Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset > Feja
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 23.1.2010, 15:22   #1
 
Anėtarėsuar: 5.2008

Shkrim i cituar Beograd: Antishqiptari Irinej zgjidhet nė krye tė teokracisė serbe


Citim:
Kreu i kishės serbe pėrsėrit pretendimet mbi Kosovėn

Kisha Ortodokse serbe ka pėruruar nė fronin e kryepeshkopit klerikun, Irinej Gavrilovic. Ceremonia pėruruese u zhvillua tė shtunėn nė Beograd.

Kreu i ri i Kishės serbe ka premtuar tė mbrojė pretendimet serbe nė Kosovė. Nė fjalimin e tij, nė ceremoninė pėruruese, patriarku Irinej tha se “Kosova ėshtė Jerusalemi ynė” dhe se “Serbia pa Kosovėn nuk ėshtė Serbi”. /REL/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=7117

Citim:
Peshkopi Irinej i Nishit, kryepeshkop i ri i Kishės Serbe

Beograd, 22 janar - Peshkopi Irinej i Nishit ėshtė zgjedhur sot kryepeshkop i ri, i 45-ti me radhė, i Kishės Ortodokse Serbe (SPC). Ky ėshtė vendimi i Kuvendit tė SPC-sė, qė u mblodh nė Beograd, njofton agjencia serbe e lajmeve FoNet, sipas tė cilės ky lajm i ėshtė kumtuar nga Patriarkia, ku sot ishte mbledhur kreu kishtar ortodoks serb.

Kryepeshkopi i porsazgjedhur, Irinej Gavrilloviq, ėshtė i lindur nė njė fshat afėr Ēaēakut, mė 1930 dhe ndėr tė tjera ka mbaruar Bogosllovinė nė Prizren, e pastaj Fakultetin nė Beograd, dhe mė vonė ėshtė kthyer nė Prizren, ku ka shėrbyer si rektor i Bogosllovisė deri mė 1974, e pastaj ka avancuar nė hierarkinė kishtare ortodokse serbe.

Kisha Ortodokse Serbe, qė ka njė rol tė jashtėzakonshėm jo vetėm nė jetėn shpirtėrore, por edhe atė politike serbe, mbeti pa prijės pas vdekjes sė Kryepeshkopit Pavle, muaj mė parė.

SPC-ja dhe vetė Kryepeshkopi Pavle ėshtė akuzuar pėr inspirim tė luftėrave tė pėrgjakshme, qė ndodhen nė hapėsirat e ish-Jugosllavisė gjatė dekadės sė fundit tė shekullit qė e lamė.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,9336
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.1.2010, 01:28   #2
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Patriku politik

Kreu i Kishės Ortodokse Serbe (KOS), Irinej, paralajmėroi takimin me presidentin Tadic. Sipas tij shteti dhe kisha duhet mbėshtetur plotėsuar njėri-tjetrin nė shumėēka, pėrfshirė ruajtjen e Kosovės.

“Ne jemi njė tėrėsi dhe njė organizėm, andaj edhe do tė duhej tė ndihmonim njėri tjetrin. Shteti e bėnė punėn e vet, ndėrsa dihet se cili ėshtė fushėveprimi i kishės”, deklaroi Irinej.

Megjithatė, ai e ripėrsėriti se kisha do ta ndihmojė shtetin nė ruajtjen e Kosovės, derisa deklaroi se shpresonte qė zyrtarizimi i tij nė Patrikanėn e Pejės, nė fund tė muajit prill, do tė kalojė pas probleme.

I pyetur nga gazetarėt rreth anėtarėsimit tė Serbisė nė BE, Irinej vlerėsoi se pėr anėtarėsimin eventual nė NATO dhe BE do tė duhej tė pyetej populli.

Megjithatė, Irinej nėnvizoi se nuk ka arsye qė “tė ketė refuzim” ndaj Bashkimit Evropian, po qe se Evropa e respekton identitetin serb, kulturėn dhe religjionin.

Ndėrkaq, i pyetur rreth mundėsisė sė ardhjes sė papės Benedikti i XVI nė Nish, nė vitin 2013, Irinej u pėrgjigje se kremtimi i Ediktit tė Milanos paraqet njė rast qė pėrfaqėsuesit e dy kishave tė takohen dhe tė komunikojnė mes veti.

Irinej foli edhe pėr marrėdhėniet e KOS me Bashkėsinė Islame nė Serbi, duke theksuar se KOS gjithmonė i ka respektuar tė gjitha bashkėsitė fetare nė Serbi. (FoNet)

http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../23762/C5/C18/
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.1.2010, 16:01   #3
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Irinej fillon sekrecionin e helmit

Beograd, 29 janar 2010 - Patriarku i ri serb Irinej ka deklaruar se Kisha ortodokse serbe do t'i ndihmojė shtetit serb qė ta mbrojė Kosovėn, ndėrsa theksoi se inaugurimi i tij nė Patrikanėn e Pejės nuk do tė kuptohet si provokim.

Duke folur pėr inaugurimin e tij nė krye tė Kishės qė do tė bėhet nė Patrikanėn e Pejės mė 25 prill, patriarku serb Irinej tha nė njė konferencė pėr shtyp se shpreson qė do tė ketė "vetėdije tė mjaftueshme" pėr kėtė ngjarje dhe se "vėllezėrit nga Kosova do ta kuptojnė se kjo nuk ėshtė provokim, por shkuarje nė shtėpinė tonė tė lashtė kishtare e cila ėshtė qendėr e kishės sonė".

Gjithashtu Irinej citohet tė ketė thėnė edhe kėtė: "Fusha e Kosovės, toka e Kosovės ėshtė ujitur me gjakun martir serb. Dhe Kosmeti na takon neve, por nuk na pengon qė ta ndajmė bashkėjetesėn dhe fatin me popujt qė jetojnė atje".

Ndėrkaq duke folur rreth pėrgatitjeve pėr inaugurimin e tij, ai tha: "Pėr momentin nuk ka pėrgatitje tė veēantė. Kisha dhe Sinodi duhet tė zgjidhin ēėshtjet rreth shkuarjes nė Pejė me kompetentėt nė Kosovė, por edhe me autoritetet tona. Shpresojmė qė do tė arrihet njė marrėveshje qė ky akt i shenjtė tė kryhet si mė sė miri", ka deklaruar kreu i Kishės serbe.

http://www.kosova.com/artikulli/59287
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.1.2010, 16:15   #4
Rojtari i Pyllit
sypetrit
 
Rojtari i Pyllit
 
Anėtarėsuar: 6.2009
Vendndodhja: n'kacolle
Tė vjen pėr tė vjellė ndėrkohė qė e lexon.

Uroj qė tė zerė shtratin qė sot dhe tė lėngojė nė mėnyrė tė tmerrshme deri mė 25 Prill, pastaj tė kthejė potkojt nga dielli!
Rojtari i Pyllit nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.2.2010, 01:26   #5
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Njė provokim fetaro-diplomatik
Petrit Haliti

Reputacioni negativ nderkombetar i kishes artodokse serbe, si nje nga nxiteset kryesotre te fushave nacionaliste te .shtetit serb dhe tė konflikteve tė pėrgjakshme qė pėrshkuan ish-Jugosllavinė nė dekadėn e fundit tė shekullit tė kaluar, duket se po rikthehet pėr shkak tė objektivave fetare dhe politike tė patriarkut tė ri tė kėsaj kishe, Irinej Dobrijeviē, i zgjedhur nė postin mė tė lartė klerikal mė 23 janar 2010.

Nė deklaratat dhe konferencat e tij tė para tė shtypit, ai po parashtron njė platformė fetaro-politiko-diplomatike, e cila mund tė shkaktojė konflikte dhe tensione tė mėdha, jo vetėn nė Serbi, por edhe nė Ballkan, dhe sidomos nė marrėdhėniet e Serbisė me shtetet fqinj.

Patriarku shpalli se, pėrveē kurorėzimit kishtar qė ai pati nė Beograd, do tė organizojė edhe njė kurorėzim tjetėr nė kishėn ortodokse nė Pejė tė Kosovės, nė datėn 25 prill 2010. Pėrveē kurorėzimit tė dytė, ai do tė thėrrasė edhe Asamblenė e Kishės Ortodokse Serbe nė Pejė tė Kosovės, ku synon tė mbledhė sa mė shumė serbė nga tė gjitha anėt e Serbisė qė tė shkojnė tė shohin "ēfarė po ngjet nė Kosovė".

Irinej nuk njoftoi nėse ka ndėr mend tė bėjė ndonjė kurorėzim tė tretė nė Australi, meqė si patriark ai ėshtė njėkohėsisht edhe kryepeshkop i kishės ortodokse serbe tė Australisė, dhe as pėr ndonjė kurorėzim tė katėrt nė Zelandėn e Re, meqė ėshtė gjithashtu edhe kryepeshkop i kishės ortodokse serbe nė Zelandėn e Re.

Objektivi i tij kryesor ėshtė Kosova, dhe nė Kosovė ai kėrkon tė sfidojė realitetin e shtetit tė ri e tė pavarur tė Kosovės, tė shpallur me aktin dhe vullnetin unanim tė pėrfaqėsuesve dhe tė institucioneve mė tė larta demokratike tė shtetit tė Kosovės. Patriarku Irinej planifikon tė ndėrmarrė njė kryqėzatė fetaro-diplomatike kundėr Kosovės.

"Detyra jonė e parė si kishė do tė jetė tė shpėtojmė Kosovėn tonė, tė ndihmojmė shtetin tonė nga ata qė duan tė na e marrin Kosovėn. Ne nuk duhet ta lejojmė pavarėsinė e Kosovės. Ne duhet tė jemi gati dhe ne duhet tė dimė si tė reagojmė. Toka e Kosovės ėshtė ujitur me gjakun martir serb dhe Kosova na takon neve".

Kėto janė deklaratat e tij luftarake, qė qartėsisht dėshmojnė se me ēfarė fryme, qėllimi dhe objektivi politik e nacionalist ai po organizon kurorėzimin e tij tė dytė. Nuk ėshtė i panjohur pėr faktorin ndėrkombėtar ky ton dhe ky pathos fetaro-nacionalist me tė cilin po kėrkohet tė mobilizohen, tre muaj pėrpara, opinioni fetar dhe publik si dhe forcat politike radikale serbe drejt Kosovės.

Ka njė ngjashmėri rrėqethėse me fjalimin famėkeq tė ish- presidentit tė Serbisė, kriminel ndėrkombėtar lufte, Sllobodan Millosheviē, i cili mė 28 qershor 1986, nė Fushė tė Kosovės shpalli manifestin e luftės tė shovinizmit serbomadh, qė hodhi gjithė Jugosllavinė nė katėr luftėra tė pėrgjakshme, tė ndėrmarra nga shteti i Serbisė kundėr popujve joserbė tė federatės jugosllave.

Atėherė kishim njė president luftėshkaktues, qė shpalli platformėn e konflikteve ndėretnike, dhe i cili pati nė krah tė djathtė tė tij jo vetėm bekimin e kishės ortodokse serbe, por edhe pjesėmarrjen e drejtpėrdrejtė tė hierarkėve tė lartė tė kėsaj kishe nė spastrimet etnike dhe genocidin kundėr popujve joserbė, sidomos nė Bosnjė dhe nė Kosovė.

Tani qė koha e luftėrave ka perėnduar, kur nė gjithė Ballkanin, duke pėrfshirė edhe 7 shtetet qė dolėn nga ish-Jugosllavia janė vendosur qeveri demokratike dhe tė gjithė kanė shpallur se duan tė hyjnė nė BE, del patriarku i ri i kishės ortodokse serbe dhe u bie tambureve tė "luftės sė shenjtė" kundėr Kosovės.
Irinej Dobrijeviēi i ka vėnė vetes detyrėn qė tė ringjallė njė fanatizėm tė ri fetar nė Serbi dhe nė gjirin e popullit serb, dhe t'i nxisė ata drejt Kosovės.

Nuk ėshtė e vėshtirė pėr tė kuptuar se yshtja fetare pėr t'u ngritur dhe shpėtuar Kosovėn, "Jerusalemin serb", nuk ka tė bėjė as me fenė e as me kishėn, por ėshtė njė devizė e vjetėr e stėrkonsumuar e nacionalizmit serbomadh. Ajo paralajmėron njė program luftėnxitės tė patriarkut dhe tė kishės serbe, qė duket kanė interes tė krijojnė tensione dhe turbullira tė reja nė Ballkan, duke filluar nga Kosova.

Patriarku dhe kisha serbe e dinė fare mirė se tani Kosova ėshtė njė shtet i ri i pavarur, i njohur nga G-7, nga 65 shtete tė botės, dhe ēdo pretendim, hap apo provokim, nėn ēdo etiketė qė tė bėhet, ėshtė jo vetėm kundėr njė populli tė tėrė, por dhe kundėr njė shteti sovran.

Kaq flagrante ėshtė fushata e kurorėzimit tė dytė nė Kosovė qė po ngre kryeprifti i ri i luftės, saqė edhe vetė u detyrua tė deklarojė mė 29 janar se, shpreson qė "vėllezėrit nga Kosova do ta kuptojnė se ky nuk ėshtė provokim".

Por, nuk ka se si tė merret ndryshe veēse si provokim, kur ai shpall se do tė shkojė nė njė shtet tjetėr pėr tė organizuar seancė masive fetaro-politiko-nacionaliste kundėr ekzistencės sė atij shteti dhe tė atij populli tė Kosovės.

Sė pari, ai ėshtė i detyruar tė kėrkojė leje nga qeveria e Kosovės pėr tė organizuar ceremonira dhe festa personale e fetare nė territorin e njė shteti tjetėr. Sė dyti, ai ėshtė i detyruar tė respektojė kufijtė e frymės dhe karakterit fetar tė misionit tė tij pastoral dhe tė kishės. Dy gjėra, tė cilat ai shpall se nuk po i respekton qysh tani.

Sepse, po tė nisesh nga logjika se Kosova qenka e Serbisė, sepse atje ka kisha dhe manastire serbe, do tė thotė se edhe kryemyftiu i Stambollit duhet tė fronėzohet nė Beograd, sepse Serbia ka qenė nėn pushtimin osman, sepse kryeqyteti serb ka disa xhami shumė tė vjetra, tė cilat i pėrkasin kohės osmane dhe fesė sė popullit turk.

Po nė kėtė logjikė, edhe kryemyftiu shqiptar i Kosovės duhet tė kurorėzohet nė Nish, sepse edhe Nishi, bashkė me rrethinat, ka qenė dikur qytet shqiptar dhe me xhamia tė shumta.

Patriarku Irinej po zhvillon politikė tė keqe nacionaliste, tė mbushur me dalldi dhe ethe fetare. Sepse, ai po i kundėrvihet hapur popullit tė Kosovės, duke e kėrcėnuar me organizimin e kryqėzatave "pėr tė shpėtuar Kosovėn tonė".

Sepse, ai po i kundėrvihet tė drejtės sė pajetėrsueshme tė popullit tė Kosovės pėr tė ushtruar sovranitetin e vet nė shtetin e vet tė lirė e tė pavarur. Ai po i bėn njė shėrbim shumė tė keq popullit dhe shtetit serb, tė cilėt ende nuk janė shėruar plotėsisht nga plagėt e rėnda qė ua shkaktoi platforma nacionaliste e Millosheviēit, e tani dėgjojnė, pas 15 vjetėsh, thirrje pėr kryqėzata tė reja.

Patriarku po bėn politikė, sepse doli hapur kundėr Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe fuqive tė mėdha, duke i sulmuar pse kanė njohur shtetin e pavarur tė Kosovės. Ai bėn politikė, sepse shpalli kėrkesėn, qė pėrpara ēdo hapi drejt bashkimit tė mundshėm tė Serbisė me Aleancėn Atlantike duhet tė organizohet referendum popullor, sepse dihet qė kisha serbe ėshtė kundėr NATO-s.

Ai bėn politikė, sepse iu kundėrvu Bashkimit Europian, duke i kėrkuar qė tė mos i vėrė Serbisė kushtin e njohjes sė Kosovės pėr hyrjen nė BE.

Qė nė ditėt e tij tė para, patriarku acaron marrėdhėniet e Serbisė jo vetėm me Kosovėn, por dhe me shtetet fqinj tė Serbisė. Ai doli hapur kundėr pavarėsisė sė shtetit tė pavarur tė Malit tė Zi, duke deklaruar se ndarja nga Serbia ka qenė e pakuptimtė, sepse serbėt dhe malazezėt, sipas tij, janė njė popull.

Ai tha se ndarja ėshtė produkt i pak njerėzve tė fuqishėm, duke bėrė tėrthorazi ftesė pėr rebelim nė Mal tė Zi kundėr qeverisė dhe institucioneve qė pėrfaqėsojnė pavarėsinė e shtetit. Patriarku sulmoi shtetin e Kroacisė, ku sipas tij po vazhdojnė vuajtjet dhe problemet shekullore tė serbėve tė Kroacisė.

Kreu i kishės serbe injoroi kėrkesat e kishave ortodokse kombėtare tė Malit tė Zi dhe tė Maqedonisė pėr t'u njohur nga kisha serbe. Pėrkundrazi, ai u bėri thirrje "vėllezėrve maqedonas, se i kanė dyert e hapura tė kishės serbe".

Dhe, pėr tė mos lėnė asnjė pikė dyshimi pėr programin nacionalist dhe fondamentalist fetar, patriarku i ri ndėrmori njė seri sulmesh provokuese kundėr doktrinės islamike, duke provokuar qėllimisht besimtarėt myslimanė nė Serbi.

Nė datėn 28 janar, Komuniteti Islamik i Serbisė i dėrgoi njė letėr proteste patriarkut tė ri pėr deklaratat fyese nė adresė tė filozofisė islamike.

"Ėshtė e pabesueshme qė patriarku i ri i sapozgjedhur e filloi misionin e tij me deklarata tė paskrupullta mbi Islamin. Ėshtė tėrėsisht e qartė se kėto deklarata bėjnė thirrje pėr genocid, sepse pėr patriarkun, myslimanėt janė tė pranueshėm vetėm kur janė pakicė dhe kokulur", -thuhet nė protestėn e Komunitetit Islamik tė Serbisė, anėtarėt e tė cilit janė shtetas serbė.

Dhe, nėse shtetasit serbė tė njė besimi tjetėr nga ai i Irinejit ndjehen tė kėrcėnuar nga fryma e njė genocidi qė po nxitet drejt tyre, ēfarė mund tė mendohet tjetėr se kėrkon patriarku pėr Kosovėn, drejt sė cilės po ngre furtuna nacionaliste serbe?

Portreti i prijėsit fetar tė kryqėzatave tė ardhshme qė po i kultivon vetes kreu i ri i kishės ortodokse serbe, konfirmon tė vėrtetėn e zgjedhjes sė tij nga grupi i radikalėve tė kishės serbe, si peshkopėt ultranacionalistė tė serbėve tė Bosnjės, Vasilije, dhe tė serbėve tė Malit tė Zi, Amfilohije, dhe sinjalizon rolin e ri agresiv politik qė kisha po kėrkon tė luajė nė Serbi.

Kėto janė zhvillime negative, jo vetėm brenda shoqėrisė dhe shtetit serb, por edhe paralajmėrime tė qarta tė tensioneve tė rrezikshme qė mund tė krijohen nė Ballkan, nėse personalitete, tendenca dhe programe tė histerisė fetaro-diplomatike nuk vihen nėn kontroll, qoftė nga shteti serb, qoftė nga faktori ndėrkombėtar.

http://bw.balkanweb.com/analiza/nje-...atik-5787.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.3.2010, 09:53   #6
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Patriarku serb Irinej shtyn inagurimin e tij nė Kosovė

BEOGRAD- Ceremonia inaguruese pėr kreun e kishės ortodokse serbe Irinej, qė ishte planifikuar tė mbahej nė Kosovė nė prill, ėshtė shtyrė. Kisha ka njoftuar se ceremonia do tė mbahet nė gjysmėn e dytė tė kėtij viti, por pa saktėsuar ndonjė datė.

Irinej e ka marrė detyrėn nė dy ceremoni tė zhvilluara nė janar nė Beograd. Ceremonia e tretė zhvillohet nė patriarkanėn e Pejės nė Kosovė.

Kjo ėshtė hera e parė, qė njė ceremoni e tillė do tė mbahet nė Kosovė, qė nga shpallja e pavarėsisė.

Patriarku serb njihet pėr deklaratat e tij kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Pėr inagurimin e tij nė Pejė ai ka deklaruar mė herėt se atje “ėshtė toka jonė”, duke provokuar rėndė popullin kosovar.

http://bw.balkanweb.com/kosova/balkanweb-7375.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

PDU, KE-sė: Tė zgjidhet ēėshtja ēame nga VNf nė danėn "Aktualitet"

Beograd: KOASH dhe 600 mijė serbė nderojnė antishqiptarin Pavle nga VNf nė danėn "Feja"

Qeveria serbe fton Kapllan Resulin nė Beograd nga VNf nė danėn "Viruset"

Prishtinė: Arsimi profesional nė rrugė pa krye nga VNf nė danėn "Aktualitet"

Tiranė-Athinė: Zgjidhet ēėshtja e varrezave greke nga VNf nė danėn "Aktualitet"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 02:14.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2010 SH

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.