|
|
#1 | |
|
Anėtarėsuar: 8.2006
|
|
|
Lėvizjet kombėtare pas Kushtetutės Otomane Mė 21 korrik 1908 pėr shkak tė kryengritjes tė Armatės sė Tretė tė Rumelisė, tė drejtuar nga oficerėt xhonturq dhe tė ndihmuar nga shqiptarėt, sulltan Hamiti u detyrua tė shpallė Kushtetutėn pėr herė tė dytė, pasi tė parėn me tradhėti e anulloi dhe artizanin e saj, Midhat Pashėn e Madh, e internoi dhe e burgosi nė Taif, afėr Mekės, nė Arabinė Saudite, dhe mė von e mbyti nė banjė me anė tė njė pehlivani (mundės) qė kish dėrguar apostafat prej Stambollit. Pas shpalljes sė Kushtetutės shkova nė Kolonjė dhe, gjatė udhėtimit, nė Stamboll u takova me Ēerēiz Topullin, nė Selanik me shokun tim Bajo Topullin, nė Manastir me Fehim bej Zavalanin, me Sotir Peēin, me Themistokli e Telemak Gėrmenjin dhe, nė Korēė, me Sami Pojanin dhe me Beso Gegėn. Tė gjithė kėta kanė lozur njė rol kryesor nė Rilindjen Kombėtare. Me shpalljen e Kushtetutės Rexhep pashė Mati prej Tripolit vjen nė Stamboll si ministėr i Luftės i qeverisė sė parė tė Hyrrijetit (Lirisė), ku iu bė njė pritje madhėshtore si njeri i madh e liridashės, por mjerisht, pėr fat tė keq tė Shqipėrisė, pas 24 orėsh vdiq nga zėmra nė moshėn 60 vjeēare. Nė kėtė kohė, deri nė mars tė 1914-ės, nė Stamboll kam dhėnė mėsime fizike e kimie nė njė shkollė dyvjeēare pėr teknikė tė mesmė veterinarė dhe kėshtu kam qėnė nė lidhje tė ngushtė e tė vazhdueshme me Lėvizjen Kombėtare. Nė zgjedhjet e para parlamentare u zgjodhėn 28 deputetė shqiptarė, nė shumicė nga paria e vendit dhe disa hoxhallarė. Midis deputetėve dalloheshin si patriotė tė aftė Ismail Qemali, deputet i Vlorės, Nexhip Draga, deputet i Shkupit, dhe Shahin Ypi-Kolonja, deputet i Korēės. Pas tetė muajsh, reaksioni, mė 31 mars 1909, i kryesuar nga Sulltani, tentoi pėr njė kundėrrevolucion, por ky u shtyp me intervenimin e rrufeshmė tė ushtrisė e tė vullentarėve tė ardhur nga Selaniku, ku shqiptarėt lojtėn njė rol tė dorės sė parė. Ushtria e garnizonit tė Stambollit u ēarmatos, Sulltani u zbrit prej fronit dhe u deportua nė Selanik, ku u mbyll nė Vila Alatini. Nė Turqi nė atė kohė kanė ekzistuar dy parti: njėra "Ittihat ve Terekki" "(Bashkim dhe pėrparim)", e pėrbėrė prej turqve tė rinj (Jeun-Turc) dhe tjetra parti ishte "Hyrijet ve Itilaf" ("Lirive dhe e Marrėveshjes"), anėtarėt e sė cilės ishin prej tė gjithė kombėsive qė pėrbėnin Perandorinė Otomane. E para, nacionaliste shoviniste, synonte turqtzimin e kombėsive e nė radhė tė parė tė kombėsisė shqiptare dhe aspironte njė centralizim administrativ, kurse tjetra, nė kundėrshtim me tė parėn, ish pėr njė decentralizim administrativ dhe liri mėsimi nė gjuhėn kombėtare tė sejcilit komb. Tė parėt, tė paeksperiencė dhe me njė horizont tė ngushtė, ndiqnin njė politikė qė nuk i pėrshtatej as kohės as edhe strukturės sė Perandorisė Otomane. Kurse tė dytėt, tė kryesuar nga Princ Sabahudini, ishin mė me eksperiencė dhe me njė horizont mė tė gjerė. Kėta shpėtimin e vėndit e shihnin nė ndjekjen e njė politike toleruese, tė pėrshtatėshme pėr kushtet speciale tė Perandorisė. "Ittihat ve terekki", me njė fjalė "Xhemijeti", ish i organizuar mirė nė popull me klubet e tij dhe pėrmblidhte elementin mė enthusiast e ekstremist turk, ashtu edhe myslimanė tė kombėsive tė tjera, tė cilėt pėr arėsye feje, ose interesi, ishin pėr atė politikė. Kėta kishin me vete edhe oficerėt e rij turq, dispononin mjete kolosale financiare dhe si forcė kishin ushtėrinė, me anė tė sė cilės ishin tė vendosur ta vinin nė jetė programin e tyre "unification et nivellement"1 tė tė gjithė kombėsive tė ndryshme. "Itilaf ve Hyrijeti", anėtarėt e sė cilės, midis tyre tė bashkuar vetėm kundra xhonturqve, pėrbėheshin prej elementėsh heterogjenė dhe nuk ishin tė organizuar si parti nė popull. Ne shqiptarėt e pritėm me entusiazėm e me brohori shpalljen e Kushtetutės, pasi mendonim se edhe pėr ne kishte ardhur koha qė tė gėzonim si komb tė drejtat mė elementare, qė na i kish mohuar Sulltani. Mendonim se me anė tė shkollave nė gjuhėn kombėtare do tė ngrinim lart nivelin e kulturės tė popullit dhe do ta zhvillonim ndėrgjegjen kombėtare tė tij, me njė fjalė ta pregatitnim pėr kohėn e ardhėshme. Besonim se Turqit e rinj do tė ndiqnin njė politikė realiste dhe tė pėrshtatėshme me ekzigjencat e shekullit 20 dhe me kushtet speciale tė Perandorisė, duke hequr dorė nga masat paliative2 tė Sulltanit qė mendonte vetėm veten e jo vendin e tij. Por mjerisht xhonturqit me politikėn e tyre shoviniste mė parė sulmuan nacionalizmėn shqiptare, qė ishte nė zhvillimin e plotė tė saj, sepse sipas mendimit tė tyre formonte njė rrezik tė afėrt pėr politikėn e tyre tė asimilimit. Ata filluan sistematikisht tė ndjekin lėvizjet tona kombėtare, duke synuar mbylljen e shkollave shqipe dhe tė klubeve tė "Bashkimit", me qėllim qė nacionalizmin tonė ta mbytnin, para se tė zhvillohej ndėrgjegja kombėtare, me masa paliative dhe me anė tė forcės e ta linin popullin shqiptar prapė nė errėsirė, siē e patėn lėnė gjatė pesė shekujve, pėr ta turqizuar mė lehtė. Ata si masė paliative menduan tė zėvėndėsonin shkronjat latine me shkronjat arabe dhe pėr kėtė qėllim, me inspirimin e hoxhė Kara Rexhep Tetovės dhe me ndihmėn e Xhemijetit (Itihat ve Terekki), nėn kryesinė e hoxhė Ali Elbasanit hapėn njė klub nė Aksaraj, nė Stamboll, pėr kundra klubeve "Bashkimi" tė Stambollit, tė Selanikut, tė Manastirit, tė Shkupit etj. Klubet "Bashkimi" ishin klubet e patriotėve intelektualė dhe tė rijve, kurse klubi me shkronja arabe ishte klubi i fanatikėve, i injorantėve, i oportunistėve dhe i veglave tė xhonturqve, tė cilėt fatin e tyre e kishin lidhur me atė tė turqve tė rij. Klubet" Bashkimi", si qėndra intelektuale e tė lėvizjes kombėtare, pėrmblidhnin elementin patriot e tė vendosur nė luftėn pėr tė siguruar mė parė shkollat tona kombėtare. Nė to merrnin pjesė intelektualėt, nėpunėsit civilė e oficerė, studentėt, dhe shumė personalitete politike dhe populli. Klubi i Stambollit ka qėnė qėndra e aktivitetit politik tė kombit shqiptar. Ai nė gjirin e vet kishte shumė personalitete politike, deputetė e senatorė, personalitete intelektuale, civilė e ushtarakė. Klubi i Selanikut ishte klubi ku dominonte influenca e Mithat Frashėrit. Mithati ka qėnė pėr njė politikė mė tė moderuar me xhonturqit, pse Mithati gjithmonė ka qėnė mefiant kundrejt ndihmės sė huaj3 e sidomos tė ndihmės sė Austrisė. I kėti mendimi ka qėnė edhe Bajo Topulli, profesor nė Gjimnazin e Shtetit nė Selanik, dhe, pas Bajos, edhe Ēerēizi (Topulli) ka qėnė i atij mendimi. Klubi i Manastirit, me organin e tij "Bashkimi kombėtar" dhe me patriotin veteran Fehim Zavalanin nė krye, ka qėnė i organizuar mirė dhe nė gjirin e vet pėrmblidhte shumė patriotė intelektualė, civilė, ushtarakė e nėpunėsa. Klubi i Shkupit, si qendėr e Kosovės kreshnike, e cila me popullsinė e saj tė dėndur dhe me pozitėn e saj delikate ka peshuar rėndė nė jetėn e kombit tonė dhe, si njė vėndndeshje e politikave imperialiste sllavo-austriake, ka patur njė rėndėsi tė madhe ndėrkombėtare. Klubi i Shkupit, nėn udhėheqjen e ndritur e largpamėse tė Nexhip Dragės dhe me aktivitetin patriotik tė madh tė Bajram Currit revolucionar, ashtu edhe me patriotė tė rij me plot entusiazėm, si: Rrok e Luigj Berisha, Rexhep Mitrovica, Bedri Peja, Halim Gostivari, Qerim Begolli, Salih Xhuka, Salih Naili-Tetova, Ymer Strazimi e tė tjerė, ėshtė angazhuar nė njė luftė pėr vdekje me xhonturqit deri nė shpėrthimin e kryengritjeve tė armatosura. Klubet "Bashkimi" janė mbajtur me ndihmat e rregullta tė ēdo anėtari dhe nevojat e jashtėzakonėshme janė kryer me ndihmat e pasanikėve e tė personaliteteve me rrogė tė lartė. Klubin e Stambollit, pėrveē kėtyre, e kanė ndihmuar dhe punonjėsit shqiptarė patriotė qė ndodheshin nė Stamboll. Kėshtu u angazhua njė luftė e rreptė midis xhonturqėve dhe nacionalistėve shqiptarė, e cila ēdo ditė mė tepėr egėrsohej, pasi qė tė dy palėt, tė vendosur nė pikėpamjet e tyre, nuk i bėnin as mė tė vogėlin koncesion njėri tjetrit. Por lufta me mjete legale s'ka qėnė nė kushte tė barabarta pėr tė dy palėt. Patriotėt shqiptarė kishin tė drejtėn, arėsyen dhe entusiazmin patriotik me vete, kurse xhonturqėt dhe velgat e tyre pėrpiqeshin ta asgjėsonin rezistencėn e pathyeshme nacionaliste shqiptare me mjete tė kohės sė mesjetės. Lufta me shtyp e me konferenca ka qėnė e fortė. Nė luftėn pėr karakterin e shkronjave ka marrė pjesė edhe Hysein Xhahiti, deputet i Xhemijetit i Stambollit dhe gazetar i famshėm turk, i cili me gazetėn e tij "Tanin", qė njėkohėsisht ka qėnė edhe organi i Xhemijetit, nė njė kryeartikull u dha tė drejtė patriotėve shqiptarė nė pėrdorimin e shkronjave tė karakterit latin nė shkollat kombėtare. Tė entusiazmuar, tė nesėrmen, njė grumbull i madh tė rinjsh shkuan pėr ta falėnderuar pėrpara lokalit tė gazetės sė tij. Ai nė ballkon i pėrsėriti mendimet e ēfaqura nė gazetė. Mirėpo ndėrhyrja e tij nė njė ēėshtje kaqė delikate pėr shovinistėt turq, shkaktoi njė indinjatė tė thellė nė xhemijetēitė, aqė sa tė nesėrmen i sulmuan shtypėshkronjėn duke i shkakėtuar dėme tė mėdha. Nė klubin e Stambollit edhe filozofi dhe eruditi Riza Tefiku, me origjinė shqiptare, ka mbajtur konferenca nė favor tė shkronjave tona. Xhonturqit dhe veglat e tyre, anėtarėt e klubeve tė "Bashkimit" i quanin "bashkimxhi", fjalė qė pėr ta kishte kuptimin: tradhėtarė, pa fe e pa moral. Kur xhonturqit u bindėn se nuk mund ta pėrballonin vrullin e patriotizmit shqiptar me mjete legale, me intriga e me korrupsion, ata vendosėn ta thyejnė atė me forcėn e armėve. Fshatarėt e Kosovės, tė pakėnaqur nga oktrova4 dhe nga politika e turqėve tė rij bėnė kryengritje nė Kaēanik, nė Firzaj dhe nė Lumė. Ushtėria turke, nėn komandėn e Xhavit Pashės, mė 1909 i shtypi kėto kryengritje, por me vendimin e Parlamentit Xhavit Pasha u kthye nga Luma. Patrioti veteran Xhavit Leskoviku ndėr ato operacione ka marrė pjesė si kapiten i shtabit tė ushtėrisė turke. Mė von, mė 1910, nė ekspeditėn ushtarake tė Kosovės, nėn komandėn e Shefqet Durgut Pashės, u mblodhėn armėt dhe gjatė operacionit u bėnė rrahje, vrasje dhe djegie fshatrash. Shkolla normale e Elbasanit u mbyll dhe patriotin veteran Lef Nosin, lidhur me zinxhir, prej Elbasanit e dėrguan nė gjyqin ushtarak tė Manastirit. Po kėto masa mori nė Shkup kundra patriotėve edhe vali Bedri Beu, njė xhemijetēi ekstremist, duke i persekutuar ata, kurse Bedri Pejėn ia dorėzoi gjyqit ushtarak tė Tetovės ose tė Gostivarit. Por nga ana tjetėr edhe patriotėt shqiptarė nuk qėndruan me duar lidhur pėrpara sulmit tė xhonturqėve kundra nacionalizmės shqiptare. Nė Korēė brenda nė kafe u vra kapiten Rexhep Palla, shqiptar nga Resnja, por xhonturk i tėrbuar, i dėrguar apostafat nė Korēė pėr tė luftuar nacionalistėt shqiptarė dhe shkollat shqipe. Ai u vra nga Themistokli Gėrmėnji dhe Vasil Tromora. Edhe nė Dibėr dėrgohet si prefekt njė farė Hysni bej, po me atė qėllim qė tė luftojė shkollat shqipe. Ky siguroi edhe njė pjesė tė parisė dibrane pėr kėtė qėllim. Por rinia patriote e Dibrės, e udhėhequr nga patrioti veteran Hoxha Hafėz Sherif Langu, i paralizoi tentativat e prefektit xhonturk, si edhe tė asaj pjese tė parisė dibrane qė kanė qėnė kundra shkollave shqipe. Mė nė fund prefekti nė fjalė u vra nė njė atentat, qė iu bė prej nacionalistėve tė Dibrės. Hafėz Sherif Langu me patriotizmin e tij tė zjarrtė, me karakterin e tij tė papėrkulshėm dhe me guximin e tij jashtė ēdo kufiri, ka qėnė shtylla e pathyeshme e nacionalizmit nė Dibėr. Mė 1908, para shpalljes sė Kushtetutės otomane, gjithė populli i Dibrės u ngrit dhe dėrgoi ploret e veta nė Gropė tė Ujkut, nė njė nga malet e Dibrės. Krerėt bashkė me vegjėlinė qėndruan 6 javė mbledhur nė kėtė vend nė muajin maj, duke e lėnė tokėn pa punuar dhe i bėnė tė ditur qeverisė turke se kėrkonim t'i lėrė tė lira shkollat shqipe. Qeveria turke pas shumė ngurrimeve u premtoi se do t'i linte tė lira shkollat shqipe. Nė kėtė demonstratė patriotike si udhėheqės tė deklaruar kanė qėnė Daut Langu dhe Eqrem Ēami dhe, prapa perdes, hoxhė Vokri dhe hafėz Sherif Langu, kurse nga krerėt e maleve ka qėnė Mersin Dema, njė nga inisiatorėt e kėsaj demonstrate dhe kundėrshtar i deklaruar i sundimit turk. Mersin Dema dogji postat e xhandarmarisė turke dhe bashkė me hoxhė Vokrin kanė zhvilluar njė aktivitet politik pa asnjė kompromis me qeverinė.5 Shefqet Durgut Pasha, pasi ēarmatosi Kosovėn mė 1910, kaloi nė malet e Shkodrės pėr t'i ēarmatosur malėsorėt. Kėta, sipas kėshillave tė Austrisė, i dorėzojnė pushkėt. Por nga ana tjetėr plasi njė kryengritje tjetėr nė marsin e 1911-ės nė Malėsi tė Shkodrės, e cila ka patur njė karakter pak tė ndėrlikuar, por, me ndihmėn e patriotėve dhe me kryengritjen thjesht patriotike qė plasi nė Jug mė 14 qershor 1911, edhe kjo kryengritje u karakterizua pėrpara botės si njė kryengritje thjesht kombėtare. _________________ 1 "Njėsimi dhe nivelimi" 2 Masa nė dukje lehtėsuese. 3 Nuk besonte nė ndihmėn e huaj. 4 Lloj takse. 5 Tė dhėna nga Ali Maliqi, Demir Dema dhe Azis Raska. |
|
|
#2 | |
|
Anėtarėsuar: 8.2006
|
Citim:
|
|
|
|
|
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
|
|
Tituj tė ngjashėm
|
| Ēėshtja |
|
Prishtinė: Simpozium pėr arkivat osmane mbi Dardaninė nga VNf nė danėn "Tė reja" 1908-10: Shqiptarėt dhe Patriarkana nga vlug nė danėn "1600-1912: Pushtimi turk" 1908: Beteja e Mashkullorės nga vlug nė danėn "1831-1912: Rilindja Kombėtare" Tr/ Shkombėtarizimi i shqiptarėve - praktikat osmane nga mesdimr nė danėn "Propaganda a/sh" Izotopet radioaktive dhe lėvizjet e popullatave nga mesdimr nė danėn "Tė reja" |