Shqipėris, u pėrtėrit edhe njė herė me rilindjen e Perandoris bullgare nėn Ivan Asenin e parė. Pėr fat kjo pėriudhė perandorake e dytė nuk zgjati pėr shumė kohė, pse, me

_____________
12) STADTMUELLER : «Op. Cit», Hylli i Dritės, 1942, faqe 158.
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.1.2007, 01:06   #54
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
vdekjen e Asenit tė dytė (1241), fuqija e tij, qė munt tė krahasohej me atė tė Carit tė parė, u ēduk me njė herė nga luftrat e mbėndėshme dhe, bashkė me tė, edhe ndikesa bullgare nė Shqipėri mori funt.

Nė kėtė kohė eksistenca e njė Shqipėrije kombėtare, «e njė toke tė banuar vetėm prej kėsaj race», nuk munt tė vihet nė dyshim. Kur Ivan Aseni, Car i Bullgarve, ai qė do t'i jepte funt Despotatit t'Epirit, fal njė piivilegj tregtije, e vėndos krahinėn e Devollit nė «tokėn e Arbanases.» Mbishkrimi i mirėnjohur i Tėrnovos, nė tė cilin Sovrani bullgar numron tė gjitha pronat e tij, shėnon edhe njė «tokė e Arbanases» pranė njė «toke greke» ... Barinjt shqiptarė, njė soj si barinjt e famshėm vllehė, pėrmėnden nga gjysma e shekullit tė XIII.» 13)

Me shekullin e XlV-tė fillon tė bėhet fjalė edhe njė herė pėr Sėrbėt. Kėta nisėn t'organizohen politikisht e ushtarakisht. Mbretrija e themeluar prej Stefan Nemanjės zgjati thuajse njė shekull dhe, nėn Stefan Dushanin, u zgjerua kaq shumė sa pėrmblodhi nė gjirin e sajė, pėrveē Sėrbis sė Vjetėr, edhe tė gjithė Shqipėrin me kufijt ethnikė tė sotshėm, Greqin, Maqedhonin e njė pjesė tė Thrakės. Stefan Dushani vetė, ditėn e pashkėve tė vitit 1346, u kurorzua «perandor i Sėrbėve, Shqiptarėve, Bullgarėve dhe Grekėve» prej patriarkut sėrb tė Shkupit nė prani tė patriarkut bullgar t’Ohrit, tė kryeigumenit tė Malit tė Shėnjtė e tė shumė peshkopve tė tjerė, tė mbledhur nga tė gjitha viset e Mbretėris sė tij tė gjėrė dhe po pėrgatitej pėr t'i rėnė Kostantinopolit 14). Por vdekja e tij e papritur (1355) shkaktoi edhe vdekjen e rrezikut sllav pėr Bizancin dhe pėr vėndin t'onė. Princat e vogjėl u shpallėn me njė herė mė vehte dhe prenė ēdo marėdhėnje me Sėrbėt. Tyrqit, mė nė funt, i dhanė shkelmin e vdekjes organizimit tė Car Dushanit kur, nė luftėn e Kosovės (1389), vranė krajlin e tyre tė funtėm, Lazarin.

_____________
13) JORGA : «Bréve Histoire de l'Albanie etc.», faqe 21, 22.
14) Nė vėnt qė t'i nėnshtronte, Perandori Sėrb u mundua mė shumė qė tė bėhej mik i Shqiptarvet e prandaj jo vetėm u suall mjaft mirė, por edhe futi shumė ndėr ta n'ushtrin e tij tė madhe. «Venetikasit i quanin ushtarėt e Gjeneralit tė tij Perljubi, qė hyri gjer nė kėshtjellin e Pteleonės, me emrin Albanenses». Dr. Milan SYFFLAY : «Sėrbėt dhe Shqiptarėt», Tiranė, 1926, faqe 113.
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.1.2007, 01:13   #55
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Kur Sllavėt shkelėn ndėr viset ilire, gjetėn atje kėto popullsira: nė veri tė Danubit, Gjermanė; nė disa koloni bregdetase, Grekė; nė tė gjithė pjesėn veriore tė Ballkanit, prej Adriatikut gjer nė kufi tė Dakjes, Ilirė tė romanizuar e disa Romakė; ndėr disa vise malore e tė varfra qė nuk pėrshkoheshin prej rrugėsh tė rėndėsishme, llirė tė pastėr nga gjaku qė vetėm nė gjuhė e nė qytetrim kishin ndjerė pak a shumė ndikimin latin. Ordhit e reja barbare e detyrojnė popullsin e vjetėr tė romanizuar e tė greqizuar tė viseve tė mbrėndėshme tė Ballkanit qė t'ikij e tė vėndoset nė qytetet e bregut t'Adriatikut e nėpėr ishujt e detit ku qėndroi nėn mbrojtjen e flotės bizantine 15). Njė numėr i vogėl shkoi nė male ku pjesėrisht u shqiptarizua, pjesėrisht u sllavizua. Njė pjesė tjetėr — dhe kjo duhet tė jetė m'e madhja — pranoi tė bashkėjetojė me pushtonjsit e tė ndjekė lėvizjet e tyre ushtarake dhe dal' e ngadalė e humbi gjuhėn e vetė. Eksistenca e Morlakvet si njėsi ethnike e dalluar mirė deri nė shekullin e XVII-tė, tregon se disa nga Ilirėt e romanizuar kaluan ndėr male 16).

Nė kėtė mėnyrė krahinat e gjėra qė dikur banoheshin prej Ilirėsh, qė nga Danubi e gjer nė rrėzė t'Alpeve Shqiptare dhe qė nga bregdeti dalmatin e gjer nė viset mė tė skajėshme tė lindjes, sllavizohen tė gjitha. Ka midis kėtyreve ishuj qė e kanė mbajtur tė pastėr gjakun shqiptar dhe tė paprekur gjuhėn gjer nė shekullin e XIV-tė 17); por edhe kėta ishuj me kohė asimilohen.

Studimet anthropologjike vėrtetojnė qartas se nė trajtimin racor tė popullit sllav tė jugės ka shumė gjak ilir 18). Bilé, munt tė thuhet se e gjithė pjesa perndimore e Gadishullit ilirik qė pėrmbleth Kroatėt, Dalmatinėt, Bosnjakėt, Malazezėt,

_____________
15) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 151.
16) SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 107 e 117. Gjika BOBICH : «I discendenti degli Illiri, i Morlacchi», Difesa della Bazza. Anno III, 5 - 20 Shtator 1940, Nr. 21 - 22
17) «Pėr rranzė tė detit, Shqiptarėt nė kohėn e mesme mrrijshin nė veri ma larg se sot. Degėt e trupit shqiptar tė premuna nga kolonizimi sloven i zhupanvet tė vjetėr ndėrmjet Ulqinit, Budues e liqenit tė Shkodrės, shiheshin nė tė 13-tin e tė 14-tin qindvjet pėr qark tė Raguzės e tė Kotorrit...» SUFFLAY: «Op. Cit.», faqe 109.
18) Pittard-it, q'ėsht njė nga njohsit mė tė mirė tė kushteve anthropologjike tė Balkanit, i ėsht mbushur mėndja se pjesa m'e madhe e popullsive balkanike me gjuhė sllavishte nuk i pėrket trungut tė vjetėr sllav, por ėsht e sllavizuar. Jugosllavėt shkruan ai, pėrbėjnė njė shėmbull interesant tė gabimeve qė shkaktohen nga konceptet gjuhėsore. Shif B. BATTAGLIA : «Op. Cit.», faqe 763.
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.1.2007, 01:20   #56
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Shqiptarėt dhe gjysmėn e Grekvet ėsht e popullzuar prej fisesh qė kanė tė gjitha tiparet e racės ilirike e prandaj pėrbėjnė sė bashku njė unitet ethnik tė ēquar mirė. Kartat e botuara prej Pittard-it nė Les Peuples des Balkans flasin qartas pėr kėtė tė vėrtetė.

Hapsira ku shtrihet raca shqiptare pas vėrshimeve sllave ėsht pra shumė e kufizuar: pėrfshin disa malsira tė Shqipėris sė sotėshme. Si pas Stadtmüller-it vetėm krahinėn e Matit 19). Por thezi i albanologut tė ri gjerman, qė ka hasur nė kundėrshrime tė shumta, nuk duhet t'i pėrshtatet shumė sė vėrtetės. Po tė jetė siē thot ai, ku u gjeten qindra mijrat e Shqiptarvet q'u shpėrndanė, duke nisur prej tė XI-it shekull, nė tė gjithė Greqin perndimore e jugore, nė viset e Vardarit e tė Kosovės e, mė vonė, pas luftravet me Tyrqit, edhe n'Itali? Por t'a lėmė mė nj'anė kėtė ēėshtje. Ėsht punė historianėsh dhe linguistėsh tė zotė pėr t'a shoshitur thezin e Stadtmüller-it.

Duhet pranuar veē, se sipėrfaqja toksore ku shtrihej raca shqiptare ishte shumė e kufizuar gjer nė shekullin e njėmbėdhjettė, do me thėnė deri nė shkatrrimin e Perandoris sė parė bullgare tė themeluar nga Cari Simeon.

***

Pas tatėpjetės sė kėsaj fuqije fillon zgjerimi i hapsirės jetsore tė Shqiptarvet, mė parė nė fusha e kodrina tė Shqipėris sė mesme e jugore prej nga dėbohen ose nėnshtrohen pronarėt e bujqit sllavė 20); mė pas nė vise mė tė largėta drejt Greqis. Lajmin mė tė parė tė migracjonit shqiptar nė gadishullin elenik e kemi nga vjetėt 1021-1022 21).

Me ardhjen nė fuqi tė njė serije perandorėsh tė zotė nė Bizanc, migracjoni jashtė kufijve toksorė tė Shqipris ndėrpritet, por kolonizimi i mbrėndshėm vijon. Tokėt pjellore nisin tė banohen e tė punohen prej vetė Shqiptarėvet. «Nėpėr malet shqiptare, tė paprekuna nga lufta e rreziqet, popullsija e njij race shumė tė bukur u mbajtė e freskėt, pjellore, e shėndoshė, me nji jetėsi tė jashtėzakonėshme ndėr disa vise, e qėndrueshme ndėr tė gjitha fatkeqsit, luftare... Ai element bredhės filloi me u rrotulluem prej maleve ndėr fusha

_____________
19) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 153.
20) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 218.
21) Jean G. KERSOPOULOS : «Chronologie Albanaise», Extrait de la revue «Les Balkans», Athénes, 1937, faqe 20.
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.1.2007, 01:27   #57
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
i lodhun prej luftavet tė pandame e prej rreziqevet tė tė papushueme 22)

Nė funt tė shekullit XIII nis vala m'e madhe e pėrhapjes sė fiseve shqiptare pėrjashta tokės sė vet duke ndjekur dy rrugė: drejt veri-lindjes vėndosen nė Kosovė, Rashė, Sėrbi, nė njė pjesė tė madhe tė Maqedhonis verjore e perndimore; drejt jugės ngulen nė Thesali, Epir, Etoli e Akarnani 23). Shumė nga kėta braktisin tokėt e porsa-hapura tė Myzeqés e tė Savrės pėr tė shkuar nė viset e largėta tė Gadishullit helenik 24). Diku janė tė ftuar prej vetė pronarvet tė tokėvet qė kishin mbetur djerrė 25) ; diku thėrriten prej despotvet bizantinė tė vėndit tė cilėt kanė nevojė pėr fuqira ushtarake qė tė mbrohen kundėr Tyrqvet 26) ; diku shkojnė vetė nė fise t'organizuara ushtarakisht e t'udhėhequra prej princėrvet tė tyre 27) ose tė huaj 28).

N'atė kohė nė Greqi zjente njė shpirt kolonizimi njė soj si n'Itali n'epokėn e kolonizimit tė math tė Gjermanvet 29). Shkaku duhet kėrkuar nė rrallimin e fortė tė popullsis greko-sllave t'atėhershme prej luftravet tė dėndura e sidomos prej murtajės sė zezė tė vitit 1346 e cila u pėrhap nga thellsit e Azis nė Greqin e jugės dhe shkaktoi vdekje tė panumėrta 30).

Shqiptarėt qė shkuan nė Gadishullin helenik u shpėrndanė pjesėrisht nė Thesali e pjesėrisht nė krahinat pėrndimore. Ata tė Thesalis pėrmėnden qė nė kohėn e Andronikut tė tretė (1328-1341) si pronarė tė mėdhaj tokėsh (arhondėr) 31). Me shkeljen e Stefan Dushanit nė kėtė krahinė, arhondėt dhe stratiotėt grekė u dėbuan prej ēifliqeve tė veta dhe vėndin e tyre e zunė, mė tė shumtėn, kryetarėt shqiptarė e prandaj numri i tyre u shtua mė tepėr 32).

_____________
22) SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 111.
23) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 218.
24) SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 111.
25) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 219.
26) KERSOPOULOS : «Op. Cit.», faqe 26 dhe VASILIEV : «Op. Cit.»,. tome II, faqe 327.
27) Duhen pėrmėndur kėta priesa : Bua Shpata, Pjetėr Losha, Ginj Bua Shpata. KERSOPOULOS : «Chronologie», faqe 26, 27.
28) SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 114.
29) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 218.
30) VASILIEV : «Op. Cit.», Tome II, faqe 311 - 312. Kjo epidemi shkaktoi vdekjen e shumė vetve. Viktimat e saj n'Evropė e n'Azi kapen nė 48 milionė. Shumė historjanė bizantinė, ndėr tė cilėt Jean Kantakuzeni, kanė bėrė pėrshkrime tė hollėsishme mbi kėtė murtajė.
31) VASILIEV : «Op. Cit.», Tome II, faqe 393.
32) SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 113, 114.
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.1.2007, 01:34   #58
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Nga Epiri, Etolija e Akarnanija, me kohė u larguan disa Shqiptarė tė ndarė nė dy degė: njėra degė shkoi nė Beoti. Atikė, Negropont dhe n'ishujt e tjerė tė detit Egjé. Pjesa tjetėr, e ftuar prej Despotit tė Misthrės, Manuel Kantakuzenit, kalon gjirin e Korinthit dhe vėndoset nė Moré (1383) 33). Ftesa pėrsėritet nga Despoti i mėpastajshėm Theodor Paleologu dhe numri i familjevet shqiptare shtohet akoma mė tepėr 34).

Shqiptarėt ishin trima e puntorė e prandaj, me fuqin e pushkės dhe me punėn e tyre tė parreshtur, i suallėn dobira tė mėdha vėndit. Perandori Manuel i dytė, thot Vasiliev-i, nė fjalimin e varrimit qė mbajti pėr Despotin qė solli Shqiptarėt, e lavdėron atė shumė pėr kėtė masė me vėnt 35).

Nė kėtė mėnyrė Shqiptarėt u pėrhapėn me shumicė nė tė gjithė Greqin. Nė Moré, kaq i math qe numri i tyre, sa qė njė shkrimtar e diplomat i kohės, Gjergj Phrantzae, si me lot pėr faqe, ankon se nė kohė tė tij, nė gjysmėn e shekullit tė pesmėdhjetė, dy tė tretat e Gadishullit ishin shqiptare me 290 mij vetė e me 30 mij luflarė 36).

Me dukjen e parė tė Tyrqvet ndėr tokėt t'ona, krijohet edhe njė rrugė e ré shpėrngulje pėr Shqiptarėt; shumė familje shkojnė n'Itali, nė Raguzė, Venetik, Rekanatė e Ankonė, por nuk trajtojnė kolonira tė caktuara. Kėto kolonira themelohen mė vonė nė Pulje, Kalabri, e Siqeli, kur rreziku tyrk shtohet e sidomos atėherė kur Heroi i ynė kombėtar ndrron jetė dhe ushtrit e pathyershme tė Sulltanit pushtojnė me radhė tė gjitha kėshtjellat e forta dhe qytetet e lulėzuara.

***

Gennaro M. Monti shkruan: « pushteti i Tyrqvet mė shumė se njė sundim i vėrtetė qe njė sovranitet i lartė 37).» Ka pasur karakter administrativ e ushtarak e prandaj nuk do tė kishte rėndėsi tė madhe pėr historin e racės s'onė, sikur herė pas here mos tė kishin dalė njerz qė gjejnė halėn nė pėrpeq e tė kishin thėnė se tyrqizmi ka lėnė gjurmė tė pashlyershme, se e ka ndryshuar gati krejt gjakun

_____________
33) «Bota Shqiptare», faqe 603 dhe KERSOPOULOS ; «Op. Cit.», faqe 27.
34) VASILIEV : «Op. Cit.», Tome II, faqe 327.
35) VASILIEV : «Op. Cit.», Tome II, faqe 327.
36) «Bota Shqiptare», faqe 603, 604.
37) «Albania», Guida della Consociazione Turistica Italiana, Cenna Storico, faqe 49.
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.1.2007, 01:38   #59
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
arjan e se ka ērrėnjosur cilsit ario-evropjane nga populli shqiptar.

Akuza ėsht e vjetėr; dhe, me gjithė se ėsht pėrgėnjeshtruar disa herė, prap, kur ndokush ka pasur interes, ėsht pėrsėritur. Kėtė mendim pa vėnt kėta njerz e mbėshtesin nė myslimanizmin qė u pėrhap nė tri tė katėrtat e popullit shqiptar. A ka ndonjė farė themeli ky besim? Asnjė. Pse myslimanizėm nuk do tė thotė tyrqizėm, sado qė, pas pushtimit t'Egjyptit prej Tyrqvet, pėrfaqsonjsi i Muhamedit nė tokė ishte njė kryetar shteti, vetė Sulltani i Osmanllinjvet. Tė besojmė sa shkruajnė kėta tė huaj tė pėrciptė ose dashakeqė, do t'ishte njė soj sikur tė pohojmė se Gjermanėt ndrruan gjak, pse lanė paganizmin dhe pėrqafuan krishterimin ose se Englezėt e sotshėm nuk janė mė ata tė pesqint vjetve mė parė, pse u ndanė nga Kisha Katholike Apostollore Romane.

Duhet tė pranohej sa thonė kėta, sikur myslimanizmi tė pėrhapej me anėn e turmave kolone tyrke tė vėndosura prej Portės sė Lartė ndėr krahina tė ndryshme tė Shqipėris. Por njė kolonizim tė kėtillė nuk e pėrmėnt asnjė herė historija. Ettore Rossi, kur mirret me pėrhapjen e fes sė Pejgamberit pohon: «nuk munt tė thuhet se islamizmi i Shqipėris ka qėnė i ndihmuar prej imigrimit t'elementevet tyrke. Sulltanėt shpėrndanė disa fise t'Anadollit nėpėr Ballkan, por nuk i shtyjtėn kėto gjer nė Shqipėri 38)

Njė misjonar, Fr. Angelo da Bergamo, i cili pat vizituar vėndin t'onė qė nė gjysmėn e parė tė gjashtqindshit. « pat vėnė ré se Shqiptarėt muhamedanė ishin gati tė gjithė tė lindur nė vėnt dhe se zbrisnin nga Kristjanėt qė kishin ndrruar fé 39). »

Gjithė kėtė thot preras njė i ditur pollak qė studjon shpėrndarjen e elementevet tė racės tyrke nė Ballkan: «me gjithė se Islami ėsht shumė i pėrhapur nė Shqipėri, nuk ka aglomeratė tyrke tė rėndsishme nė kėt vėnt 40)

Kėshtu flet edhe arsyja. Sikur familje Osmanllinjsh ose Tartarėsh tė nguleshin nė tokėn t'onė, si kėto do t'i humbisnin

_____________
38) Ettore ROSST : «Saggio sul dominio turco e l'introduzione dell'Islam in Albania», nė Rivista d'Albania, Viti III, fashikull IV, faqe 206.
39) Fernanda GRANATA : «L'Albania « le Missioni italiane nella prima meta del secolo XVII in base a documenti inediti», nė Rivista d'Albania, Viti III, fashikull IV, faqe 231 e 234.
40) Tadeusz KOWALSKI : «Les Turcs Balkaniques», nė Revue Internationale des Etudes Balkaniques, II année, tome 3-4, faqe 423.
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.1.2007, 01:43   #60
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
zakonet e gjuhėn e tyre duke patur kontakt tė vazhduarshėm me sundonjsit e njė gjaku? Nė Rumani ku sipėranija tyrke ka qėnė shumė m'e dobėt se nė Shqipėri, pse atje kurdoherė janė mbajtur njė farė autonomije dhe njė princ kristjan nė krye, shohim edhe sot se Gagauzėt, Qyrdėt, Lipovanėt, Tartarėt e Tyrqit, tė vėndosur nė Dobruxhė qė prej kohėsh, i kanė ruajtur dhe i ruajnė edhe ndėr ditėt t'ona gjuhėn, fén, zakonet dhe tiparet e racės nga e kanė origjinėn.

Duhet shtuar, mė nė funt, se nuk do t'ishte n'asnjė mėnyrė e mundur qė njė popull me gjak tė pėrzier e gati tyrk tė ruajė pėr pesė shekuj ndjenjėn e individualitetit kombėtar dhe tė mos trėmbet as nga mallkimet e Babi Alis, por tė kėrkojė e tė fitojė mvehtėsin politike.

Por prap — munt tė thotė ndokush — edhe nė mos qoftė e ardhur prej s'di se ku pjesa m'e madhe e myslimanvet, lihet pėr tė dyshuar shumė nė karakterin e, pikėrisht, nė racėn (pse karakteri ėsht funksjon i racės) e njė populli qė si pa tė keq shqelmon fén e vetė pėr tė pranuar njė fé qė s'ka asnjė lidhje me tė parėn. Kėtu, mendon njė studjonjės i problemeve shqiptare qė mbahet si m'i thelli njohės i shpirtit t'onė, ka tė bėjė njė farė «forma mentis etiko-psikologjike paqėndrese qė ėsht diktuar kurdoherė nė tokėn ilirike dhe qė ka ngjasje tė rrjedhė nga coptimi politik nėn tė cilin qenė shtruar thuaj se pa prerė popullsit q'e banuan 41)

Tė njėjtin mendim e ka pas ēfaqur me kohė Dr. Vladan Gjorgjeviēi. Ai e tha mė rrumbullakėt : Shqiptarėt ndjekin njė parim filozofik tė ēuditėshėm si pas tė cilit « e kuj tė jetė shpata e atij do tė jetė edhe besa 42)

A ėsht e vėrtetė kjo akuzė? Aspak.

Ėsht e vėrtetė vetėm se Shqiptari nuk ėsht i lidhur shumė ngushtė me fé. Se Shqiptari, me tė gjitha valėt e qytetrimit tė huaj qė ka kaluar, ka mbetur prap se prap, nė funt tė shpirtit, pagan e se beson mė me qejf nė ēukėn e shkėmbėnjtė tė Tomorrit ose nė guvėn e thellė tė Sarisalltėkut mbi Krujė, se sa nė shėnjtin mė ēudibėrės, qoftė ky i myslimanvet, qoftė i kristjanvet; se trėmbet mė shumė nga shitimi i Orėvet e i Zanavet se sa nga shpata e mprehtė e

_____________
41) P. Fulvio CORDIGNANO : «L'Albania nella Storia e nella Vita», nė Rivista d'Albania, Viti II, fashikull I, faqe 39.
42) Dr. Vladan DJORDJEVIĒ : «Shqiparėt e Fuqit e Mėdha», pėrkthimi i Mustafa Krujės, Zara, 1928, faqe 41.
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Katër raca qensh të kultivuar në Iliri nga ilirët nga Shqipe nė danėn "Kafshė"

'Shqipėria dhe raca dinarike', Karlton S. Kun nga Shqipe nė danėn "Antropologji"

Fara si faktor biologjik dhe kulturor nga 49572 nė danėn "Antropologji"

Raca mesdhetare (mediterranean) nga Art nė danėn "Antropologji"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 23:38.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2009, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2009

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,45099S / 11KR