|
|
#1 | |
|
Anėtarėsuar: 5.2008
|
|
|
Kah po shkojnė shqiptarėt?! Qerim Pllana Mbi 700 vendbanime rurale-urbane shqiptare nė Kosovėn Veri-Lindore brenda 145 vjetėsh u ndoqėn mizorisht dhe u tjetėrsuan nga pasuria. Mė sisteme dinastish fashiste, pėr tė vazhduar nė pjesėn e mbetur, Kosovėn Lindore, Medvegjė, Leskoc, Vranjė, Preshevė, madje dhe nė Kosovėn e okupuar qysh nė dhjetor tė vitit 1912. Qė nga vitet 1848 deri nė vitin 1878, llogaritet se nga trojet e tyre etnike nė Kosovėn Veri-Lindore, janė ndjekur me dhunė, gjenocid dhe etnocid, mbi 350.000 shqiptarė tė krahinave: Vllastinicė, Surdulicė, Toplicė, Sanxhaku i Nishit, ai i Pazarit tė Ri, dhe viseve tė tjera autoktone ilire-shqiptare. Tė banueshme me shqiptarė autokton kanė qenė, mbi 658 vendbanime rurale-urbane. Ndėrsa sė bashku me vendbanimet e pėrziera rurale dhe urbane, ishin mbi 700 syresh. Dėshmi mė e fuqishme e mbiemrave tė vendbanimeve tė cilat i mbajnė sot shqiptarėt e vendbanimeve nė tri krahinat mė tė mėdha, tė Sanxhakut tė Nishit, janė mbiemrat e ruajtur, sidomos nė bazė tė fshatrave, qytezave dhe qyteteve, duke filluar nga Nishi siē janė mbiemrat: Nishliu, Surdulica, Vllastinica, Toplica, Leskoci, Vranja, Kurshumlia, Krusheci, Bujani (Bujanoci), Rakovica, Pllana, e madhe dhe e vogėl, Presheva etj., dhe mbiemra tė tjerė qytetesh dhe qytezash kryesisht popullsi mysliman me qindra faltore xhamish e teqesh tė zhdukura. Kurse mbiemrat e tjerė tė vendbanimeve rurale (fshatrave), janė afro pesėqind toponimi mbiemrash, tė cilėt sot njihen dhe pėrdorėn nė Kosovė, Maqedoni, Serbi, Turqi, Shqipėri, Bullgari, Siri etj. Kjo ruajtje dhe pėrhapje e mbiemrave tė vendbanimeve tė serbizuara, kryesisht nė katėr krahinat e njohura tė Sanxhakut tė Nishit, Toplicė, Surdulicė, Maēkavicė dhe Vllastinicė, tė cilat e kanė formuar territorin (hapėsirėn), kryesisht etnike shqiptare tė Sanxhakut tė dikurshėm tė Nishit, pėrkatėsisht tė Vilajetit tė Kosovės Verilindore, dėshmojnė pėr okupimin e territoreve shqiptare nga Serbia, respektivisht dinastitė fashiste serbe tė ndihmuara nga Rusia cariste dhe horde serbo-ruse, duke filluar nga vitet 1848, 1854, sidomos pas Luftės ruse-turke 1875/76 dhe nė fund tė vitit 1877, janarit tė vitit 1878. Gjatė kėsaj periudhe, llogaritet se nga trojet e tyre etnike drejtė jugut, Kosovės aktuale janė ndjekur me dhunėn mė brutale, mė parė duke i ēarmatosur, duke u hyrė nėpėr shtėpia, pikėrisht siē ėshtė duke ndodhur tani me shqiptarėt nė tri komunat aktuale, Preshevė, Bujanoc, Medvegjė etj. Ndjekja e parafundit e shqiptarėve nga Kosova ka qenė dhe mbetet periudha 1951-1966. Periudha e Rankoviqit, ngase brenda kėsaj kohe pėr nė Turqi u shpėrngulėn mbi 415.000 shqiptarė. Dhe mė e tmerrshme ishte periudha e ngjarjeve mars-maji tė vitit 1999, gjatė bombardimeve tė NATO-sė, kur nga Kosova u shpėrngulėn afro njė milionė shqiptarė. Por, mungesa e informimit, fshehja e ngjarjeve, veprimi i aksionit tė rrufeshme tė pushtetit fashistė serb tė kohės nga faktorė tė ndryshėm, si dhe marrėveshjet e hapėta dhe tė fshehta tė Dinastisė sė Obrenoviqėve me Rusinė cariste, Francėn, Gjermanisė, po ashtu me dijeninė e Austro-Hungarisė, u shkaktua holokausti mė i tmerrshėm nė Evropė dhe nė Ballkan, gjatė dimrit tė vitit 1877-janar 1878. Kjo ishte ndjekja mė e madhe i njė pjese tė popullit shqiptarė nga krahinat e banuara qysh nga Dardania dhe dardanėt e lashtė, me qendėr nė Krushec, ose Damast dhe Naisus-Nish. Pėr kundėr kronistėve serb, dokumenteve dhe shėnuesve tė kohės, qofshin ata tė jashtėm apo vetė kronistėt serb, numri i tė vrarėve dhe i tė zhdukurve, nga ai holokaust, kurrė nuk ėshtė mėsuar. Pos, pėrcjelljes pėrmes gojė dhėnave tė gjeneratave, tė cilat edhe mund tė jenė mjaftė tė sakta kur thuhet e pėsuan mbi 15.000 gra, pleq plaka dhe fėmijė etj. Sepse, kemi tė bėjmė me ngjarjet e kohės sė re, tė ndodhura vetėm 6 muaj para Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit mė 10 qershor 1878. Sipas disa tė dhėnave, valėn e parė tė tė ndjekurve, diku prej 130.000-150.000 brenda pesė dite, e ka udhėhequr Sheh Jonuzi. Njė burrė i shkolluar nė Stamboll, i cili vinte nga pllanajt e njėrės nga Pllanat e Toplicės. Ky intelektual mė vonė me njė numėr tė konsiderueshėm meshkujsh, do tė merr pjesė nė luftė pėr mbrojtjen e Lidhjes nga Porta. Nė Suhodoll tė Mitrovicės gjendet teqja e njohur me emrin e tė ndjerit Sheh Jonuzi. Nuk ka tė dhėna pėr vdekjen e tij, ishte natyrore-apo ai u vra nga dorė e fshehtė serbi, sepse supozohet se u helmua si shumė shqiptarė tė shquar nėpėr kohė dhe rrethana tė ndryshme. Shpėrnguljet e shqiptarėve me dhunė, etnocid dhe gjenocid, tashmė tė ditur dhe njohur nga pushtetet fashiste serbe, tė ushtruara brenda mė pak se 150 vjetėve disa herė, kulmuan me tė njėjtat forma, mėnyra, dhe veprime gjenocidi, etnocidi, kulturo-cidi dhe moralo-cidi, edhe nga 24 marsi 1999, deri mė 12 qershor tė tė njėjtit vit. Veprimet dihen se ēfarė ishin, me Izbicėn, Studimėn, Mejėn, Gjakovėn, Krushatė, Rahovecin, Tususin, Pzrenin, Suharekėn, sidomos veprimet fashiste kundėr familjes Berisha, Kaēanikun, mė herėt nė Luftėn e 5-7 marsit 1998, nė Prekaz me Familjen Jashari, komandant Ademin, Shaban dhe Hamėz Jashari, familjen 52-anėtarėshe tė tyre, Reēakun, Burgun e Dubravės, dhe shumė veprime tė tjera genocidiale. Nė Vushtrri, Suhodoll-Mitrovicė, gjithandej Drenicės, Ēyshk, Anamoravė, Besianė, familjen Duriqi, Mrec, Kaēikollė, Grashticė dhe Makoc etj. Prandaj, veprimet e pushteteve fashiste serbe, qė nga Dinastia e Obrenoviqėve e deri tė ky i fundit, krimineli Milosheviq me kompani, pėr asnjė kohė nuk kanė ndryshuar. Madje, kėto veprime ngacmuese, janė duke vazhduar kundėr shqiptarėve nė Kosovėn Lindore, (njė emėrtim i shtrembėruar dhe i papranueshėm nė popull: Lugina e Preshevės), pothuaj se, ditė e mė ashpėr, mė egėr, me ma brutalitet, gjithnjė me tė njėjtat skenare, qėllime dhe me tė njėjtat veprime policore, vazhdohet si gjithnjė nė mbėshtetje tė Naēertanjes tė I. Garashaninit. Nė mėnyrė qė kjo pjesė e mbetur e popullsisė nė kėto vise (meqė pjesa dėrmuese ėshtė shpėrngulur nė Kosovė), tė shpėrngulėn edhe ata qė kanė mbetur nė kėto troje qindravjeēare shqiptare. Sepse, ata pėr asnjė kohė nuk janė duke e ndierė vetėn tė sigurt nga horde e hordhi policore tė inkriminuar nė pushtetin aktual pro milosheviēian nė krye me B. Tadiē, fashistin socialshovinist dhe mik i S. Milosheviēit, madje dikur zėdhėnės i Partisė Socialiste Serbe I. Daēiq etj. Kėto veprime shekullore serbe, nė vazhdimėsi edhe sot e kėsaj dite, mund tė pėrfundojnė dhe tė ndalėn pėrfundimisht, vetėm me forcimin e shtetit, krijimin e ushtrisė dhe vetėm me bashkimin kombėtar tė shqiptarėve nė Gadishull. Sepse, koordinimet kundėr dhe antishqiptare, janė mė njė vijė tė harmonizuar dhe tė koordinuar nė vijat, Beograd-Podgoricė-Shkup. Duke krijuar pasiguri, vazhdim tė asimilimit dhe tė ndjekjes, tė atyre pak shqiptarėve dhe trojeve tė tyre, tė mbetura nėn kėto shtete sllavo-ortodokse. Kurse, ēėshtja ēame dhe ajo arvanitase ėshtė, po ashtu problem nė vete, e cila kėrkon herėt a vonė zgjedhje tė domosdoshme. Prandaj, pyetjet kah po shkojnė shqiptarėt, kah ėshtė orientuar politika e politikanėve shqiptarė nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni!? Ėshtė dhe do tė jetė vazhdimisht nė spikamė, me kritika, me sulme tė pandėrprera me indinjatė, jo vetėm nga dy-tre apo njėqind shqiptarė. Por, ata do tė jenė shumė shpejt tė detyruar qė tė ndėrrojnė taktikėn gjeopolitike, gjeostrategjike, diplomatike etj. Ose do tė shkojnė nga skena nga edhe kanė ardhur me votėn e njė pjese, tashmė tė mashtruar nga sovrani, nė tri kėto pjesė tė ndara dhe shumė tė pėrēara shqiptare mes vete. Sepse, do tė mjafton njė lėvizje sado e vogėl te shqiptarėt e mbetur nėn Serbi, ēamtė, sidomos tė atyre nė Maqedoni, por dhe tė atyre nė Mal tė Zi. Ata janė nė tokatė e tyre. Por, nuk janė tė lirė, nuk janė duke gėzuar tė drejtat as tė ēerekut tė pakicave serbe, tė cilat i gėzojnė nė Kosovė, apo tė atyre nė Shqipėri. Prandaj, shqiptarėt e mbetur nėn kėto shtete fqinjė edhe mė tutje me fajin e Evropės, bashkėsisė ndėrkombėtare, por edhe tė vet fajit dhe sjelljeve tė politikanėve shqiptarė. Ata, nuk janė mish i egėr nė trup tė shėndosh. Por, janė pjesė e shėndosh e trupit tė shėndosh kombėtar. Nėse dikush ėshtė mish i egėr nė trup tė shėndosh, ata janė pjesa dėrmuese e politikės dhe politikanėve, tė cilėt heshtin dhe nuk ndėrmarrin ama as njė hap nė shqyrtimin, insistimin dhe pėrmirėsimit sadopak tė gjendjes kaotike e cila mbretėron nė kėto pjesė tė Shqipėrisė Natyrale. Mish tė egėr nė trupin e shėndosh, sot pėr sot janė tipat dhe soji i Bollanėve, Jovanoviēėve, viē-ave dhe bollanėve tė tjerė, tė ngarkuar mė shovinizėm, kriminalitet, megalo-ide etj. Sė fundi, mishi i egėr nė trup tė shėndosh, ėshtė kancer i pahetueshėm dhe i padukshėm, pėr derisa nuk shpėrthen mbi sipėrfaqe, siē ėshtė duke ndodhur nė Himarė, Preshevė, Medvegjė apo Bujanoc, Shkup, Malėsi, Luginėn e Lumit Cem, Plavė e Guci etj. Shqiptarėt edhe mė tutje ndiqen, persekutohen, vriten dhe burgosėn para syve tė Evropės demokratike dhe para hundėve tė rrahagjoksėve, tė cilėt pretendojnė se e kanė zgjedhur ēėshtjen kombėtare, apo janė duke e zgjedhur atė me metoda demokratike! Me hyrje nė Evropėn e Bashkuar, pra integrimin, i cili pėr shqiptarėt ėshtė gjithnjė e mė shumė mollė e ndaluar! Dritat nė tunelet, tė cilat i ka krijuar vet Evropa e Bukureshtit, Berlinit, Londrės dhe e Parisit, nuk janė fare duke u parė! Atėherė ēfarė mund tė themi pėr Rambujen, Parisin, pėr Kosovėn e pavarėsuar, demokratike, paqėsore me dėshirė qė t`mos i bashkohet ndonjė shteti, madje as shtetit amė, tė cilės i takon, dhe nga e cili ėshtė ndarė me gjak, furtuna dhe luftėra tė pėrgjakshme tė viteve 1908-1912. Ky shekulli i ri i mijėvjeēarit tė tretė tė epokės sė re, do tė duhej tė jetė njė zgjedhje fatlume dhe pėrfundimtare e epokave robėruese mbi shqiptarėt. Pjesa e tė cilėve akoma vuajnė robėrinė, dhunėn dhe ndjekjet, nga pushtues dhe fqinj tė pangopshėm me toka dhe gjak shqiptari. Shqiptarė leni grindjet meskine mė njė anė! Pasurimin nė mėnyrė inkriminuese si dhe llafet boshe. Sepse, vetėm bashkimi kombėtar mund tė shpėtojė, atė ēka ka ngelur e mbetur pėr t`u shpėtuar nga Shqipėria Natyrale. Pėr derisa nuk bashkohemi, do tė jemi mish pėr top. As pasuria dhe jeta, luksi pa liri, bashkim dhe pa demokraci, jo vetėm qė nuk paraqet asgjė. Por, ėshtė e kot, e pa vlefshme dhe tejet e pasigurt, pėr t`u trashėguar nga brezat qė i lėmė pas. Ajo paraqet rrezik brenda pėr brenda vetė antagonizmave dhe shtresave e klasave brendashqiptare, tė cilėt nuk mund ta durojnė njė dallim tė tillė pasurimi, diferencash e dallimesh. Prandaj, rreziqet vinė nga disa fronte. Ato mund tė vinė dhe pasojnė, nga nuk e pret as optimisti mė i madh dhe mė i fuqishėm i karrierės politike, diplomatike apo strategjike. Sepse, ėshtė lejuar mishtė e egėr nė trup tė shėndosh. Sepse, ėshtė kancer i pahetueshėm dhe i pashėrueshėm pėr gjithmonė. Vėrtet pa u bashkuar, nuk ėshtė e zgjedhur ēėshtja jonė kurrė! http://standard-al.com/tekst.php?idt=19758 |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
|
|
Tituj tė ngjashėm
|
| Ēėshtja |
|
Preshevė: Nis sot festivali "Ditėt e komedisė shqiptare" nga VNf nė danėn "Luginė" Luginė: Skėnderbeu "hyn" nė Preshevė nga VNf nė danėn "Luginė" |