| | #1 | |
| Anėtarėsuar: 8.2006 | |
| Vera bėhet dhe nga rrushi 20/05/2008 Prof. Asoc. Dr. Ago Nezha Shoqėria njerėzore vreshtarinė dhe verėn e kanė patur bashkudhėtare tė jetės sė tyre. Kombet me kulturė dhe qytetėrim tė lashtė, kanė njė traditė tė pasur pėr kultivimin dhe pėrdorimin e produktit dhe nėnprodukteve tė rrushit. Legjendat dhe vendbanimet e hershme ilire flasin pėr njė zhvillim tė madh tė vreshtarisė dhe artit tė prodhimit tė verės. Zhvillimi i vreshtarisė dėshmon pėr shkallėn e lartė tė emancipimit dhe civilizimit tė njė vendi. Nisur nga shumė faktorė historikė, pohojmė me krenari se traditėn e kultivimit tė vreshtave nė Evropė e mė gjerė e pėrhapėn ilirėt. Kėtė tė vėrtetė burimore e pėrligjin shumė shkencėtarė, tė cilėt argumentojnė se mjaft kultivarė qė pėrbėjnė bazėn e vreshtarisė dhe verėtarisė evropiane, e kanė origjinėn nga Iliria. Enologu i njohur francez, Jean Michel Monnier, nė veprėn e tij Les Vinsmets et alcohols des pays de la Loire, duke folur pėr origjinėn dhe pėrhapjen e kultivarėve Cabėrnet, Sauvignon, Merlot, Gamy , thotė se ata e kanė origjinėn nga Shqipėria, njėlloj si kultivarėt autoktonė tė vendit tonė Sheshi, Vloshi, Kallmeti, Vranaci, Cėrnja, Debinat, Serinat etj. Ilirėt me fisnikėrinė e tyre natyrore dhe shpirtėrore, janė marrė me vreshtarinė dhe verėtarinė mė shumė se kushdo tjetėr. Tradita ilire nė vreshtari dhe verėtari ėshtė njohur dhe pasqyruar nga historianė e poetė tė kohėrave tė lashta dhe kohėve moderne, tė cilėt e kanė quajtur vreshtaria etrusko-ilire. Lashtėsinė e kultivimit tė vreshtit nė Iliri, e tregon edhe fakti se fjalėt qė lidhen me hardhinė dhe verėn si rrush, vresht, venė, erekė, kizė, kovė etj. Etimologjia e fjalės venė nga gjuha shqipe, ėshtė emėr ndėrkombėtar i verės sė rrushit, me shumė pak ndryshime. Mjaft kultivarė rrushi qė sot kultivohen nė gadishullin ilirik dhe vendet e tjera tė Evropės e mė gjerė, e kanė origjinėn nga rajonet e Ilirisė. Mė 1983, njė dijetar italian, Liuni, shkruan se fiset ilire, Japigėt, qė emigruan nė Italinė e Jugut (ilirėt e Puljas), sollėn me vete kultivarė mjaft tė pėrhapur si Negro Amaro, Primitivo dhe Uva di Troia. Tėrė zona bregdetare e vendit tonė ka qenė e populluar me vreshta autoktone. Pėr kėtė fakt flet edhe Ravena e Dukatit, fshati i hershėm nė gadishullin e Karaburunit, i mbushur me vreshta e ullinj, banorėt e sė cilės kanė emigruar nė Italinė Jugore dhe aty kanė mbartur edhe emrin Ravenė, qė do tė thotė ra vena, u derdh vena. Shkrimtari i madh Ernest Heminguej, shkruan se niveli i zhvillimit tė vreshtarisė dhe verėtarisė, janė shenjat mė tė mėdha tė civilizimit tė jetės dhe shoqėrisė tė njė vendi. Traditat e vreshtarisė dhe verėtarisė u shkatėrruan nga pushtimet dhe dyndjet osmane, qė shkatėrruan qytetėrimin e lashtė dhe mijėra hektarė vreshta, duke i ndėrruar edhe emrin gadishullit (e quajtėn Gadishulli Ballkanik). Kronikani i njohur turk, Elvia Ēelebia, shkruan se nė vitet 1560-1564, kazaja e Shkupit kishte 7000 ha vreshta. Kėtė situatė e ndeshim edhe nė Sanxhakun e Shkodrės, Dibrės e kudo. Rajoni i Ilirisė ka qenė i mbuluar me vreshta. Popullsia rurale i paguante Portės sė Lartė nga 200 litra musht pėr ēdo ha vresht. Herodoti, Straboni dhe shumė filozofė tė lashtėsisė, tregojnė se ilirėt ishin jo vetėm prodhues tė talentuar tė verės, por edhe konsumatorė tė rregullt tė saj. Ilirėt e kanė njohur kulturėn e hardhisė dhe verėn shumė kohė pėrpara popujve tė tjerė tė rajonit. Kėtė e dėshmojnė zbulimet arkeologjike tė bėra nė vendbanimet e Eneolitikut (2350-1950 p.e.s.). Nė Maliq dhe nė fundin e liqenit tė Pogradecit, janė gjetur fara rrushi dhe enė balte qė shėrbenin pėr mbajtjen e verės, qė i takon periudhės dy-katėr mijė vjet p.e.s.. Gadishulli Ilirik ka qenė i pasur me vreshta, tė cilat shtriheshin nga bregdeti i Janinės e deri nė Raguzė, nga Delvina, Leskoviku, Himara, nė Shkodėr, Gjakovė, Istog, Pejė, Prizren, Rahovec, Gostivar, Manastir etj. Nė veri tė vendit, gėzimet familjare ēeleshin me verė, nė lutje tė perėndive, duke e quajtur verėn gjaku i Krishtit. Tepėr domethėnės ėshtė zbukurimi i harkut tė djepit tė fėmijės me vile rrushi, pėr tė treguar se atje ku lind jeta, nė traditėn e vjetėr shqiptare, ėshtė rrushi dhe vera. Ilirėt e kanė patur traditė verėn, gjė qė e gjejmė tė shprehur edhe nė gėrmimet arkeologjike, nė mozaik, nė enė balte, amfora me figura tė rrushit, si nė Butrint, Durrės, Amantia, Orikum, Bylis etj. Nė disa shpella, si nė Karaburun, gjirin e Gramės etj, janė gjetur amfora tė skalitura nė shkėmb, qė simbolizojnė "mrekullinė e Krishtit", sipas sė cilės, uji u shndėrrua nė verė. Historiani, gjuhėtari dhe etnografi i shquar, Frang Bardhi, i shkruante Vatikanit se ...janė zgjedhur vreshtat nga do tė merret rrushi pėr prodhimin e verės sė paracaktuar pėr selinė e shenjtė tė Vatikanit. Dhe aludimi bėhej pėr vreshtat e rajonit tė Shkodrės e Lezhės, tė mbjella kryesisht me kultivarin Kallmet. Kėtė traditė e shprehin qartė edhe toponimet nė zonat veriore tė vendit si Shpella e venės, Shtufi i venės, Tuneli i venės etj. Vreshtat dhe vera e krahinės sė Ēamėrisė, ka qenė shumė e njohur nė tregjet e rajonit dhe tė botės. Ēamėria ose Thesprotia e hershme, ishte e mbuluar me vreshta nė tėrė shtrirjen e saj, nga lumi Pavėl e deri nė malet e Pindit nė lindje. Pėr vlerat dhe rėndėsinė e vreshtit flasin edhe sentencat popullore, si shtėpinė e mban djali, vreshtin kali. Nė Bibėl thuhet se Noeja, kur u bė kryefamiljar, mbolli vresht dhe filloi tė pijė verė rregullisht. Pėr lashtėsinė dhe traditėn e verės ka shumė versione, siē mund tė pėrmendim edhe venecianin Giuseppe Rosaccio, qė nė vitin 1598, ndėr tė tjera shkruan: ...Shqipėria ėshtė njė provincė e madhe dhe e bukur ...Vlora prodhon verėra tė mrekullueshme, ...ka male me kripė dhe tregtia e kripės ėshtė mė e madhja nė kėtė zonė. Pėr vetė traditėn dhe trashėgiminė, ringjallja dhe ridimensionimi i kėsaj tradite tė bukur u krye nga rilindėsit e bujqėsisė dhe vreshtarisė. Kjo traditė ka ardhur deri nė ditėt tona, ku koleksioni i Institutit tė Pemėtarisė nė Vlorė, ka patur 340 kultivarė rrushi me origjinė vendi dhe tė introduktuar ndėr vite. Me verėn dhe konjakun e Shqipėrisė dhe Kosovės, prodhuesit kanė debutuar me sukses nė tregjet mė nė zė tė botės, si Gjermani, Itali, Spanjė dhe vendet e Lindjes. Me ndryshimet e sistemit, si gjithė shkatėrrimet qė ndodhėn nė ekonominė e vendit, edhe vreshtaria u shoqėrua me prishje tė blloqeve tė mėdha rreth 20000 ha, si nė ish-NB-tė e Tiranės, ku u dėmtuan mbi 2000 ha; Shtoit nė Shkodėr, me 760 ha; NB Rinia Vlorė, me mbi 100 ha; Durrės, Lushnjė, Krujė, Pėrmet etj, epidemi kjo qė preku gjithė vendin. Nė vitet e demokracisė, me mbėshtetjen financiare tė MBUMK-sė si dhe subvencioneve tė projekteve tė huaja, ėshtė rehabilituar njė pjesė e sipėrfaqes tė mbjellė me vreshta. Efektet e kėtyre mbjelljeve janė ndier vitet e fundit, nė volumin e eksportit qė ėshtė rritur nė masėn 15-20 pėr qind dhe raporti eksport-import, ėshtė zbutur nga 1me 12 qė ishte mė parė, sot ka arritur nė 1 me 7. Tendenca dhe politikat e shtetit, janė qė tė rrisim prioritetet e eksportit nė zbatim tė VKM Pėr nxitjen e zhvillimit tė vreshtarisė, pemėtarisė dhe ullirit. Vitet e fundit ėshtė bėrė njė hop cilėsor, jo vetėm nė shtimin e sipėrfaqes sė mbjellė me vreshta, qė ka njė rritje, dhe nė vitin 2007 ka kaluar shifrėn 9100 ha, nga tė cilat 7497 ha janė nė prodhim, por edhe nė rritjen e prodhimit e pėrpunimit pėr verė, raki, konjak etj. Pėr kėto ndryshime flasin disa panaire tė organizuara nė qarqet Shkodėr, Lezhė, ku janė ekspozuar verėrat e famshme tė llojit Kallmet, nė Vlorė, Fier, Berat, vera e Vloshit, vera Cernja, autoktone pėr zonat Mat, Mirditė, Tropojė; nė Leskovik lloji Debin; nė Pogradec zotėron Pamidi; nė Korēė Serini i zi e ai i bardhė dhe nė Tiranė, lloji karakteristik Sheshi i zi dhe Sheshi i bardhė. Konsumatori shqiptar i indoktrinuar nga snobizmi, preferon nė treg tė blejė mė shumė verėrat e huaja, qė shpesh skanė pėrmbajtje rrushi, veē kimikate, jo verėrat e vendit, qė janė tė njė cilėsie mė tė mirė nė pėrmbajtje, por qė kanė ambalazh tė keq. Ėshtė e vėrtetė qė tek ne marketingu ėshtė i dobėt, me shishe tė papėrshtatshme, por nė analizė tė fundit nuk pimė bukurinė e shishes, por lėngun qė ka brenda. Kjo sdo tė thotė qė tė shuajmė pretendimet pėr njė ambalazh mė cilėsor. U ekspozua kohėt e fundit incidenti pėr hedhjen nė tregun italian tė njė kontingjenti verėrash tė falsifikuara, me pėrmbajtje kimikatesh. Kur qarkullon verė e bėrė me kimikate pėr tregun italian, qė ėshtė tepėr i kontrolluar, ēfarė mund tė mendosh se futet nė Shqipėri qė prodhohet enkas pėr vendin tonė? Nė kėtė kontekst, ministri Gjana iu bėri njė pyetje pjesėmarrėsve nė panairin e Lezhės: A dini ndonjė emėr tė verėrave shqiptare?! Nėnteksti i kėsaj pyetjeje ska nevojė pėr koment. Tingėllon kuptimplote aforizma e njė mjeshtri, prodhues verėrash, qė kur e pa se po ndėrronte jetė, i la amanet tė birit: Mos harro, or bir; se vera bėhet edhe nga rrushi. Konsumatori shqiptar duhet tė kthejė sytė kryesisht nga prodhimi vendas, jo vetėm pėr pijet, po se po, por pėr gjithė produktet bujqėsore e blegtorale, qė minimalisht janė mė cilėsore se prodhimet e huaja. Njė rol aktiv duhet tė luajė edhe media, si pėrcjellėse e informacionit, pėr tė promovuar vlerat e larta tė prodhimeve vendase nė raport me prodhimet e huaja. Kėrkohet imediatisht, tė ndėrgjegjėsojmė veten dhe tė tjerėt dhe nė kėtė sfond tė rritet intensiteti i informacionit publik dhe privat, se me shtimin e prodhimit vendas do ushqehemi vetė dhe do ēajmė tregjet e huaja. http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=51524 |
| | #2 |
| Anėtarėsuar: 8.2006 | Shtypja e rrushit pėr verė gjatė festivalit nė Berat. Foto nga "Reuters" tė dt. 12 shtator 2009: |
| | |
| | #3 | |
| Anėtarėsuar: 5.2008 | Citim:
| |
| | |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| "Ndryshimi i klimės" (ish-"ngrohja globale") nga mesdimr nė danėn "Viruset" Lindor: Thaēi, "Edhe shqiptarėt mund tė kėrkojnė referendum" nga VNf nė danėn "Aktualitet" Prishtinė: "PTK" dhe "Ēohu" me padi tė ndėrsjella nga VNf nė danėn "Aktualitet" Tiranė: "Taēi Oil" blen "Credit Bank of Albania" nga VNf nė danėn "Aktualitet" |