Shkrim i veēuar
I vjetėr 27.12.2007, 21:34   #3
vlug
6.000
 
vlug
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Letėr e hapur i pėrndershėm papa Thanas, nė Pogradec


Citim:

Nuk dėftehet me gojė sa keq qi mė erdh, or bashkqytetar i dashun, kur kėndova kėtu nė kėtė fletė tė ndershme, N.61 se shėnjtėria e jote paska fillumun me forc’ e me fuqi e me dėshirė tė rrebtė nji politikė sheshit anmiksore si me thanė kundėr shqiptarėve kombėtarė nė Pogradec. Sikurse na lajmėron i ndershmi zot Lek Dukagjini, paskeshi dhėnė urdhėr ndėr ēunat e mėsonjėtores tė mos e dunė shqipen, tė mos kėndojnė shqip, se ndryshe janė tė mallkum e kur tė vdesin, nuk vorrohen prej kishės sė shenjtė.

Sa keq qi mė vjen e sa ju mjeroj, shpirtkeqėsitė tė paanshme, kur ve ndėr mend kėto fjalė, ose ma mirė me thanė nji mosgjykim, tė cilin as pėr kurrė s’besoje me e pasun shėnjtėria e jote. Nuk mė thoni, vallė, ju lutem, or bashkėqytetar i dashun, pėrse i frikėsoni djemtė e nuk i lini tė kėndojnė at’ gjuhė tė bukur, qi na mėsoj ama ēė nė sisėt? Pėrse tė jen tė mallkumun e pėrse tė mos varrosen, nuk mė pėrgjigjeni, nė qoftė se i thojnė vehtes shqipėtar? Mos e kini gjetun gjėkundi me nonji krye tė ungjillit tė shenjtė tė thotė themeltar’ i krishtnimit: shqiptarėt tė mos e kėndojnė gjuhėn e atyneve, se kanė mallkim tė fortė prej sė nalti? Flitni uratė! A keni pamun nji kėsi gjaje? Un kujtoj se jo. E si mos kėndojnė shqipen, vallė ē’farė gjuhe duhet tė mėsojnė? Padyshim at’ gjuhė tė bukur qė ju ka mbushė dhamėt me bukė, at’ gjuhė tė shkėlqyeshme, me tė cilėn lidhen dordhanjet (enteresat) e shenjtėris’ sate. Ne tė mjerėt! Me ēfar’ shkalle qi kemi arritun! Pėrdorim mallkimet pa kursim e pa na lodhun goja asfare, pėrse? Pėr kėt’ politikė a pėr at’ politikė tė ndyrė! Harrojmė detyrat e vėrteta qi kemi, mohojmė komb e kombėsiė pėr dordhanjet e pėrvetėshme, nximė ballin e fėlliqim vetėdijėn me at’njollė tė skėterrėshme qi bota e pagėzon: “kryetradhėtisė”, e marrosemi pėrpara zotit e pėrpara njerėzvet! I pėrndershėm! S’keni frikė nga Perėndia? Nuk vini dorėn nė zemėr e nuk ju rref ndėrgjegjia pėr kėt’ udhė, qi keni marrė? Nuk asht turp pėr juve, nuk asht mėkat e madhe, qi jeni shqiptar bir’ shqiptari, t’i bini me shkelm kombėsis’ sė jujė e tė pėrpiqeni tė forconi fuqin’e anmiqvet ndėrmjet nesh? Nuk ju dridhet zemra e nuk ju merr tė keq shpirti, kur t’ju thėrresin: tradhtar! Keni lemun nė Shqipėni; Shqipnija ju rriti. Mė epni lejė tė flas, ju lutem, sot me thėrrimet e shqiptarvet po mbaheni, sepse pogradecarėt shqiptarė janė e jo grekė sikurse ju ka rrokė marria t’i bani, e kur tė vijė puna punės tė mos kujtoni zotni po, me nji paturpėsi tė pėrqėnshme (me qiniqin ēdridhian)2, tė pėrdorni mėnyrat ma tė poshtra pėr me ndalumun ēdrivillimin kombėtar tė shqipėtarėve tė mjerėj! Mė vjen keq shumė ene ca ma tepėr pėr juve qi jeni me ungjill tek dora. Po kėt’ gja duhet ta dini. Se kur mundimet e Sisifit3 tė mirrni mi kurris tė jujė, se kur mallėkimet e skėterrės tė zbrazni mi krye tė jonė, se kur detin kos ta bani, sikurse themi neve kėtu nė Elbasan, se s’keni me mujtin tė fitoni gjasendi.

Shqiptari nuk ka frikė pėrpara mallėkimeve. Kėtė rrugė qi ka marrė, do ta ndjeki i patundun e asgja s’ka me e prapsun! Do tė pėrpiqet me mish e me shpirtė, tye pasun ndihmojė perėndinė, tė mbrothėsojė e tė vejė pėrpara, kombėsia e gjuha kombėtare. Fara qi u mullė do tė api pemė i pėrndershėm! Po mjert’ju qi rreheni kot e kot e shkoni kohėn me mallkime, kur? Nė shekull tė njizetė, kur njeriu s’rron ma me ato pėrralla qi doni tė na kėndoni Ju! Meqėnėqi ju kam bashkatdhetar, detyra ma kėrkon t’ju themi ene nji herė tye marumun: Hiqni dorė nga politika!

N'Elbasan mė 8.3.909

"Korēa", Korēė, nr. 9, 31 mars 1909. Autori: Ur' e Shkumbinit.


________________________
1. Nė gazetėn “Korēa”, nr. 6, 18 shkurt ėshtė njė letėr e dėrguar nga Pogradeci (Starova), e nėnshkruar Lek Dukagjini, nė tė cilėn shkruhet: “ Meqėnėse nė atė qytet u pėrgatit ēelje e shkollės shqipe, mėsonjėsi i shkollės greqishte i pyetke ēunat (nxėnėsit): Kush nga juve do tė vejė nė shkollė shqipe? Dhe ēunat qė kuxuanė e thanė qė do tė venė, i rrahu. Turp tė madh qė na dėgjojnė veshėt! Z. Dhaskal, meqėnėse ėshtė shqiptar dhe i vėllaii njė zoti qė ėshtė nermjet pleqnis’ sė klubit tė Korēės, na vjen keq.
I dyti mėsonjės’ i asaj shkolle, i cili ėshtė njė uratė nga Elbasani, Thanas, kėshillon ēunat dyke thėnė se: po tė venė nė shqipen, do tė jenė tė mallėkuarė, dhe se as tė vdekur nuk do t’i varrojė, dhe shumė gjepura tė tjera, tė cilat janė turp t’i shkruajmė, po le t’u shkruajė perėndia mi kokė. Nuk kanė turp nga hoēallarėt?! Nuku shėkojnė qė shkuan kohėt e para?
2. pėrk. Paturpėsi cinike.


Ndryshuar sė fundmi nga vlug : 8.3.2008 nė 10:37.

vlug nuk ėshtė nė linjė