Kthehu   Kreu > Dega e ideologjisė > Aktualitet > Infrastrukturė
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 29.10.2009, 17:38   #1
 
Anėtarėsuar: 5.2008

Shkrim i cituar OSSH, KOSTT kėrkojnė rritje ēmimi tė elektrorrymės


Citim:
Edhe KESH e OST duan rritje tė tarifave

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) i ka dorėzuar Entit Rregullator tė Energjisė njė kėrkesė pėr rritje tė ēmimit tė energjisė qė kjo kompani i shet operatorit tė shpėrndarjes.

Sipas kėtij propozimi, ēmimi rritet nga 1,6 nė 2,5 lekė pėr kilovat/orė. Drejtori i KESH, Muharem Stojku, thotė se kjo kėrkesė pėr rritje tė ēmimit tė energjisė ka ardhur pasi ky ēmim nuk justifikon shpenzimet pėr investime.

Pak ditė mė parė, edhe Operatorit i Sistemit te Transmetimit tė Energjisė Elektrike bėri kėrkesė zyrtaret tek ERE pėr rritje tė ēmimit nga 0,5 lekė pėr kilovat/orė nė 0.9 lekė pėr kilovat/orė pa pėrfshirė Tatimin mbi Vlerėn e Shtuar.

Kėrkesa pėr rritjen e ēmimit sipas OST-sė mbėshtetet nė nevojėn pėr fonde qė ka shoqėria nė realizimin e investimeve dhe pagesėn e kredive. Duket se kėrkesa e dy operatorėve, KESH dhe OST, vjen si reaksion zinxhir pas kėrkesės sė bėrė nga Operatori i Sistemit tė Shpėrndarjes pėr rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike pėr konsumatorin final me rreth 20 pėr qind.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=74340

Citim:
ERE kėrkon nga CEZ planin e investimit

Para se tė hyjė nė fuqi, propozimi i OSSH-sė duhet tė miratohet nga Enti Rregullator i Energjisė.

Sikurse ėshtė bėrė publike prej dy javėsh, kėrkesa e kompanisė ēeke ėshtė pėr rritje mesatare tė tarifave deri nė 31 pėr qind, mė e larta e propozuar ndonjėherė. Negociatat mes CEZ-it dhe ERE-s pritet tė jenė tė vėshtira, me shumė tension dhe tė gjata, ku pėr herė tė parė do tė shikohet ballafaqimi i shtetit me njė kompani private.

Beteja e parė nisi rreth njė javė mė parė, kur ERE dhe CEZ u pėrplasėn pėr nivelin e humbjes nė rrjet tė energjisė elektrike.

Vendimi pėr t‘i kėrkuar OSSH-sė planin e investimit pėr vitin 2010, ėshtė marrė nga Enti Rregullator i Energjisė mė 15 shtator, rreth dy javė para se CEZ tė aplikonte pėr rritje tė ēmimit tė dritave. Sipas vendimit tė marrė nga ERE, "plani i investimeve duhet tė hartohet nė mėnyrė qė tė sigurojė efektivitet tė lartė dhe kosto tė ulėt".

Pra, Enti i lėshon mesazh tė qartė CEZ-it, duke e paralajmėruar se investimet duhet tė jenė tė justifikuara dhe me kosto tė ulėt, pasi sa mė tė larta tė jenė shpenzimet e OSSH-sė, aq mė e justifikuar bėhet kėrkesa pėr rritje tė ēmimit tė dritave, me pretekstin se po investohet nė rrjet etj.

Rregullorja e re ka tė bėjė me tė gjithė operatorėt qė janė nė tregun energjetik, si prodhuesit, shpėrndarėsit dhe transmetuesit, tė cilėt nė datėn 30 qershor tė ēdo viti duhet tė paraqesin planin e investimit. Por, duke qenė se nė kėtė kohė kanė aplikuar pėr rritje tarife, si OSSH ashtu dhe KESH e OST, Enti Rregullator u detyrua tė bėnte pėrjashtim, duke e kėrkuar planin brenda periudhės kur do tė vendoset pėr ndryshim ēmimi, qė pėrkon deri mė 15 dhjetor 2009.

Nė planin e investimit subjektet duhet tė paraqesin listėn e objekteve ku do tė ndėrhyhet.

Familjet shqiptare pritet tė pėrballen vitin e ardhshėm me rritjen mė tė fortė tė ēmimit tė dritave tė kryer ndonjėherė nė Shqipėri, nė rast se ēmimi i propozuar nga Operatori i Sistemit tė Shpėrndarjes miratohet nga Enti Rregullator i Telekomunikacioneve.

Propozimi i OSSH-sė parashikon heqjen e sistemit aktual tė tarifimit dynivelor, si dhe pėrcaktimin e njė ēmimi prej 9.15 lekėsh pa TVSH. Aktualisht, familjet shqiptare paguajnė 7 lekė pėr kWh pėr konsumin nėn 300 kilovat orė nė muaj dhe 12 lekė pėr konsumin mbi kėtė fashė. Familjet shqiptare konsumojnė mesatarisht 250 kilovat nė muaj dhe nė kėtė rast, pėr shumicėn dėrrmuese fatura e dritave mund tė rritet deri nė 31 pėr qind.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=74326
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.11.2009, 08:58   #2
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
ERE: Shifrat e OSSH-sė janė tė ekzagjeruara dhe tė paevidentuara

Ēmimi i energjisė elektrike pėr konsumatorin dhe biznesin nuk pritet qė tė rritet nė nivelin e kėrkuar nga ēekėt e Operatorit tė Sistemit tė Shpėrndarjes, kjo pasi Enti Rregullator i Energjisė ka hedhur poshtė shifrat e prezantuara nga OSSH nė lidhje me nivelin e humbjeve, duke i konsideruar ato si tė ekzagjeruara dhe tė paevidentuara.

Pas analizės qė ky Ent i bėri humbjeve tė energjisė pėr vitin 2008, doli nė pėrfundimin se ky nivel ėshtė 3.7% mė i ulėt nga se pretendon OSSH-ja. Nė lidhje me kėtė nė njė prononcim pėr mediat, pėrfaqėsuesja e Entit Rregullator tė Energjisė, Entela Ēipa bėn tė ditur se njė vendim i tillė u mor vetėm pasi ERE shqyrtoi kėtė propozim tė kompanisė mė datė 16.10.2009 dhe vendosi tė mos miratojė raportin e auditit pėr nivelin e humbjeve.

"Propozimi i tyre pėr nivelin e humbjeve 35.7% nuk ėshtė pranuar dhe nė fuqi do tė mbetet niveli i miratuar nga Bordi i Komisionerėve 32%", u shpreh Ēipa.

Humbjet mė tė mėdha nė rrjet konstatohen tek konsumatorėt familjarė, tė cilėt pėrbėjnė mėse 60% tė konsumit tė energjisė elektrike, por duke ditur qė niveli i humbjeve ėshtė njėri prej elementeve kryesorė qė mbėshtet kėrkesėn pėr rritjen e ēmimit tė energjisė, atėherė do tė ketė pak gjasa qė energjia gjatė vitit tė ardhshėm tė rritet 20-23%, nivel pėr tė cilin kanė aplikuar ēekėt e OSSH-sė, shtatorin e kėtij viti.

Vendimi i Entit Rregullator tė Energjisė pėr mospranimin e nivelit tė humbjeve prej 35.7% ėshtė marrė dy javė mė parė dhe mėsohet se ėshtė apeluar nga OSSH-ja. Nė njė deklaratė bėrė vetėm pak kohė mė parė, nga kreu i Entit Rregullator i Energjisė Elektrike, Bujar Nepravishta, ėshtė evidentuar fakti se nė rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike ndikojnė njė sėrė faktorėsh. Sė pari, nė momentin qė do tė ketė njė furnizim me energji pa ndėrprerje, atėherė edhe ēmimi i saj do tė jetė mė i lartė.

"Sasia e importit dhe konjuktura e tregut ndėrkombėtar pėr importin e energjisė elektrike janė sėrish faktorė qė ndikojnė negativisht nė ēmimin e energjisė elektrike. Niveli i humbjeve, aktualisht tani, ndikon nė rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike. Faktor tjetėr qė ndikon janė investimet, duke qenė njė subjekt privat OSSH do tė ketė dhe njė normė fitimi tė caktuar, e cila natyrisht do tė jetė nė rendin normal, nuk mund tė jetė pra, mė e vogėl se sa interesat bankare. Kėshtu qė nė kėtė aspekt dhe kjo do tė ndikojė. Nga ana tjetėr, kushtet e mira hidrologjike, prodhimi i vendit ndikon nė zvogėlimin e ēmimit", shprehet Nepravishta.


Tarifat aktuale tė energjisė

Tarifat ekzistuese tė energjisė hynė nė fuqi nė mars tė vitit 2008-ė. Sipas vendimit tė marrė atė vit nga ERE, pėr familjarėt qė konsumojnė deri 300 kwh, ēmimi i energjisė nuk pėsoi rritje, tarifa pėr kėtė kategori konsumatorėsh vazhdoi tė jetė 7 lekė/kėh.

Sipas pėrllogaritjeve, gati 76 pėrqind e familjeve shqiptare konsumojnė deri nė 300 kwh energji nė muaj. Pjesa tjetėr konsumojnė mė shumė se 300 kwh energji. Pėr kėtė kategori familjesh qė nuk e kursejnė energjinė ēmimi ėshtė 12 lekė/kwh.

Pra, pėr bandėn deri nė 300 kilovat rritja e ēmimit ishte zero, ndėrsa pėr bandėn e dytė mbi 300 kwh rritja ishte 71.4 pėrqind.

Pėr herė tė parė qė nga marsi i vitit tė kaluar paguajnė para edhe ata konsumatorė qė nuk konsumojnė energji. Pra, nėse fatura mujore shėnon "zero kwh" konsum, tarifa qė do tė paguhet ėshtė 200 lekė nė muaj dhe kjo shumė paguhet pėr shėrbimet qė kryen OSSH si lexim i matėsit, shpėrndarja e faturave etj. Pėr sa i pėrket bizneseve, ēmimi i energjisė nuk u rrit vetėm pėr furrat e bukės apo fabrikat e prodhimit tė miellit.

Nė bazė tė kontratės sė shitjes, kompania ēeke "Ēez" ka derdhur pėr llogari tė qeverisė shqiptare nė fund tė transaksionit 102 milionė euro. Pėrsa i takon humbjeve, nė kontratė ėshtė parashikuar, qė "ĒEZ" tė ulė me 8% humbjet nė 2 vitet e para.

Kompania ēeke ka blerė aksionet e qeverisė shqiptare, ēka do tė thotė se nuk merr pėrsipėr tė mbulojė borxhet e akumuluara pėr shkak tė humbjeve apo edhe ndėrhyrjeve nė rrjet, apo si rezultat i mospagimit tė faturave nga abonentėt.

http://www.rilindjademokratike.com/R...or/sociale.htm
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.11.2009, 16:18   #3
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
KESH e shet energjinė shumė lirė

Qeveria mbėshtet kėrkesėn e bėrė nga KESH pėr rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike, tė cilėn ia shet Operatorit tė Sistemit tė Shpėrndarjes. Ministri i Ekonomisė, tregtisė dhe Energjetikės ka deklaruar gjatė takimit tė pėrjavshėm me median se ēmimi aktual me tė cilin korporata e shet energjinė, ėshtė shumė i ulėt krahasuar me atė qė aplikojnė kompanitė e tjera nė botė.

Megjithėse vendimin pėr miratimin apo jo tė rritjes sė ēmimit, pas kėrkesės sė bėrė nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare e ka vetėm Enti Rregullator i Energjisė, si institucioni i pavarur qė mbikėqyr tregun energjetik nė Shqipėri.

“Ēmimi qė KESH-i i shet OSSH-sė energjinė, ėshtė 2.2 lekė pėr kilovat. Nuk ka kompani nė botė qė e shet energjinė me kėtė ēmim”, -ėshtė shprehur ministri Prifti.

Rritja e ēmimit tė energjisė ėshtė kėrkuar nga KESH-i, Operatori i Sistemit tė Transmetimit dhe Operatori i Sistemit tė Shpėrndarjes. Dy kompanitė e para janė shtetėrore, ndėrsa OSSH ėshtė privatizuar nga shoqėria ēeke, CEZ.

Drejtori i pėrgjithshėm i KESH-it, Muharem Stojku, ka shpjeguar nė momentin e aplikimit pranė ERE se kėrkesa pėr rritjen e ēmimit tė energjisė ka ardhur, pasi ēmimi ekzistues nuk justifikon shpenzimet.

“Ne kemi kėrkuar njė tarifė minimale tė mundshme, nė mėnyrė qė tė arrijmė kostot dhe disa variante mbi kostot. Ne kemi kėrkuar qė ēmimi i kostos tė jetė 2.55 lekė. Ēmimi i kostos tonė na del duke shlyer edhe detyrimet pėr brenda afatit 5- vjeēar, pa kryer investime tė mėdha”,- ėshtė shprehur Stojku.

http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=10826&l=a
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.11.2009, 13:20   #4
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Ēmimi i Dritave, OSSH: Duam tė paktėn 23% rritje tė tarifave

Rritja e ēmimit tė energjisė duket se do tė jetė e pashmangshme. Kjo u diskutua dje gjatė zhvillimit tė seancės dėgjimore me aktorėt, qė u organizua nga Enti Rregullator i Energjisė.

Nė prezantimet e tyre KESH, Operatori i Sistemit tė Shpėrndarjes dhe Operatori i Sistemit tė Transmetimit kanė parashtruar kėrkesat e tyre pėr rritje tė ēmimit tė shėrbimit.

Ndėrkohė qė Enti Rregullator u pėrqendrua vetėm nė kėrkesėn qė ka bėrė OSSH, pikėrisht ky ka qenė dhe boshti ku u rrahėn diskutimet.

CEZ Grup i cili zotėron 76% tė OSSH, ka kėrkuar fillimisht njė rritje prej 44% tė ēmimit tė energjisė, por dje pėrfaqėsuesit ēekė kėrkuan njė rritje 23% tė ēmimit pėr vitin 2010, ndėrkohė qė pjesa tjetėr e mbetur tė rritet nė vitin pasardhės.

“Kur flasim pėr rritje tė energjisė ne kemi deklaruar shifrėn 44% dhe kjo ėshtė hipotetike. Propozojmė qė pėr 2010 rritja tė jetė 23.1% ndėrsa diferenca tė kalojė pėr vitin tjetėr”, thanė ēekėt.

Humbjet nė rrjet, vjedhjet e energjisė pa kriter, mungesa e matėsve nė disa zona, dhe borxhet e shumta janė arsyet se pse CEZ pretendon se ka humbje tė theksuara nė rrjet tė cilat po e dėmtojnė atė financiarisht.

ERE qė ėshtė aktori kryesor nė kėtė ēėshtje dje i ka drejtuar njė sėrė pyetjesh pėrfaqėsuesve ēekė, duke filluar qė nga mėnyrat qė do tė ndiqen pėr tė rregulluar tregun e deri tek rritja e pagave tė punonjėsve tė OSSH.

Sipas pėrfaqėsuesve tė CEZ Grup ėshtė menduar njė strategji pėr kėtė pikė ndėrkohė qė ajo qė ėshtė mė shqetėsuese mbetet fakti qė kompania po del ēdo ditė e mė shumė me humbje dhe duhet tė mendohet si do zgjidhet kjo, sepse CEZ rrezikon maksimalisht pozitat e saj dhe nė njė pikė gjendja mund tė jetė kritike.

Avokati i Popullit ka kundėrshtuar pretendimet e OSSH duke kėrkuar qė tė jepeshin detaje se sa kallėzime penale ka bėrė kjo kompani pėr abuzuesit.

Ndėrkohė, Dobjani ka theksuar qė janė rreth 100 000 mijė matės qė mungojnė dhe se ēdo vit trendi rritet me 35 mijė dhe nė kėtė pikė OSSH e ka tė gabuar pretendimin.


ERE dėgjoi me vėmendje propozimin e ēekėve por u tregua i prerė me pretendimet e KESH-it dhe OST-sė pėr tė rritur ēmimet. Pas pyetjeve dhe pėrgjigjeve qė u parashtruan, ERE pritet qė tė marrė njė vendim nė muajin dhjetor lidhur me rritjen e ēmimit tė energjisė dhe sa do tė jetė kjo e fundit. Nėse miratohen propozimet e tė tre aktorėve rritja pėr konsumatorėt do tė jetė e njė niveli rekord.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=35624
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.11.2009, 23:58   #5
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Kjo "rritja e ēmimit" ka nja 3 vjet qė po kėrkohet nga Banka Botėrore pėr vendet e rajonit, jo vetėm pėr Shqipėrinė. Se cila ėshtė arsyeja e vėrtetė pas retorikės sė tyre ekonomike pėr "qėndrueshmėrinė e ndėrmarrjeve energjetike" tė rajonit, mbetet e paqartė sepse BB njihet pėr praktika politike kundėr vendeve nė zhvillim.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.12.2009, 18:30   #6
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Korporata energjetike e Sėrbis kėrkon rritjen e energjis elektrike

Beograd – Korporata energjetike e Sėrbis (EPS) ka njoftuar se nė ditėt e ardhshme do tė dėrgoj njė kėrkesė pėr rritjen e ēmimeve tė energjisė elektrike me njė mesatare prej 10 pėr qind nga 1 Janar i vitit 2010.

Drejtori i pėrgjithshėm i EPS Dragomir Markoviē tha se plani i biznesit pėr vitin 2010. ka parapar edhe njė rritje tė rrymės elektrike me 1 Korrik, gjithashtu me njė mesatare prej 10 pėr qind.

http://bujanoci.net/?p=187
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.12.2009, 14:27   #7
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Rritja e energjisė, CEZ kushte qeverisė shqiptare

Tiranė – Kompania ēeke, CEZ qė ka blerė Sistemin e Shpėrndarjes sė Energjisė nė vendin tonė, i ka kėrkuar qeverisė shqiptare qė tė plotėsojė disa kushte tė saj nė mėnyrė qė tė mos shtrenjtohet ēmimi i energjisė nė masėn 44.2 pėr qind, por vetėm 23 pėr qind.

Kusht pėr kėtė, ėshtė kompensimi qė kjo kompani kėrkon, qė kap njė shumė prej 7.2 miliardė lekė si diferencė e krijuar nga mosrritja e tarifave mė 2009-ėn. Kopania e kėrkon kėtė kompensim pėr shkak tė humbjeve tė krijuara gjatė vitit 2009, tė cilat kapin njė vlerė 78 milionė dollarė.

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...onomia&nr=8703
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.12.2009, 16:16   #8
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
OSSH, nesėr do tė publikojmė ēmimin e ri tė energjisė

Joseph Heisek kreu i bordit tė OSSH deklaroi se tarifa e re e energjisė do tė bėhet publike nesėr.

Nė njė deklaratė tė posaēme pėr mediat Heisek u lėshoi apel dhe konsumatorėve duke thėnė se faturat e papaguara do tė zgjidhen nėpėrmjet gjykatės dhe nėse nuk paguhen brenda njė afati kohor prej 10 ditėsh do tė ketė ndėrprerje tė energjisė.
“Ne duhet tė rrisim mbėshtetjen ndaj OSSH-sė nė mėnyrė qė tė rrisim kualitetin. Rritja e ēmimit nuk ėshtė njė gjė e mirė prė cilindo qytetar, por nėse kėtė vit ne nuk e rrisim ēmimin, atėherė ai do tė duhet tė rritet mė shumė vitin qė vjen dhe humbjet nė vlerė monetare do tė jenė mė tė mėdha pasi do tė na duhet tė mbulojmė kreditė e marra nga huadhėnėsit.

Nėse marrim mbsėhtetjen e qeverisė dhe tė entit rregullator ne mund tė vazhdojmė me investimet. Pėr sa i pėrket familjeve debitore, tė cilat nuk kanė paguar faturat e energjisė ne i kemi dėrguar letra ku i kėrkojmė shlyerjen e faturave por ata sėrish nuk paguajnė. Nė kėtė nuk mund ta tolerojmė dhe nėse 17 % e debitit nuk paguhet brenda 10 ditėve duke filluar nga sot do tė ndėrpresim energjinė.

Gjithashtu ka pasur ndėrhyrje dhe tek aparatet e energjisė elektrike nga konsumatorėt mbase kėta tė ndihmuar dhe nga njėrezit tanė. Ne do i ndėshkojmė ata me fakte duke i ēuar nė gjykatė.”
OSSH do tė pushojė nga puna dhe 450 punonjės tė cilėt nuk zbatojnė kriteret dhe qė kanė ndihmuar konsumatorėt nė mėnyrė tė jashtligjshme tė grabisin energjinė elektrike.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=8479
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.12.2009, 14:43   #9
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
CEZ kėrcėnon ERE: Nėse nuk rrit ēmimin e energjisė, do ti drejtohemi Bankės Botėrore

Kompania ēeke CEZ, ka dalė ditėn e djeshme me njė paralajmėrim se nė rast se ERE, nė vendimin e sotėm nuk do tė japė vendimin pėr rritjen e ēmimit tė energjisė, ata mund ti drejtohen pėr zgjidhje Bankės Botėrore, e cila ka dalė garant pėr kėtė proces.

Banka Botėrore ka ngurtėsuar njė fond, i cili do tė pėrdoret vetėm nė rast se qeveria shqiptare nuk rrit sa duhet tarifat e reja, tė cilat janė parashikuar tė jenė ēdo vit 18 pėr qind mė tė larta. Kjo do tė thotė, se ky do tė jetė niveli dysheme me tė cilin do tė pėrballen qytetarėt, nga 1 janari i vitit tė ardhshėm.

“Kemi arritur marrėveshje me qeverinė qė nga viti 2010 deri nė 2014 energjia tė rritet ēdo vit me 15 pėr qind plus normėn e inflacionit. Kjo rritje do tė na jepte ne garancinė pėr tė vijuar me investimet. “Enti Rregullatorė ėshtė i detyruar ta zbatojė kėtė marrėveshje, pasi nė tė kundėrt ne i drejtohemi Bankės Botėrore. Ndaj enti duhet tė reflektojė mbi dokumentin qė ai vetė ka firmosur”, u shpreh Hejsek drejtori i pėrgjithshėm i OSSH-sė.

Edhe pse kjo konferencė e parė pėr shtyp e pronarėve ēek vjen njė ditė para pėrcaktimit tė tarifave, drejtuesit e kompanisė mohojnė qė ajo tė jetė njė presion ndaj strukturave tė shtetit.

Drejtori evidentoi njė sėrė institucionesh buxhetore dhe private qė i kanė borxh OSSH-sė, detyrime kėto qė arrijnė nė 24 miliardĖ lekė.

“15 milion lekė na ka kjo rafineri. Ndėrkohė qė kompanitė e tjera na detyrohen nė shumėn prej 91 milion lekė”, vijoi mė tej Hejsek.

E nėse kėsaj situate do ti shtonim edhe humbjet teknike, atėherė bilanci do tė pėrkeqėsohej mė tej. Por drejtori paralajmėroi se do tė nisė njė fushatė tė ashpėr pėr tė arkėtuar ēdo detyrim. Sipas tij i ėshtė dėrguar shkresė zyrtarė qeverive lokale ndaj tė cilave kėrkojmė qė ato tė paguajnė energjinė. Nė se kėtė nuk e realizojnė do ti paralajmėrojmė qė ti ndėrpritet energjia. E njėjta praktikė tha drejtori ėshtė ndjekur edhe nė Ēeki dhe ka pasur rezultat.

Sot Enti Rregullator pritet tė publikojė tarifat e reja tė cilat me sa duket nuk do tė jenė tė kėnaqshme pėr pronarėt e rinj ēek. Pėrveē kėsaj CEZ, ėshtė nėn hetim edhe nga Komisioni Europian, pėr thyerje tė rregullave tė konkurrencės dhe rritje artificiale tė ēmimit tė energjisė, nė tė gjitha shtet ku kjo kompani operon.

Ky ėshtė presioni i dytė qė po bėn CEZ, pasi pak ditė mė parė ajo kėrcėno se do ti marrė shtetit shqiptar dhe 7.2 miliardė lekė, pasi kėrkon kompensim pėr mos rritjen e ēmimit tė energjisė pėr vitin 2009.

Nga ana e saj CEZ ėshtė duke ushtruar presion mbi shtetin shqiptar dhe Entin Rregullator tė Energjisė, nė mėnyrė qė kjo e fundit tė pranojė me ēdo kusht kėrkesėn e CEZ pėr rritjen e ēmimit tė energjisė.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=19488
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.12.2009, 16:09   #10
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Ēmimi energjisė, ERE miraton rritjen me vetėm 13 pėrqind

Enti Rregullator i Energjisė ka miratuar mesditėn e sė martsė rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike nė nivelin 13 pėrqind.

3 muaj mė parė pronarėt e OSSH, ēekėt e CEZ, i kėrkuan ERE-s tarifa 23,1 pėr qind mė tė larta pėr energjinė elektrike, por Enti Rregullator pas njė analize tė detajuar tė kėtij propozimi, ka vendoosur tė pranojė njė rritje mė tė moderuar tė ēmimit, pasi ėshtė e mendimit se niveli i humbjeve nė rrejt ėshtė 4 pėrqind mė i ulėt nga sa pretendon OSSH-ja.

ERE ka vendosur tė mbajė tė pandryshuar fashėn e konsumit prej 300 kilovatorėsh nė muaj. Me tarifat e reja konsumatoret qė konsumojnė mė pak se ky prag, do tė paguajnė 7,7 lekė pėr kilovat/orė nga 7 qė ėshtė aktualisht, ndėrsa pėr ēdo kilovat/orė mbi nivelin 300 kilovat/orė ēmimi shkon nė 13,5 lekė.

ERE ka miratuar edhe rritjen e ēmimit tė kėrkuar nga Korporata Elektroenergjetike, nga 1,6 lekė aktualisht nė 2,03 lekė pėr kilovat orė, si edhe ēmimin e shumicės tė Operatorit tė Sistemit tė Transmetimit nga 0,5 nė 0,6 lekė pėr kilovat/orė.

Enti rregullator ka vendosur uljen e tarifave tė energjisė pėr furrat e bukės nga 8 nė 7,6 lekė pėr kilovat/ore.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=8486
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.12.2009, 11:04   #11
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Konfindustria: Nuk ka arsye reale per rritjen e cmimit

Fill pas publikimit te lajmit nga Enti Rregullator i Energjise per rritjen e cmimit, Konfindustria eshte shprehu kunder vendimit. Permes nje deklarate per mediat Konfindustria vlereson se
"perpara vendimit per rritjen e cmimit te energjise elektrike ishte e domosdoshme te arsyetohet publikisht nga ERE, sesi eshte e mundur te kerkohet rritje e cmimit te energjise elektrike. Ne kushtet kur cmimi i energjise elektrike eshte ne ulje ne tregjet nderkombetare, si pasoje e uljes se ndjeshme te cmimit te karburanteve te ndodhur ne vitet e fundit, te gjendjes mjaft te mire prej disa vitesh radhazi perfshi edhe vitin 2009 te prodhimit te brendshem energjetik dhe te ecurise se nivelit te cmimeve ne rajon".
Konfindustria kerkon nga ERE te publikoje kushtezimet ligjore, ne rast se ka, te marreveshjes per privatizimin e OSSH-se nga shteti shqiptar, qe mund te lidhen me rritjen e cmimit te energjise elektrike.

Ne njoftimin per shtyp nenvizohen edhe pasojat qe sipas Konfindustrise do te sjelle vendimi i ERE per rritjen e cmimit te energjise.
"Pasoja e pare e ndjeshme, e rritjes se cmimit te energjise do te jete ndikimi i drejtperdrejte ne uljen e konkurueshmerise se prodhimeve dhe sherbimeve shqiptare ne krahasim me vendet e rajonit dhe me tej. Ulja e konkurueshmerise do te sillte pashmangmerisht rritjen e falimentimeve per industrite vendore me gjithe pasojat e padeshirueshme shoqeruese".
Nderkaq Konfindustria ka vleresuar si te domosdoshme, garancine e sigurimit te energjise elektrike per industrite e vendit.

http://www.kohajone.com/html/artikull_49493.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.12.2009, 22:37   #12
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
OSSH u pret dritat institucioneve dhe kompanive tė mėdha

FIER- OSSH Fier ka nisur dje ndėshkimin e gjithė familjarėve dhe institucioneve shtetėrore debitorė tė energjisė elektrike.

Ditėn e djeshme ka nisur edhe ndėrprerja e furnizimit me energji elektrike pėr tė gjithė konsumatorėt qė gjatė kėtij viti nuk kanė shlyer sasinė e tė hollave pėr energjinė e harxhuar.

Nė kėtė listė qėndron nė krye kompania ARMO, e cila rezulton me njė shifėr prej 140 milionė lekėsh tė reja debi.

Pas saj renditet TEC Fier me njė debi prej 5.3 milionė lek tė reja, e treta debitore e rėndėsishme e OSSH Fier ėshtė kompania Albpetrol me njė debi prej 5.2 milionė lekėsh.

Debitorė tė tjerė janė institucionet vendore nė Bashki dhe komuna tė Fierit, si dhe Ndėrmarrjes Ujėsjellės-Kanalizimeve qė varen prej tyre.


Njė urdhėr i dalė nga zyrat qendrore tė OSSH-sė nė Tiranė ka mbėrritur edhe nė rajonin e Fierit, ku mesditėn e sotme pėr tė vėnė nė zbatim kėtė urdhėr kanė nisur ndėrprerjen e energjisė pėr ujėsjellėsit, kompanitė e mėdha debitore dhe njėsi tė qeverisjes vendore dhe institucioneve tė ndryshme shtetėrore.

Burime nga OSSH Fier ėshtė shprehur se ky aksion do tė vijojė edhe ditėn e nesėrme dhe nė vijim dhe se sipas kėtij burimi nuk do tė ketė asnjė tolerim derisa debitorėt shtetėrorė do tė derdhin tė hollat e prapambetura, qė kapin njė shifėr deri nė 2 milionė lek tė reja.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=63411
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.12.2009, 01:43   #13
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Kreu i ERE-s raporton nė k.parlamentar

Kreu i Entit Rregullator tė Energjisė, Bujar Nepravishta raporton para komisionit pėr rritjen e energjisė.

Ai deklaroi se u vendos qė ēmimi i energjisė tė rritej me 13 pėrqind pasi kjo ishte mė e justifikueshme pėr tė mbuluar koston e operatorit dhe pėr tė mos dėmtuar shumė konsumatorin shqiptar.

"OSSH kėrkoi qė ēmimi tė rritej me 23 pėrqind, por humbjet tė cilat dolėn mė tė ulta se 38 pėrqind nuk e justifikuan njė rritje tė tillė", u shpreh ai.

Nepravishta deklaroi gjithashtu se deri nė vitin 2015 pritet qė tė liberalizohet tregu energjitik nė vend. Kėshtu konsumatori familjar do tė ketė mundėsi qė tė zgjedh operatorin qė dėshiron. Kjo pritet qė tė ndikojė edhe qė ēmimi i energjisė tė ulet.

Njė tjetėr pikė pėr tė cilėn u diskutua ishte dhe kontrata midis CEZ dhe qeverisė pėr rritjen e ēmimit tė energjisė nė katėr vitet nė vazhdim.

Nepravishta u shpreh se vendimin pėr ēdo rritje tė ēmimit e merr vetėm ERE dhe kjo do vendoset nė bazė tė humbjeve dhe faktorėve tė tjerė ndikues.

http://www.ora-news.com/mat1.php?idm=41499
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.12.2009, 02:06   #14
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
71 % e familjeve nuk preken nga shtrenjtimi i energjisė

Pjesa dėrrmuese e familjeve shqiptare nuk do tė preken nga rritja e ēmimit tė energjisė elektrike me 13 pėr qind, e cila do tė hyjė nė fuqi nga 1 janari I vitit 2010.

Drejtuesit e Entit Rregullator tė Energjisė deklarojnė se mbrojtja e pjesės mė tė madhe tė konsumatorėve familjarė bėhet nėpėrmjet ruajtjes sė bllokut ndarės prej 300 kilovat orė. Pasi sipas ERE-s, 71 pėr qind e familjeve nuk konsumojnė mė shumė se kjo sasi.

“Enti Rregullator i Energjisė ėshtė institucioni qė ka autoritetin ligjor pėr tė monitoruar tė gjithė tė licencuarit nė sektorin e energjisė. Nė kėto kushte deklarojmė se konsumi i energjisė elektrike deri nė nivelin 300 kilovat orė nė muaj, pėr periudhėn janar-dhjetor 2009, e deklaruar nga OSSH, nė aplikimin e saj pėr ēmimet dhe tarifat e vitit 2010, pėrfaqėson 79 pėr qind tė konsumit tė pėrgjithshėm familjar dhe harxhohet nga 71 pėr qind e familjeve shqiptare, kurse konsumi deri nė 210 kilovat orė nė muaj harxhohet nga 47.4 pėr qind e familjeve. Konsumi mesatar vjetor i energjisė elektrike tė faturuar pėr klientėt familjarė pėr vitin 2008 ka rezultuar me 216 kilovat orė nė muaj”,- ka deklaruar Eduard Elezi, drejtor juridik pranė ERE-s.

Nga ana tjetėr, Enti Rregullator i Energjisė pranon rritjen mė tė madhe tė ēmimit qė ėshtė bėrė pėr bizneset.

Por sipas ekspertėve tė kėtij institucioni, ėshtė treguar kujdes me sektorėt bazė, si prodhuesit e miellit dhe furrat e bukės, me qėllim shmangien e shtrenjtimit tė bukės pėr qytetarėt.

“Pėr furrat e bukės ēmimi ka pėsuar njė ulje prej 0.4 lekė pėr kilovat orė. Rritje e vogėl e ēmimit tė energjisė ėshtė miratuar pėr industrinė dhe bujqėsinė, si sektorėt promotorė pėr zhvillimin e ekonomisė sė vendit. Ndėrsa njė rritje mė e madhe e tarifave ėshtė bėrė pėr tregtinė dhe shėrbimet. Por duket pasur parasysh, se furnizimi pa ndėrprerje kushton mė shumė se furnizimi I planifikuar me ndėrprerje. Prandaj, ėshtė menduar qė bizneset tė furnizohen pa ndėrprerje me energji,. Pėr tė mos penalizuar aktivitetin e tyre”,- shprehen specialistėt e Entit Rregullator tė Energjisė.

Ēmimi I energjisė pėr bizneset varet nga linja prej nga ku furnizohen. Pjesa dėrrmuese e subjekteve tė vogla dhe tė mesme furnizohen nga linja e tensionit tė ulėt.

Pėr kėto biznese qė operojnė nė sektorin e industrisė dhe bujqėsisė, ēmimi i energjisė rritet nga 10 lekė nė 10.5 lekė pėr kilovat orė, pėr tregtinė dhe shėrbimet tarifa rritet nga 10 lekė nė 12.2 lekė pėr kilovat orė, ndėrsa pėr sektorėt e tjerė do tė ketė njė rritje tė ēmimit nga 10 lekė nė 12 lekė pėr kilovat orė.

Pėr furrat e bukės dhe prodhuesit e miellit ēmimi ulet nga 8 lekė nė 7.6 lekė pėr kilovat orė, me qėllim shmangien e rritjes sė ēmimit tė bukės.

Ndėrsa pėr institucionet buxhetore, ēmimi i energjisė do tė rritet nga 12 lekė nė 14 lekė pėr kilovat orė.

Rritje ēmimi do tė ketė edhe pėr kompanitė e mėdha nė sektorin e industrisė, tė cilat furnizohen nga linja e tensionit tė lartė. Pėr to, ēmimi do tė rritet nga 5.2 lekė, qė ėshtė aktualisht nė 6.2 lekė pėr kilovat orė.

http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=11452&l=a
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.1.2010, 22:57   #15
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Ēmendet CEZ, kėrkon rritjen e ēmimit tė energjisė me 44 pėr qind

Kompanisė ēeke CEZ, nuk i ka mjaftuar rritja e ēmimit tė energjisė me 13 pėr qind e vendosur nga Enti Rregullator i energjisė, por ka ngulmuar duke e ēuar ēėshtjen nė gjykatė. Kjo vjen si pasojė e mungesės sė operatorėve tė tjerė nė tregun tonė, pasi CEZ-OSSH, kanė monopolin nė Shqipėri. N

Nė kėrkesėn e saj CEZ i ka kaluar kufijtė e ēmendurisė, duke mos e kėrkuar mė rritjen e energjisė 23 pėr qind por po e kėrkon qė brenda kėtij viti ēmimi tė rritet me 44 pėr qind. Mosmarrėveshjet mes kompanisė private tė shpėrndarjes sė energjisė dhe Entit Rregullatorė kanė pėrfunduar nė gjykatė.

Sikundėr ishte parashikuar, ēekėt e OSSH-sė kanė ngritur njė padi ndaj Entit Rregullator tė Energjisė Elektrike, ku kėrkojnė pavlefshmėri tė vendimit tė kėtij institucioni, i cili rriti tarifat e energjisė me 13 pėr qind, nga 44 pėr qind qė kishte kėrkuar kompania private.

Seanca e parė pritet tė zhvillohet nė datėn 10 shkurt nė Gjykatėn e Rrethit e Tiranės. Eduard Elezi, drejtor juridik nė ERE, tha se kompania private nė akt padinė e saj kėrkon qė gjykata tė mos njohė vendimin e entit pėr ēmimet e reja tė energjisė elektrike si dhe tė parashikojė nė kėto tarifa edhe nivelin e amortizimit tė rrjetit.

Por sipas Elezit vendimi qė ka marrė enti kanė bazė ligjore dhe janė tė mbėshtetura nė marrėveshjet e lidhura mes qeverisė dhe kompanisė. Ndėrsa pėr sa i pėrket ankimimit qė kompania OSSH mund tė bėjė pranė Bankės Botėrore, Elezi thotė se janė tejkaluar afatet qė tė ngrihet njė panel i cili tė analizojė mosmarrėveshjet e krijuara.

Pėrplasjet mes kompanisė dhe entit nisėn me sasinė e pretenduar tė humbjeve nė rrjet. Ēekėt kėrkuan qė humbjet teknike tė jenė 3 pėr qind mė tė larta nga se kishte pranuar Enti, por ky pretendim u hodh poshtė.

Mė pas Enti Rregullator mori vendimin pėr tarifat, tė cilat shtuan mė tej pakėnaqėsitė e kompanisė privatė, ēka detyruan kėtė tė fundit tė kėrkojė drejtėsinė e pretenduar nė gjykatė.

Ndėrsa pėr kreun e ERE Bujar Nepravishta, veprimi i bėrė nga ana e OSSH, ėshtė njė veprim i lirė, dujke theksuar se nė gjykatė do tė ktė njė pėrballje provash ndėrmjet CEZ dhe ERE.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=22093
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.2.2010, 19:15   #16
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
KEK kėrkon shtrenjtime tė energjisė

Prishtinė, 9 shkurt 2010 - Korporata Energjetike e Kosovės ka dorėzuar aplikacionet finale pėr tarifat e reja, tė cilat do tė hyjnė nė fuqi mė 1 prill, sipas agjendės tė pėrcaktuar nga Zyra e Rregullatorit tė Energjisė (ZRrE).

Tė hėnėn pasdite, aplikacioni i KEK ut ka mbėrritur nė zyrėn e Rregullatorit. Zyrtaret e KEK ut nuk kanė qenė nė gjendje tė japin detaje tė aplikacionit tė tyre pėr shkak tė vonesave qė janė bėrė deri nė dorėzimin e aplikacionit nė ZRRE.

Megjithatė, burimet e gazetės brenda Korporatės Energjetike, kanė bėrė tė ditur se kjo korporatė ka kėrkuar qė energjia elektrike tė shtrenjtohet mbi 10 pėr qind. Deri mė 25 shkurt, ZRrE ja do t'i bėjė njė vlerėsim aplikacioneve tė KEK ut dhe Operatorit tė Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).

Nga kjo datė (25 shkurt) deri me 5 mars, pėr njė periudhė prej 10 ditėve palėt e interesit do tė kenė mundėsi t?i bėjnė komentet e tyre, pas tė sė cilave ZRrE ja do tė marrė vendimin pėrfundimtar. Tarifat e reja me pakicė tė energjisė elektrike llogariten nė bazė tė shqyrtimit tė kėrkesės sė KEK ut dhe tė KOSTT it dhe bazohen nė tė hyrat e lejuara pėr kėto dy ndėrmarrje pėr vitin 2010.

Ky ėshtė shqyrtimi i katėrt i tarifave tė energjisė elektrike nga ana e ZRrE sė. Nė njė letėr qė Kryesuesi i Bordit tė ZRrE sė, Ali Hamiti, i ka dėrguar palėve thuhet se vendimi final pėr tarifat e reja do tė merret mė 15 mars, ndėrsa nga data 1 prill do tė fillojnė sė aplikuari tarifat e reja.

Pėrderisa nė vitin 2008 ēmimi i energjisė elektrike ishte shtrenjtuar pėr 5%, nė 2009 ēmimi ishte rritur mesatarisht pėr 2.5 pėr qind. Ministrja e Energjisė dhe e Minierave, Justina Shiroka Pula ka pėrkrahur idenė qė duhet tė ketė njė ngritje graduale tė tarifave tė energjisė elektrike.

http://www.kosova.com/artikulli/59496
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.2.2010, 02:13   #17
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
PD: Shtrenjtimi i rrymės i papranueshėm

Partia e Drejtėsisė (PD) ka reaguar sot pas paralajmėrimeve pėr shtrenjtimin e energjisė elektrike.

“Shtrenjtimi i energjisė elektrike ėshtė i papranueshėm pėr Partinė e Drejtėsisė, nė situatėn kur mė shumė sė gjysma e popullatės sė shtetit gjendet nė situatė tė mbijetesės”, ka thėnė nėnkryetari i PD-sė, Amir Ahmeti, nė njė konferencė me gazetarė.

Kjo parti kėrkon nga Kuvendi i Kosovės qė t’ia tėrheqė vėrejtjen Rregullatorit tė Energjisė se kėrkesa e KEK-ut pėr shtrenjtim tė rrymės pėr rreth 14,6 pėr qind ėshtė e papranueshme pėr rrethanat aktuale sociale dhe ekonomike nė vend.

http://www.gazetaexpress.com/web/ind...ujt/lexo/24709
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.2.2010, 05:17   #18
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Borxhet, ndėrpritet energjia nė 167 institucione

Nė pėrfundim tė afatit, Operatori i Sistemit tė Shpėrndarjes ka nisur ndėrprerjet e energjisė pėr buxhetorėt dhe jobuxhetorėt qė nuk kanė shlyer detyrimet. Nė total, borxhi i tyre llogaritet 4.5 miliardė lekė

Skadon afati qė Operatori i Sistemit tė Shpėrndarjes iu la institucioneve shtetėrore pėr shlyerjen e detyrimeve tė energjisė elektrike. Dje paradite, OSSH-ja ka ndėrprerė furnizimin me energji tė 167 instiucioneve buxhetorė dhe jobuxhetore nė tė gjithė vendin.

Kompania ka publikuar gjithashtu edhe listėn e kėtyre subjekteve. Bėhet fjalė pėr institucione nė Tiranė, Kukės, Elbasan, Berat, Fier, Burrel dhe Shkodėr. Ndėrkohė OSSH-ja ka paralajmėruar se energjia do tė ndėrpritet te tė gjithė debitorėt deri nė momentin qė do tė shlyhen detyrimet e prapambetura.


Institucionet, 4.5 miliardė lekė borxh

Mė datė 23 shkurt, Operatori i Sistemit tė Shpėrndarjes njoftoi se institucionet shtetėrore qė kishin fatura tė dritave tė papaguara kishin afat 72 orė pėr tė shlyer kėtė borxh. Nė tė kundėrt, do tė ndėrpritej energjinė elektrike.

OSSH-ja njoftoi se u ka dėrguar njė letėr informuese tė gjitha institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore, tė cilat kanė borxh tė akumuluar kundrejt kompanisė, duke i informuar ata qė nėse nuk i paguajnė detyrimet e tyre financiare brenda 3 ditėve, nuk do tė furnizohen me energji nga ora 9.00 deri 13.00 ēdo ditė pėr njė afat tė papėrcaktuar.

Kompania bėn tė ditur se nė bazė tė llogaritjeve qė janė bėrė, ka rezultuar se nė fund tė vitit 2009-tė, kompania ka njė borxh tė akumuluar prej 28 miliardė lekėsh, prej tė cilave 3.2 miliardė lekė janė borxhe tė subjekteve jobuxhetore dhe 1.3 miliardė lekė tė atyre buxhetore.

OSSH-ja njofton se sipas ligjit, debitor konsiderohet ai klient qė nuk e ka paguar energjinė elektrike pėr mė shumė se dy muaj. Debitorėt do tė njoftohen tė paktėn 72 orė pėrpara dhe nėse pagesa nuk bėhet, OSSH do tė jetė e detyruar tė ndėrpresė furnizimin me energji elektrike.

Kompania ka kėrkuar mirėkuptimin dhe mbėshtetjen e konsumatorėve dhe autoriteteve lokale nė pėrpjekjen e saj pėr tė siguruar cilėsinė e shėrbimit pėr klientėt e saj dhe pėr t’i dhėnė fund kohės kur ata qė paguajnė, paguajnė dhe pėr ata qė nuk paguajnė.

http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=12735&l=a
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.2.2010, 07:25   #19
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
OSSH, lė pa drita TEC-in nė Vlorė dhe tunelin e Kalimashit

Operatori i Sistemit tė Shpėrndarjes ka filluar dje me ndėrprerjet e paralajmėruara tė energjisė pėr katėr orė ndaj debitorėve buxhetorė dhe jo buxhetorė.

Rreth 167 subjekte nė gjithė vendin kanė mbetur pa energji, nga ora 09:00 deri nė 13:00, ndėrkohė qė kompania njofton se ndėrprerjet do tė vazhdojnė edhe nė ditėt nė vijim.

Nė listėn e debitorėve pėrfshihen mes tė tjerash edhe selitė e partive politike si Partia Demokratike e Partia Socialiste. pėrkatėsisht nė Kukės e Tropojė. Pa drita janė lėnė edhe tuneli i Kalimashit dhe TEC Vlora.

OSSH, nė njė njoftim pėr shtyp jep detaje se 167 nuk ėshtė numri i plotė i debitorėve dhe se ka ende tė tjera subjekte qė do t’i nėnshtrohen masave ekstreme, nėse nuk bėjnė pagesėn e borxhit.

Ndėrprerjen e energjisė, ēekėt e paralajmėruan disa ditė mė parė duke deklaruar se borxhi i pėrgjithshėm ndaj kompanisė ėshtė nė vlerėn 28 miliardė lekė dhe nga kėto 3.2 miliardė lekė janė borxhe tė subjekteve jo buxhetore dhe 1.3 miliardė lekė tė atyre buxhetore.

Pronarėt e rinj tė Operatorit tė Sistemit tė Shpėrndarjes kanė vėnė si synim mbledhjen e njė pjese tė borxhit dhe pėr kėtė kanė organizuar strukturat pėrkatėse.

Momentalisht CEZ Albania ėshtė duke marrė masa ndėshkuese ndaj debitorėve tė mėdhenj, por siē edhe e kanė paralajmėruar masat do tė aplikohen pėr tė gjitha kategoritė qė janė nė borxh me OSSH-nė.

Fillimisht Operatori njoftoi se hapi i parė pėr strategjinė e mbledhjes sė borxhit ka qenė informimi pėrmes njė letre i gjithė debitorėve, nė tė cilėn ju kėrkohej shlyerja e borxhit. Atyre ju lihet njė afat prej 72 orėsh dhe pas kėsaj, nėse pagesa nuk kryhet ende, atėherė do tė fillohet me ndėrprerjen e energjisė.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=38642
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Lindor: Shqiptarėt tė kėrkojnė kushtetutė tė re nga VNf nė danėn "Aktualitet"

Tiranė: KESH-i privatizon OSSH-nė nga VNf nė danėn "Infrastrukturė"

Paris: Serbėt kėrkojnė mėshirė nga VNf nė danėn "Aktualitet"

Evropianėt kėrkojnė largimin e emigrantėve nga VNf nė danėn "Aktualitet"

Tiranė: Viti 2008, 60% rritje tė investimeve tė huaja nga VNf nė danėn "Aktualitet"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 07:56.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2010 SH

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.