14.12.2007, 21:17
|
#1
|
|
|
Citim:
Zviceranėt, optimistė pėr naftėn shqiptare
"Manas Petroleum" njofton se rezervat nė blloqet A, B, D dhe E arrijnė nė 820 mln fuēi
Kompania zvicerane "Manas Petroleum", qė ka marrė tė drejtėn nga qeveria shqiptare pėr tė kėrkuar naftė nė Shqipėrinė e Mesme dhe atė Veriore, njoftoi se rezervat e rikuperueshme tė naftės nė kėtė zonė llogariten nė rreth 820 milionė fuēi. Kjo rezervė nafte quhet e rikuperueshme pėr faktin sepse mund tė nxirret e gjitha nga nėntoka me teknologjinė aktuale. Ky konkluzion ka dalė pas disa vlerėsimeve qė ka bėrė kjo kompani, duke iu referuar edhe atyre tė bėra mė parė nga kompania "Shell" dhe "Corporex". Kjo e fundit ka qenė e mandatuar nga qeveria shqiptare pėr tė kėrkuar naftė nė kėtė zonė pėrpara "Manas Petroleum", por vendosi ti braktisė kėrkimet menjėherė pas trazirave tė vitit 1997. Blloqet A,B,D dhe E pėrshijnė njė sipėrfaqe prej rreth 4 mijė kilometrash katrorė. Ato shtrihen nga Durrėsi deri nė Shkodėr. Kompania ka marrė tė drejtėn e shfrytėzimit mbi katėr blloqe naftėmbajtės, tė cilėn mė parė e kishin kompanitė e huaja "Shell Oil" dhe "Corporex", tė cilat, pasi shpenzuan rreth 25 milionė USD pėr kėrkime e shpime, u tėrhoqėn.
Vlera
Me ēmimet aktuale tė naftės nė bursat ndėrkombėtare, shifra qė del nga shfrytėzimi i kėtij vendburimi ėshtė stratosferike. Nė fakt nafta bruto shqiptare tregtohet kryesisht nė Itali, me njė ēmim prej rreth 45-50 dollarė pėr fuēi, pėr shkak se sipas ekspertėve kjo naftė ka njė cilėsi jo tė mirė. Por edhe me kėto ēmime, vlera totale e naftės sė nxjerrė nė blloqet A, B, D dhe E do tė shkonte nė rreth 32 miliardė dollarė. Disa prej ekspertėve vendas kanė parė rritjen e prodhimit vendas tė naftės si rrugėn mė tė mirė pėr tė amortizuar goditjen e madhe qė po merr ekonomia nga rritja e ēmimeve tė naftės nė tregjet ndėrkombėtare.
Kėrkimet
Qė nga viti 1990, vendi ėshtė ndarė nė disa zona, tė cilat iu janė dhėnė pėr shfrytėzim kompanive tė huaja. Por, nga njė vend eksportues deri mė 1989-n, tashmė Shqipėria detyrohet tė importojė 73% tė nevojave tė saj pėr naftė. Kjo edhe pėr arsyen se dy vitet e fundit, njė pjesė e mirė prodhimit vendas po ikėn pėr eksport. Kanadezja "Bankers Petroleum", qė prodhon naftė nė vendburimin e Patos- Marinzės, nė bazė tė njė marrėveshjeje koncesionare po eksporton mė shumė se gjysmėn e prodhimit tė saj nė vendin fqinj, Itali. Ndėrsa kompanitė e tjera koncesionare nuk ushtrojnė aktivitet nxjerrės. Nė 15 vjetėt e fundit, licenca pėr kėtė qėllim u janė dhėnė kompanive amerikane, austriake, kanadeze, kroate, greke dhe suedeze. Sipas statistikave tė Bankės Botėrore, janė kryer shpime nė 4666 puse nafte, nga tė cilat 3123 janė operative, ndėrsa 981 tė tjera janė mbyllur apo braktisur.
http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=32957
|
|
|
|
|
|
|