Kthehu   Kreu > Dega e aktualitetit > ZONA 1 > Perėndimor
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 21.1.2010, 00:10   #1
 
Anėtarėsuar: 5.2008

Shkrim i cituar Perėndimor: Projektligj i ri pėr SHISH-in


Citim:
Qeveria vendim: Mandati i kreut tė SHISH, 5-vjet

Tiranė – Qeveria ka miratuar sot njė vendim, sipas tė cilit mandati i drejtorit dhe zėvendėsdrejtorit tė Shėrbimit Informativ Shtetėror, do tė jetė 5 vjet.

Kryeministri Sali Berisha, u shpreh se me kėtė vendim "synojnė tė pėrshtasin objektivat e punės sė SHISH-it me kėrkesat e mėdha qė shtrohen para vendit pas anėtarėsimit nė NATO, por edhe nė procesin e integrimit tė tij nė Bashkimin Evropian.

Duke informuar mbi shtesat dhe ndryshimet nė ligj, Kryeministri Berisha u shpreh se "qartėsohet mė mirė detyra e SHISH pėr tė ndihmuar agjencitė e zbatimit tė ligjit nė luftėn kundėr krimit tė organizuar".

Gjithashtu sipas tij "shtohet njė objektiv i ri, lufta kundėr korrupsionit tė personit publik, ku SHISH ka dhėnė dhe jep njė kontribut tė rėndėsishėm, por natyrisht nuk ka qenė objektiv direkt i punės sė tij".

"Nė ligj shtohet ēertifikimi i personave, por do tė jetė e drejtė e ēdo qytetari tė kundėrshtojė me gjykatė nėse gjykon se nuk ėshtė objektiv ēertifikimi i bėrė", tha Kryeministri. Ai theksoi se "nuk ka ndryshuar mėnyra e emėrimit tė Drejtorit dhe zv. Drejtorit tė SHISH dhe do tė ruhet procedura aktuale ligjore e emėrimit, pra tė propozohet nga Kryeministri dhe tė emėrohet nga Presidenti i Republikės".

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...litet&nr=10303
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.2.2010, 18:52   #2
 
Anėtarėsuar: 5.2008

Shkrim i cituar Perėndimor: Ligjet i bėjnė ndėrkombėtarėt, shqiptarė shkoni me pushime


Citim:
Ndėrkombėtarėt, kundėr projektligjit pėr SHISH-in

Drafti i ndryshimet nė ligjin pėr funksionimin e Shėrbimit Informativ Shtetėror has nė kundėrshtitė e para. Burime pėr gazetėn bėjnė tė ditur se ky projektligj, i kaluar nga qeveria, ėshtė marrė nė shqyrtim edhe nga Misioni Europian pėr Asistencėn Ligjore, EURALIUS, por ėshtė ende nė fazė shqyrtimi.

Ndėrkaq, Top Channel raportoi dje se kjo paketė propozimesh ka hasur nė kundėrshtimet e ndėrkombėtarėve, tė cilėt, ashtu si edhe tė ashtuquajturin Ligji i Lustracionit, kanė shprehur pakėnaqėsitė e tyre pėr disa prej pikave thelbėsore qė janė hedhur nė draft.

Madje, thuhet se diplomatė dhe drejtues tė organizatave tė huaja janė vėnė nė lėvizje pėr ndryshimin e disa prej pikave tė kėtij projektligji.

Ndryshimet qė kėrkohet tė bėhen nė projektin e miratuar nga qeveria prekin katėr nene tė ligjit aktual. Ato kanė tė bėjnė me; detyrat e Shėrbimit Informativ Shtetėror; me detyrat e drejtorit tė SHISH-it; me afatin e qėndrimit nė detyrė tė drejtorit dhe zėvendėsdrejtorit tė SHISH-it; si dhe me bashkėpunimin e SHISH-it me shėrbimet e informacionit tė vendeve partnere.

Sipas Top-Channel, kundėrshtimet e ndėrkombėtarėve nisin qė me mandatin 5-vjeēar tė drejtuesit tė Shėrbimit Informativ Shtetėror dhe deri te format e reja tė varėsisė qė propozon projektligji.

Ekspertėt e huaj qė monitorojnė reformėn ligjore ngrenė shqetėsimin se ky institucion i sigurisė kombėtare rrezik tė bjerė nė varėsi politike.

Nė projektligjin e ri thuhet se “drejtori i SHISH-it i paraqet kryeministrit njė raport vjetor pėr punėn e shėrbimit, si dhe i raporton atij nė ēdo kohė dhe pėr ēdo ēėshtje qė lidhet me veprimtarinė e tij”. Nė ligjin ekzistues kjo pikė ka qenė e pėrcaktuar ndryshe. “Drejtori i SHISH-it informon dhe raporton te presidenti i Republikės dhe te kryetari i Kėshillit tė Ministrave pėr probleme qė lidhen me sigurimin kombėtar”.

Nisur nga ndryshimi i nenit 5, vihet re qartė se shėrbimi sekret krijon njė varėsi direkte nga kryeministri, ku kryetari i Shėrbimit Informativ pėrgjigjet nė ēdo kohė dhe mėnyrė vetėm pėrpara kryeministrit, duke e sanksionuar kreun e qeverisė, ligjėrisht, si eprorin e tij direkt. Por jo vetėm kaq. Nė ndryshim nga ligji ekzistues, Shėrbimi Informativ Shtetėror ndryshon nė mėnyrė thelbėsore edhe objektin e punės sė tij.

Nė objektin e ri tė punės sė shėrbimit, krahas sigurisė kombėtare, shtohet njė nen ku thuhet se: “Shėrbimi Informativ i Shtetit ka pėr detyrė tė mbledhė informacion pėr njohjen, zbulimin, parandalimin e krimit tė organizuar, tė kontrabandės, pastrimit tė parave, si dhe pėr korrupsionin e personave qė ushtrojnė funksione publike”.

Kjo ėshtė njė pikė, e cila, nėse interpretohet, nė ēdo rast mund tė sjellė nė mendje praktikat e dikurshme tė funksionit tė kėtij institucioni. E qė pėr ekspertėt e huaj, juridikisht dhe politikisht, cilėsohet si e dyshimtė; sidomos nė kontekstin e vėnies nė varėsi politike tė shėrbimit sekret shqiptar.

Nė Nenin 5 tė ligjit ekzistues thuhet: “Kryetari i Shėrbimit Informativ Shtetėror pėrgjigjet pėr mbledhjen, analizimin dhe shpėrndarjen e informacionit, i cili duhet tė jetė objektiv dhe i pavarur nga konsideratat politike, si dhe mbron metodat dhe burimet e informacionit nga ndėrhyrjet e paautorizuara”.

Ne draftin e ri nėnvizohet se: “Shėrbimi Informativ Shtetėror, nė funksion tė realizimit tė detyrave tė tij, mund tė bashkėpunojė, me miratimin e kryeministrit, me shėrbime informative tė vendeve tė huaja”. Pikėrisht edhe nė kėtė pikė, ekspertėt konstatojnė ndėrhyrjen e kreut tė qeverisė nė misionin kushtetues dhe ligjor tė Shėrbimit Informativ.

Mediat bėjnė tė ditur se ndėrkombėtarėt, pasi kanė studiuar draftin e propozuar nga qeveria, kanė nisur bisedimet me propozuesit e kėtij projekti pėr tė marrė nė konsideratė ndryshimet. Sipas tyre, “amendamentet e propozuara rrezikojnė tė cenojnė profesionalizimin e shėrbimit sekret dhe ta vėnė atė nėn nė njė ndikim tė pastėr politik.

Njė tjetėr argument qė theksohet nė konstatimet e para qė kanė bėrė ekspertėt e huaj ėshtė edhe fakti se praktikat mė tė mira nė Perėndim kanė bėrė tė mundur qė shėrbimet e inteligjencės tė jenė sa mė tė pavarura dhe tė ruhen raportet mes tyre, institucioneve tė tjera kushtetuese dhe politikės.
Reformat qė janė bėrė nė Shėrbimin Informativ Shtetėror kanė njė kosto tė madhe financiare, pjesėn mė tė madhe tė sė cilės e kanė pėrballuar donatorėt.

Shqipėria tashmė ėshtė anėtare e NATO-s dhe vendet anėtare, tė pėrfaqėsuara me misione diplomatike nė Shqipėri, i kėrkojnė Tiranės zyrtare tė respektohen standardet edhe nė ndryshimet qė do tė bėhen nė funksionimin e Shėrbimit Informativ Shtetėror.

Burime mediatike pohojnė se edhe gjatė javės sė kaluar, ambasadorėt e vendeve perėndimore kanė biseduar me kryeministrin Berisha, ndėr tė tjera, edhe pėr draftin mė tė fundit pėr ndryshimin e kuadrit ligjor tė SHISH-it.

NDRYSHIMET NĖ LIGJ

Detyrat e Shėrbimit Informativ Shtetėror
Detyrat e Drejtorit tė SHISH-it
Afati i qėndrimit nė detyrė tė drejtuesve tė SHISH-it
Bashkėpunimi i SHISH-it me shėrbimet partnere


http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=24047
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.3.2010, 21:40   #3
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Kundėrshtimi i PS-sė: Projektligji pėr SHISH ėshtė antikushtetues

Partia Socialiste vlerėson se ndryshimet e propozuara nga Qeveria pėr ligjin mbi tė cilin funksionon Shėrbimi Informativ Shtetėror janė tėrėsisht antikushtetuese.

Deputeti socialist Ilir Gjoni, ka thėnė dje se projektligji ėshtė njė pėrpjekje e radhės e Kryeministrit Sali Berisha, pėr tė uzurpuar pėr interesa politike dhe personale Shėrbimin Sekret Shqiptar. Gjoni argumentoi pretendimin e tij, duke thėnė se precedentėt e kreut tė Qeverisė me Shėrbimin Informativ janė ogurzeza.

“Devijimet kushtetuese dhe shkatėrrimi total qė SHISH-i pėsoi kur drejtohej nga ky person, gjatė kohės qė ishte President i vendit, bėn qė ēdo iniciativė e tij pėr tė ndėrhyrė nė kėtė shėrbim tė jetė e pamoralshme dhe e dyshimtė”, tha ligjvėnėsi socialist.

Reagimi i Gjonit vjen nė njė moment kur drafti ligjor ėshtė miratuar nga Qeveria dhe ka kaluar nė Kuvend pėr shqyrtim. Nė analizėn e tij, deputeti i PS-sė pretendon se ndryshimet prekin katėr nene thelbėsore tė ligjit aktual dhe konkretisht: detyrat e SHISH-it, ato tė drejtorit tė tij, statusin e drejtuesve, si dhe bashkėpunimin e kėtij shėrbimi me ato partnere.

Gjoni ka kundėrshtuar me forcė vendosjen e afatit prej 5 vjetėsh, me tė drejtė rizgjedhjeje vetėm njė herė, pėr qėndrimin nė detyrė tė drejtuesit tė Shėrbimit Informativ Shtetėror.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=64377
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.3.2010, 21:42   #4
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
SHISH, hetim tė huajve pėr terrorizėm

Gati regjistri dixhital. Tė huajt qė shkelin nė Shqipėri do tė monitorohen, deri nė detaje si; personat me tė cilėt shoqėrohen

Tė huajt qė shkelin nė tokėn shqiptare nuk do tė jenė mė aq tė lirė tė hyjnė pa u vėnė re. Pėr ta do tė ndėrtohet njė sistem elektronik tė dhėnash, duke nisur nga kalimi nė kufi, ku ata do ti nėnshtrohen verifikimit pėrmes sistemit TIMS, i futur prej kohėsh tashmė nė tė gjitha pikat e kalimit kufitar tė shtetit shqiptar, me vendet fqinje.

Njė udhėzim i tre dikastereve, Ministrisė sė Brendshme, Ministrisė sė Punės, por dhe Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm do tė verifikojė identitetin, por dhe qėllimin e ardhjes sė tė gjithė tė huajve nė shtetin shqiptar. Lajmin e bėjnė me dije pėr gazetėn “Ballkan” burime pranė Ministrisė sė Brendshme.


Hetimi nga SHISH

Sapo ky udhėzim tė hyjė nė fuqi, njė i huaj ėshtė i detyruar tė deklarojė jo vetėm gjeneralitetet, por dhe arsyet pėrse ka zgjedhur Shqipėrinė pėr tė punuar apo jetuar. SHISH ėshtė i detyruar qė nė bashkėpunim me strukturat e tjera tė pėrfshira nė udhėzim tė dėrgojė tė dhėna pėr regjistrin e posaēėm.

Tė dhėnat janė tė karakterit, ku ka vendosur shtetasi i huaj tė qėndrojė, aktivitetin qė merret nė Shqipėri, personat me tė cilėt shoqėrohet, me ēfarė ėshtė marrė para se tė vinte nė vendin tonė etj.

Kėto tė dhėna dhe shumė tė tjera do ti shfrytėzojnė institucionet shtetėrore pėr tė vendosur mė pas se cili do tė vazhdojė tė qėndrojė nė vendin tonė dhe cilit do ti refuzohet leja e qėndrimit.


Regjistri elektronik

Regjistri ėshtė njė bazė tė dhėnash elektronike, nė tė cilėn hidhet dhe ruhet aktiviteti i strukturave shtetėrore tė ngarkuara me ligj, lidhur me trajtimin e tė huajve qė kėrkojnė tė hyjnė, qėndrojnė, punojnė, tranzitojnė dhe dalin nga territori i Republikės sė Shqipėrisė.

Regjistri funksionon si pjesė e sistemit TIMS nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit nė Ministrinė e Brendshme dhe pėrmban tė dhėnat pėr kontrollin kufitar, vizat, lejet e qėndrimit, lejet e punės, trajtimin e tė huajve tė parregullt nė kufi dhe nė territor.

Autoritetet kompetente qė hedhin tė dhėna nė regjistrin elektronik kombėtar pėr tė huajt janė nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme: sektori i vizė-pasaportave nė Drejtorinė Konsullore, pėrfaqėsitė diplomatike dhe postet konsullore jashtė shtetit. Nė Ministrinė e Brendshme kėtė funksion e kanė drejtoria pėr shtetėsinė dhe refugjatėt, sektori i migracionit, sektori i ripranimeve.

Autoritetet shtetėrore kompetente pėr lėshimin e vizave nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme, pasi kryejnė procedurat e pranimit tė kėrkesės pėr pajisje me vize tė tė huajit, hedhin informacionin mbi aplikimin nė modulin E-visa tė regjistrit elektronik kombėtar pėr tė huajt.


Rastet kur shtetasit tė huaj do ti refuzohet viza

Nė rast se nė momentin e regjistrimit tė aplikimit, nė bazėn e tė dhėnave tė njėrit nga modulet e regjistrit ekziston informacion me masa kufizuese pėr kėrkuesin e vizės qė i ndalojnė hyrjen nė Republikėn e Shqipėrisė, moduli i E-vizės mundėson regjistrimin e aplikimit, por nė mėnyrė tė automatizuar nuk lejon vazhdimin e procedurės sė mėtejshme tė dėrgimit tė aplikimit pėr vlerėsim, kėshtu qė vendimi pėr refuzimin e vizės merret menjėherė nga punonjėsi konsullor, veprim i cili pasqyrohet nė regjistėr.

Pas paraqitjes sė shtetasit tė huaj nė pikėn e kalimit kufitar dhe pas pėrfundimit tė procedurave pėr lėshimin e vizės sipas vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr. 362, datė 1.4.2009 dhe udhėzimit tė pėrbashkėt pėr bashkėpunimin mes strukturave tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, Ministrisė sė Brendshme dhe Shėrbimit Informativ Shtetėror “Pėr procedurat e lėshimit tė vizave pėr tė huajt”, nė rubrikėn pėrkatėse tė modulit E-viza bėhet regjistrimi i informacionit mbi vizėn e lėshuar.

http://www.ballkan.com/index.php?pag...ws&newsID=4480
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.3.2010, 04:33   #5
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Diskutohet projektligji pėr SHISH-in nė Komision e Ligjeve

Komisioni i Ligjeve diskutoi sot pėr ndryshimet nė ligjin pėr Shėrbimin Informativ Shtetėror (SHISH). Drejtori i Shėrbimit Informativ Shtetėror, Bahri Shaqiri paraqiti sot nė komisionin e ligjeve, disa amendime nė projektligjin e propozuar nga qeveria "Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė ligjin organik tė SHISH-it". Anėtarėt opozitarė tė Komisionit parlamentar tė Ligjeve nuk ishin tė pranishėm nė diskutim.

Gjatė njė seance dėgjimore nė kėtė komision, Drejtori i SHISH-it tha se "nevoja pėr kėto amendimet lindi pas mbledhjes sė fundit tė Komitetit tė politikave tė luftės kundėr krimit tė organizuar dhe pastrimit te parave, ku Kryeministri Berisha kėrkoi amendimin e ligjit organik tė SHISH-it".

Shaqiri ka deklaruar se ndryshimet e propozuara ne ligjin pėr SHISH janė tė nevojshme. "Kryeministri porositi qė nga SHISH tė pėrgatitej njė amendim i ligjit, me synimin pėr t'iu pėrgjigjur kushteve tė reja nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit. Amendimet vijnė edhe si domosdoshmėri nė kuadėr tė detyrimeve qė ka Shqipėria, si vend anėtar i NATO-s, procesit tė liberalizimit tė vizave me vendet e BE-sė dhe rolit qė duhet tė ketė SHISH nė kėto procese", tha Shaqiri.

Ne mbledhjen ku nuk ishin tė pranishėm deputetet e PS, Shaqiri kėrkoi qė institucioni qe ai drejton tė ketė kompetenca qė tė veprojė edhe jashtė vendit.

"Ndryshimet e propozuara, konsistojnė nė saktėsimin e emėrtimit tė SHISH-it nė ligj dhe nė kryerjen e veprimtarisė sė zbulimit jashtė vendit".Drejtori Shaqiri sqaroi se "nė kushtet e reja, SHISH mund tė kryejė veprime tė specializuara tekniko-informative edhe jashtė territorit tė vendit".

Amendimet kanė tė bėjnė edhe me kryerjen e veprimtarive tė kundėrzbulimit brenda vendit dhe mbledhjen e informacionit mbi terrorizmin edhe pėr individė, grupe dhe organizata qė i mbėshtesin dhe financojnė ato.

Drejtori i SHISH-it vuri nė dukje se "amendimet e propozuara kanė tė bėjnė edhe me mbledhjen e informacionit pėr krimin e organizuar, korrupsionin, kontrabandėn dhe pastrimin e parave si dhe tė gjithė llojet e trafikimeve tė paligjshme".

Pas paraqitjes sė kėtyre amendimeve nga Drejtori i SHISH-it, komisioni i ligjeve vazhdoi mbledhjen me dyer tė mbyllura

Burime nga mbledhja e cila vazhdoi me pas me dyer te mbyllura thone se disa nga kėrkesat e SHISH jane marrė parasysh, por pa konfirmuar se cilat prej neneve janė ndryshuar.

Tėrheqja e qeverisė pėr draftin nė fjalė nė fakt mė shumė sesa qėndrimi i opozitės erdhi nga qėndrimi dhe rezervat qė kishin vetė ndėrkombėtarėt ku vende anėtare tė NATO-s kanė shpenzuar kohė dhe resurse pėr tė rritur profesionalizmin e kėtij shėrbimi nė Shqipėri.

http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=12914&l=a

Citim:
Miratohet projektligji nė Komision

Komisioni i Ligjeve miratoi sot pr/ligjin pėr SHISH pas mendimeve tė paraqitura nga Drejtori i SHISH-it Bahri Shaqiri. Nė pėrfundim tė mbledhjes, e cila u zhvillua me dyer tė mbyllura, (kėrkesė kjo e kreut tė SHISH Bahri Shaqiri), komisioni parlamentar i ligjeve ka miratuar bashkė me amendimet e tij projektligjin nė fjalė, i cili kufizon mandatin e drejtuesit tė kėtij institucioni nė 5 vjet.

Nėse drafti do tė miratohet nė Kuvend pa ndryshime, atėherė ligji do tė prekte drejtpėrdrejt kreun aktual tė SHISH-it, i cili nė shkurt tė 2010 ka bėrė 5-vjet nė krye tė institucionit dhe sipas ligjit tė ri, Shaqiri do tė dorėzonte menjėherė detyrėn e tij.

http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=12914&l=a
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.3.2010, 21:46   #6
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Kreu i Shėrbimit Informativ zgjeron detyrat dhe jashtė territorit

Miratohet projektligji pėr Shėrbimin Informativ Shtetėror, pas amendimeve tė bėra dhe nga kreu i SHISH, Bahri Shaqiri. Komisioni i Ligjeve ka zhvilluar dje njė seancė dėgjimore me kreun e SHISH, ku janė paraqitur dhe amendimet e tij.

Pėr shkak tė diskutimit dhe tė elementėve tė konsideruar si sekret shtetėror mbledhja e Komisionit tė Ligjeve, ku mungonte opozita, ėshtė zhvilluar me dyer tė mbyllura.

Nė bazė tė amendimeve tė Shaqirit, ėshtė shtuar shtrirja e veprimtarisė sė SHISH edhe jashtė vendit, gjithashtu janė shtuar disa ndryshime edhe nė nenet 9 dhe 13 tė ligjit aktual si dhe shtohet njė dispozitė kalimtare.


Ndryshimet nė draft, pas amendimeve tė SHISH

Neni 2, paragrafi i parė, ndryshohet si vijon:
“Shėrbimi Informativ i Shtetit ka pėr mision tė sigurojė informacionin e domosdoshėm, nga jashtė dhe brenda vendit, pėr problemet qė lidhen me sigurimin kombėtar”.
Neni 3 ndryshohet si vijon:
“ Neni 3
Shėrbimi Informativ i Shtetit kryen detyrat e mėposhtme:
a) Mbledh informacion dhe kryen veprimtari zbulimi pėr aktivitetet qė zhvillohen jashtė vendit, nė funksion tė sigurimit kombėtar;
b) Mbledh informacion dhe kryen veprimtari kundėrzbulimi brenda vendit pėr ruajtjen e integritetit, tė pavarėsisė e tė rendit kushtetues;
c) Mbledh informacion pėr terrorizmin, pėr individė, grupe apo organizata qė mbėshtesin e financojnė atė;
d) Mbledh informacion pėr prodhimin, trafikimin e armėve e lėndėve narkotike, trafikimin e qenieve njerėzore, si dhe krimeve kundėr mjedisit;
e) Mbledh informacion qė i shėrben zbulimit apo parandalimit tė krimit tė organizuar, kontrabandės, pastrimit tė parave, si dhe korrupsionit tė personave qė ushtrojnė funksione publike kur ky korrupsion cenon sigurimin kombėtar;
f) Mbron sigurinė e veprimtarisė sė vet, tė informacionit, tė punonjėsve, tė aseteve dhe tė teknikės me mjete tė pėrshtatshme, duke pėrfshirė verifikimin e kualifikimin e kandidatėve, tė tė punėsuarve e tė kontraktuesve.
g) Kryen certifikimin e personave (Vetting), sipas pėrcaktimeve pėrkatėse ligjore;
h) Kryen veprimtari mbėshtetėse tekniko - administrative, sipas nevojave, pėr realizimin e funksioneve tė mėsipėrme.
SHISH, nė pėrmbushje tė detyrave tė tij, me pėlqim tė Kryeministrit, bashkėpunon me shėrbime tė vendeve tė tjera dhe mbledh informacion rreth veprimtarisė sė tyre, kur kjo ėshtė e nevojshme. Procedurat pėr raportimin dhe marrjen e pėlqimit pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.
Pėr realizimin e funksioneve tė mėsipėrme, Shėrbimi Informativ i Shtetit, ruan raporte tė drejta ndėrmjet nevojės sė sigurimit tė informacionit tė domosdoshėm dhe respektimit tė tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut.
Ligjshmėria dhe objektiviteti janė parimet bazė tė punės sė Shėrbimit Informativ tė Shtetit.
Shėrbimi Informativ i Shtetit ruan sekretin lidhur me burimet, identitetin e bashkėpunėtorėve, metodat e punės si dhe informacionin e klasifikuar sekret shtetėror, nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi”.

Neni 5 ndryshohet si vijon:
“ Neni 5
Shėrbimi Informativ i Shtetit drejtohet nga Drejtori, i cili ėshtė pėrgjegjės pėr:

a) veprimtarinė e Shėrbimit Informativ tė Shtetit dhe kontrollin e saj;
b) mbarėvajtjen e Shėrbimit Informativ tė Shtetit;
c) garantimin qė ēdo informacion tė disponohet vetėm brenda qėllimit dhe funksioneve tė Shėrbimit Informativ tė Shtetit;
d) garantimin se Shėrbimi Informativ i Shtetit nuk ndėrmerr veprime tė cilat kanė pėr qėllim ti shėrbejnė apo ti sjellin pėrfitime ndonjė partie politike;
e) garantimin e zbatimit tė marrėveshjeve ndėrinstitucionale;
f) informimin dhe raportimin te Presidenti i Republikės dhe te Kryeministri, pėr probleme qė lidhen me sigurimin kombėtar.

Drejtori i paraqet Kryeministrit raport vjetor pėr punėn e Shėrbimit Informativ tė Shtetit, si dhe i raporton kur i kėrkohet nga Kryeministri, nė ēdo kohė dhe pėr ēdo ēėshtje qė lidhet me veprimtarinė e SHISH.

Me kėrkesė tė Kryeministrit, Drejtori i Shėrbimit Informativ tė Shtetit raporton edhe nė Kėshillin e Ministrave”.
Pas nenit 5, shtohet neni 5/1 me pėrmbajtjen si vijon:
“ Neni 5/1
Me propozim tė Kryeministrit, Presidenti i Republikės, emėron dhe shkarkon drejtorin e Shėrbimit Informativ tė Shtetit. Pėr kandidaturėn e propozuar, Kryeministri merr mendimin e Komisionit Parlamentar pėr Sigurinė Kombėtare.

Me propozim tė Kryeministrit, Presidenti i Republikės, emėron dhe shkarkon zėvendėsdrejtorin e Shėrbimit Informativ tė Shtetit. Pėr kandidaturėn e propozuar Kryeministri merr mendimin e Komisionit Parlamentar pėr Sigurinė Kombėtare.

Drejtori dhe zėvendėsdrejtori qėndrojnė nė detyrė pėr njė mandat 5-vjeēar, me tė drejtė riemėrimi vetėm njė herė. Procedura pėr emėrimin nė detyrė fillon jo mė vonė se 60 ditė para mbarimit tė mandatit pėrkatės.

Zėvendėsdrejtori ėshtė nė varėsi tė drejtorit tė Shėrbimit Informativ tė Shtetit dhe kryen detyrat e ngarkuara prej tij. Zėvendėsdrejtori zėvendėson drejtorin kur mungon nė detyrė, por jo mė shumė se tre muaj.

Drejtori i Shėrbimit Informativ tė Shtetit, pėr efekt tė trajtimit financiar, ka status tė njėjtė me atė tė ministrit, ndėrsa zėvendėsdrejtori ka status tė njėjtė me atė tė zėvendėsministrit.

Paragrafi i katėrt i nenit 7, shfuqizohet.

Neni 9 ndryshohet si vijon:
“Neni 9
Nė pėrmbushje tė detyrave tė pėrcaktuara nė paragrafin e parė tė nenit 3, Shėrbimi Informativ i Shtetit e vė informacionin e nevojshėm nė dispozicion tė organeve tė Policisė sė Shtetit apo agjencive tė tjera tė zbatimit tė ligjit, sipas kompetencės dhe pa cenuar veprimtarinė e tij.

SHISH informon institucionet kompetente edhe kur ēmon se informacioni nė dispozicion tė tij ėshtė i nevojshėm pėr zbulimin ose parandalimin e veprave penale dhe kur kjo nuk cenon veprimtarinė e tij.

Shėrbimi Informativ i Shtetit nuk kryen veprimtari tė karakterit ushtarak ose policor”.
Nė nenin 13, paragrafi i katėrt ndryshohet si vijon:
“Punonjėsit e SHISH pėr pėrmbushjen e detyrave nė funksion tė sigurimit kombėtar, kėrkojnė informacion nga autoritetet shtetėrore, qendrore ose lokale dhe nga personat fizikė e juridikė, pėrfshirė dhe shfrytėzimin e regjistrave, bazave tė tė dhėnave, dokumentacionit zyrtar, etj. Drejtuesit dhe punonjėsit e autoriteteve shtetėrore, personat juridikė dhe fizikė, pėrmbushin kėrkesat e punonjėsve tė autorizuar nga Drejtori i SHISH. Nė kėto raste punonjėsit e SHISH duhet tė identifikohen, duke paraqitur dokumentin zyrtar tė identifikimit dhe autorizimin pėrkatės.
Nė pėrmbajtjen e ligjit bėhen zėvendėsimet si vijon:
a) Fjalėt “Shėrbimi Informativ Kombėtar” zėvendėsohen me fjalėt “Shėrbimi Informativ i Shtetit”
b) Fjala “SHIK” zėvendėsohet me fjalėn “SHISH”
c) Fjalėt “Kuvendi Popullor” zėvendėsohen me fjalėt “Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė”.

Neni 9
Dispozitė kalimtare

Nė zbatim tė nenit 5/1 tė kėtij ligji, drejtori dhe zėvendėsdrejtori i Shėrbimit Informativ tė Shtetit emėrohen nė detyrė brenda 60 ditėve nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji. Nė ndryshim nga neni 5/1 i kėtij ligji, zėvendėsdrejtori i Shėrbimit Informativ tė Shtetit herėn e parė ka njė mandat 3- vjeēar.

Neni 10
Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

http://www.ballkan.com/index.php?pag...ws&newsID=4570
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.3.2010, 21:38   #7
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Komisioni i Sigurisė miraton projektligjin pėr SHISH

Socialistėt flasin rrugėve, por refuzojnė tė paraqiten nė parlament pėr objeksionet mbi projektin

Komisioni Parlamentar i Sigurisė Kombėtare ka miratuar projektligjin pėr Shėrbimin Informativ Shtetėror. Pas diskutimit tė draftit njė ditė mė parė nė prezencė tė kreut tė SHISH, komisioni pėr rreth 4 orė ka miratuar pa praninė e opozitės projektligjin nen pėr nen.

Projektligji ka marrė edhe miratimin e komisionit tė ligjeve dhe pas kėsaj, pritet qė ai tė kalojė pėr miratim seancės plenare ditėn e enjte. Kryetari i Komisionit Leonard Demi deklaroi se ndryshimet e miratuara jane teper te rendesishme pasi rrisin transparencen dhe standardet e SHISH-it.

Sot bėri pėrshtypje mungesa e deputetėve socialistė, te cilet edhe pse jane angazhuar ne media per ta demonizuar ligjin, nuk kane denjuar as te paraqiten ne komision e as te paraqesin publikisht objeksionet e tyre per projektin qe te enjten pritet tė shndėrrohet nė njė dispozitė ligjore.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=6&id=51973
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.3.2010, 21:31   #8
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Shtohet presioni ndėrkombėtar pėr SHISH-in

Nė Tiranė vijon tė rritet presioni i faktorit ndėrkombėtar pėr ta nxitur qeverinė qė tė tėrhiqet nga projektligji i ri pėr Shėrbimin Informativ Shtetėror.

Nė njė tryezė debati tė zhvilluar tė mėrkurėn mbasdite, ambasadorėt e SHBA-sė, Mbretėrisė sė Bashkuar dhe OSBE-sė kanė nėnvizuar se ky shėrbim ėshtė pjesė e rėndėsishme e strukturave tė shtetit demokratik dhe si i tillė duhet qė edhe funksionimi i shėrbimeve sekrete tė respektojnė ndarjen e pushteteve.

Dy ish-presidentėt e Shqipėrisė, Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, janė ndėr organizatorėt e tryezės me ekspertė juristė nė lėmin e kushtetutės.

Ambasadorėt e vendeve perėndimore kanė theksuar se ėshtė me rėndėsi, jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe pėr aleatėt perėndimorė, qė Shėrbimi Informativ Shtetėror tė mos bėjė hapa prapa.

Opozita dhe kritikėt e projektit tė qeverisė kanė shprehur shqetėsim se mos shėrbimet sekrete nė Shqipėri kthehen nė modelin e shumė-kritikuar tė viteve ’90.

Nė atė periudhė ka patur prova tė qarta se opozita e asaj kohe dhe gazetarėt pėrgjoheshin dhe pėrndiqeshin.

Komisioni i ligjeve nė parlament e ka miratuar tashmė projektin e qeverisė, pa votat e deputetėve tė opozitės, por ende parlamenti nuk e ka votuar.

http://www.bbc.co.uk/albanian/region...mbetaret.shtml

Citim:
Uidhers: Ne nuk duam tė nxisim kundėrshti pėr draftin, por tė kontribuojmė pėr gjetjen e zgjidhjes

Ambasadori i SHBA nė Tiranė, Xhon Uidhers i ka bėrė thirrje klasės politike tė mos nxitohet me miratimin e ligjit tė ri tė SHISH. Nė njė tryezė tė pėrbashkėt ambasadorėt e huaj nė Shqipėri, ambasadorėt e SHBA, Britanisė sw Madhe apo Gjermanisė, si dhe OSBE i kanė bėrė thirrje qeverisė qė mos ta miratojė ligjin pa konsultime tė gjera me ndėrkombėtarėt dhe

pa kompromisin e opozitės. Ata kanė theksuar se masat e marra duhet tė jenė tė ēliruara nga ndikimet politike dhe ligji i ri duhet t’i garantojė SHISH pavarėsinė. Nė kėtė tryezė, ambasadori Uidhers ndėr tė tjera ka deklaruar se me qėndrimin e tij nuk kėrkon tė nxisė mė tej kundėrshtitė ndaj pr/ligjit, por tė kontribuojė pėr tė gjetur njė zgjidhje.

Sipas tij, duhet siguruar roli i pavarur i njė shėrbimi informativ, qė duhet tė vendosur me kujdes drejtpeshimi dhe duhen pėrcaktuar me kujdes pėrgjegjėsitė e njė shėrbimi tė tillė.

“Roli i shėrbimeve informative ėshtė tė mbrojnė sigurinė e vendit. Por tė gjithė ne kemi parė shumė shpesh, nė ato vende qė nuk janė demokratike, qė ai rol shtrembėrohet dhe, nė fakt, shndėrrohet nė rol pėr tė mbrojtur ata qė janė nė pushtet pikėrisht nga ata njerėz qė ata qeverisin. Prandaj, pėrvoja historike e tė gjitha vendeve tė pėrfaqėsuara nė kėtė tryezė tregon qė duhet siguruar roli i pavarur i njė shėrbimi informativ dhe qė duhet vendosur me kujdes drejtpeshimi dhe duhen pėrcaktuar me kujdes pėrgjegjėsitė e njė shėrbimi tė tillė, sidomos kur kėto pėrgjegjėsi mund tė marrin njė natyrė tė brendshme”, u shpreh Uidhers pėr tė shtuar se ėshtė e nevojshme tė sigurohet qė aty ku kėrkohen veprimtari tė caktuara tė brendshme, ato tė kryhen tė lira nga ndikimi politik dhe kjo ēon drejtpėrdrejt tek nevoja qė ata qė punojnė nė shėrbimet informative tė jenė jopartiakė dhe absolutisht profesionistė.


Ekspertėt ndėrkombėtarė

Duke i mėshuar idesė sė tij pėr njė ndėrhyrje tė ekspertėve ndėrkombėtar nė hartimin e pr/ligjit tė SHISH, ambasadori Uidhers thekson se qeveria duhet tė ketė besim tek miqtė dhe partnerėt e saj dhe t’i lejojė ata tė ndihmojnė nė reformimin e institucioneve.

“Besoj qė tė gjithė ne, me anė tė pranisė sonė kėtu, po themi se jemi tė gatshėm tė ndihmojmė pėr tė ofruar tė gjitha kėto shėrbime pėr tė parė reformat e shėrbimit informativ nė Shqipėri, nė pėrpjekje pėr ta bėrė atė mė tė mirin e mundshėm. Dhe veēanėrisht, pėr tė shmangur gabime qė do ta ēonin procesin e ndryshimit nė shėrbimin informativ nė drejtimin e gabuar. Nxis ata qė janė nė procesin e hartimit tė kėtij projektligji qė tė besoni miqtė tuaj duke i lejuar t’ju ndihmojnė pėr tė krijuar njė shėrbim informativ, nė themel tė tė cilit qėndron besimi nė popullin shqiptar”, vijoi Uidhers.

Ai theksoi gjithashtu se SHISH duhet tė ketė reputacion tė fortė profesional, i cili arrihet nga reformat qė do tė merren pėr tė. Ambasadori i SHBA nė vendin tonė theksoi se pėrvoja e SHBA me shėrbimin informativ shqiptar pasqyron se sa rrugė tė gjatė kanė bėrė shėrbimet informative nė Shqipėri.

“Nga njė kohė kur ishin faktikisht njė instrument i pushtetit sundues aty ku janė tani: njė agjenci me reputacion tė fortė dhe reputacion pėr profesionalizėm. Dhe mes tė gjithėve nė, tė gjithė pėrvojat tona, ekziston shumė ekspertizė, njė histori e gjatė pėrvoje nė ndjeshmėritė dhe nevojat pėr drejtpeshime, kontrolle dhe balanca, ndarje tė pushteteve, pėrgjegjėsi tė pėrkufizuara, qė janė tė rėndėsishme pėr njė shėrbim informativ nė njė demokraci”, pėrfundoi Uidhers.

Pr/ligji pėr SHISH u miratua ditėn e martė nga Komisioni i Sigurisė Kombėtare me disa ndryshime teknike, ndėrkohė qė kundėr tij janė shprehur Partia Socialiste, NATO si dhe SHBA.

Ndryshimet kryesore konsistojnė nė pikėn qė lidhet me pėlqimin qė kryeministri duhet tė japė pėr bashkėpunimin e SHISH me shėrbimet e tjera ku ai duhet tė shprehet, sipas modifikimit tė sotėm, vetėm nė parim, apo ndryshimet qė lidhen me aktivitetin e kundėrzbulimit tė shėrbimit sekret shqiptar.

Teksti i projektligjit pėr shėrbimet sekrete u kritikua fillimisht hapur nga Uidhers, sipas tė cilit propozimet minonin parimet e profesionalizimit dhe pavarėsisė nga ndėrhyrjet politike tė shėrbimit sekret shqiptar.

Pas kėtij vendimi tė marrė nga Komisioni i Sigurisė, projekti pritet t’i nėnshtrohet miratimit nė parlament. Por, nėpėrmjet njė interviste televizive, ministri i Drejtėsisė ka deklaruar se ky diskutim nuk do tė jetė pjesė e seancės sė kėsaj tė enjteje, pasi kjo ministri ėshtė autorizuar tė nisė njė cikėl konsultimesh me EURALIUS, qė ndodhet pranė kėsaj ministrie pėr hartimin dhe draftimin e ligjeve nė lidhje me kėtė draft. Ndėrsa kryetari i opozitės, Edi Rama i ka bėrė thirrje kryeministrit tė vendit tė tėrheq ligjin.


McIlwam: Shqipėria tė mos dėmtojė progresin e saj

Nė fjalėn e saj nė tryeza e Organizuar nga “Fondacioni Moisiu”, ambasadorja britanike nė Tiranė, Fiona McIlwam tha se Shqipėria nuk duhet tė nxitojė me miratimin e kėtij projektligji si dhe bėri thirrje pėr kujdes nė disa reforma delikate.

“Vendi nuk duhet tė nxitohet me reformat qė progresi i arritur deri mė tani nga Shqipėria tė mos dėmtohet”, tha ambasadorja britanike, pėr tė shtuar se vendi duhet tė jetė krenar pėr progresin e arritur dhe duhet ta mbrojė atė progres qė ėshtė arritur deri tani.

Ndėr tė tjera, ambasadorja britanike McIlwham ėshtė shprehur qė institucioni i SHISH ka nevojė edhe pėr reforma tė tjera. Ndėrsa, ambasadori i OSBE, Robert Bosch ėshtė shprehur se shqetėsimet qė kanė nė lidhje me pėr ligjin e SHISH ia kanė shprehur qeverisė. Sipas tij ata nuk kanė shumė tė qartė se ēfarė ndryshimesh janė bėrė nė tė.

“Nuk dimė ndryshimet e miratuara, nuk kemi parė versionin e rifreskuar tė pr/ligjit qė ka rėndėsi shumė tė madhe. Shqetėsimet tona ia kemi paraqitur qeverisė pasi nė tė mungon edhe dallimi polici-SHISH”, shprehet Bosch.


Mejdani dhe Moisiu: Qeveria tė hedhė hapa tė matur nė reformat

Duke folur nė tryezėn e mbledhur nga dy ish-presidentėt Moisiu dhe Mejdani nė lidhje me ndryshimet nė ligjin e SHISH, ata theksuan se janė dakord nė lidhje me reformat e ndėrmarra nga qeveria dhe nga progresi qė ka arritur vendi, por theksuan se nuk duhet tė nxitohet me reformat nė mėnyrė qė progresi i arritur deri mė tani tė mos dėmtohet.

Dy ish-presidentet, Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani kritikuan projektligjin e SHISH duke e konsideruar atė si njė pėrpjekje tė politikės pėr tė marrė nė kontroll institucionin. Ish-presidenti, Alfred Moisiu i ka bėrė thirrje politikės qė tė reflektojė pėr sa i pėrket ndryshimeve nė ligjin e SHISH.

Gjatė fjalės sė tij nė tryezėn e mbledhur nga ambasadorėt nė Tiranė pėr ligjin e ri pėr Shėrbimin Informativ Shtetėror, Moisiu theksoi se jo ēdo ndryshim ėshtė reformė dhe sjell rezultate pozitive duke shtuar se i bėn thirrje klasės politike pėr njė reflektim pėr njė vendimmarrje sa mė tė pjekur.

“Shqipėria ndodhet nė njė status tjetėr dhe ndodhet nė NATO dhe ndjej keqardhje qė klasa politike sillet nė mėnyrė jo transparente qė na vė nė pozita dhe nė dyshime me partnerėt tanė ndėrkombėtarė” theksoi Moisiu.

Ndėr tė tjera ai shtoi se vendi ynė ka privilegjin qė tė pėrfitojė nga nevojat dhe gabimet nė tė kaluarėn dhe se do tė jetė e gabuar nėse nuk do pėrfitojė nga kėto gabime pasi debati nuk ėshtė pėr njė institucion, por pėr parimet e shtetit.

“Tė mos heshtin por bėj thirrje pėr vetėpėrmbajtje ndaj njė parlamenti qė hesht dhe nuk i kupton dėmin e madh qė po i bėn vendit”, nėnvizoi ish presidenti.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...tike&Itemid=60
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.3.2010, 09:05   #9
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
I prish punė serbėve ky ligji? Apo lėvizjes deri sot tė lirė tė plehrave tė Sorosit? Se shumė tė trazuar duken "ndėrkombėtarėt", veē faktit qė kėtu ligjet i bėjnė po kėta, po kjo dihej.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.4.2010, 13:52   #10
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Amerikanėt bllokojnė projektligjin pėr SHISH

Ambasada Amerikane vijon tė mbajė peng miratimin e projektligjit pėr Shėrbimin Informativ Shtetėror.

Pas ndėrhyrjes sė institucioneve ndėrkombėtare, pėrkatėsisht Ambasadorit Uidhers, NATO dhe EURALIOS, projektligji pėr SHISH ka mbetur i bllokuar dhe mazhoranca nė pritje.

Siē edhe bėhet me dije, kėto institucioneve janė mjaftuar vetėm me disa vėrejtjet publike, duke mos paraqitur apo konkretizuar ndryshimet qė nuk duhen miratuar. Ndėrkohė, paralelisht me diskutimin mbi ndryshimet, kanė filluar edhe diskutimet pėr emrat kandidatė pėr kryetar tė SHISH.

Berisha ka hartuar njė listė paraprake nė tė cilėn kryeson Fahri Balliu, Ylli Alushi etj., po gjithashtu mėsohet se duke ruajturat inatet e vjetra nė PD, presidenti Topi ėshtė betuar se nuk do ta dekretojė kandidaturėn e Fari Balliut.

Megjithatė, problem serioz ėshtė edhe bllokimi i ligjit. Ndonėse apeli pėr pezullimin e ligjit ėshtė bėrė prej mė shuam se njė muaji, deri mė tani, nė Komisionet Parlamentare pėrkatėse nuk ka mbėrritur asnjė propozim me shkrim.

Ndėrkohė, nė kalendarin e punės sė Kuvendit, ligjit pėr disa ndryshime dhe shtesa nė ligjin pėr Shėrbimin Informativ tė Shtetit, jo vetėm qė ėshtė i pėrshirė, por konsiderohet si njė ndėr pikat mė tė rėndėsishme tė punimeve.

1 mars – 26 prill. Projektligj “Pėr disa ndryshime dhe shtesa nė ligjin nr. 8391, datė 26.10.1998, “Pėr Shėrbimin Informativ tė Shtetit”, tė ndryshuar. Komisioni i Sigurisė Kombėtare. Komisioni pėr Ēėshtjet Ligjore, Administratėn Publike dhe tė Drejtave tė Njeriut”, parashikon kalendari i punimeve.

Ndėrkohė, ligji ėshtė paraqitur pėr shqyrtim qysh me 27. 01. 2010, i cili deri mė tani ėshtė kthyer prapė dy herė. Megjithatė, ligji vijon tė mbahet peng prej institucioneve nė fjalė.

Komisioni i Sigurisė Kombėtare, si komisioni pėrgjegjės pėr shqyrtimin e ligjit, bėn me dije se qysh nga bllokimi i ligjit nuk kanė pasur mė kurrfarė komunikimi as me ekspertėt e EURALIOS dhe as me pėrfaqėsuesit e NATO-s.

Po ashtu edhe anėtarėt e Komisionit tė Ligjeve pohojnė se ligjit ka mbetur nė vendnumėro pėr shkak tė ndėrhyrjes sė NATO-s.

“Megjithėse komisioni pėrgjegjės ėshtė ai i Sigurisė Kombėtare, ndryshimet nė ligjin pėr SHISH do tė kalojnė edhe nga Komisioni i Ligjeve pėr tė marrė okejn nga pikėpamja juridike. Mirėpo deri mė tani nuk kemi asnjė informacion nėse ato ndryshime tė kėrkuara nga ndėrkombėtarėt po kryhen”, theksoi dje deputetja demokrate Paulina Hoti.

http://www.sot.com.al/index.phpindex...ticle&id=26167
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.4.2010, 15:57   #11
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Rasmussen: Ligjet tė jenė sipas rregullave tė NATO-s

Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka konfirmuar se ka biseduar me kryeministrin Berisha nė lidhje me ligjin pėr SHISH, duke deklaruar se shpreson qė i gjithė legjislacioni shqiptar tė jetė nė pėrputhje me standardet e NATO-s.

"Konfirmoj se kam biseduar me kryeministrin Berisha dhe sot diskutuam edhe kėtė ēėshtje. Nuk komentoj nė ēėshtjet e Shėrbimit Sekret e Sigurisė. Por kam besim se qeveria shqiptare do tė sigurojė qė i gjithė legjislacioni shqiptar tė jetė nė pėrputhje me rregullat e NATO-s", tha Rasmussen.

http://www.ora-news.com/mat1.php?idm=55250
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.5.2010, 23:14   #12
Purgatory
gjallar
 
Anėtarėsuar: 5.2010
Pershendetje te gjitheve.
Lexova per vargmal ne nje artikull Francez! me pelqeu shume faqja juaj andaj u bera anetare. Nuk e zoteroj mire drejte-shkrimin e gjuhes shqipe, kekoj falje.

Me sa e kuptova une, SHISH eshte duke u transformuar ne SHISH-kebab! ne sherbim te servilave ne pushtet. Detyra kryesore e SHISH duhet te jete ofanzive, per clirimin e trojeve te roberuara nga sllavogreket, e jo te behet nje polici "antimafia"
Purgatory nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.7.2010, 07:55   #13
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Drafti i ri shpėrndahet tė hėnėn nė komision. Legjislativi, fuqi kontrolluese

Ndryshimet nė ligjin e Shėrbimit Informativ Shtetėror pritet tė miratohen nė pėrputhje me tė gjitha kėrkesat ndėrkombėtare, duke mos pėrfshirė nė tė kufizimin e mandatit tė kreut tė SHISH-it dhe kontrollin nga ana e Kryeministrit.

Burimet bėjnė tė ditur se nė ndryshimet e reja qė po i bėhen kėtij ligji, Parlamenti shqiptar do tė ketė tė drejtėn tė ushtrojė kontroll tė drejtpėrdrejtė ndaj Shėrbimit Informativ Shqiptar.

Drafti ligjor, i cili do t’i mundėsojė ligjvėnėsit tė drejtėn pėr tė kontrolluar institucionin e “sekreteve” ėshtė duke u pėrgatitur nga deputetėt demokratė tė Komisionit Parlamentar tė Sigurisė nė bashkėpunim me ekspertė ndėrkombėtarė tė fushės, tė cilėt kanė ardhur nga vende tė ndryshme tė botės.

Nevoja pėr ekspertizė ndėrkombėtare nė lidhje me kėtė ēėshtje vjen pėr faktin e “brishtėsisė” sė kėtij institucioni dhe po kėshtu lidhet me faktin se kjo eksperiencė po huazohet nga vendet e tjera.

Burime bėjnė tė ditur se kontrolli nga ana e Parlamentit pėr kėtė institucion deri tani nuk ishte i mundur, pėr shkak se mungonte ligji, i cili tashmė do tė kalojė pėr diskutim nė komisionet parlamentare nė datė 22 korrik.

Nga ana tjetėr, ende nuk dihet nėse pėrfaqėsuesit e opozitės nė Komisionin Parlamentar tė Sigurisė do tė marrin pjesė nė diskutimin e kėsaj nisme tė re dhe po kėshtu nuk ėshtė e qartė nėse opozita do ta mbėshtesė kontrollin parlamentar tė SHISH-it.

Ajo qė dihet ėshtė fakti qė sa herė ligji i SHISH-it ėshtė menduar tė amendohet nuk kanė munguar edhe reagimet e forta tė ndėrkombėtarėve nė Shqipėri, tė cilėt theksojnė me forcė rėndėsinė qė ka pavarėsia e kėtij institucioni.

Kjo situatė ndodhi nė muajin mars, kur nga qeveria erdhi njė draft qė kėrkonte kufizimin me pesė vjet tė kryetari tė SHISH-it dhe nga ana tjetėr e detyronte titullarin e kėtij institucioni qė tė raportonte pranė Kryeministrit pėr ēdo herė qė ai do tė bashkėpunonte me institucionet e tij homologe kudo nėpėr botė.

Kjo nismė provokoi reagimin e Uashingtonit zyrtar nėpėrmjet ambasadorit tė SHBA-sė nė Tiranė, John Withers, por edhe tė kreut tė delegacionit tė BE-sė, Helmut Lohan. Nė njė deklarim pėr mediat, ambasadori amerikan e konsideroi si shqetėsuese ndryshimet qė kėrkoheshin tė bėheshin.

“Ky projektligj i ngarkon pėrgjegjėsi tė reja brenda vendit Shėrbimit Informativ, tė cilat janė shqetėsuese”, deklaroi Withers. Nga ana tjetėr, si pasojė e kėtyre ndryshimeve qė kėrkoheshin tė bėheshin, nė fillim tė muajit prill, nė tryezėn e Kryeministrit Berisha ka mbėrritur njė letėr “top secret” nga selia qendrore e NATO-s nė Bruksel. Kjo letėr kėrkonte bllokimin e tė gjitha procedurave pėr miratimin e ligjit tė SHISH-it, i cili, sipas Aleancės sė Atlantikut Verior, shkel standardet e organizatės qė Shqipėria ėshtė anėtare me tė drejta tė plota qė nga viti i kaluar.

Po kėshtu, nė muajin prill nė Tiranė ka mbėrritur njė delegacion i NATO-s nga Brukseli, pėrkatėsisht nga zyra e sigurisė NOS. Objekti ka qenė konsultimi nė lidhje me pėrshtatshmėrinė e draftit tė SHISH-it me standardet e NATO-s. Tė gjitha kėto reagime tė ndėrmarra bėnė qė mazhoranca tė tėrhiqet nga nisma e saj fillestare dhe tė shikojė mundėsi tė tjera pėr tė bėrė ndryshime nė ligjin e SHISH-it.

http://216.75.13.41/index/politike/f...502222b69.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Brezi orar MG +1. Ora tani ėshtė 09:03.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2010 SH

vargmal.org ka bllokuar qasjen pėr kėto vende: Arabi Saudite, Izrael, Iran, Pakistan, Indi, Kinė, Vatikan, Kenia, Brazil

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.