|
|
#1 | |
|
Anėtarėsuar: 5.2008
|
|
|
Garuli: Ndotja akustike, ndėshkohen 78 subjekte Niveli i lartė i zhurmave tė raportuara nga banorėt nė ēdo orė tė ditės apo natės ka ngritur mė kėmbė strukturat e Ministrisė sė Mjedisit, qė kanė ndėrmarrė njė sėrė inspektimesh nė rrethe tė ndryshme tė vendit, ku kanė ndėshkuar subjekte tė shumta abuzuese. Objekt i kontrollit nuk kanė qenė vetėm subjektet private, siē janė lokalet, qė shkaktojnė nivel tė lartė tė ndotjes akustike pas orės 23:00, por edhe ndėrmarrjet prodhuese qė ushtrojnė aktivitetin e tyre pranė zonave tė banuara. Nė njė intervistė pėr gazetėn Metropol kėshilltari i ministrit nė Ministrinė e Mjedisit Aleksandėr Garuli tregon ndryshimet dhe lėvizjet qė janė bėrė nė evidentimin e subjekteve qė ndikojnė nė shtimin e ndotjes akustike nė vend. Sipas tij, ēdo bashki bėn hartėn e saj, ku pėrcakton se si duhet tė jenė zonat pranė shkollave, spitaleve, institucioneve tė tjera publike. Nė bazė tė kėsaj harte bėhet dhe monitorimi i abuzuesve. Garuli tregon se nuk mund tė pranohet qė ndotja akustike tė jetė nė tė njėjtat norma nė zona tė caktuara, p.sh., nuk mund tė ketė tė njėjtin nivel zhurmash si te zona e Zogut tė Zi dhe pranė spitalit tė QSUT-sė. Si paraqitet ecuria e kontrolleve pėr minimizimin e ndotjes akustike, si dhe ēfarė parashikon kuadri ligjor pėr strukturat pėrgjegjėse pėr parandalimin e rritjes sė kėtyre treguesve? Problemi i zhurmave deri dje ėshtė konsideruar njė problem dytėsor dhe i harruar, duke mos i vlerėsuar siē duhet shqetėsimet qė sjellin nė popullatė. Megjithatė, pėr tė parandaluar kėto probleme janė ndėrmarrė kontrolle tė shumta kundrejt subjekteve qė shkaktojnė kėtė fenomen. Problemi i zhurmave tashmė ėshtė kthyer nė njė problem qė kėrkon zgjidhje. Aktualisht vendi ka njė kuadėr tė plotė ligjor, nė tė njėjtin rang me atė qė pėrdoren nė vendet evropiane kundėr rritjes sė nivelit tė ndotjes akustike. Ligji ngarkon disa struktura qė duhet tė merren me emetimin e subjekteve qė shkaktojnė zhurmė, si dhe masat ndėshkuese qė duhet tė jepen ndaj shkelėsve dhe emetuesve tė zhurmave. Konkretisht bėhet fjalė pėr pushtetin vendor dhe policinė bashkiake, e cila ka detyrė parėsore, siē e shpreh dhe ligji, evidentimin e subjekteve abuzuese dhe pėrcaktimin e zonave sipas nivelit tė rėndėsisė. Nė luftėn kundėr ndotjes akustike janė edhe struktura tė tjera, si Ministria e Mjedisit me agjencitė e saj rajonale inspektuese, si dhe Policia e Shtetit apo Inspektorati i Shėndetit Publik. Tė gjitha kėto struktura nė bashkėveprim me njėra-tjetrėn duhet tė ndėrhyjnė nė zgjidhjen e problemit tė zhurmave. Realisht si ndėrveprojnė kėto struktura me njėra-tjetrėn, a e kryejnė si duhet rolin e tyre? Unė do tė dėshiroja qė ti ndaja pak rolet e kėtyre strukturave. Ministria e Mjedisit, njė nga strukturat mė tė rėndėsishme, ėshtė treguar shumė mė aktive sesa tė tjerat qė u pėrmendėn pak mė lart pėr zbatimin e ligjit kundėr ndotjes akustike. Pėr kėtė ne kemi qenė shpesh mė shumė nxitės dhe mė aktivė e kėrkues ndaj pushtetit vendor deri nė aktivizim e tyre. Ndėrkohė ligji pėrcakton gjithashtu detyrimet qė ka pushteti vendor nė ndarjen e hartės me ndotjen akustike, ku ēdo bashki brenda territorit tė saj duhet tė pėrcaktojė zonat qė duhet tė jenė absolutisht tė qeta, tė qeta dhe normale. Nė varėsi tė kėsaj harte dhe ndarjeje tė paraqitur nga bashkia e ēdo rrethi, bėhet edhe pėrcaktimi i kufirit minimal tė ndotjes qė duhet tė ketė secila zonė. Po nė varėsi tė kėsaj ndarjeje nė rast tė tejkalimit tė normave tė lejuara ndėrmerren masa ndėshkuese kundrejt subjekteve abuzuese, qofshin kėto publike apo private. Kėshtu, nė varėsi tė zonės pėrcaktohet dhe norma e lejuar e zhurmės. P.sh., nė zonat absolutisht tė qeta nuk duhet tė ketė njė ndotje mė tė lartė sesa 35 decibel db (njėsia matėse e ndotjes), nė zonat e qeta deri nė 55 db dhe nė zonat normale deri nė 70-75 db. Cilat janė masat ndėshkuese tė vėna kundrejt subjekteve abuzuese nė inspektimet e bėra gjatė kohėve tė fundit? Fatkeqėsisht nė vendin tonė nė zonat qė duhet tė jenė tė qeta ndodh qė ndotja tė jetė nė tė njėjtat nivele me zonat e tjera. Nga kontrollet qė kanė bėrė inspektorėt e Ministrisė sė Mjedisit, jo vetėm nė kryeqytet, por edhe nė tė gjitha rrethet e tjera tė vendit nė tė 12 prefekturat, janė vėnė re njė sėrė shkeljesh nga subjekte tė ndryshme. Ndaj kėtyre subjekteve ne kemi marrė masat ndėshkuese me gjobė dhe pezullim aktiviteti deri nė pėrmirėsim tė kushteve. Megjithatė, mė duhet tė theksoj se kontrolli nuk ka tė bėjė vetėm me subjektet qė kuptohen rėndom, siē janė lokalet, por edhe me subjektet prodhuese apo tė zhvillimit industrial, pėrpunimit tė metaleve e ēdo lloj tjetėr qė shkakton ndotje akustike nė mjedis, kjo pasi ligji i zhurmave nuk lejon qė kėto tė fundit tė ushtrojnė aktivitet ranė qendrave tė banuara. Nga kontrollet ka rezultuar se rreth 21 subjekte kanė marrė gjobėn maksimale qė pėrcakton ligji, nė vlerėn 500 mijė lekė. Ndėrsa 56 subjekteve tė tjera u ėshtė pezulluar leja e ushtrimit tė aktivitetit deri nė plotėsimin e kushteve pėr eliminimin e ndotjes qė shkaktojnė. Kjo nuk ėshtė thjesht njė fushatė e ndėrmarrė, por ka tė bėjė me detyrimin ligjor qė ne kemi pėr tė imponuar zbatimin e ligjit mbi zhurmat. Si do tė vijojė ecuria e kontrolleve? Ndotja akustike nuk mbetet nė tė njėjtat ritme gjatė gjithė vitit, ēka do tė thotė se ecuria e saj ėshtė e ndryshme nė periudha tė caktuara. Nė varėsi tė kėsaj tė fundit do tė varet edhe ecuria e kontrolleve dhe inspektimeve nga strukturat pėrgjegjėse tė Ministrisė sė Mjedisit. Sigurisht qė nė periudha tė ndryshme tė vitit shtohet niveli i ndotjes akustike. Pėr shembull, nė verė, sidomos nė zona turistike, pranė plazheve, qė kanė dhe numėr tė lartė frekuentuesish, ndotja akustike rezulton tė jetė nė nivele tė larta pėr shkak tė zhurmės qė krijohet nga lokalet e natės. Kėtu bėhet fjalė pėr zona tė caktuara, siē janė plazhet e Vlorės, Durrėsit, Sarandės, Lezhės etj., ku janė gjobitur njė sėrė lokalesh, tė cilat krijonin shumė zhurmė gjatė orėve tė mesnatės. Nė kėtė periudhė kontrollet do tė shtohen dhe do tė jenė mė tė shpeshta. Detyrimisht qė pėr monitorimin e kėtyre tė fundit do tė kėrkohet bashkėpunimi me strukturat e policisė bashkiake. Kėtė vit ligji ka dhėnė rezultatet e duhura nė krahasim me vitet e shkuara. Pranė tė gjitha kėtyre plazheve janė ndėrmarrė aksione tė shumta kontrolli pėr mbyllje tė lokaleve qė shkaktonin ndotje akustike pas orės 23:00 tė mbrėmjes, qė ėshtė kufiri i fundit qė lejon ligji. Ndėrkohė monitorimi i situatės do tė jetė permanent dhe i vazhdueshėm gjatė gjithė vitit, por mė intensiv do tė bėhet nė periudhat kur ndotja shtohet, tė cilat tashmė dihet se kur janė. Konkretisht pėr kryeqytetin cilat janė zonat mė problematike pėr sa i pėrket ndotjes akustike? Ndotja akustike ishte nė nivele tė larta nė pjesėn dėrrmuese tė zonave nė kryeqytet deri para pak kohėsh. Por me shtimin e inspektimeve dhe ndėrmarrjen e fushatave pėr ndėshkimin e pezullimin e aktivitetit tė subjekte shkaktuese njė tregues i tillė ėshtė pėrmirėsuar sė tepėrmi. Megjithatė, paraqiten mė problematiket zonat ku ka pėrqendrim tė madh lokalesh, por edhe zona tė tjera, nė tė cilat gjatė orėve tė ditės kryhen punime tė ndryshme. Kėshtu, nė kryeqytet renditet si mė problematike zona e ish-Bllokut, zonė e cila do tė jetė prioritet nė inspektime. Ndėrkohė qė shqetėsuese rezulton tė jetė edhe zona pranė spitalit tė QSUT-sė, e cila duhet tė jetė e veēantė. Kjo zonė nuk duhet tė hyjė te zonat normale, por te zonat absolutisht tė qeta. Fatkeqėsisht kjo gjė nuk ndodh nė vendin tonė. Nėse bashkia do tė kishte ndarė hartėn dhe do tė kishte pėrcaktuar qė kjo zonė duhet tė jetė absolutisht e qetė, atėherė do tė ishin vendosur dhe tabelat pėr tė treguar se ndalohet qoftė edhe rėnia e borisė apo zhurma tė tjera tė nivele tė ndryshme. Tė gjitha subjektet qė emetojnė zhurma pranė kėsaj qendre spitalore, sipas ligjit, duhet tė largohen. Kėto janė dhe dy pikat mė problematike pėr sa i pėrket ndotjes akustike, por nuk pėrjashtohen dhe zona tė tjera, veēanėrisht ato ku kryhen punime. Shpeshherė ėshtė thėnė se ndotja akustike nė vendin tonė ėshtė disa herė mė e lartė se nė vendet e tjera fqinje. Sipas tė dhėnave qė disponon dikasteri juaj, sa e vėrtetė ėshtė kjo gjė? Nuk ėshtė se vlerat e gjetura te ne janė shumė herė mė tė larta sesa ato tė vendeve tė zhvilluara. Megjithatė, nuk pėrjashtohen periudhat kur ndotja akustike nė vendin tonė ka qenė nė ritme alarmante. Kjo sidomos kohė mė parė, kur nė zona tė caktuara kryheshin punime tė shumta, si dhe ne zonat ku lokalet e natės rrinin deri nė orėn 2:00 apo 3:00 hapur, duke emetuar zhurma tė larta. Kėto janė kufizuar nė masė, por do tė kufizohen edhe mė shumė nė saje tė kontrolleve qė do tė vijojnė. Me kufizimin e tyre mund tė themi se jemi pranė normave tė lejuara nga vendet e Bashkimit Evropian (afėrsisht, pasi ka ende shumė punė pėr tė bėrė). Ky intensitet kontrollesh ka bėrė qė ndotja akustike tė zbresė pranė normave tė lejuara. Ajo qė duhet theksuar ėshtė se kemi njė mobilizim tė strukturave tė Ministrisė, tė cilat, si pasojė e kėsaj lėvizjeje, kanė vėnė nė lėvizje edhe dikasteret e tjera qė e kanė pėr detyrė tė luftojnė ndotjen akustike. http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=62530 |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
|
|
Tituj tė ngjashėm
|
| Ēėshtja |
|
"Veprimtaria e shėrbimeve sekrete serbe kundėr Kosovės", Faton Mehmetaj nga VNf nė danėn "Libra" Krujė: Banorėt e fshatrave protestė kundėr ndotjes nga vlug nė danėn "Mjedis" 1931: Atentati kundėr A.Zogut nė Vjenė nga mesdimr nė danėn "Shqipėri" |