| | Citim: Njė replikė me Koēo Danajn pėr librin “Platforma e Shqipėrisė natyrale”
Kastriot Myftaraj
Koēo Danaj nė librin e vet “Platforma e Shqipėrisė natyrale” e shikon krijimin e shtetit tė bashkuar nacional shqiptar si njė proces me pesė faza, tė cilat i quan “Fazat e Shqipėrisė natyrale”.
Sipas Danajt: “Faza e pestė do tė jetė krijimi i Konfederatės Shqipėri Kosovė dhe e drejta e Referendumit. Njėkohėsisht duhet tė zhvillohet edhe kėrkesa pėr federalizimin e Maqedonisė”. (Koēo Danaj: “Platforma e Shqipėrisė natyrale”, Tiranė 2009, f. 54)
Nuk e kuptoj se pėrse Koēo Danaj kėrkon qė tė kryhet referendum pėr bashkimin e Kosovės me Republikėn e Shqipėrisė. Kur u copėtua Shqipėria nė Konferencėn e Londrės nė 1912-1913, shqiptarėve nuk iu dha e drejta qė tė shprehen nė referendum.
E pra, shqiptarėt dinin mirė tė votonin, se nė Perandorinė Osmane qė prej vitit 1876, kur u miratua Kushtetuta e hartuar sipas modelit tė monarkive europiane, dhe deri nė 1912, qenė mbajtur disa herė zgjedhje politike pėr parlamentin, ku shqiptarėt kishin votuar.
Nė vitin 1877 Abdyl Frashėri shkoi si deputet nė parlamentin osman. i zgjedhur me votat e fituara nė Shqipėri. Sigurisht qė pjesa mė e madhe e shqiptarėve atėherė qenė analfabetė, por mund tė gjendeshin modalitete pėr tė bėrė votimin nė kėto rrethana, siē u gjetėn nė rastin e polakėve, pas Luftės sė Parė Botėrore, kur u bėnė referendumet nė Silezi dhe nė krahina tė tjera tė Gjermanisė, me ē’ rast njė pjesė e kėtyre territoreve gjermane i kaluan shtetit tė porsakrijuar polak. E pra, gjysma e popullsisė polake tė kėtyre krahinave qe analfabete, por megjithatė u gjetėn procedura votimi tė pėrshtatshme.
Kur u bashkua Gjermania nė 1990, zėrat pėr referendum u kundėrshtuan me argumentin se kur u nda Gjermania, nuk u pyetėn gjermanėt pėr kėtė gjė. E njėjta gjė vlen edhe pėr Shqipėrinė.
Njė referendum pėr bashkimin kombėtar do tė sillte komplikime tė panevojshme. Nė Shqipėri ka njerėz dhe qendra tė paguara qė janė shprehur hapur kundėr bashkimit kombėtar dhe punojnė sistematikisht pėr tė pėrpunuar opinionin publik kundėr kėsaj. Nė rastin e referendumit kėto qendra do tė bėhen shumė aktive. Ato do tė pėrpiqen tė luajnė me ndjenjat fetare tė popullsisė sė krishterė tė vendit, sikur shteti i bashkuar do tė bėhet edhe mė tepėr me dominim musliman, do tė luajnė me dasitė krahinore toskė-gegė etj.
Referendumi do tė ishte njė dhuratė nga qielli pėr kėto qarqe nė Republikėn e Shqipėrisė, dhe sponsorėt e tyre tė huaj. Kėtyre qarqeve nuk duhet t’ u jepet dhurata e referendumit, por t’ u bėhet e ditur se kundėrshtimi i bashkimit, duke luajtur me dasitė fetare dhe krahinore, nuk ėshtė njė non-zero-sum game, ku ato mund tė pėrfitojnė, por njė zero-sum game ku ata dhe ndjekėsit e tyre kanė shumė pėr tė humbur.
Kėtė metodologji tė asaj qė nė matematikė quhet Teoria e Lojrave dhe qė ka zbatime dhe nė politikė dhe nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, jam munduar ta bėj nė dy libra tė mi dhe nė disa shkrime nė shtyp. Shqiptarėt, nė Republikėn e Shqipėrisė dhe Kosovė nuk ka pse shpikin modalitete tė reja pėr bashkimin nacional, se kanė precedentin gjerman, ku bashkimi u bė me vendim tė parlamentit. Kėshtu qė parlamenti nė Tiranė dhe Prishtinė duhet tė marrė vendimin pėr bashkimin e dy shteteve.
Me komplikime tė padobishme dhe tė rrezikshme ėshtė edhe ideja tjetėr e Koēo Danajt, tė cilėn e kam cituar mė lart, se nė fazėn e pestė tė bashkimit, Republika e Shqipėrisė dhe Kosova duhet tė bashkohen nė njė konfederatė. Z. Danaj duhet ta dijė se konfederata ėshtė njė shkallė edhe mė e komplikuar se federata, ashtu qė konfederata ėshtė njė bashkim federatash.
Zvicra, ku Koēo Danaj ka jetuar shumė vite nė emigracion, quhet konfederatė, sepse ka kantone tė saj, tė cilėt kanė statusin e federatės, duke qenė se atyre u janė atashuar disa njėsi tė tjera qė janė gjysmėkantone. Kėshtu qė Zvicra ėshtė praktikisht njė bashkim federatash. Nė rastin e Republikės sė Shqipėrisė dhe tė Kosovės ideja e konfederatės bėhet potencialisht shumė destruktive, se ajo nėnkupton qė Republika e Shqipėrisė dhe Kosova do tė jenė dy federata tė bashkuara nė njė federatė. Kėshtu qė ideja e Danajt pėr konfederatėn shqiptare nėnkupton federalizimin e Republikės sė Shqipėrisė dhe tė Kosovės.
Nė rast se Republika e Shqipėrisė dhe Kosova bashkohen nė njė konfederatė, atėherė Greqia do tė kėrkojė natyrshėm qė Republika e Shqipėrisė tė bėhet shtet federal, duke u krijuar brenda saj republika e Vorio-Epirit. Por mund tė dalin dhe minoritete tė tjera tė shpikura tė cilėt tė kėrkojnė qė tė ngrihen nė statusin e njėsisė administrative nė kuadrin e federatės. Kėshtu qė ideja e konfederatės ėshtė njė katalizator pėr shpėrbėrjen e Republikės sė Shqipėrisė. Ideja e konfederatės, duke nėnkuptuar qė edhe Kosova do tė jetė njė federatė, ēon nė konfirmimin edhe me vullnetin e shqiptarėve tė Planit Ahtisaari, tė cilin Koēo Danaj e ka qortuar me tė drejtė se federalizon Kosovėn.
Kur them se kėto ide tė Koēo Danat janė destruktive, dua tė saktėsoj se nuk kam dyshim se ai qė ka shkruar bona fide, pra duke u nisur nga dėshira e mirė. Por Koēo Danaj duhet ta dijė se federatat nė Ballkan janė njė formė e vdekur shtetėrore dhe shqiptarėt nuk kanė pse e ringjallin kėtė zombi historik. Kėtė gjė e kishte tė qartė Qemal Brezftohti nė 1991, prandaj aq mė tepėr duhet ta ketė tė qartė Koēo Danaj nė 2010.
Koēo Danaj nė librin e vet thotė se “Shqipėria natyrale ka nevojė pėr njė Londėr- 2”. (Koēo Danaj: “Platforma e Shqipėrisė natyrale”, Tiranė 2009, f. 32) Me kėtė Koēo Danaj ka parasysh Konferencėn e Londrės tė 1912-1913.
Por Konferenca e Londrės u bė pėr tė shqyrtuar faktin e kryer, pra se ushtritė e shteteve ballkanike, tė cilat arritėn njė fitore tė shpejtė ndaj Perandorisė Osmane nė Luftėn e Parė Ballkanike, tė cilat kishin invaduar territoret shqiptare, kishin marrė nėn kontroll pothuajse krejt territoret shqiptare, ēka ishte nė dėm tė interesave tė dy nga fuqve tė mėdha, Austro-Hungarisė dhe Italisė, por edhe tė Britanisė sė Madhe, siē u duk mė vonė.
Synimi kryesor i Konferencės sė Londrės ishte qė shmangte fillimin e luftės botėrore, ēka do tė vinte se Austro-Hungaria dhe Italia kishin kėrcėnuar Serbinė dhe Greqinė pėr avancimin e tyre nė territoret shqiptare. Sistemi i aleancave nė rang europian mund tė sillte qė njė luftė mes Austro-Hungarisė dhe Serbisė tė shndėrrohej nė njė luftė botėrore, siē ndodhi nė fakt mė pak se dy vjet mė pas.
Edhe konferenca ndėrkombėtare pėr tė cilėn flet Danaj, mund tė bėhet vetėm pėr tė shqyrtuar faktin e kryer qė nė kėtė rast do tė ishte bashkimi i trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm.
Koēo Danaj, duke komentuar deklaratėn e ministrit britanik tė Punėve tė Jashtme, tė kohės kur u mbajt Konferenca e Londrės (1912-1913), Eduard Grei, se nė kėtė konferencė Shqipėrisė iu bėnė padrejtėsi pėr hir tė ruajtjes sė paqes nė Europė, shkruan nė libėr:
“Sėr Eduard Grei gaboi, Coptimi i Shqipėrisė nuk e siguroi dot paqen europiane, pas njė viti filloi Lufta e parė botėrore”. (Koēo Danaj: “Platforma e Shqipėrisė natyrale”, Tiranė 2009, f. 33)
Nė fakt Sėr Eduard Grey nuk gaboi. Nėse Lufta e Parė Botėrore do tė kishte filluar nė pranverėn e vitit 1913 ajo do tė kishte qenė shumė mė shkatėrrimtare dhe e pėrgjakshme pėr Antantėn, madje kjo e fundit do ta kishte humbur luftėn. Kjo pėr faktin se nė luftė do tė kishte hyrė qė nė fillim Italia, madje nė anėn e Gjermanisė dhe tė Austro-Hungarisė. Nė Konferencėn e Londrės kishte dy skenare qė tė shpėrthente lufta botėrore. I pari ishte qė Britania e Madhe, e cila ishte praktikisht aleate e Francės dhe Rusisė, tė cilat mbėshtesnin fuqimisht Serbinė, tė mos ushtronte presion ndaj kėtyre dy fuqive tė mėdha, ashtu qė ato tė ushtronin presion ndaj Serbisė, qė kjo tė tėrhiqej nga ajo pjesė e territoreve shqiptare qė gjendeshin brenda vijave tė kuqe qė kishin shėnuar nė hartė Viena dhe Roma. Nė kėtė rast Austro-Hungaria do tė kishte hyrė nė luftė ndaj Serbisė, dhe po kėshtu dhe Italia e cila do tė kishte zbarkuar nė bregdetin shqiptar, duke hyrė nė luftė me Serbinė, ushtria e sė cilės gjendej thellė nė territorin shqiptar, deri nė jug tė Shkumbinit. Mekanizmi i aleancave do tė vihej nė lėvizje si nė 1914 dhe Italia do tė gjendej nė luftė me Francėn.
Por Italia e Luftės sė Parė Botėrore nuk ishte ushtarakisht si ajo e Luftės sė Dytė Botėrore. Nė Luftėn e Parė Botėrore italianėt luftuan mirė, duke pasur 600'000 tė vrarė nga ushtria prej pesė milionė vetash. Nėse Italia do tė kishte hyrė nė luftė ndaj Francės, ndaj sė cilės rivendikonte Nisėn (vendlindjen e Garibaldit) dhe Savojėn, vendlindjen e dinastisė mbretėrore italiane. Franca do tė kishte qenė e detyruar qė tė hiqte njė pjesė tė madhe tė ushtrisė sė saj, pėr ta vėnė pėrballė ushtrisė italiane, jo vetėm nė kufirin mes dy vendeve, por edhe nė Afrikėn Veriore, ku dy vendet kishin njė kufi tė pėrbashkėt colonial, ashtu qė Franca kishte Tunizinė dhe Italia Libinė.
Por Italia do tė kėrcėnonte nga Libia dhe Egjiptin, me Suezin qė kishte rėndėsi tė jashtėzakonshme strategjike pėr Britaninė e Madhe, se ishte rruga nga ku Britanisė sė Madhe i vinin furnizimet nga India , Australia , me ushtarė, ushqime dhe materiale tė tjera tė nevojshme pėr industrinė e luftės. Kėshtu qė Britania e Madhe do tė kishte qenė e detyruar qė njė pjesė tė madhe tė ushtrisė qė ēoi nė Francė ta ēonte pėr mbrojtjen e Egjiptit.
Por edhe me thuajse tė gjithė ushtrinė franceze dhe atė britanike tė angazhuar nė frontin perėndimor, pėrballė Gjermanisė, kjo e fundit pėr pak e fitoi luftėn nė mėnyrė tė rrufeshme, duke arritur pranė Parisit, qė nė fillim tė luftės. Nėse lufta do tė kishte filluar nė pranverėn e vitit 1913, dhe Italia do tė kishte qenė nė anėn e Boshtit, ushtria gjermane do tė kishte pėrsėritur suksesin e vitit 1870, duke e thyer Francėn dhe duke e detyruar tė kapitullojė.
Britania e Madhe do tė gjendej nė verėn e vitit 1914 nė poztėn e vitit 1940, pra e vetme pėrballė Gjermanisė qė dominonte kontinentin, duke pasur aleate njė Rusi tė dobėt, mbi tė cilėn do tė binte krejt pasha e pėrballimit tė ushtrisė gjermane tė liruar nga fronti perėndimor. As Serbia nuk do tė kishte rezistuar dot aq sa rezistoi ndaj Auastro-Hungarisė se Bullgaria do tė kishte hyrė qė nė fillim nė luftė ndaj Serbisė, ēka nė fakt e bėri nė verėn e vitit 1913, me ē’rast filloi Lufta e Dytė Ballkanike.
Kėshtu qė forcat austro-hungareze tė liruara nė frontin seb do tė kalonin nė atė rus dhe edhe Rusia do tė ishte thyer mė shpejt. Rusia do tė kishte kapitulluar nė vitin 1915 dhe Japonia, aleati tjetėr i Britanisė sė Madhe, do tė joshej tė bėnte atė qė bėri gjatė Luftės Civile nė Rusi, pra tė zbarkonte nė bregdetin rus tė Paqėsorit.
Gjermania e inkurajuar nga sukseset do ta kishte filluar luftėn e pakufizuar me nėndetėse qė nė vitin 1914, duke i ndėrprerė furnizimet e ishullit britanik nga perandoria koloniale, furnizime qė ishin jetike pėr mbijetesėn e Britanisė sė Madhe nė luftė. SHBA do tė duhej tė hynin nė luftė qė nė 1916 nėse do tė donin tė shpėtonin Britaninė e Madhe nga kapitullimi i sigurt.
Por viti 1916 ishte vit i zgjedhjeve presidenciale nė SHBA, tė cilat Wilson i fitoi duke u premtuar amerikanėve se nuk do ta fuste vendin nė luftėn botėrore. Wilson nuk mund ta fuste vendin nė luftė deri nėn nėntor 1916 kur do tė mbaheshin zgjedhjet. Por atėherė do tė ishte shumė vonė pėr tė shpėtuar ishullin britanik, dhe SHBA do tė kishin shumė hezitime pėr tė hyrė nė njė luftė ku Franca dhe Rusia tashmė kishin kapitulluar dhe ushtria amerikane duhej tė mbante barrėn kryesore tė betejave tokėsore nė Francė pėrballė gjithė ushtrisė gjermane, pa pėrjashtuar dhe rrezikun japonez nė Lindjen e Largme.
Japonia do tė inkurajohej shumė nga situate e vėshtirė nė tė cilėn gjendej Britania e Madhe pėr tė sulmuar perandorinė e saj koloniale nė Azinė Lindore, siē bėri nė Luftėn e Dytė Botėrore. Pra, definitivisht, koha i dha tė drejtė Eduard Grey-t.
U zgjata nė kėtė ēėshtje pėr t’ i dhėnė tė kuptojė Koēo Danajt dhe lexuesit se ne duhet tė kuptojmė saktė motivet e shtetarėve perėndimorė nga tė cilėt varet se ē’ drejtim do tė marrin ngjarjet. http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=20592 | |