| | #1 | |
| Anėtarėsuar: 5.2008 | |
| U shfaq premiera e filmit dokumentar "Lahutari i fundit" Prishtinė, 9 nėntor - Tė shtunėn nė Prishtinė ėshtė shfaqur premiera e filmit dokumentar "Lahutari i fundit", njė bashkėprodhim i shtėpisė filmike A.S. "Vizioni" dhe Qendrės Kinematografike tė Kosovės (QKK). Regjinė e filmit e ka bėrė Sahit Kokolli, kurse skenarin e ka shkruar Dardan Luta, skenar ky qė ishte pėzgjedhur nga juria e QKK sė nė konkursin e vitit 2008, si skenari mė i mirė pėr film dokumentar. Filmi trajton temėn e eposit shqiptar, qė ėshtė njė nga eposet e fundit tė gjalla nė Evropė. Nė qendėr tė filmit janė rapsodėt shqiptarė nga treva e Rugovės qė e kėndojnė kėtė epos duke e shoqėruar me lahutė, e cila konsiderohet vegla mė e lashtė kordofone nė Evropė. Nė film parqitet Isė Elezi nga Koshutani i Rugovės si njė lahutar i pėrmasave homerike, i cili kėndon mbi 20 mijė vargje tė eposit shqiptar, kryesisht nga cikli i kreshnikėve, por edhe tė epikės historike shqiptare. Pėrmes Isė Elezit fimi rrėfen pėr teknologjianė e kėndimit tė kėtyre kėngėve, ndėrtimi i tyre, figurat stilistike, lashtėsia dhe autenticiteti i tyre. Pėrndryshe kėngėt e eposit tė kreshnikėve, nga studiuesit janė cilėsuar bazė e letėrsisė shqipe dhe janė veprat e para tė letėrsisė fantastike nė letrat shqipe. Ndėrsa, kompozitori i njohur hungarez Bela Bartok, i quan mbetje tė fundit tė eposit tė vjetėr me mijėvjeēarė, qė ēojnė deri nė antikitet nė kohėn e poemave tė Homerit. Lahutarėt shqiptarė kryesisht e kanė punuar vetė instrumentin e lahutės. Teknologjia e punimit tė saj ėshtė paraqitur nė film nga lahutari rugovas Sadik Rama, i cili i punon lahutat, por ėshtė edhe njėri nga kėngėtarėt mė tė mirė i eposit tė kreshnikėve. I gjithė filmi pėrshkohet nga peizazhe tė mrekullueshme tė trevės sė Rugovės nė kohė vjeshte. http://www.kosova.com/artikulli/57322 |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| "Ndryshimi i klimės" (ish-"ngrohja globale") nga mesdimr nė danėn "Viruset" Prishtinė: "PTK" dhe "Ēohu" me padi tė ndėrsjella nga VNf nė danėn "Aktualitet" Tiranė: "Taēi Oil" blen "Credit Bank of Albania" nga VNf nė danėn "Aktualitet" Libėr: "Finiqi", shtatė vitet e fundit nė njė botim nga mesdimr nė danėn "Tė reja" |