| | #1 | |
| Anėtarėsuar: 5.2008 | |
| Arkeologjia ngjall mitet Hera e parė qė arkeologjia shqiptare pajiset me njė fjalor qė pėrkthen terma tė panjohur tė kėsaj shkence. Fjalor i Arkeologjisė ėshtė titulluar botimi me autor arkeologėt Ardit Misti dhe Eglantina Serjani. Lidhur me kėtė nismė autorėt shprehen: Mendojmė se fjalori do tė jetė njė instrument i vlefshėm si pėr studentėt dhe profesionistėt, tė cilėve u jepet akses i shpejtė dhe referues (nėpėrmjet bibliografisė) pėr terma tė njohur apo tė panjohur pėr ta, gjithashtu edhe pėr tė interesuarit nė fushėn e arkeologjisė dhe trashėgimisė kulturore qė do tė kenė lehtėsi nė tė kuptuarin dhe njohjen e terminologjisė. Sipas tyre, fjalori nuk ka vetėm njė natyrė pėrshkrimore, por tenton tė shkojė edhe mė tej, duke sjellė njė frymė interpretative e nė mėnyrė tė veēantė pėr ata terma qė lidhen me trashėgiminė arkeologjike dhe kulturore shqiptare. Ndėrkohė qė arkeologu Miti bėn me dije se ky fjalor pėrfshin 1983 terma dhe zėra, tė cilėt variojnė qė nga periudhat historike dhe ato gjeologjike, faktet dhe ngjarjet, fiset dhe popujt, evolucioni njerėzor dhe besimet e ritet, biografitė pėr jetėn e mbretėrve, perandorėve, koleksionistėve, studiuesve etj. Po ashtu, ai pėrmend edhe shtetet, institucionet, qendrat arkeologjike dhe kulturat, artin dhe arkitekturėn, elemente, monumente dhe artifakte, teoritė dhe praktikat deri nė shkencat dhe disiplinat ndihmėse, ku disa prej tyre i prezantohen pėr herė tė parė lexuesit shqiptar. Ky libėr ėshtė iniciativa e parė pėr publikimin e njė fjalori tė plotė tė termave arkeologjikė nė Shqipėri. Pėr kėtė arsye, edhe pse jemi pėrpjekur pėr tė sjellė formėn mė tė mirė, nuk mund tė themi se kemi mbuluar dhe trajtuar njėsoj tė gjithė termat, - thotė ai. Botimi i terminologjisė arkeologjike, i cili pritet tė promovohet dhe tė hidhet nė treg sė shpejti, shoqėrohet po ashtu edhe me figura e tabela qė ndajnė periudhat historike nga njėra-tjetra pėr ta bėrė rrjedhėn e ngjarjeve mė tė qartė e lehtėsisht tė kuptueshme. Kemi parė tė domosdoshme qė disa zėra tė pasqyrohen nė imazhe, pra janė 172 figura. Po ashtu edhe nė dy tabela, ku njėra u pėrket periudhave historike, e cila prezanton periodizimin nė territorin e Shqipėrisė, pėrkrah atij tė territoreve tė Greqisė, Maqedonisė, Kosovės, Ballkanit dhe Evropės qendrore e perėndimore, ndėrsa tjetra paraqet periodizimin gjeologjik tė rruzullit tokėsor, - tregojnė autorėt. Tė dyja kėto tabela janė paraqitur nė shkallė, nė tabelėn e periudhave historike duke filluar nga eneoliti 1mm. qė ėshtė i barabartė me 20 vjet, ndėrsa nė atė tė periudhave gjeologjike shkalla varion nga 1mm i barabartė me 6000000 vjet, 1mm i barabartė me 2000000 vjet deri nė 1 mm tė barabartė me 160000 vjet pėr tė dhėnė idenė e shtrirjes sė periudhave, kulturave dhe qendrave arkeologjike nė hapėsirė dhe kohė. Libri i ri u shėrben shtresave tė ndryshme shoqėrore, pasi sipas autorėve, arkeologjia nuk ėshtė vetėm njė disiplinė profesionale qė zhvillohet nė rang akademik duke qenė pjesė e rretheve shkencore dhe auditorėve universitare, por edhe si njė subjekt me karakter publik qė pėrfshin administratėn vendore dhe atė qendrore, institucionet qė merren me trashėgiminė kulturore si dhe komunitetin lokal. Fjalori vjen si vullnet i fondacionit E Ardhmja e Trashėgimisė Shqiptare, nė varėsi tė Packard. Pėr paraqitjen e termave nė fjalor janė ndjekur disa kritere nė funksion tė pėrdorimit. Nė rastet kur zėri ėshtė njė emėr i pėrveēėm, fillon me gėrmė tė madhe si p.sh. Iliria dhe nė rastet kur ai ėshtė njė emėr i pėrgjithshėm fillon me germė tė vogėl si p.sh. kapitel. Nė rastet kur pėrdorimi i termit ėshtė i shpeshtė nė gjuhėn e arkeologėve, pavarėsisht mosnjohjes sė tij nė fjalorin e gjuhės shqipe, ėshtė vendosur nė shkrim normal, i shoqėruar brenda kllapave tė harkuara me formėn e shkurtuar tė gjuhės sė prejardhjes sė tij, si p.sh. as (lat.); damiorg (greq.), etj., ndėrsa kur pėrdorimi ėshtė mė i rrallė dhe jo gjithmonė i shqipėruar nė tekste, brenda kllapave katrore vendoset varianti nga gjuha e origjinės, si p.sh. kaneforė [greq. kaneforos], hiposkenė [lat. hyposcenium] etj. Terma, tė cilėt mendojmė se ende duhet tė ruajnė trajtėn origjinale, janė vendosur nė shkrim kursiv dhe sigurisht pas tyre nė kllapa tė harkuara ėshtė vendosur forma e shkurtuar e gjuhės sė prejardhjes sė tij si p.sh. labrum (lat.); oikos (greq.). Zėrat qė kanė tė bėjnė me biografitė e personaliteteve antike apo modernė tė huaj, paraqiten nė variantin e shqipėruar, tė shoqėruar me emrin dhe mbiemrin origjinal brenda kllapave tė harkuara p.sh. Teodoriku i Madh (Flavius Theodoricus, v. 454526 m.Kr.), Kaban, Pierr (Pierre Cabanes v. 1930) etj. Emrat e personaliteteve tė huaja, tė cilėt nuk paraqesin zėra mė vete nė fjalor, janė shqipėruar dhe nė shfaqjen e parė tė tyre nė tekst shoqėrohen me emrin origjinal brenda kllapave tė harkuara, si p.sh. Pol Treger (Paul Träger). http://standard-al.com/tekst.php?idt=20580 |
| | #2 | |
| Anėtarėsuar: 5.2008 | Citim:
| |
| | |
| | #3 | |
| Anėtarėsuar: 5.2008 | Citim:
| |
| | |
| | #4 |
| pretare Anėtarėsuar: 7.2007 | Nė Prishtinė osht promovu sot, 29.01. |
| | |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Libėr: "Antigonea, qyteti i dashurisė sė parė", N.Ceka nga VNf nė danėn "Tė reja" Libėr: "Mendimi shqiptar dhe shkolla shqipe" (referate) nga VNf nė danėn "Tė reja" Libėr: "Profecitė e zotit tė Tomorit", Ilir Cenollari nga VNf nė danėn "Tė reja" Libėr: "Origjina ilire e sardėve", Alberto Aredu nga mesdimr nė danėn "Tė reja" Libėr: "Finiqi", shtatė vitet e fundit nė njė botim nga mesdimr nė danėn "Tė reja" |